Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Monday, September 21, 2009

Skandali i Jalit kthehet në betejë gjyqësore-Tην δικαστική οδό παίρνει η υπόθεση Γυαλι

A) "Shqip" on line
Qeveria është angazhuar për "respektim të pavarësisë së gjykatave mbi çështjet e banorëve"

Qeveria shqiptare ka pranuar të nënshkruajë një letër mirëkuptimi me Bankën Botërore dhe ka premtuar se do të sillet mirë, si edhe do të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor gjatë shqyrtimit të padive gjyqësore të lidhura me pesëmbëdhjetë shtëpitë e shembura në Jal në prill të vitit 2007. Lajmi bëhet i ditur nga një raport që stafi menaxhues i BB i ka dërguar bordit të drejtorëve së fundmi. Raporti është publikuar në faqen e internetit të bankës.

"Banka ka nënshkruar një letër marrëveshje me qeverinë për një rishikim të monitoruar në mënyrë të pavarur dhe rast pas rasti përballë gjykatave shqiptare të pretendimeve të banorëve të Jalit se janë dëmtuar nga shkatërrimet e prillit 2007", thuhet në raport.

"Kjo marrëveshje përfshin pagesën nga ana e bankës të ndihmës ligjore për kërkuesit (banorët e Jalit), si edhe punësimin e një vëzhguesi ndërkombëtar të pavarur. Letra konfirmon gjithashtu premtimin nga ana e qeverisë shqiptare se do të sillet mirë dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që procesi të jetë i shpejtë, ndërsa do të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor, si edhe do të respektojë vendimet e gjykatave. Nëntë familje të Jalit kanë ngritur sakaq padi", thuhet në raport.

Ngjarja

Në prill të vitit 2007, policia ndërtimore e Vlorës zbriti në fshatin e vogël Jal në bregdetin e jugut dhe shembi 15 ndërtime pa leje ose me leje të përkohshme. Banorët protestuan dhe tërhoqën vëmendjen e medias, si edhe të disa deputetëve. Qeveria iu përgjigj duke thënë: "Banka Botërore na ka kërkuar shembjet e ndërtimeve pa leje". Banorët e Jalit u ankuan në zyrat e Bankës Botërore në Uashington, gjë që hapi një hetim të pavarur. Hetimi zbuloi se emri dhe burimet e Bankës Botërore qenë përdorur për të urdhëruar policinë ndërtimore të shembte ndërtimet pa leje. Kur raporti i panelit të inspektimit ra në duart e medias shqiptare dhe ndërkombëtare, ai u kthye në një skandal të stërmadh. Vetë presidenti i Bankës Botërore, Robert B. Zoellick, i përshkroi ngjarjet e Jalit si "rrëqethëse" dhe premtoi angazhimin e bankës për të ndihmuar të prekurit. Në Shqipëri, çështja u kthye në një skandal politik, për shkak se koordinatori i projektit, Jamarbër Malltezi, është edhe dhëndër i Kryeministrit Berisha. Qeveria nuk ka pranuar deri më sot asnjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.

Masat e marra

Banka Botërore ka marrë përsipër të mbulojë kostot e proceseve gjyqësore për familjet e Jalit, pronat e të cilëve u rrafshuan nga policia ndërtimore. Në kuadër të masave për të ndrequr atë që shkoi keq, qeveria ndërmori një vlerësim të kushteve të jetesës së zonës, gjë që u krye nën vëzhgimin e Bankës Botërore. Familjeve në kushte të vështira iu premtua se do të ndihmoheshin. Së paku, një prej familjeve të prekura në Jal, u detyrua të rikthehej në emigrim në Greqi, për shkak se humbi gjatë aksionit të policisë ndërtimore strehën e vetme. Tani pritet që veprimet e policisë ndërtimore të shqyrtohen për nga ligjshmëria në gjykatë dhe gjykata do të duhet të përcaktojë nëse shembjet kanë qenë të paligjshme apo jo. Kjo është hera e parë që sistemi gjyqësor shqiptar përballet me çështje të tilla. Policia ndërtimore ka funksionuar gjatë viteve të fundit njëkohësisht si gjykatë dhe si ekzekutuese e vendimeve që ka marrë vetë, por në shumë raste, shembjet e ndërtimeve pa leje janë bërë pa procese të rregullta shqyrtimi dhe në këtë rast, qeveria mund të detyrohet të dëmshpërblejë për shtëpitë e humbura. Në gjykatë pritet të zbulohet se kush e kreu denoncimin e parë për ekzistencën e ndërtimeve pa leje në Jal, kush e administroi denoncimin te policia ndërtimore dhe kush e verifikoi atë.


www.nenanews.eu
Tην δικαστική οδό παίρνει η υπόθεση Γυαλι
Τρίτη, 22 Σεπτέμβριος
Ένα από τα σπίτια που γκρεμίστηκαν
Η αλβανική κυβέρνηση εδέχθη να υπογράψει ένα κείμενο καλών προθέσεων με την Παγκόσμια Τράπεζα και υποσχεθείκε καλύτερη συμπεριφορά , καθώς και τον σεβασμό της ανεξαρτησίας της δικαιοσύνης κατά την εξέταση των αγωγών των κάτοικων για την υπόθεση των κατεδαφίσεων δεκαπέντε σπιτιών στο Γυαλι τον Απρίλιο του 2007.

