VLORË - Do të luajmë në Greqi, nëse situata vijon kështu me raste dhune dhe arbitrim të keq. Kjo është deklarata e bërë nga shefi i KF Himara, Vasil Ruci, pas ndeshjes që këta të fundit luajtën në Përmet, të humbur në shifrat 4-3. Por, vetëm një ditë më vonë ish futbollisti i njohur i Flamurtarit, Vasil Ruci, mund të ndalet më qetësisht në atë çfarë ka ndodhur në Përmet dhe të shpjegojë deklaratën. "Ajo që ka ndodhur në Përmet është me të vërtetë për librin Gines, në futboll nuk kam parë të luhet ndonjëherë me tre pjesë dhe kjo ka ndodhur në ndeshjen e ditës së diel.
Së pari, më duhet të them që kam tre vjet në Himarë dhe gjëra të tilla nuk më kanë ndodhur asnjëherë, por dua të them që jam në futbollin shqiptar për të dhënë eksperiencën time në të mirë të këtij futbolli.
Dua të ndalem paraprakisht në faktin se këtu po dhunohet futbolli dhe ne jemi dhunuar moralisht dhe nga persona, të cilët kërkojnë mbi të gjithë që mes futbollit të ngjallin urrejtje mes krahinave të ndryshme të vendit. Nuk dua të ndalem tek populli i Përmetit, pasi dua dhe dëshiroj të mbetemi miq në futboll, por tek persona, të cilët veshur me xhaketa të zeza, kërkojnë që mes futbollit të ngjallin këtë urrejtje", - tha Ruçi. Sipas tij, ndeshja ka filluar në orën 16 e 10 minuta dhe në orën 18 e 10 Himara kryesonte 3-2. Në atë kohë është dhënë një penallti pas zotërimit tëtopit nga portieri dhe Përmeti ka barazuar. "Ndeshja ka vazhduar gjatë, e thashë është luajtur me tre pjesë, dhe e dini kur e ka shënuar golin e katërt Përmeti? Rreth orës 18 e 45 minuta. E pabesueshme, në minutën ndoshta të 120 të ndeshjes.
Më vjen keq, por duhet që ne të ndryshojmë dhe unë e kam një mendim, ndeshjet duhet të filmohen dhe të dërgohen në FSHF, më pas ajo vendos për gjithçka. Por të jeni të sigurt se ajo që na ndodhi ne në Përmet, do t'i ndodhë këtij ekipi herët a vonë në një fushë tjetër, pasikështu veprohet në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar", - tha Ruci. Në lidhje me deklaratën për Greqinë, ai shpjegoi se e ka thënë në një moment gjaknxehtësie. "Kam deklaruar se do të shkojë të luajë në Greqi, në fakt i nxehur pas ndeshjes thënë kështu, por më parë do të kërkojë drejtësi në Shqipëri dhe më pas dua të mendohem edhe më gjatë. Nuk dua të ndalem në faktin se ngjarja e Përmetit është e motivuar nga ngjarjet ne Himarë", - tha drejtori teknik i ekipi të Himarës, Vasil Ruci.

No comments:
Post a Comment