Monday, June 21, 2010

Kush pergjigjet per Ujin e pishem ne Qeparo-Fshat?

leter: nga Qeparo fshat

Bashkia dhe kryepleqesia e e Qeparoit nuk duan t'ja dine se si rrojne banoret ne Qeparo-Fshat. Megjithese pjesa kryesore e takses eshte per ujin, e vetemja gje qe bejne keto dy hallka qeverisjeje eshte te vjelin vetem taksat pa ka apo ska uje ne fshat, kjo ceshtje nuk takon atyre!!!
Jam teper i indinjuar si me bashkine ashtu dhe kryepleqesine e Qeparoit. Linjat jane amortizuar prej kohesh, asnje lloj fondi dhe asnje lloj perkujdesje nuk kemi nga organet lokale te qeverisjes. Dhe nje pensionist tetedhjete vjecar, Tomo Katiu perpiqet te zgjidhe problemin me jetik te ujit me ndihmen modeste te kishes, dmth me darovitjet qe i japin pensionistet kishes!

Zoterinj te bashkise dhe sidomos te kryepleqesise qe kthyet alltiuz Qeparoin per te marre kryepleqesine, tregohuni te pakten njehere burra dhe merrni pergjegjesite per te cilat jini zgjedhur.

Pensionisti P. K

ju lutem publikoni letren time ashtu si e kam shkruar

4 comments:

Anonymous said...

"Plazh, së bashku me ujërat e zeza të Himarës"


Kam vite që bëj pushimet në Himarë. Natyrisht që kënaqësia që më ka dhënë ambienti aty ka qenë e pakrahasueshme. Pothuajse e njoh të gjithë gjatësinë e plazhit. Gjithmonë më bënte përshtypje gjatë shëtitjeve buzë bregut të detit një tub i madh hekuri që shtrihej deri brenda në det. Fillimisht nuk i kushtova shumë vëmendje ngaqë pushoja më larg dhe shpjegimit që më dhanë, i besova.

Këtë vit i prenotova pushimet pranë ambientit në fjalë. Duke qenë se më shqetësonte prania e tij, bëra disa sondazhe dhe çfarë zbulova? E pabesueshme! Ishte një tub shkarkimi i ujërave të zeza të qytetit të Himarës. U skandalizova dhe nuk mund të besoja se indiferenca e pushtetit të arrinte deri në këtë nivel. Bëra dhe një foto, të cilën po ua dërgoj.

Shprehem në këtë mënyrë, duke pasur parasysh që investimi për ta eliminuar këtë shqetësim nuk ka ndonjë kosto të madhe, por me sa duket e madhe është pikërisht indiferenca e pushtetit lokal ndaj këtij fenomeni, kundrejt të cilit njerëzit janë kaq të ndjeshëm.

Në bisedë me vendasit kuptova se ata i kishin bërë përpjekjet, por ato kishin rënë në vesh të shurdhët.

Pikërisht për të sensibilizuar opinionin, dëshiroj që këto rreshta të botohen në këtë rubrikë të "Shekullit" që e lexoj përditë, me qëllimin se do t'i bien në vesh edhe pushtetit vendor të Himarës, bashkisë së saj.

Pronarët e hoteleve paguanin të gjithë detyrimet ndaj këtij pushteti dhe ne pushuesit duam që paratë tona të na shërbejnë për t'u kënaqur dhe jo për t'u shqetësuar e dëmtuar nga ambienti i ndotur.

http://www.shekulli.com.al/2010/07/10/plazh-se-bashku-me-ujerat-e-zeza-te-himares.html

Anonymous said...

Ne fakt botuesi i gazetes shekulli ku del kjo ankese per ujrat e zeza, ka nje kontribut te madh ne mu...in qe del ne Himare. Kur nderton pallate 12 kateshe ne nje teritor te vogel qe normalisht nuk duhej lejuar me shume se 3 kate, ku do shkoje thoni ju gjitha ato ujera te zeza?
A mund te na thote kjo firme ndertimi se si e ka zgjidhur problemin e ujrave te zeza?

i pa aneshmi

Anonymous said...

I paaneshmi, kush e ka per detyre te lejoje ose jo ndertimin e pallateve me me shume se 3 kate? Gazeta Shekulli?

Qeparoi

Anonymous said...

Duket pune e kollajte more djale te hedhesh godinat me dinamit. E di zoti Qiritsi se per te mbajtur nje kryeplak ne qeparo u angazhua gjithe sigurimi shqiptar dhe policia sikur ngjarjet te zhvilloheshin ne Irak?
E mira e puneve eshte te parandalohen te tilla ndertime. Po me thuaj ndonje himarjot qe nuk ka bere nje ndertim te paligjshem? E duke qene shumica te perlyer, eshte veshtire qe te merren vendime te tilla si ne Korsike. Dmth shkeli nje i huaj ne tokat e perbashketa ( te komunitetit himarjot), vuri dinamit !!! Nga e thena tek e bera ka ne mes nje mal te tere...

Lefteri