Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Sunday, October 17, 2010

Rubrika:: Kryeartikull (Mapo)

Janullatos, cili vjen pas tij?

Shkruan : Ben Andoni
Do të jetë një kryepiskop shqiptar apo sërish një i huaj në fronin ortodoks shqiptar në të ardhmen?! Kjo është dilema, e cila qëndron prej kohësh mbi besimtarët e kishës ortodokse shqiptare. E fundit ishte në përvjetorin e meshimit të parë të 22 marsit në gjuhën shqipe në SHBA. Pyetja, që iu var mbi kokë Kryepiskopit grek të Kishës shqiptare Anastas ishte:
Kur do të kemi një kryepeshkop shqiptar?
Institucioni më i lartë i Kishës shqiptare, që zgjedh me vota pasardhësin është sinodi. Sipas një rregulli të pashkruar, është peshkopi më i vjetër ai që zëvendëson. Dhe, në këtë rast, Imzot Ignati, shtetas grek me origjinë arvanitase, është kandidati kryesor. Pas tij është kolegu i tij i Gjirokastrës, po grek. Katër votat kryesore të mitropolitëve janë 3+1 dhe korrespondojnë gjithsesi në favor të shtetasve jo shqiptarë. Arsyeja është e thjeshtë: Mitropoliti i Beratit Ignati është me pasaportë greke (me origjinë arvanitase); Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri (grek nga Egjipti, ka ardhur nga manastiri i Sinait-prej vitesh në Shqipëri) dhe Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani (shqiptar) dhe është kooptuar dhe Ilia, një episkop i ri i Filominit me origjinë greke. Veç këtyre janë dhe votat e tre episkopëve, që janë më poshtë në hierarki. Por duket se kreu i Kishës nuk do jetë shqiptar. Do të ishte sistemi komunist, që do të kthente hierarkinë e përgatitur me kujdes, në ferr, ndërsa sot duket se rimëkëmbja po nis sërish nga hiçi. Pesha më e madhe e votës bie mbi primatin e Mitropolisë së Durrësit, i cili duhet të zëvendësohet në raste të jashtëzakonshme. Sipas hierarkisë, Primati i Durrësit (që ka qenë dhe peshkopi i 40-të më i vjetër i Botës) është automatikisht ai i Shqipërisë. Në ditët tona atë e mban vetë kryepiskopi. Kurse për MAPO Imzot Joani, Mitropoliti i Korçës shprehet: Kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje pa pasur parasysh historinë e kishës sonë dhe shkatërrimin e madh të saj gjatë persekutimit të egër. Nuk kishte mbetur i gjallë asnjë peshkop shqiptar dhe që ndihma nga jashtë ishte e domosdoshme për të ngritur një institucion serioz dhe funksional. Tashmë kemi mbi 140 klerikë vendas dhe midis tyre edhe peshkopë të rinj shqiptarë dhe me ndihmën e Perëndisë shpresojmë të kemi akoma më shumë. Përsa i përket pyetjes suaj pa dyshim që drejt asaj po shkohet që kisha të ketë të ngritur hierarkinë vendase, por kjo kërkon kohë dhe përkushtim.
Po. Është e zgjidhur tashmë dhe puna e kryepeshkopit, flet me një gjuhë ezopiane Prof. Kristo Frashëri. Aludimi është i qartë dhe burri i vjetër hamendëson për një vazhdues të qartë me kombësi greke të saj. Profesori i vjetër aludon, që sërish kisha jonë do të ketë varësi greke dhe kjo për shkak jo vetëm të zhvillimeve të viteve të fundit, por edhe punës së kujdesshme, që duket se ka bërë Kisha greke.

Edhe njëherë
për Sinodin
Në vitin 1998, u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i përbërë nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Episkopi i Apollonisë Kozmai (vdekur në vitin 2000) dhe me Kryesekretar Protopresviter Jani Trebicka. Në vitin 2006 u dorëzuan edhe tre episkopë të rinj: Arkimandrit Dhimitër Sinaiti, Mitropolit i Gjirokastrës; Arkimandrit Nikolla Huka, i cili mori titullin Episkop i Apollonisë; dhe Arkimandrit Andon Merdani, i cili mori titullin Episkop i Krujës (dy të fundit janë episkopë ndihmës të Kryepiskopit). Së fundmi është kooptuar dhe Episkopi i Filomilit, Ilia. Në fakt, janë të gjithë hierakët, që janë anëtarë të Sinodit të Shenjtë me të drejtë të plotë vote, që duhet të votojnë dikur edhe për pasuesin.

Për kishën tonë dhe shtetësinë e Janullatosit
“Pse faji im është që priftërinjtë shqiptarë kanë dashur të martohen”, ka thënë njëherë i intervistuar, duke mos e duruar presionin e vazhdueshëm për shtetësinë. Në fakt kryepiskopi i Tiranës, Durrësit, dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas, e di mirë se ku nuk ecën. Në ditët e fundit, presidenti i ri i vendit Bamir Topi iu shmang me kujdes çështjes së nënshtetësisë së tij, e cila përflitet për gati 15 vjet. “Ne kemi vlerësim për Zotin Janullatus, i cili realisht ka zhvilluar një veprimtari që i takon të zhvillojë në krye të kishës ortodokse dhe besoj që ka qenë edhe në një pozicion ku i ka shërbyer Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”. Por asgjë më shumë. Njësoj paraardhësi i tij dhe ai tjetri para tij. Problemi është në marrjen e nënshtetësisë. Duhen marrë në konsideratë edhe disa ndjeshmëri të brendshme dhe mua më takon të vlerësojmë ndjeshmërinë në mënyrë shumë të kulturuar. Por, mund t’ju them që nuk ka asnjë lloj predispozicioni negativ, përkundrazi ka pasur vetëm vlerësime, kam menduar që është një çështje kohe dhe vetëm kohe, u shpreh Topi për ORA. Çështja ka marrë dritë sërish ditët e fundit me rastin e njëqind vjetorit të meshimit të Nolit me aktivitetet e shqiptarëve të SHBA-së, një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për kishën ortodokse, por për të gjithë Shqipërinë, ngjarje që Faik Konica e ka quajtur “pikë kthese të historisë sonë”, thotë Imzot Joani. Janullatos është përfolur megjithëse ai ka folur shqip dhe ka meshuar duke respektuar kujtimin e Fan Nolit.

Për Janullatosin
Ish-Eksarku patriarkal, nga janari i vitit 1991 arriti që të bënte një nga detyrat më të veçanta të historisë së kishës ortodokse, ringritjen nga hiçi të një kishe, që Enver Hoxha e kishte “çkishëruar”. Nga korriku i vitit 1992, kur ai me mirëkuptimin e grigjës shqiptare(për këtë është përfolur)... u ngjit në hierarkinë më të lartë, nuk reshtën polemikat. At Artur Liolin (tani shkon mirë me Janullatosin) duke vazhduar me Berishën u treguan të pamëshirshëm me të....Kurorëzimi i Kryepiskopit nuk shkoi ashtu si mendohej dhe autoritetet shqiptare nuk e kishin shumë qejf. Këmbëngulet se ajo është bërë, pasi ai ka folur me Sali Berishën. Fatkeqësisht ish-presidenti shqiptar nuk e dinte se pozicioni i priftit ishte i përjetshëm, dhe se këshilltarët e tij në të paktat mundësi për të qenë të rëndësishëm- këtë herë ia kishin hedhur. Që atëherë, mbi priftin e njohur që në Athinë ka përgatitur shumë tekste kanonike, janë derdhur faqe të tëra me inate dhe me akuza...ku në mes kanë rrjedhur kronikat e përzënies së priftërinjve grekë, ngjarjet e Peshkëpisë dhe projekt-kushtetuta e vitit 1994. Me këtë të fundit e pati pisk... për shkak të origjinës....Por fati i ndihu përsëri Fortlumturisë së tij. Kulmi arriti në vitin 1996 me hirotinosjen (gradimin) e tre mitropolitëve në Kostadinopul, ndaj të cilëve qeveria e atëhershme shqiptare u ankua fort. Hirësia nga një medium sherri...diti të zbuste marrëdhëniet e ndera të autoritetit më të lartë ortodoks me shtetin shqiptar. Duke u bërë palë, në dukje me shqiptarët. Pas refuzimit të qeverisë shqiptare për të pranuar tre mitropolitët e zgjedhur nga Patriarkana, ai i hodhi sytë tek funksionimi i një strukture transitore kishtare. Me pak fjalë, duhej bazë ligjore para autoriteteve shqiptare për të rikërkuar pasuritë e Kishës.... I justifikuar se është primati i tyre, ai e ka vazhduar këtë mision edhe ndaj “fshesave” me fije hekuri të bashkatdhetarëve të tij për emigrantët shqiptarë. Kjo përsëri nuk e ka lehtësuar...Eshtë përfolur dhe përfolur që nga inaugurimet dhe deri kur ishte pranë mikut të tij, ish-presidentit, Stefanopulos. Të gjitha këto kanë bërë që ai mos të ketë dot nënshtetësinë shqiptare. Ca më shumë akoma...duket si një problem, që nuk do të mund të marrë ndonjëherë zgjidhje dhe për të cilën, ai është i bindur.
Për Janullatosin thuhet se nëse do ishte lindur në Kostadinopul, askush si ai, nuk do të kishte premisat më të mëdha për të qenë kreu i Ekumenizimit Ortodoks. Ka studiuar për besimet fetare dhe etnologji në Hamburg dhe Magdemburg, besimet e ndryshme fetare në Indi, Tajlandë, Japoni, Kinë, Nigeri, Brazil dhe një duzinë vendesh të tjera. Ka dhe tituj të shumtë akademikë. Por të gjitha të pamjaftueshme, që ta bëjnë të dashur për shqiptarët. Por, njësoj dhe paraardhësit...nuk e kanë pasur lehtë.
Historia dikur
Fati i ortodoksisë duket se ka qenë paradoksi, me qenësinë e saj nën juridiksionin gjeografik të Stambollit. E ndërsa katolikët iu desh të futen në zgafellet e veriut, besimtarët ortodoksë në Jug i shpëtuan reprezaljes...Shqiptarët e besimit ortodoks më 1937, sipas statistikave të Tiranës, ishin 212.2322 njerëz barazi me 20.4% të popullsisë së vendit. Ishte bashkësia e dytë fetare e Shqipërisë. Të përhapur sidomos në rrethet e Korçës, të Gjirokastrës, pa harruar ato të Beratit dhe të Vlorës, ortodoksët kishin një prani në qytetet kryesore të Shqipërisë së Mesme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës...
Pas një orvatje të dështuar në Rumani, emigrantët ortodoksë mundën të themelonin një kishë ortodokse shqiptare në SHBA. Liturgjia e parë ortodokse në gjuhën shqip u zhvillua më 22 mars të vitit 1908 në Boston. Një incident kuptimplotë kontribuoi në lindjen e kishës së re. Më 1907 kishte vdekur në Hadson, Masacusets një i ri shqiptar. Prifti grek i vendit refuzoi ti bënte shërbesën e përmortshme sepse djaloshi njihej si “nacionalisti shqiptar”. Si i tillë duhej konsideruar si “automatikisht i çkishëruar”...Për djaloshin nuk u bë asnjë shërbesë por shqiptarët ortodoksë, të indinjuar prej kësaj, menduan të kishin në dispozicion një prift ortodoks shqiptar. Këtë detyrë e mori Noli. Ai u shugurua prift nga kryepeshkopi rus i Nju Jorkut (kleri grek kishte refuzuar shugurimin). Noli iu kushtua me mish e shpirt kauzës dhe përktheu tekstet liturgjike duke propaganduar shkëputjen nga Fanari...Por problemi grek ishte i thellë mijëra kilometra larg në Shqipëri. Vetë qeveria shqiptare në kontaktet e saj me Lidhjen e Kombeve do të thotë “popullsi grekofone”, duke e shmangur kombësinë. Përdorimi liturgjik i shqipes rrezikonte të sillte ç’kishërimin dhe peshkopët e dioqezave shqiptare vazhdonin të emëroheshin nga radhët e klerit grek.
Më 1919 bashkësia ortodokse e Bostonit, e udhëhequr nga Fan Noli, vendosi krijimin e kishës ortodokse shqiptare autoqefale. Noli u emërua peshkopi dhe primati i saj. Pati jehonë të kufizuar në Evropë dhe në rrethet kristiane jehonë jo pozitive..Asambleja e bashkëatdhetarëve e kishte brohoritur si peshkop, por ai duhej të emërohej nga peshkopë të tjerë ashtu si e kërkojnë kanonet. Prelatët rusë në SHBA i kishin premtuar se do ta shuguronin peshkop. Dhe kryepeshkopi rus i Nju Jorkut, Platoni, ai që e kishte dorëzuar prift, caktoi datën e hirësimit si peshkop më 26 korrik 1919. Nuk erdhi asnjë peshkop, ndaj shqiptarët e shpallën vetë peshkop. Më kot, sepse kjo nuk njihet nga kanonet. Për ortodoksët e Shqipërisë, referon Roberto Morocco dela Roka- nuk ishte e qartë se çfarë e shtynte Nolin në reformën e ortodoksisë shqiptare. Beteja e tij për autoqefalinë shqiptare kishte një lidhje të ngushtë midis patriotizmit dhe besimit fetar dhe jo një preferencë e dalluar teologjike dhe kanonike..feja dhe politika për të ishin unicum...(një e gjë e vetme)..Noli kishte probleme edhe për shkak të karrierës së tij të diskutueshme. E kishin zili kleri ortodoks i formuar në vend dhe pjesa që donte të mbante lidhje me Patriarkanën e Stambollit. Si diplomat kërkon mbështetjen politike. Pas kësaj, disa peshkopë grekë dëbohen nga Shqipëria për veprimtari antikombëtare. Më shtator 1922 u mblodh në Berat një kongres ortodoks që shpalli pavarësinë e kishës kombëtare autoqefale. Qeveria shqiptare dha urdhër që qytetet ta festonin si ngjarje... Autoriteti i Fanarit po perëndonte. Interesant vështrimi i diplomatëve austriakë për këtë : “deklarata e pavarësisë kishtare të ortodoksëve është një ngjarje shumë e rëndësishme për konsolidimin dhe pavarësinë e Shqipërisë. Dihet se çfarë ndikimi të thellë mundën të gëzojnë Greqia dhe propaganda helenike falë ndihmës së fuqishme të fetarisë greke dhe të shkollave greke, porsa i përket Shqipërisë së Jugut dhe pjesërisht Shqipërisë së mesme”. Kongresi i Beratit shënoi dhe fillimin e pasigurisë dhe krizës të ortodoksisë shqiptare..Besimtarët filluan të urrenin dhe Peshkopi grek Vasilios, i dëbuar nga Gjirokastra, i shkruante Lidhjes së Kombeve me pezm: qeveria shqiptare kërkon të futë në liturgji gjuhën shqip, shumë primitive, e cila madje është e përjashtuar edhe në xhamitë myslimane..
Problem kishte qenë se kongresi i Beratit kishte qenë më shumë një takim laikësh. Pak muaj pas tij filluan çështjet që ishin doktrinore, lidhur me shtetasit shqiptarë ortodoksë por që nuk kishin kombësi shqiptare. Vetëm se Visarion Xhuvani, arkimandrit i Durrësit, metropoliti i ardhshëm i kishës ortodokse, ishte një hap para. Ai mori nga qeveria pëlqimin për emërimin e ardhshëm të një peshkopi serb Viktor, për pakicën sllave të Shkodrës. Me këtë veprim, ai llogariste mundësinë e një shugurimi episkopat për tu vendosur në krye të kishës së re shqiptare autoqefale. Kështu do të kërkonin dhe grekët dhe rumunët. Serbët në rast se Tirana nuk do e njihte Viktorin, atëherë do prisnin marrëdhëniet. Punët sikur u lehtësuan më 1923 kur Noli u hirësua nga dy peshkopë grekë Jeroteosi dhe Kristofor Kisi. Këta i kishte dërguar Patriarkana Ekumenike, thuhet në literaturë. “Në fakt erdhën vetë sepse ishin me origjinë shqiptare”, thotë Frashëri. Zogu e laicizon Shqipërinë dhe e zvogëlon mjaft hapësirën e bashkësisë fetare dhe të institucioneve kishtare. Më 1929 Zogu bën një shpallje të re të autoqefalisë së shtetasve të tij ortodoksë në një formë që Stambolli do të lëshonte pe. Në Shqipëri kishte vetëm një peshkop Visarioni dhe për të hirësuar peshkopë të rinj duheshin dy prelatë. U përdor peshkopi serb i Shkodrës, të cilit si shpërblim qeveria shqiptare i premtoi zyrtarizimin e funksionit, që kishte kryer deri më atëherë. Më 12 shkurt 1929, Visarioni dhe Viktori hirësuan tre peshkopë të rinj ortodoksë. Më 18 shkurt një sinod i peshkopëve ortodoksë shqiptarë afirmonte autoqefalinë e Kishës së tyre në krye të së cilës u zgjodh si mitropolit po Visarioni. Kurse Jeroteosi dhe Kristofori nuk morën pjesë. I pari u tërhoq në malin Athos tjetri vazhdoi jetën e tij si murg... Ky akt force dëshirua nga Zogu nuk u pëlqye nga Fanari ndërsa për Visarionin u tha se “është më i njohur nga policia sesa nga qarqet kishtare”...Edhe Fan Noli mbajti qëndrim kundër, sinodi ishte krijuar nën përkrahjen e Zogut. Kisi dhe Visarioni do të alternohen shpesh në historinë e ortodoksisë shqiptare. Vetëm më 1937 Patriarkana Ekumenike njohu autoqefalinë e kishës. Fanari emëroi në dy dioqeza dy shqiptarë, por që kishin shërbyer gjatë në Greqi. Nga tre “pseudo-peshkopët”, njëri kishte qenë i martuar u zbrit në presbiterat të thjeshtë dhe tjetri që ruajti drejtimin e Beratit kërkoi falje. Më 12 prill 1937 Patriku Ekumenik Veniami I dhe dymbëdhjetë mitropolitët e Sinodit të Shenjtë të Stambollit nënshkruan tomos-in (verdiktin e madh të njohjes). Visarioni kërkoi falje, por në 1942 doli sërish në skenë sepse mori drejtimin e Beratit, ndërsa Kisi do të drejtonte deri më 1949...
Këtu filmi do të mbyllet derisa në skenë do të vijë pas gati 40 vjetësh një personazh po kaq i përfolur dhe i katapultuar nga Patriarkana, peshkopi grek Anastasios. Kisha shqiptare është duke forcuar kuadrin e saj, ndërsa duket se vetëm Nëna Natyrë do të zgjidhë në të ardhmen përfundimisht primatin e radhës të autoqefalisë së kishës shqiptare, që...nuk do t’i duhet të marrë pasaportën shqiptare.

19 comments:

Anonymous said...

GATI PER TE NDERTUAR XHAMINE E PARE NE HIMARE, NE DHERMI. EDHE PATRIOTES EDHE PRODHOTES

NJFTIM I RENDESISHEM PER SHTYP

NJOFTIMET VIOJNE NGA HIMARA SE NE DHERMI BANORET QE KANE TOKA TE 7501 PO I SHESIN DHE PO BLIHEN NGA MAFIA SHQIPETARE, PO ASHTU KA EDHE NGA ATA QE PO SHESIN ME SHPEJTESI KULLOTA.
POR NE KETE PROCES TERESISHT MAFIOZ, JANE TE PERFSHIRE TRI PALE, PRONARI I TOKES, PRONARI I RI PERFAQESUIES I MAFIAS DHE SHTETI.
ME KONKRETISHT SI FUNKSIONON KY PROCES MAFIOZ?
PRONARI PARAQET DOKUMENTA TE 7501 OSE KULLOTA DHE JA OFRON MAFIOZIT, PASKERSAJ TE DY BASHKE, PA PYETUR KUFITARET, SHKOJNE NE NJE ZYRE NOTERIALE E NGRITUR PER KETE PUNE. NOTERI E NOTERIZON KALLKAN PA QENE NEVOJA PER KUFITARE DHE JA DOREZON PALEVE KONTRATEN. NE KONTRATE THUHET SE ISH PRONARI DO TE PARE 1/3 E PARA SI FILLIM DHE PASTAJ KA SI DETYRIM PER TE MARE EDHE LEJEN E NDERTIMIT, PASI BASHKIA HIMARE NUK JEP PER TE HUAJT. MASANDEJ HYN SHTETI. HIPOTEKAT KANE MARE URDHER QE TE HIPOTEKOJNE CDO DOKUMENT NOTERIAL QE VOJNE NGA X ZYRE. NE KETE BETEJE DEL I FITUAR MAFIOZI.

KU ESHTE SHKELURT LIGJI?

1. ASNJE VEPRIM SHITJE BLERJE NUK MUND TE KRYHET NE ZONEN BREGDETARE, PA U REGJISTRUAR TOKA.

2 NDALOHEN NDERTIMET JASHTE VIJES SE VERDHE, PA PLAN URBAN TE MIRATUAR NGA KRT E BASHKISE.

3. PERSONAT TE CILAT SHESIN TOKAT NUK JANE ME PERGJJEGJES DE JURE, DHE SI E TILLE DUHET TE PERJASHTOHEN NGA E DREJTA PER TE PAISUR ME LEJE NDERTIMI.

4. BASHKIA HIMARE, TE KERKOJE TRASPARENCE NGA BURRIME INVEATIGATIVE OSE GRUP PUNE PER TE VERTETUAR ORIGJINALITETIN E DOKUMENTAVE PASI MENDOHET SE NJE ZYRE FALLSO ESHTE KRIJUAR NE VLORE PER KETE FENOMEN.

