Me se fundi shtypi shqiptar e gjet "arsyen" pse banoret e Kakomese nuk lejojne firmen Riviera tju rrembeje tokat e tyre! Ata shtyhen nga ekstremistet greke!!!. Kampion mban ketu gazeta Shqip me artikullin e me poshtem te cilin po e japim te plote.
Nuk behet fjale per nje investigim gazetarie per te njohur realisht se cfare ndodh ne Kakome. Gazetat qe raportojne edhe per nje mace te vrare maje nje peme dhe mijera ngjarje te rendomta nuk duan te dine se cbehet ne Nivice ku pleq e plaka mbrojne me jeten e tyre ate qe u ka falur natyra prej mijera vitesh.
Partia demokratike ne protestat e bera dy vite me pare doli ne "mbrojte" te banoreve duke deklaruar se do anullonte marreveshjen me "Mediterean Club". Dhe vertet e anaolloi per tja dhene asaj nje firme shiqtare "Riviera". Cilet jane aksioneret e dukshem dhe te padukshem te firmes? Ne nje kohe qe privatizohen Telecom, Hidrocentrale, fabrika etj, pse shteti perdor "monopolin " e trasheguar nga sistemi socialist per te vepruar tjeteruar arbitrarisht pronat e nivicioteve dhe himarjoteve ne teresi?
Gazeta nacional shoviniste "Shqip" nuk arrin te gjeje arsyen pse gjithe Nivica eshte ngritur per te mbrojtur trojet e tyre nga dhenia arbitrarisht nje shoqerie shqiptare.
Gazeta Shqip nuk arrin te na jape asnje interviste te banoreve te fshatit te cilet zhvillimin e turizmit e kerkojne me shume se kushdo tjeter, pro te jene ata qe do investojne ne trojet e tyre dhe jo firmat graqbitqare.
Sa eshte kostua e tokes, a e ka blere token shoqeria "riviera" apo ja "" fal" shteti. Pse u terhoq shoqeria franceze ? (pyetjet pa pergjigje nga "Shqip")
Cili eshte modeli i fshatit turistik te deritanishem ne shqiperi ? Pervoja e Golemit tregon se firmat pasi ndertuan e shiten ate per llogari te vet. Cilet jane aksioneret e dukshem dhe te padukshem te firmes? Ne nje kohe qe privatizohen Telecom, Hidrocentrale, fabrika etj, pse shteti perdor "monopolin " e trashefuar nga sistemi socialist per te vepruar ne menyre arbitrare?
Gazeta shqip on-line artikull pa autor!!!! Shkruajne klientet e plutokracise shqiptare
"Kakome", nxitje nga ekstremistë grekë
Protestë në Athinë kundër fshatit turistik. I mbështet partia, e njohur për urrejtjen ndaj emigrantëve
Në tubim ka marrë pjesë kreu i Partisë Sirena Ortodokse e Popullore (Laikos Orthodoksos Sinagermos - LAOS), Jorgos Karaxaferis, dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie.
Lajmi për këtë tubim është transmetuar dje nga mediat lokale të Sarandës, ndërsa është pasqyruar edhe nga dy televizione kombëtare greke NET dhe ET3. Sipas organizatorëve të këtij tubimi, mesazhet në mbështetje të qëndresës së banorëve në Grykë të Prodanit dhe që dënonin qëndrimin e segmenteve të shtetit shqiptar, i cili mban të burgosur katër nga djemtë e Nivicës, të marrë pas një proteste paqësore, janë dhënë në gjuhën shqipe. Një ligjëratë të gjatë shpjeguese për atë që është duke ndodhur me çështjen "Kakomeja" dhe me projektin për ngritjen e fshatit turistik të Kakomesë, ka mbajtur Kiço Dhuli, një nga personat që u ndëshkua me burg në shkurtin e vitit 2005 dhe ish-kandidat i PBDNJ-së për kryetar komune në zgjedhjet e kaluara vendore.
Dhuli ka përsëritur pretendimin se Kakomeja është një pronë e ligjshme e niviciotëve, ndërkohë që ka thënë se duke injoruar këtë fakt pronësor, shteti përsërit dhënien e saj një firme fantazmë, me pretendimin për të ngritur një fshat turistik. Dhuli ka lëshuar mallkimin në breza për ata shtetarë që shpronësojnë me urdhra dhe konfliktojnë pa shkak banorët me njerëz "mish për top" nga krahina të tjera të vendit. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje nga turma, që thoshin: "Kakomeja është e jona deri në vdekje", "Poshtë hajdutët", Berisha hajdut" etj.