Η είδηση προκύπτει από μια έκθεση του προσωπικού διαχείρισης της Παγκόσμιας Τράπεζας προς το διοικητικό συμβούλιο και δημοσιεύεται στην ιστοσελίδα της τράπεζας.
"Η Τράπεζα έχει υπογράψει μια συμφωνία με την αλβανική κυβέρνηση για την επανεξέταση των ισχυρισμών των κάτοικων για τις ζημίες στο Γυαλι και την διαφύλαξη μιας ανεξάρτητης δικαστικής διαδικασίας βήμα πως βήμα", αναφέρει η έκθεση.
"Η συμφωνία περιλαμβάνει από την πλευρά της τράπεζας νομικής υποστήριξης και δικαστικά έξοδα για τους πληγέντες , καθώς και την πρόσληψη ενός ανεξάρτητου διεθνούς παρατηρητή.
Η επιστολή επιβεβαιώνει επίσης την υπόσχεση από την αλβανική κυβέρνηση για καλή συμπεριφορά , πως θα καταβάλλει κάθε προσπάθεια ώστε η διαδικασία να είναι γρήγορη, πως θα σεβαστεί την ανεξαρτησία της δικαστικής εξουσίας, καθώς και να σεβαστεί τις αποφάσεις των δικαστηρίων. Εννέα οικογένειες απ το Γυαλι έχουν κατατεθεί αγωγή ", αναφέρει η έκθεση.

2 comments:

Kyritsis said...

BB: Projekti i jugut vijon pa planifikimin urban

Propozimi i menaxherëve: Të përfundojnë punimet në infrastrukturë

Fati i projektit për menaxhimin e integruar të bregdetit me vlerë të përgjithshme prej rreth 35 milionë dollarësh pritet të përcaktohet vitin e ardhshëm. Propozimi i menaxherëve të bankës është që projekti të ristrukturohet dhe nga ai të hiqet pjesa e menaxhimit të tokës, komponent që ishte edhe origjina e problemit me fshatin Jal.

Projekti i BB-së është bashkëfinancuar edhe nga shumë donatorë të tjerë. Nisi në vitin 2005 dhe synonte të ndërtonte një terminal pasagjerësh në Portin e Sarandës, një vend për groposjen e mbetjeve urbane në zonën turistike përgjatë bregdetit të jugut, projekte të vogla për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të zeza në të gjithë këta fshatra, si dhe menaxhimin ambiental të zonës përmes urbanizimit të planifikuar. Komponenti i fundit ishte më i debatuari dhe më i kundërshtuari nga banorët e zonës, të cilët e shihnin atë si pararendës për koncesione fshatrash turistikë apo si mjet për të caktuar se në tokën e kujt do të ndërtohet e kujt jo. Pas ristrukturimit, Banka Botërore do të heqë dorë nga financimi i çdo lloj aktiviteti që lidhet me menaxhimin e territorit.

Komponenti për gjetjen e një zone të përshtatshme për groposjen e mbetjeve urbane të zonës ka hasur në kundërshtimin e banorëve të fshatit Bajkaj, ku qe menduar fillimisht të ngrihej impianti i përpunimit. Aktualisht, në shumë prej fshatrave të jugut nuk ka ende një sistem të grumbullimit të mbetjeve urbane dhe pastrimit të plazheve, gjë që e ka mbushur bregdetin me shishe e mbetje të tjera. Për Himarën, Sarandën e zona të tjera, plehrat depozitohen anës rrugës kombëtare dhe digjen përgjatë të gjithë vitit, duke krijuar një panoramë të keqe për turistët vendas e të huaj.

Projekti synon që të nxisë banorët vendas të ndërmarrin projekte të vogla investimesh në infrastrukturë, të cilat paguhen në masë të gjerë nga Banka Botërore dhe në një masë të vogël nga vetë komunitetet. Disa fshatra kanë përfituar rrugë dhe ujësjellës përmes kësaj skeme.

Projekti ka edhe dy komponentë të tjerë të rëndësishëm: menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme industriale që gjenden aktualisht në zonën e Porto Romanos në Durrës, si edhe krijimin e sistemit të menaxhimit të biodiversitetit në parkun kombëtar të Butrintit.

Anonymous said...

QEVERIA SHQIPTARE PO PERGATIT NJE PROJEKT LIGJ ME ANE TE TE CILIT DO TE BEJE TE MUNDUR TE SHNDEROJE IDENTITETIN PRONESOR NE KRAHINEN E BREGUT TE JONIT, NE DEM TE BANOREVE AUTOKTONE. KY ESHTE PUSHTIM TERITORI NE NJE KOHE QE SHQIPERIA ESHTE ANETAR I NATO.

RRUGET RURALE NE KRAHINEN E HIMARES PO PERPAROJNE TE SELEKSIONUARA. PO NDERTOHET RRUGA NE JALE DHE NE DHRALE. FIRMAT QE PUNOJNE JANE VENDASE, "GJIKURIA". GJITHASHTU PO BEHEN PLANE STUDIMI PER TE "SJELLE AKOMA UJE PER FSHATRAT DHERMI DHE PALASE" POR QE NE FAKT DO TI SHERBEJE MBI POPULLIMIT DHE NJE KASAPANE URBANE DHE PERPLASJE ETNIKE ME PRONARE FIKTIVE NE DHRALE.

TE SHIKOJME ME SAKTESI PER REAGIMIN, SE SA TE BASHKUAR DO TE JENE BANORET E HIMARES PER TE PERBALLUAR NJE STRATEGJI PUSHTIMI PREJ MAFIAS NE PUSHTET TE UDHEHEQUR NGA DHENDRI DHE VAJZA E KRUYEMINISTRIT BERISHA.