Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, September 17, 2010

Studenti grek mbron nje shqiptar -plagoset nga emigrante afgane

Athinë (shqip on line)

Pesë klandestinë qëlluan me thika dhe me shishe birre një adoleshent shqiptar për motive të dobëta. Ngjarja u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Athinës, në afërsi të kishës në Agjios Panteleimonas. Një adoleshent shqiptar, mosha e të cilit akoma nuk është bërë e ditur, po zihej me fjalë me disa emigrantë nga Afganistani. Këta të fundit e qëlluan me thikë emigrantin shqiptar, ndërsa për të qetësuar gjendjen i erdhën në ndihmë dy grekë, një student dhe një punonjës i një dyqani aty pranë. Ndërsa sherri po zhvillohej, në “betejë” u futën edhe disa afganë të tjerë, të cilët plagosën me thikë emigrantin shqiptar dhe studentin grek. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia, e cila bëri të mundur arrestimin e 3 të rinjve nga Afganistani, ndërsa janë në kërkim për pjesëtarët e tjerë të grupit.

Ngjarja nuk mbaroi këtu, pasi adoleshenti shqiptar shkoi në shtëpi i gjakosur dhe tha se e kishin qëlluar disa afganë. Atëherë një grup i madh shqiptarësh, me thika e bomba molotov në dorë, u sulën për në Agjio Panteleimona. Shkuan në lokalin e një afgani dhe hodhën atje bomba molotov, me pasojë të digjen disa materiale druri, ndërsa nuk u lëndua asnjë person. Policia e Athinës po heton shkaqet e ngjarjes, që ka të bëjë me një incident në vendin ku emigrantët presin për punë. Dymbëdhjetë orë pas sherrit midis shqiptarëve dhe afganëve, në qendër të Athinës një tjetër sherr u zhvillua midis emigrantëve shqiptarë dhe atyre të Afganistanit, në të njëjtin vend ku ndodhi mbrëmjen e kaluar. Në Omonia dhe në shumë vende të tjera emigrantët dalin në orët e para të mëngjesit duke pritur të “gjejnë” fatin e tyre, qoftë edhe për një ditë pune. Sipas mediave greke, një nga këto vende është edhe sheshi te kisha “Agjios Panteleimonas”, ku u zhvillua sherri i madh, me rezultat plagosjen e një adoleshenti shqiptar dhe të një studenti grek.

7 comments:

Anonymous said...

Kjo eshte kultura greke, studenti grek mrojti te riun shqiptar qe kercenohej nga disa emigrante afgane. Perkundrazi studentet shqiptare masakruan nje bashkeshtetas te tyre sepse fliste ...greqisht!!!
Po djaloshi nga Shqiperia ne Greqi ne c'gjuhe foli me studentin grek qe e morri nen mbrojteje duke rrezikuar jeten e tij? Me keqja qe historite me xhufer dhe kristo frasher vazhdojne...
kostaqi

Anonymous said...

Ne Itali ka nje fjale te urte qe thote "budallai dhe i vdekuri, nuk nderojne asnjehere mendje". Kjo fjale e urte u vishet si kostum terital dhe Kristos dhe Xhufit.

Anonymous said...

"Po djaloshi nga Shqiperia ne Greqi ne c'gjuhe foli me studentin grek qe e morri nen mbrojteje duke rrezikuar jeten e tij?"

Patjeter qe shqip foli. Edhe greku nga ana vete iu pergjigj shqip se greket e njohin mire gjuhen shqipe :))
Po pyetje eshte ajo qe ben "se ne ca gjuhe foli"? :)

Per temen, kjo tregon se edhe ne Greqi nuk jane te gjithe racista dhe ksenofob. Ka dhe njerez me kulture te vertete europiane. Sikurse ne Shqiperi qe nuk jane te gjithe te hurit dhe litarit. Pra fryma e mire per bashkejetese egiziston, mjafton qe te mos i hidhet benzine zjarrit nga ana e ekstremisteve.

Tope tope o papagalos

Anonymous said...

Po ore po. Gati.. gati ke te drejte dhe po aq gati..gati desh na mbushe mendjen. Ju shqiptaret quani "benzine ne zjarr" edhe reagimin tone kur na vrisni ne shtepine tone. Doni qe te rime gojembyllur dhe te durojme pordhet tuaja nacionaliste ne kurrizin tone. Harrojeni se himariotet mund te rine nen hijen tuaj.

Anonymous said...

Une nuk e di akoma arsyen e vertete te incidentit me pasoje vdekje te bashkefshatarit tuaj, por nese eshte vrare pse ka folur greqisht haram i qofte atyre shqiptareve dhe le ti kalbin ne burg. Nuk me vjen keq. Une jam nga Tirana (me origjine me ne jug se Himara) dhe ne Himare shkoj sa here. Nuk kam ndonje problem me gjuhen greke qe flitet nga nje pjese e himarjoteve pasi dhe une ne shtepi me greqishte jam rritur, pavaresisht se s'jam grek. Keshtu qe lerini pergjithesimet me terma si "ju shqiptaret" etj. Kush nuk e jeton jeten sikurse i ka hije nje njeriu te vertete dhe kush i sjell dem te tjereve, past veten e tij ne qafe. Diskutoni ore njerez problemet dhe zgjidhjet e jetes te perditshme qe mund te kete krahina juaj dhe pastroni veten nga urrejtjet e panevojshme. Diskutoni si ti sillni te gjithe ato himarjote qe kane braktisur vendin e tyre dhe qe gjendet ne shume vende te botes sikurse dhe nje pjese e madhe e shqiptareve. Le te diskutojne si ta bejme me te Himaren me te vertete nje perle turistike per te gjithe Mesdheun qe kur te permendet emri i saj ta njohin kudo ne Evrope.

Anonymous said...

Perderisa asnje prej jush nuk perveçesohet publikisht nga keqtrajtimi qe u behet rregullisht himarioteve po perkundrazi, mblidheni ne "n" shoqata te gjithe kunder, atehere per ne eshte i paevitueshem pergjithesimi. Ne kushtet aktuale, per ne jeni "ju shqiptaret".

Anonymous said...

Normale qe ky lajm nuk ben buje ne mediat shqiptare, ne TV apo ne gazetat kryesore. Keta "gazetare" germojne lajme te tipit "rracizem: nje grek pjerdh para nje studenti shqiptar" dhe qimen e bejne tra. Keto gjera lexojne shqiptaret dhe versulen si specie te egra drejt Himares. Media duhet te ndryshoje mentalitet. Eshte e palejueshme se si ngjarjen e gushtit ne Himare e paraqet si nje "aksident" nderkohe qe ajo ishte nje vrasje barbare e kryer nga disa te llastuar qe s'kishin guxim ta perballonin rivalin perballe tek e tek si burra te vertet, po shkuan 3 veta me makine dhe e goditen prapa shpine. Dhe perseri,c'ben media? Nxjerr lajm se u bllokua rruga dhe se himariotet duhet te denohen per bllokimin. O Zot i Madh,nje burre sapo ka vdekur dhe lajm i pare eshte bllokimi i rruges!!! Edhe kafsha eshte me ndjeshme se keta "njerez"!

Dhe mos u merrni me Frasherat e me Xhufat, ata s'kane c'te bejne shtyjne kohen dhe here pas here kur merziten shkruajne tri-kater brockulla