Nga Lavdosh FERRUNI (gazeta sot on line)
“Banorët e fshatit Dukat e shohin veten njësoj të rrezikuar nga arbitrariteti shtetëror dhe do të vazhdojnë mbështetjen e banorëve të fshatit Nivicë si pronarë legjitimë të Kakomesë me të gjitha mjetet demokratike të shprehjes dhe veprimit”. Kjo deklaratë e Shoqatës “Dukati” do publikohej në një të përditshme më 3 gusht 2004, teksa ndodhi mësymja e parë drejt Kakomesë.
Sot pas 4 vjetësh as Shoqata e Bregdetit as qëndrestari i Kakomesë, Vladimir Kumi nuk kanë kohë t’ja kthejnë mbështetjen dukatasve. Si dukatasit dhe niviciotët janë duke u përballur me shtetin e tyre. Dukatasit madje janë në pozitë më të vështirë se i ka lënë në baltë “parija” e vendit. Ndryshe nga kryetari i zgjedhur i Kakomesë që “tradhtoi” partinë që e kandidoi dhe u vu në krye të banorëve që e zgjodhën, për të mbrojtur pronat e tyre të rrezikuara nga grabitja shtetërore. Kryetari i zgjedhur i Orikumit i qëndroi besnik partisë dhe është vendosur kundra atyre që e zgjodhën, duke firmosur të gjitha aktet që shpronësojnë bashkëfshatarët e tij. Por Dukatasit duket se janë më në vështirësi, pasi tani duhet të përballen edhe me sicilianët e Monkadës që pretendojnë se i kanë marrë letrat nga Xhuveli, Ruli e Berisha për 100 ha në Karaburun dhe kanë mbështetjen e kryeministrave të dy vendeve. Por problemi që kanë Monkadasit është se nuk kanë në rregull letrat me ata që janë pronarë shekullorë të Karaburunit.
Shteti shqiptar është shtet i ri, vetëm njëqindvjeçar, banorët dhe pandashmërisht prona e tyre është qindra dhe mijëra vjeçare. Në territorin e bregdetit Jonian të Shqipërisë ekosistemi i veçantë ndër shekuj ka diktuar një mënyrë jetese të lidhur fort me rritjen e bagëtive të imta e kombinuar në disa hapësira me kulturën e ullirit. Territoret pranë detit shërbenin si kullota dimërore dhe pjesët malore shërbenin si kullota verore. Pak kush ka shkelur në Kakome, por shumë të rrallë janë Shqiptarët që nuk e kanë parë Karaburunin, qoftë edhe kalimthi. Dukati, fshati më i madh i Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar ndoshta nuk do ekzistonte po të mos kish në pronësi të tij kullotat dimërore të Karaburunit.
Të gjitha statistikat, por dhe dëshmitë e gjalla akoma sot konfirmojnë se në gadishullin e Karaburunit dimëronin para luftës së dytë botërore mbi 100,000 krerë të imta. Kushdo e kupton se ka pasur një kod që rregullonte marrëdhëniet e pronësisë në këtë hapësirë. Në kohëra shumë të hershme dhe deri fillimet e shtetit shqiptar ka pasur një “shtet” në këtë territor, që quhej “pleqësi”. Pleqësia me sistemin e rregullave të saj ka siguruar trashëgiminë e pronave në breza midis fiseve, madje shpesh edhe brenda fisit në mënyrë të tillë që nuk ka pasur kontestime e aq më pak konflikte shoqërore. Prona e çdo fisi e vendosur në kohë që nuk përcaktohen dot është e ndarë me çinak (shenja solide natyrore.), të gjithëpranuara prej komunitetit. Sot nuk ka asnjë pëllëmbë tokë në Karaburun që të mos i dihet pronari. Me krijimin e shtetit shqiptar filloi procesi i dokumentimit të pronave. Disa pronarëve të Karaburunit ju lindi nevoja të bënin ndonjë transaksion, meqenëse filluan të shfaqen elementë të ekonomisë kapitaliste (psh dhënie territori për bërje dru apo qymyr). Këta pronarë hyn në procedura hipotekare në shtetin e porsa formuar. Ekzistojnë dhe një mori dokumentesh të para luftës që dëshmojnë katërcipërisht se Karaburuni qysh në kohra shumë të hershme është pronë e Dukatasve. Mund të përmendet, për shembull një rast kur Banka di Napoli, në vitin 1937 pranon si garant kredie prej fisit të Bodojve në Dukat pronë kullotë thjesht duke njohur institucionin e pleqësisë së atëhershme si plotësisht të pakontestueshëm. Provë e vërtetësisë së pronës dhe si rrjedhoje dhe e garancisë ishte konfirmimi dhe moskontestimi i fqinjëve pronarë. Shumica e banorëve dukatas edhe në periudhën e paraluftës vazhduan mënyrën e jetesës mbështetur në ushtrimin e blegtorisë në pronat e tyre shekullore, krejt të pa cënuar prej shtetit të ri Shqiptar. Përkundrazi shteti i Zogut filloi një proces regjistrimi, proces që u ndërpre nga lufta dhe më pas nga regjimi komunist.“Banorët e fshatit Dukat e shohin veten njësoj të rrezikuar nga arbitrariteti shtetëror dhe do të vazhdojnë mbështetjen e banorëve të fshatit Nivicë si pronarë legjitimë të Kakomesë me të gjitha mjetet demokratike të shprehjes dhe veprimit”. Kjo deklaratë e Shoqatës “Dukati” do publikohej në një të përditshme më 3 gusht 2004, teksa ndodhi mësymja e parë drejt Kakomesë.
