Wednesday, December 16, 2009

Bollano ne gjyq sepse prish planet e plutokracise shqiptare per Himaren

Vasilis Jatru, botues i Laiko Bima
Pas akuzave të përsëritura dhe marathonës së gjykimeve që nuk dhanë rezultatet e pritura nga shteti shqiptar, prokurori i Vlorës Petrit Malaj, i njohur për qëndrimin e tij anti grek, kërkon edhe njëherë kryqëzimin e Presidentit të Omonias dhe Kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasilis Bolanos me akuza të fabrikuara. Dhurata për Krishtlindje që i bën ky prokuror Vasil Bolanos përmban dy elementë: a) shpërdorim të pushtetit dhe b) falsifikimi i të dhënave.
Njëzet e tre faqet e akuzës proçedojnë për gjykim gjithë KKRT e Himarës, këshilltarin ligjor dhe Kryetarin i Bashkisë sipas Nenit 248 dhe 190 të Kodit Penal, nene që parashikojnë shumë vite burgim dhe gjoba të mëdha. Për lexuesit që nuk dyshon e që nuk i di hesapet e hapura të regjimit të shqiptar me kryetarin në detyrë dhe kryetarin e Omonias z Bollano, ky procedim nuk përbën problem sepse njerëzit që janë zgjedhur për të mbrojtur interesin publik duhet të jenë të përgjegjshëm para ligjeve shtetit. Por në qoftë se i kthejmë sytë nëntë vite mbrapa dhe shohim tre zgjedhjet e fundit, pa vështirësi do të dallohet alergjia që kanë shqiptarët si për kryetarin e bashkisë ashtu edhe me zonën (e Himarës) e cila është greke, por që refuzohet të pranohet nga sfera politike e këtij vendi. Për ata që njohin odisenë e zgjedhjeve të Vasilis Bolanos, nuk do shumë mend të kuptohen konkluzionet e prokurorisë.
“Krimi” i Kryetarit dhe i KRT të Himarës këtë herë është se ata kanë dhënë leje ndërtimi himariotëve në toka që nuk u përkasin atyre sipas ligjit shqiptar dhe që gjenden jashtë vijës së verdhë. Për sa i përket kategorisë së parë të gjithë e dimë që tokat u përkasin himarjotëve. Kurse akuza e dytë bazohet në një plan rregullimi të qytetit të vitit 1987.

Qeveria shqiptare, pasi u bind se kryebashkiakun grek nuk do ta kishte partner në konfiskimin dhe rrëmbimin e paligjshëm të tokës dhe se ai nuk do të mbyllte sytë ndaj lakmisë së politikanëve mafiozë për ndërtimin e fshatrave turistike luksoze, përdori politikën e kulaçit dhe kërbaçit.

I pari që provoi grushtin e Bollanos dhe mori mesazhin e duhur ishte një bisnesmeni i njohur me origjinë nga zona. Ndërtimet e paligjshme dhe lejet e diskutueshme që ju dhanë atij nga ish-kryetarët e bashkive si dhe azili që i dhanë atij politikanët e Tiranës mori fund. Qeveria e djathtë ka përdorur truke të ndryshme për të kapërcyer intransigjencën e kryetarit duke përdorur edhe Bangën Botërore e cila kishte marrë përsiper identifikimin dhe projektimin e plazheve me një kosto 40 milon dollarësh. Dhe krejt rastësisht drejtor i projektit të Bankës Botërore ishte dhëndëri i Kryeministrit! Studime teknike dhe pa miratimin e bankës u zgjeruan edhe drejt pronës private në veçanti në zonën e virgjër të Jalit, ku shkaterruan godina që banorët vendas i kishin ndërtuar me kursimet e një jete të tërë dhe i jepnin me qira për të nxjerrë bukën e gojës.

Reagimi i kryetarit ishte i menjëhershëm në të gjitha drejtimet duke mobilizuar të gjitha mekanizmat dhe në sajë të ndërhyrjes shpëtimtare të ish-kreut të i CIA-s George Tenet që e ka origjinën nga Himara, Banka Botërore anuloi kontratën e financimit të projektit, u kërkoi falje të dëmtuarve dhe premtoi të kompensojë dëmin e bërë.

Vetë drejtori i Bankës Botërore në një konferencë për shtyp të veçantë i dha një shuplakë të fortë qeverisë, e cila më pas bëri përgjegjës për këtë prishje kryetarin e bashkisë Bollano. Ndërkohë, ata nëpunës të hierarkisë shtetërore shqiptare të cilët shpërbleheshin ose me para ose në “natyrë” me sipërfaqe toka bujqësore për shërbimet e ofruara nomeklaturs shqiptare, ashtu si dhe gjatë dominimit ottoman, që kur mori frenat në dorë kryetari aktual i bashkisë i kanë humbur privilegjet e tyre dhe prandaj tani ata luajnë rolin e të persekutuarve.

Ndërkohë, vizitat e shpeshta të zyrtarëve të qeverisë nuk e kanë mposhtur dot kryetarin i bashkisë me me premtimet e tyre joshëse për të ndërtuara fshatrat turistike “për të mirë të rajonit”.
Doktrina e Bollanos për Himarën dhe bregdetin është mosnjohja e ligjit 7501 dhe toka të shkojë tek pronarët e tyre të ligjshëm.
Ligji 7501 i ndarjes së tokës solli të huaj në tokat e baballarëve dhe gjyshërve të himarjotëve ndërsa bregdeti i Himarës është mbushur me sipërmarrës shqiptarë. Shembull tronditës është bregu i detit i Dhermiut ku të huajtë (dmth jo himariotët) kanë rrëmbyer ndërtesat që i përkasin popullatës lokale me ndihmën e gjykatave dhe tolerancën e shtetit.
Shqiptarët akoma nuk janë të kënaqur me këtë gjendje dhe shohin Vasilis Bolanon si të vetëmen pengesë për të rrëmbyer edhe më tej tokën e njerëzve të pambrojtur dhe me intriga speciale janë duke u përpjekur për ta nxjerrë atë nga mesi.



No comments: