Shoqata e Bregdetit kërkon ndihmën e Ambasadorit Amerikan për kthimin e pronave në bregdet tek pronari legjitim. Me anë të një letre të hapur kryesia e shoqatës ka vënë në dijeni Xhon Uidhers për gjithë problematikën që ka shoqëruar këtë shoqatë që nga viti 1991 dhe deri tani.
Në letrën drejtuar ambasadorit thuhet se shoqata kërkojnë kthimin fizik të pronës tek i zoti dhe sipas rastit kompensimin e pseudopronarëve që janë krijuar në mënyrë artificiale. Prej vitesh mafia politike e pronave e komandon pushtetin. “Legjislacioni për pronën është në shkelje të hapur të asaj që parashikon Kushtetuta. Mos kthimi i pronës tek i zoti nuk është shpronësim për nevoja publike dhe në aspektin praktik është mashtrim fund e krye. Këtë politikë ne e kemi denoncuar si antikombëtare pasi e fut shtetin në krizë të vazhdueshme sociale dhe ekonomike. Kompensimi që parashikojnë ligjet aktuale është antikushtetues, është barrë që u ngarkohet të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe nuk mund të realizohet as pas 1000 vjetësh”, thuhet në letrën e hapur.
Kërkesat
Në kërkesën e shoqatës citohet se prej vitit 1991, kur Shqipëria u shpall shteti demokratik, detyrimet Kushtetuese sanksionuan zbatimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të konventave ndërkombëtare. Por kanë kaluar 19 vjet që zbatohen ligje me të cilat shkelet e drejta e pronës private. Nëse ju si Ambasador i SHBA ose zëdhënës i politikës së SHBA kërkoni promovimin dhe zhvillimin e turizmit pa përmendur se më parë duhet kthyer prona tek i zoti, kjo favorizon strategjinë e politikës që synon grabitjen e pronave tona që siç jeni në dijeni është tepër flagrante në zonën turistike Vlorë - Sarandë. “Politikanët shqiptarë që pas vitit 1991 me qëllim përvetësimi, kanë krijuar anarkinë me pronat kanë miratuar dhe vazhdojnë të miratojnë ligje qe e konsiderojnë pronën tonë si pronë në dispozicion të oligarkisë politike. Atyre nuk ju intereson të bëjnë ligje që përputhen me respektimin e të drejtës së pronës dhe korrigjimin e gabimeve por mbrojnë platformën e kompensimit”, shton në letrën e hapur, Shoqata e Bregdetit.
“Kryesia e Shoqatës Bregdeti, ju drejtojmë këtë kërkesë publike nëpërmjet medias së lirë dhe demokratike. Ne pronarët autoktonë të zonës turistike, prej disa vjetësh po ankohemi se Qeveria shqiptare akoma nuk na ka kthyer me ligj pronën që na mori pa të drejtë sistemi komunist, pra shkel të drejtën e pronës së trashëguar. Kudo prona e trashëguar vlerësohet si gur themelor në sistemin demokratik. Ne e kemi humbur besimin në drejtësinë dhe në politikën shqiptare që me pronat po manipulon vazhdimisht për përfitime personale, elektorale dhe klanore. Për probleme të pronës pas viteve 1994 e deri sot raportohen mbi 2000 krime”, citohet në letrën e hapur. Sipas letrës mësohet se bregdetasit nuk dëshirojmë të marrim me dhunë pronën tonë, por nuk do ti nënshtrohemi grabitjes së organizuar nga politikanët pasi prona e trashëguar është një e drejtë që na është shkelur që prej kohës kur u vendos diktatura komuniste. Me ligjet aktuale shqiptarët shtyhen të vriten ndërmjet tyre, pasi nxiten të pushtojnë dhe të përfitojnë padrejtësisht pronat e njëri tjetrit. Kjo siç kemi deklaruar publikisht edhe me parë është një lloj genocidi i pa shpallur. “Ne pronarët e zonës turistike të bregdetit, dëshirojmë më shumë se kushdo promovimin dhe zhvillimin e turizmit në nivelet optimale të industrisë turistike dhe ju falenderojmë për sugjerimin tuaj, për zhvillimin e turizmit, por pa kthyer pronën tek i zoti, përpjekjet për zhvillimin e turizmit krijojnë kushte që duke shpërdoruar emrin e SHBA dhe të parimeve bazë të demokracisë, favorizojnë grabitjen e pronave tona nga politikanët. Si përfaqësues i SHBA që shprehni politikën e Departamentit Amerikan të Shtetit, kryesia e Shoqatës Bregdeti dhe e Shoqatës Kombëtare të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, nëpërmjet disa kërkesave në vijim, ju kemi kërkuar që të ndikoni që edhe në zonën turistike Vlorë-Sarandë, Qeveria Shqiptare të detyrohet të kthejë pronën tek i zoti ashtu siç është bërë në zonat veriore të Shqipërisë dhe në afro 75% të vendit. Në zonat turistike politikanët shqiptarë po zbatojnë me konseguencë një standard tjetër. Ligjet aktuale përfshi dhe ligjet e fundit që ka miratuar dhe zbaton Qeveria Shqiptare për pronat, synojnë që të mbajnë pezull procesin e kthimit fizik tek pronari i shpronësuar nga diktatura dhe toka turistike të përvetësohet nga oligarkia politike” pretendojnë ish pronarët.