Sot pas 4 vjetësh as Shoqata e Bregdetit as qëndrestari i Kakomesë, Vladimir Kumi nuk kanë kohë t’ja kthejnë mbështetjen dukatasve. Si dukatasit dhe niviciotët janë duke u përballur me shtetin e tyre. Dukatasit madje janë në pozitë më të vështirë se i ka lënë në baltë “parija” e vendit. Ndryshe nga kryetari i zgjedhur i Kakomesë që “tradhtoi” partinë që e kandidoi dhe u vu në krye të banorëve që e zgjodhën, për të mbrojtur pronat e tyre të rrezikuara nga grabitja shtetërore. Kryetari i zgjedhur i Orikumit i qëndroi besnik partisë dhe është vendosur kundra atyre që e zgjodhën, duke firmosur të gjitha aktet që shpronësojnë bashkëfshatarët e tij. Por Dukatasit duket se janë më në vështirësi, pasi tani duhet të përballen edhe me sicilianët e Monkadës që pretendojnë se i kanë marrë letrat nga Xhuveli, Ruli e Berisha për 100 ha në Karaburun dhe kanë mbështetjen e kryeministrave të dy vendeve. Por problemi që kanë Monkadasit është se nuk kanë në rregull letrat me ata që janë pronarë shekullorë të Karaburunit.
Shteti shqiptar është shtet i ri, vetëm njëqindvjeçar, banorët dhe pandashmërisht prona e tyre është qindra dhe mijëra vjeçare. Në territorin e bregdetit Jonian të Shqipërisë ekosistemi i veçantë ndër shekuj ka diktuar një mënyrë jetese të lidhur fort me rritjen e bagëtive të imta e kombinuar në disa hapësira me kulturën e ullirit. Territoret pranë detit shërbenin si kullota dimërore dhe pjesët malore shërbenin si kullota verore. Pak kush ka shkelur në Kakome, por shumë të rrallë janë Shqiptarët që nuk e kanë parë Karaburunin, qoftë edhe kalimthi. Dukati, fshati më i madh i Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar ndoshta nuk do ekzistonte po të mos kish në pronësi të tij kullotat dimërore të Karaburunit.
E thënë në një mënyrë tjetër, nuk ekziston në asnjë kohë, qoftë dhe një dokument i vetëm që Karaburuni të rezultojë pronë jo e dukatasve. Në vitin 1945 shteti komunist bëri shtetëzimin e kullotave e pyjeve të çdo prone private si ato mbështetur në sistemet parashtetërore, edhe ato që patën mundur të regjistroheshin nëpërmjet dokumentit themelor të tapisë. Pas rënies së ligjit të shtetëzimit të pyjeve e kullotave i vitit 1945 mbetet automatikisht në fuqi sistemi i pronave siç ishte para tij domethënë sistemi dominant parashtetëror i pronës. Shteti i sotëm demokratik ka për detyrë që këta pronarë shqiptar parashtetëror ti pajisë me dokumentacionin përkatës të pronësisë të formatit të shtetit të sotëm. Është mohim flagrant i të drejtave të njeriut, madje ndëshkim i shtetasve të sotëm dhe brezave të ardhshëm teksa shteti i sotëm mohon pronësinë e konsoliduar shekullore në formën parashtetërore, në vend që të angazhohet për ta rikthyer atë sa më shpejt.
Ajo që po ndodh është se shteti, e thënë në një krahasim më të vrazhdë, po sillet si një bishë që vërsulet të shkëpus ndonjë copë sa më të madhe nga preha e saj. Preha e radhës tani është Kakomeja dhe Karaburuni. Një manovër (shkelje e pastër e ligjit) që po përdor shteti (të paktën e vërtetuar në Karaburun) është njohja e pronës pa ja kthyer atë pronarit por duke i njoftuar atij kompensim, madje pa përcaktuar kur, si, sa. “Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë” (Kushtetuta e Shqiperisë, neni 41, pika 3.) dhe “Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë” ( pika 4). Por a është sipërmarrja e kompanisë italiane Moncada në territorin shqiptar, që prodhon një produkt të destinuar për treg të huaj “interes publik”?. Nëse dikush do argumentonte se është “interes publik” atëherë cilido do pyeste; cila sipërmarrje mund të mos ishte interes publik?
Edhe në Karaburun si në Kakome, por dhe në gjithë Bregun komuniteti po përgatit listat dhe hartat e pronave për të lehtësuar punën e shtetit në regjistrimet përfundimtare të tyre. Punë e lavdërueshme e tyre. Moncada, Clubmed etj duhet të presin ti “dalë pija” shtetit shqiptar.
No comments:
Post a Comment