Himara Blog: What's coming up
Areas & Sights, News, Articles, Discussion, Photos, Events etc.
We want our blogger to be a place where people discuss and debate ideas that foster stronger communities. We built this for you. Please take care of it. Tolerate broad thinking, but take action against obscene or hateful material. Make it a credible and safe place worth preserving and sharing.
Contact: "akroqeravnos@yahoo.gr"
Wednesday, December 17, 2008
NIVICE: Le te gjykoje publiku per argumentat e gjykatave shqiptare
(photo received from http://smarkos.blogspot.com/)
bej klick ne secilen figure per te zmadhuar. Teksti eshte ne shqip
Vendimi i gjykates se Tiranes rrezon ankesen e banoreve te Nivices. Sipas kesaj gjykate dokumentat e paraqitura me baze gadastren e 1996 kane si origjine dokumenta te periudhes se pushtimit turk dhe rrjedhimisht gjykata shqiptare nuk njeh asnje lloj dokumenti te pushtuesvee te Shqiperise.
Ky vendim hap nje pike interesante te kendveshtrimit te shtetit shqiptar. Gjykata thone se turqia ka pushtuar trojet e Shqiperise, kur shteti i pare shqiptar u krijua formalisht ne 1912 dhe funksionoi si i tille pas luftes se pare boterore.
Gjykata shqiptare konsideron te pavlefeshme dokumentet e pronesise qe niviciotet i kane te kohes se turqise sepse medemek Turqia u a ka shitur atyre.
Ngaterohen ketu disa gjera, Turqia ka pushtuar perandorine bizantine pjese e te ciles ishin dhe trojet qe sot jane perfshire ne shtetin shqiptar. Zogu sic mund ta dokumentojne historianet nuk i ndryshoi marredheniet e pronesise dhe i njohu ato ashtu sic i la Turqia
Sidoqofte vendimi i gjykates eshte nje hap perpara per niviciotet dhe gjithe himarjotet sepse keshtu ata jane nje hap me prane gjykates se Strasburgut.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
13 comments:
Per cilin publik e ke fjalen se zakonisht, ai publik qe na gjykon ne himarioteve, ferkon gjoksin ne te tilla raste?
Me siguri e ka fjalen per publikun shqiptar. Ti lart, tek cili publik ben pjese?!
per ate e lloj publiku e kisha fjalen edhe une qe i behet qejfi me fatkeqesine tone.
p.s. publiku eshte gjithnje nje grupim inferior kundrejt dickaje me te larte se ai vete. himarioti si i tille nuk perben publik!!!
E keqja e Himares eshte e keqja e Shqiperise dhe anasjelltas. C'perfitim ka publiku shqiptar, qe ti behet qejfi, nese Himarjotet vuajne?!
I drejte nenvizimi yt... te drejta edhe pyetjet e tua. Me lejo te te pergjigjem me nje pyetje, pergjigja e se ciles ndoshta mban brenda pergjigjet e te gjitha çudive; Si ka mundesi qe pas me shume se 15 vjeteve pluralizem, Shqiperia eshte vendi me i prapambetur, me administraten me te korruptuar, me nje sherbim mjeksor gati te paekzistueshem, me polici qe here nuk ben asgje e here mbjell terror te seleksionuar, me gjyqesor qe vetem drejtesi nuk vendos, me media pa liri po edhe injorante njekohesisht, me pronesi qe sot eshte e dikujt neser e nje tjetri e pasneser e tre te tjereve bashke, pa rruge, pa drita, pa uje, ku jeta e njeriut vlen me pak se nje fjale, me pak se nje gardh, me pak se nje mendim i lire(dhe kur eshte keshtu, as qe mund te flitet per te drejta) ......nga te gjitha vendet e rajonit, nga te gjitha vendet post-komuniste?
Drejt komentohet, qe e keqja e Himares eshte edhe e Shqiperise, sepse duke qene se pronat edhe te shqiptareve jane trasheguar qe nga periudha turke, as atyre nuk duhet tu njihet e drejta mbi pronesine sipas aktblerjeve qe jane noteruar nen sundimin turk, te pakten keshtu thote trupi gjykues qe gjykoi ceshtjen e Nivices. Pra ky gjykim i jep te drejte shtetit ta quaje te tijin cdo lloj prone qe i pelqen.
O Stefanos
Shiko, qe Shqiperia ka ende probleme te medha kjo dihet. Por ka dhe goxha permisime, nuk eshte dhe aq e zeze sa c'mund te behet. Te mos harrojme qe vendi doli nga diktatura me e eger ne Evrope dhe nder me te egrat ne bote, por sidoqofte per 20 vite pluralizem me shume duhej bere. Megjithate ngjarjet e fundit ne Greqi tregojne se korrupsioni, nepotizmi, terrori policor etj, nuk jane vetem eskluzivitet i Shqiperise, pavaresisht se kjo e fundit i ka me te theksuara. Une vete jam himarjot (edhe pse me origjine te larget, por qe ndihem shpirterisht dhe fizikisht pjese e Himares), por ama nuk shoh se per cfare arsye publiku shqiptar, ose shqiptaret ne pergjithesi te ferkojne barkun pse bashkeqytetari i tyre himarjot vuan. Nuk jane vetem himarjotet qe vuajne per problemin konkret (pronat), por nje Shqiperi e tere.
