Thursday, September 17, 2009

Dule: Programi me mungesa, zgjidhje për pronat në jug

"Nuk realizohet ëndrra për atë hapësirë gjeografike nëse nuk sqarohet statusi i pronësisë.


SHEKULLI ONLINE

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke nga foltorja e kuvendit duke deklaruar se me këto zgjedhje humbi shansi i vendit për zgjedhje me standarde nënvizoi disa mungesa në programin qeverisës.

"Nuk mund të shikojmë emigrantët nga xhepat, qeveria nuk u garanton votimin aty ku banojnë. Për këtë zgjedhjet që mos të kenë fatin e gurit të Sizifit"- tha ai, duke kërkuar njëherësh nga qeveria të zgjidhë problemin e pronave në jug, për t'i hapur më tej rrugë zhvillimit të turizmit.
"Nuk realizohet ëndrra për atë hapësirë gjeografike nëse nuk sqarohet statusi i pronësisë. I kërkojmë Berishës të ndërmarrë nismën e një dialogu gjithpërfshirës me autoritetet e bashkisë së Himaës dhe banorëve të Lukovës për t'i dhënë zgjidhje me konsensus të plotë"- tha ai.
Kritika bëri Dule edhe për premtimet e bëra nga qeveria për integrimin. "Qeveria të mos ua paraqesë procesin e integrimit shqiptarëve si një fushë me lule, është rruga e gjatë që kërkon bashkëpunimin me të gjithë. Ndërkohë që nuk përmendet asgjëkundi shoqëria civile në programin e qeverisë"- tha ai.
Në përfundim, duke folur për bashkëqeverisje Dule deklaroi se nuk do të pranojë përfaqësim të karakterit dekorativ në administratë. "Punësimi nuk mund të jetë shpërblim i shërbimeve të ndryshme që minoriteti mund t'u bëjë njërës apo tjetrës parti"- tha ai.


No comments: