Tuesday, September 15, 2009

Politika shqiptare per token -burim konfliktesh ne bregdet

Toka-burim konfliktesh ne Borsh (Korrieri)

Përleshje për tokën mes pronarëve të vjetër e të rinj, një i plagosur Rrethim Hajdini flet nga spitali: Shteti të ndërhyjë për të zgjidhur konfliktin e pronësisë, pasi i lë rrugën hapur vetëgjyqësisë Burime nga policia bëjnë me dije se Aleks Gumeni nga Tepelena dhe dhëndri i tij nga Kuçi i Vlorës kishin nisur të ndërtonin një banesë në dalje të fshatit Borsh, mbi tokën e njohur me ligj të fisit Hajdini, kullotë e regjistruar në dokumentet zyrtare të administruara nga komuna Lukovë. Por pronarët e vjetër i kishin paralajmëruar të rinjtë që të mos preknin tokën e tyre,nëse nuk donin të bëheshin nxitës të një konflikti të pandalshëm. “Ata nisën punimet me kokëfortësi dhe ne shkuam aty për t’i ndalur e hequr nga toka jonë”, - thotë për “Korrierin” Rrethim Hajdini, i cili mbeti i plagosur nga përleshja.

BORSH - Pronat në bregdet janë bërë një precedent i rrezikshëm përleshjesh mes pronarëve të ligjshëm, të cilët i kanë trashëguar ato, dhe të ardhurve që i kanë përfituar nëpërmjet ligjit 7501. Konflikti është shënuar në fshatin Borsh mes familjes Hajdini, që i ka trashëguar tokat nga të parët dhe familjes Gumeni, e ardhur nga Tepelena. Burime nga policia bëjnë me dije se Aleks Gumeni nga Tepelena dhe dhëndri i tij nga Kuçi i Vlorës kishin nisur të ndërtonin një banesë në dalje të fshatit Borsh, mbi tokën e njohur me ligj të fisit Hajdini, kullotë e regjistruar në dokumentet zyrtare të administruara nga komuna Lukovë. Por pronarët e vjetër i kishin paralajmëruar të rinjtë që të mos preknin tokën e tyre, nëse nuk donin të bëheshin nxitës të një konflikti të pandalshëm. “Ata nisën punimet me kokëfortësi dhe ne shkuam aty për t’i ndalur e hequr nga toka jonë”, - thotë për “Korrierin”
Rrethim Hajdini, i cili mbeti i plagosur nga përleshja.
Rrëfimi i të dëmtuarit Rrethim Hajdini ndodhet në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, ku po kurohet nga plagët e marra pas përleshjes me ata që i quan zaptues të tokës. Ai tregon nisjen e konfliktit, por edhe mbrëmjen e përleshjes me familjen Gumeni. “Po binte muzgu dhe pamë që një grup njerëzish po punonin në truallin e shtëpive të vjetra të gjyshit. Unë dhe
vëllai tjetër shkuam të interesoheshim se kush ishin ata. Sa u afruam disa metra, na u sulën disa gra dhe burra që kanë ardhur vitet e fundit në Borsh dhe kanë ndërtuar një shtëpi në fshat. Në duar mbanin sëpata, sqeparë dhe shkopinj. Ne ishim të papërgatitur për t’u mbrojtur, madje kishim bërë kujdes që të mos njoftonim edhe djemtë e fëmijët e tjerë të fisit, për të mos e ndërlikuar situatën”, -thotë Hajdini. Ai shton se krejt papritur e kanë goditur me gurë dhe me
mjete të mprehta. “Gjaku filloi të më rridhte nga plagët e marra. Në një çast humba ndjenjat dhe nuk di se çfarë është bërë më tej, veçse kur e pashë veten në kirurgji të fashuar, në ketë gjendje që jam edhe sot. Ka ardhur një hetues nga policia, me të cilin kam folur për ngjarjen. Nga ana tjetër, mjeku ligjor nuk ndodhet në Sarandë dhe me të ardhur, do të vlerësojë gjendjen time shëndetësore”, - shton i dëmtuari.
Apeli për tokën Rrethim Hajdini u bën thirrje atyre që i quan zaptues të tokës së trashëguar nga gjyshërit, duke paralajmëruar një konflikt edhe më të rëndë se ai që ndodhi. “U bëj thirrje atyre njerëzve, që të largohen nga toka jonë e trashëguar, se do ta paguajnë shtrenjtë zaptimin dhe dhunimin tim fizik.
Shteti duhet të ndërhyjë dhe të mos bëjë sehir, pasi në lojë janë jetët e njerëzve. Më thanë se ata që më goditën, vazhdojnë edhe sot të punojnë për ngritjen e banesës së paligjshme, për shkak të mosndërhyrjes së policisë dhe komunës. Kjo është e rrezikshme”, - shton më tej 73-vjeçari.
Sipas tij, nëse shteti nuk do të ndërhyjë për zgjidhjen e këtyre konflikteve, do t’i lihet e lirë rruga vetëgjyqësisë. Ndërkohë, ky nuk është konflikti i vetëm mes pronarëve të rinj dhe atyre të vjetër në Bregdetin e jugut. Fshatrat e Borshit, Piqerasit, Lukovës, Shën-Vasilit apo Nivicës e ndjejnë më shumë rrezikun e përplasjes mes pronarëve të vjetër autoktonë dhe pronarëve të rinj, të vendosur në 20 .vjetet e fundit në këtë rajon.

No comments: