Himara Blog: What's coming up
Areas & Sights, News, Articles, Discussion, Photos, Events etc.
We want our blogger to be a place where people discuss and debate ideas that foster stronger communities. We built this for you. Please take care of it. Tolerate broad thinking, but take action against obscene or hateful material. Make it a credible and safe place worth preserving and sharing.
Contact: "akroqeravnos@yahoo.gr"
Wednesday, September 15, 2010
NENA-News: Meeting of Papandreu with Bollano and Dule
Komente ala shqiptarce ne Shqip on line: Drejtuesit e PBDNJ-së priten në Athinë edhe nga ministri i Jashtëm dhe kreu i Parlamentit
Dy prej përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri, kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kanë formalizuar dje axhendën e tyre “diplomatike” në Athinë. Përveç takimit me kreun e qeverisë greke, Jorgo Papandreu, dy politikanët nga Shqipëria kanë takuar edhe titullarin e Ministrisë së Jashtme, Dimitris Droutsas, me të cilin është trajtuar problematika e minoritetit grek. Pa dhënë shumë informacione dhe detaje, bëhet e ditur se kontakti i marrë ka shërbyer në trajtimin në nivel të lartë të çështjeve që shqetësojnë pakicën greke në vendin tonë, e cila gjithsesi gjendet para sfidës së vështirë elektorale të vitit 2011. Jo më kot Dule dhe Bollano kanë adresuar së fundmi një seri problemesh politike, disa herë edhe të amplifikuara mbi vlerën reale, probleme të cilat kanë gjetur një derë të hapur në Athinën zyrtare të drejtuar nga socialistët e Jorgo Papandreut. Krijimi i para disa kohëve i një formacioni të ri politik në minoritetin grek, asaj MEGA, ka vënë në lëvizje njësinë e vjetër të pakicës greke, e cila duket se po kërkon të ripërcaktohet në elektoratin e vet përmes trajtimit ekskluziv të shqetësimeve të minoritetit duke mbajtur si mjet kryesor, tensionin. Sesa e vërtetë është kjo gjë mund të shihet në atë se çfarë ka theksuar kreu i Parlamentit grek, Philip Petsalnikos, në takimin me dyshen nga Shqipëria. Sipas njoftimit zyrtar në faqen e këtij institucioni bëhet e ditur se mesazhi i tij ka konsistuar në nevojën e bashkimit të minoritetit në funksion të arritjes së objektivave të vet politikë. “Petsalnikos nënvizoi interesin e Parlamentit grek për monitorimin e çështjeve të minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe theksoi se udhëheqja politike dhe shoqëria në vendin fqinj duhet të eliminojnë shprehjet e intolerancës dhe fanatizmit që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por dhe në kursin europian të Shqipërisë”, thuhet në faqen zyrtare të Parlamentit grek. Një mesazh i përsëritur ky, por që më shumë duket se ka vlerë për Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon që me audiencën e marrë kanë rritur kredencialet e veta përballë elektoratit grek në Shqipëri. Sa u përket raporteve që ka ky sinjal që vjen nga Athina në marrëdhëniet me Shqipërinë, duket se prononcimet e politikës greke japin të kuptojnë se problemet kanë fituar terren në vështrimin e shtetit fqinj. Nisur nga kjo si dhe nga monitorimi që Athina i bën problemit të minoritarëve është e pritshme një ndërhyrje e re në proceset elektorale në Shqipëri sidomos në marrëdhëniet ndërpolitike brenda vetë pjesëtarëve të tij që aktualisht janë të ndarë.
1 comment:
Komente ala shqiptarce ne Shqip on line:
Drejtuesit e PBDNJ-së priten në Athinë edhe nga ministri i Jashtëm dhe kreu i Parlamentit

Post a Comment