Pas niviciotëve fjalën e ka marrë njëri nga deputetët grekë,
madje është shfaqur në publik duke marrë përsipër sensibilizimin e sferave të larta të politikës dhe politikanëve të shtetit grek Thanasis Korizis, i cili u ka thënë protestuesve se do të ndikojë te qeveria greke që të ushtrojë presion te pala shqiptare për t‘u dhënë atë që u takon bregdetasve, që për partinë e tij janë "vorioepirotë". Kryetari i Komunës Lukovë, Vladimir Kumi, tha dje se prezenca e përfaqësuesve të një partie greke të ekstremit të djathtë nuk e komprometon aspak protestën e niviciotëve në Athinë. "Unë i falënderoj zotërinjtë deputetë që na kanë mbështetur. Zoti Karaxaferis na ka mbështetur edhe më parë në kërkesat tona të drejta për pronat. Ai na mbështet, sepse na konsideron epirotë dhe ne jemi epirotë. Pastaj, nëse Epiri është grek apo është shqiptar, kjo është një çështje që nuk më shqetëson. Unë e përshëndes mbështetjen nga kushdo", tha Kumi.
Ndërkohë, mësohet se me mbështetjen e partisë së Karaxaferisit, javën që vjen do të organizohet në Athinë një tjetër tubim për "Kakomenë", kësaj radhe përpara zyrave të OSBE-së.
LAOS
Ç‘përfaqësojnë deputetët e protestës
LAOS njihet në Greqi si një parti e ekstremit të djathtë. Ajo drejtohet nga Jorgos Karaxaferis, një ish-funksionar i Partisë Demokracia e Re e Karamanlisit, i cili u përjashtua nga kjo parti, pikërisht për shkak të qëndrimeve të tij ekstreme, kryesisht në lidhje me të huajt. Partia e Karaxaferisit ka sot shtatë vende në Parlamentin grek, një numër i mjaftueshëm ky për të luajtur një rol kyç për stabilitetin e qeverisë së Karamanlisit. Partia njihet në opinionin publik grek për ekstremizmin e saj, duke u konsideruar deri në parti naziste dhe pasardhëse e asaj pjese të politikës greke që në Luftën e Dytë Botërore përkrahu Gjermaninë e Hitlerit. Lideri i LAOS-it, Jorgos Karaxaferis, njihet për qëndrimet e tij antishqiptare.
Përgjigjja
"Pengimi i fshatit turistik, i paligjshëm"
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, më 18 nëntor i ka kthyer një përgjigje Komunës Lukovë, të firmosur nga drejtori i tij, Hekuran Hoxhalli, kur thuhet se nga verifikimet e kryera prej tyre rezulton se për objektin fshat turistik në zonën turistike Lukovë-Kakome, shoqëria "Riviera" disponon së fundmi edhe lejen e ndërtimit të miratuar nga KRRT-ja e Qarkut Vlorë, me afat kohor deri më 16 korrik 2012 dhe se gjykata e rrethit ka lënë në fuqi vendimin e Agjencisë Shtetërore të Kthimit të Pronave, në favor të shoqërisë "Riviera". Në këto kushte, shkruhet në përgjigjen e zotit Haxholli, objekti në fjalë nuk mund të klasifikohet si ndërtim i kundërligjshëm dhe se "çdo përpjekje për pengimin e punimeve do të ishte e pabazuar në ligj".
Letra
"Nuk e lirojmë rrugën e Kakomesë"
Kryekomunari i Lukovës, Vladimir Kumi, i ka nisur një letër Presidentit Topi, Kryeministrit Berisha, kryeprokurores Ina Rama, ministrit Nishani. E njëjta letër e firmosur prej tij u adresohet edhe Këshillit të Evropës dhe misionit të OSBE-së në Tiranë. Nëpërmjet saj ai i bën me dije për gjendjen në Gjirin e Kakomesë. Shprehimisht Kumi shkruan: "Ju bëjmë me dije për ecurinë e konfliktit në Gjirin e Kakomesë", duke sqaruar se edhe pas disa arrestimeve banorët e Nivicës qëndrojnë ditën dhe natën në rrugën hyrëse për në Kakome, "për të mos lejuar gllabërimin e tokave nga shoqëria "Riviera". Kumi sqaron se Komuna Lukovë ka kundërshtuar rinovimin e lejes së kësaj shoqërie nga Qarku Vlorë dhe se do të apelohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
No comments:
Post a Comment