Ligji
Sipas përfaqësuesve të shoqatës nëse do të ishin zbatuar Dispozitat Kryesore Kushtetuese pronat në zonën turistike duhet të ishin kthyer tek i zoti që në 1991. Nëse do të zbatohet neni 41 dhe 181 i Kushtetutës kthimi fizik i pronës duhet të jetë kusht paraprak që të zhvillohet turizmi.
Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që Shteti të jetë i detyruar të kthejë tek i zoti pronën e grabitur dhe të menaxhojë sipas Kushtetutës ato prona që janë të shtetit. Prona që nuk është e shtetit por që është e grabitur nga shteti i diktaturës ligjërisht dhe moralisht duhet të kthehet fizikisht tek pronari i ligjshëm nga vetë shteti demokratik , por shteti po miraton ligje që artificialisht ta pengojë sa më shumë këtë proces. Nëpërmjet kësaj letre publike kryesia e shoqatës Bregdeti i drejtohet përsëri vëmendjes tuaj për të kërkuar ndërhyrjen tuaj për të futur politikën dhe qeverinë shqiptare në rrugën e demokracisë. E drejta e pronës private dhe transferimi i saj, respektohet nga Kushtetuta Amerikane, respektohet ne shkrimet e shenjta Bibla dhe Kurani dhe në Shqipëri ajo është respektuar me rigorozitet në traditën tonë zakonore dhe juridikisht me ligje të shkruara është zbatuar që nga mesjeta.
(gazeta Sot)
4 comments:
GJETET KISHE KU TE FALENI, KI AMBASADOR QE KURE KA ARDHUR NUK KA VIZITUQAR NJE HERE HIMAREN DHE E KA KTHIER AMBASADEN AMERIKANE NE NJE LINJE TE THEKSUAR ANTI GREKE. ME DUKET SE ESHTE AJO PROVERBVA "UNE THEM JA UJKU JU THONI JA GJURMET". AMBASASDORIM I NDERUAR AMERIKAN SHJKOI NE LEZHE PER TE DENONCUAR PER TRAVESTITET DHE HNUK FOLI NJE FJALE PER FLAMURIN E DJEGUR GREK ME EMRIN E VASIL BOLLANOS NE EMS TE TIRANES. PSE KY NUK ESHTE SIDKRIMINIM?
HARUAM ME KRIESOREN: BERISHQA U SHKUL DUKE LEGALIZUAR PRONARE FALLSO EDHE NE BREGDET, NGA ANA TJATER KI BOLLANUA INE NUK PO U NXEJER LEJET QITETAREVE TE VETE. NGA TE DHENAT E FUNDIT QE NA NJOFTOJNE NGA HIMARA, MESOHET SE "SOT ESHTE ZHVILLUAR NJE MBLEDHJE ILEGALE NGA KRT" POR QE NUK U MESUA SE KUSH HIMARIOTI ISHTE NE LISTE DHE KUSH MUNGONTE". TE ME FALNI POR KESAJ I THONE TJA FUTESHE VETES ME DESHIRE, DHE PASTAJ SHKOJNE DHE ANKOHEN PER BERISHEN APO PER RAMEN DHE NUK SHIKOJNE SE CFARE MBILLIN DO TE KORRIN. NUK PO KUPTOJ VASILI PUN ON PER BERUISHENE APO PER BANORET VENDAS, NEJSE PO VERTETOHET AJO QE THONE NE TANI NE HIMARE SE BOLLANO ME LEFTE JEP LEJE PER SHQIPTARET SE SA PER HIMARIOTET. KAQ KISHA PER SOT NGA HIMARA.
P.PORTI
Salut! Jane Nieto . payday loans
loans toronto This website is the well known I appreciated it very much
AAA Toronto Payday Loans 1172 Bay St #101, Toronto, ON M5S 2B4 (416) 477-2817
Post a Comment