Me behet qejfi vertet qe Bregasit ngrihen ne demostrata dhe protesta per pronat e tyre. Do e uroja qe gjithe shqiptaret e tjere te ndiqnin te njejtin shembull. Prona eshte nje nga shume problemet ne Shqiperi qe mund ti bashkoje te gjithe shqiptaret pa dallim krahine, krahu politik apo feje. Ne te kundert, steriotipe/percarje te tilla me "ferkime barku", vetem sa cojne uje ne mullirin e Mafies ne pushtet.
Pajtohem ne shume pika me komentin parardhes, por ndryshimi qe ka Shqiperia me Greqine eshte se personat nepotike dalin nga skena politike dhe kane pasoja konkrete ekonomike.
Gjithshtu protestat ne Greqi ndaj policise u perkrahen nga gjithe opinioni publik dhe shtypi grek, ndersa protesta e Himarjotove ndaj policise ne Himare u denua nga opinioni publik shqiptar ne sllogane te ndryshe dhe 10 veta jane nen ndjekje penale.
Protestat ne greqi ashtu si dhe ne France e gjekte jane pjese e demokracise dhe nuk penalizohen ashtu sic ndodhi ne Himare kur polici e drejtoi automatikun mbi turme dhe veten nderhyrja e kolegeve te policit te papergjegjshem shmangen nje gjakderdhje qe mund te sill shume ngjarje te tjera.
O stefanos
per sa na takon ne si minoritet nuk shohim asnje ndryshim. perpiqemi, luftojme e mbrohemi per te njejtat gjera dhe nga te njejtet persona e politike ashtu sic kemi bere gjithnje.
te besh krahasime ndermjet Greqise qe eshte nje vend i bashkimit evropian me Shqiperine, eshte absurde dhe groteske.
pronat jane vertete problem ne Shqiperi, po vetem ne Himarioteve na thone "jo nuk vlen dokumenti yt" edhe pse datojne me heret se shqiperia te ekzistonte.
Dhe mendoj se komenti i Stefanos, eshte i qarte si 1 + 1 qe bejne dy dhe i ve kapakun e vet ketij diskutimi.
Greqia me Shqiperine kane shume ndryshime ne shume aspekte, por fenomene te tilla si korrupsioni, nepotizmi, padrejtesite e ndryshme shteterore e te tjera, ne cfaredo forme te vijne, kane pasoja konkrete te drejtperdrejta ne ekonomi e shoqeri. Publiku shqiptar eshte i lodhur, i abuzuar nga politika, i zhgenjyer me te, dhe ne nje mase te konsiderueshme edhe i pashprese per te ardhmen. Megjithate eshte po ky publik dhe diaspora e tij qe tre muajt e veres investon shuma te medha ne krahinen e Himares qe ndikojne pozitivisht ne ekonomine lokale. Himara sot, me gjithe problemet e saj ne infrastrukture, sherbime dhe ngercet ligjore, mbetet nje nga vendet me te adhuruara te turisteve vendas dhe te huaj. Kjo deshmon se kjo krahine jo vetem nuk urrehet nga opinioni publik, por perkundrazi, sa me e bukur dhe e zhvilluar te jete, aq me shume dashuri do kete per te. Dhe kjo jo vetem per Himaren, por per cdo pjese te Shqiperise. Prandaj nese "Prona" eshte nje problem i Himares, le te pranojme natyrshem se ky problem eshte i perbashket me cdo qytetar tjeter shqiptar dhe qe kerkon zgjidhje po aq te perbashket.
problemeve te Greqise eshte Greqia vete qe u del zot, pasi eshte nej vend i BE dhe djep demokrazie. gjithsesi krahasimi apo deshira e papermbajshme e jotje per ta krahasuar me negativitet shqiptare mbetet ne nivele utopike e paradoksale dhe Stefanos ta shpjegoi aq qarte e bukur saqe nese vazhdon akoma te mos kuptosh, eshte sepse nuk do ta kuptosh.
idem per "dashurine" e shqiptareve per Himaren, pasi nuk mund te duash Himaren pa dashur Himariotet dhe "dashuria" e shqiptareve per Himariotet eshte mese evidente ne reagimet e tyre ne stilin barkferkues dhe edhe kete Stefanos ta vizatoi me ngjyra.
nese shqiptaret do te ishin per zhvillimin e Himares do ishin ne krah te Himarioteve ne cdo kerkese te tyre, do ishin pro autonomise dhe vetadministrimit lokal si e vetmja rruge qe nje vend qe zoti i ka falur keto risurse ka per tu zhvilluar realisht pa rene pre e zilise inatcore(asaj qe ti quan dashuri) te dikujt si shqiptaret qe ecin me moton "po nuk eshte e imja, zjarri le ti vihet".
Le te ruajme respektin per opinionin qe ka secili. Mendoj se do ishte konstruktive te gjykohet sesa eshte i bazuar ne legjislacionin nderkombetar vendimi i gjykates se Tiranes kunder Nivices.Dhe ne se eshte e mundur te evidentohet raste analoge qe gjykata me dokumenta te nenshkruara nga noteret e periudhes turke u ka njour pronesine ose jo paditesve te mundshem, nga krahina te tjera.
O Stefanos
Post a Comment