Friday, September 10, 2010

Pellumb Xhufi, si perhere obsesiv me Himaren dhe Bollanon...


fragment nga intervista me Pellumb Xhufin (shekuli on line)
Në vijim të deklaratës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se e vërteta historike është se ai erdhi në pushtet me zgjedhje, erdhi me zgjedhje për të shpëtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretërive nuk mund të toleronte regjime demokratike të zgjedhura. Cila është e vërteta e ardhjes në pushtet të mbretit Zog I?
Më vjen të them që Zogu kishte me zgjedhjet e lira e demokratike të njëjtin raport që ka me to edhe z. Berisha. Por, ndërkohë, ka kaluar një shekull... Jo, Zogu asnjëherë nuk ka ardhur me zgjedhje të lira në pushtet. Në dhjetor të vitit 1922, ai solli në pushtet një qeveri kukull të Xhafer Ypit, pasi kishte rrëzuar me forcën e armëve qeverinë e Hasan Prishtinës, të mbështetur nga një radhë e tërë patriotësh, si Aqif pashë Elbasani, Bajram Curri, Monsinjor Bumçi etj. Në dhjetor 1924, erdhi në pushtet me mbështetjen e jugosllavëve e të grekëve, të cilët i shpërbleu duke cenuar sovranitetin e integritetin territorial të vendit. Fola më lart për çështjen e Shën Naumit, por mund të shtoj edhe lëshimet që Zogu i bëri Athinës për çështjen e Himarës. Jo vetëm z. Berisha ka sot një mik në Himarë, që quhet Bollano, edhe Zogu e kishte një të tillë, që quhej gjithashtu Bollano! Por duhet pranuar, që në një moment të caktuar, pasi u çlirua nga obligimet ndaj Beogradit e Athinës për ndihmën që i dhanë për të ardhur në pushtet, Zogu diti t'i largohej politikës së lëshimeve të paprincipta ndaj fqinjëve. Me sa duket, kishte rezistuar e nuk kishte hapur biznese të përbashkëta me ta.

8 comments:

Anonymous said...

Pellumb Xhufi , idepologu shpirteror i vrasesve te Aristotel Gumes i ka qejf intervistat. por ai eshte aq i pazoti sa e mashtroi nje Ilir meta njezet vjet me i vogel se ai

Stand

Anonymous said...

Nuk kuptohet nese eshte Pellumb Xhufi obsesiv me Himaren apo jeni ju obsesiv me Pellumbin :)

Studjuesi i species himarjote

Anonymous said...

Nuk e shpume ne fjalen tek Xhufi kur na pyesin per astrologjine, po eshte Xhufi qe e çon fjalen tek Bollano e Ximara kur e pyesin per çdo lloj teme. Nese edhe kjo te duket sikur "nuk kuptohet", atehere problemi juaj eshte pikerisht ky: nuk kuptoni!!!
Dhe nje keshille te vogel; studio nje here speciet qe ke ne shtepine tende para se te studiosh himariotet.

Anonymous said...

Sa shpejt e kapni grepin more burre i dheut :)

Nejse, ajo qe doja te thoja ishte se........ ndonjehere eshte mire te respektosh edhe mendimin e te tjereve pavaresisht nese nuk perputhet me opinionin tuaj. u e keni vendosur dhe ne ballinen e faqes tuaj te internetit (ne anglisht) qe duhen respektuar mendimet e te tjereve nepermjet tolerances dhe mirekuptimit. Shpresoj te mos jete sa per sy e faqe.

Nje keshille te madhe, te gjithe jemi specie, keshtu qe mos e merr personale. Une thjesht kam zgjedhur te studioj specien tuaj, sikurse ju keni zgjedhur (nepermjet menyres tuaj) Xhufin, X apo Y.

Studjuesi

Anonymous said...

Nuk eshte faji im qe ti nuk thua dot "ato qe do te thuash". Ky roli i te keqkuptuarit ju ka shkuar gjithnje per shtat juve shqiptareve.
Per ty kthyer ne temen trajtuar, ketu nuk flitet per mospranim mendimi, po per intervista jo korrekte qe degjenerojne ne shprehje te pavullnetshme te epsheve te urrejtjes personale te "ligjeruesit" Xhufi pa qene as vendi, as koha dhe pa pase lidhje fare me ate qe e pyesin.

Anonymous said...

Une nuk jam shqiptar dhe nuk e identifikoj veten te tille. E kam braktisur pashaporten shqiptare para disa vitesh dhe kam marre pashaporten e vendit ku jetoj. Te njejten gje do beja edhe sikur te ishte nje pashaporte tjeter Ballkanase, qe te mos "keqkuptohemi". E shikon qe ke qejf te pershkruash te tjeter pa pasur informacionin e duhur kur thua "Ju shqiptaret". Nejse, nuk ke faj se shqip po shkruaj sikurse ty; vec ti e ben si puna e Nastradinit qe harron te numeroj kalin e tij.
Xhufi eshte historian dhe ka bere gjithe ate shkolle per ate pune. Nuk e di sa shkolle ke bere zotrote. Keshtu qe Xhufit i takon te flase per gjera historike, madje i justifikohet edhe perpjekja qe ben per te krahasuar figura te se kaluares me te tashmen.

Vazhdojne studimet

Anonymous said...

ti ngateron kombesine me nenshtetesine. kombesine ta japin nena e babai dhe ajo eshte. nenshtetesi mer sa te duash. po s'dua te dal nga tema siç ben rregullisht ti. Sjellja e ketij shkrimi ketu nuk ka per qellim ti gjejme justifikime Xhufit per ate qe eshte po thjesht per te evidentuar ate qe eshte. Justifikimi nuk perligj asnjehere mangesine, thjesh e thekson ate.

Anonymous said...

me duket se te paguajne mire greket ty per te bere propagande. Pellumb xhufi eshte historian diplomat . jam e bindur qe himariotet sjane si ti