E Marte, 09 Dhjetor 2008
Bardhyl Bejko
Sarande- Greqia investon per zonat e Sarandes ku jeton minoriteti. Zevendesministri i Ekonomise se Greqise, Andonis Bezas ka vizituar Jugun e vendit, duke shpalosur ne nje takim edhe projektet e shumta ne infrastrukture dhe biznese. Pjesemarres ne kete takim edhe kryebashkiaku i Himares, Vasil Bollano, i cili eshte interesuar se tepermi per te ardhmen e minoritetit dhe projektet e Greqise.
Numri dy i ekonomise greke vijoi takimet edhe me kryetaret e komunave dhe bashkive te minoritetit ne Jug te vendit. Pjesemarres ishte edhe kryetari i Organizates "Omonia" dhe kryetar i bashkise se Himares, Vasil Bollano, i cili njihet per kerkesat e tij qe ndonjehere vene ne siklet edhe vete perfaqesuesit. Gjate nje pyetje drejtuar zyrtarit Andonis Bezas, "nese ka strategji zhvillimi te vecante qeveria greke per Vorioepirin", ai iu pergjigj se; "zhvillimi i Shqiperise do te sjelle edhe zhvillimin e rajonit ku jeton komuniteti etnik grek. Respektimi i te drejtave te njeriut ne minoritet, eshte nje nga kushtet e hyrjes se Shqiperise ne familjen e madhe Evropiane", tha Bezas.
Rruga Qafe Bote-Sarande ka qene stacioni i pare i inspektuar gjate vizites se Zevendesministrit grek te Ekonomise, Andonis Bezas gjate dites se djeshme. Me pas ne sallen e konferencave te Hotel "Butrintit", eshte organizuar takimi mes Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Igumenices dhe Sarandes. Merrnin pjese kreu i dhomes se qarkut Vlore, Edmond Leka dhe homologu i tij ne Igumenice, Aleko Pasko. Por gjate fjales se tij, Bezas deklaroi se kishte ardhur ne cilesine e deputetit te krahines se Thesportise dhe si perfaqesues i qeverise greke. "Inspektova rrugen qe po ndertohet, Qafe-Bote Sarande. Nga tepricat e programit Evropian per zhvillimin e Ballkanit do te financohen per rajonin edhe vepra te tjera, te konsideruara te vogla, projekte keto te shtrira kryesisht ne zonen ku jeton minoriteti grek ne Jug te vendit", ka deklaruar nder te tjera zyrtari i larte i vendit fqinj. Disa nga projektet e permendura kane qene ato te rehabilitimit te rruges Dermish-Dhiver-Rripes, me qellim lidhjen me Ambellonen e Igumenices.
Projektet per Saranden
Zevendesministri Andonis Bezas mori persiper qe te mundesoje se shpejti takimin e dy drejtoreve te pergjithshem te doganave nga te dy vendet ne Qafe Bote, me synim permiresimin e qarkullimit te mallrave dhe te njerezve. Ne diskutim u tha se, "nga qeveria shqiptare eshte tenderuar projekti per ngritjen e doganes se re ne Qafe Bote, qe deri me sot funksionon me kioska, te dhuruara vite me pare nga porti i Igumenices. Bezas u interesua me teper per vepra "te vogla", si instalimi i sistemit te ngrohjes ne qender te komunes se Livadhjase, qe eshte sipermarrje e prefektures se Igumenices, rehabilitimi i shkolles se Dermishit per Muzeun Etnografik etj. Keto investime jane konsideruar prej tij, "me ndikime te drejtperdrejta ne paqen dhe stabilitetin midis dy vendeve".
Atasheu kulturor i Greqise ne Shqiperi, Nikos Jerasimidhis, i pranishem ne kete takim, nder te tjera tha se, "per here te pare jane perkthyer me financime te qeverise greke 28 tituj librash shqiptare, per nxenesit e minoritetit".
Financimi, 500 mije euro per bizneset
Dhomat e Tregtise kerkuan mbeshtetjen e biznesit te vogel, duke deklaruar se ne Shqiperi financohen 30 biznese, nga te cilat 18 jane te sferes prodhuese. U evidentua gjithashtu se financimi i tyre shkon ne 500 mije euro, nderkohe qe 200 mije euro do t'i jepen Dhomes se Tregtise se Igumenices per veprimtari te perbashketa mes qarqeve Igumenice-Vlore ne te ardhmen, me qellim bashkepunimin e metejshem.
1 comment:
Pershendes impenjimin e Zevendesministrit Grek persa i perket ecurise se investimeve greke ne territorin e voriopeirit.Rruga Qaf Bote Sarande eshte nje rruge mesjetare dhe vazhdon te jete qekur u tenderua dhe u mor nga firma greke.
Shpresojme se vizita e zevendesministrit do i jap shkas qe te mbaroj se shpejti dhe ta bej sa me te kollajt kalimin e kufinjve nga vorio epiriotet dhe shqiptaret qe jane ne zonen e jugut.
Por me sa lexoj nuk u fol aspak per pronen tone.Ne keto momente problemi kryesor eshte prona,ku rasti me i afert eshte ai i Kakomese nje nga vendeve me te bukur te Vorio Epirit.
Rreziku i madh eshte ne zonen tone, Kakome ,Shen Nifoni ne Lukove dhe Himare dhe jo Livadhjaja e Dhivri.
Qe te flasim me kembe ne toke veshtrimi i grrabitesve eshte ne drejtimin e zones sone pasi eshte pjesa me e bukur e shqiperise.
Ne Kakome sot e kesaj dite jane te ngujuar gjith fshati per mos te lejuar grrabitjen e tokes se tyre.Ne Lukove vazhdon lufta per parandalimin e ndertimit te hec-it tek kodra e Shen Nifonit.
Pra une shof nje moskokcarje dhe lorja fjalesh duke lene qe te lozin me fatin tone.Perfundimisht dalim tek fjala popullore i zoti e nxjerr kalin nga balta,keshtu qe te bashkohemi qe nga Nivica Lukove ne himare dhe te jemi nje dhe mos te lejojme asnje te na prek pronat tona.
Pa prone nuk ke identitet keshtu qe mos te lejojme asnje te na e cenoje.
Post a Comment