5. OMONIA, EKSPONENTE TE TE CILES VECANERISHT NE GREQI, JANE BERE PJESE E FASADES SE SHITJES SE PRONAVE NE GJITHE HIMAREN, VECANERISHT NE DHERMI, VUNO, QEPARO DHE PALASE. OMONIA DUHET TE MBAJE NJE QENDRIM TE PRERE TE KETIJ FENOMENI, MBESHTETUR EDHE NE DEKLARATEN E ZOTIT PAPANDREOU SE NE BREGDET PO GRABITEN PRONAT E GREKEVE.


6. SHOQATAT E BREGUT EDHE ATO TE GREQISE DHE AMERIKES, TE PERGATISIN REVOLTEN PER TE NDALUAR FENOMENIN I CILI KA PER BURIM NJE SHNDERIM DHE KAPITULLIM TE POPULLATES DHE TRASHEGIMISE KULTORIRE KULTURORE ETNIKE DHE FETARE.

7. FENOMENI I SHITJES SE TOKAVE NE KETE FORME, ESHTE VETEM MAJA E AISBERGUT PER TE CILEN PERFITON MAFIA SHQIPTARE, NACIONALIZMI SHQIPTAR DHE INTERESAT TE VETE SHTETIT SHOVINIST SHQIPTAR.

8. TE INKURAJOJME BASHKINE E HIMARES, QE TE BLLOKOJE CDO VEPRIM OSE PUNIM NE BAASHKEPUNIM ME LIGJIN DHYE TE KONTROLLOJE KERKESAT PER LEJE NDERTIMI NE FRYMEN E TE DREJTES AUTONOME LIGJORE DHE TE KETE TRASPARENCEN E DUHUR, VECANERISHT NE PROCESET QE PO AFROJNE, REGJISTRIMI I TOKAVE DHE NUMERIMI I POPULLSISE, SI DHE ZGJEDHJET LOKALE OSE POLITIKE.

V.O. I LUTEMI BLOGUT TE HIMARES, TE MARE NE KONSIDERATE KETE EKSPOZE DHE TA PERKTHEJE NE GJUHEN GREKE, PASI NE SHQIPERI EDHE GREQISHT NUK SHKRUAJNE KOMPIUTERAT. GJENDJA ESHTE ALARMANTE DHE DUHET NDALUAR FENOMENI.

Anonymous said...

Interesant dhe vertete i rendesishem shkruesi. po kane arritur deri ketu sa te shesin vete dhe te nmos ja japin vellait, ose me keq kerkojne leje ne emer te tjetrit, atehere e kemi te ken nga brenda. ashtu duhet thene se ne krye te Hipotekave shqiptare jane dy emra kryetar Arben Qiriako dhe nenkryetar Panajot Barka. e paska ne rregull Berisha, investime ben, ksovare u sjell, xhami do te hape se nuk e ndalon dot tjetrin me prone mos te falet, dhe pastaj na ishte nje here Dhermiu i Petro Markos. edhe ketu u katandisen himariotet, turp. Nje Bubeq u ka ardhur ne Dhermi dhe e ka bere edhe kalane edhe xhamine aty brenda.

Anonymous said...

Keto jane skena te njohura po qe ne zonen e Himares kane mbetur te deshtuara. Asnje leje ndertimi nuk leshohet nga bashkia pa u vertetuar plotesisht dokumentacioni. Pikerisht per kete arsye, ne himare kane veshtiresi edhe vete himariotet te marin leje ndertimi qofte edhe per te shtuar nje dhome ne shtepite e tyre. Madje eshte pikerisht bashkia qe ka bllokuar nje sere veprimesh te ketij lloji per tjetrsimin e prones, siç eshte edhe rasti i 800ha ne Porto Palermo. Derisa te kthellohet statusi ligjor mbi pronesine, asnje meter katror nuk mund te tjetersohet ne Himare. Ne kushtet aktuale çdo gje eshte pezull dhe kjo eshte edhe problemi kryesor i zhvillimit te zones. Cdo marifet apo levizje mafjoze e bere deri me sot, mbetet jashte kuadrit ligjor dhe neser rrezohet shume shpejt.

Anonymous said...

Po tani vertet mund te kete mafie per grabitjen e pronave ne Himare, por nga sa lexohet nga shkrimi ALARMANT me siper, po del qe vete himarjotet po i shesin pronat e tyre ne kurriz te vete himarjoteve. Pra si e tha dhe parashkruesi, e keqja ne Himare vjen ne rradhe te pare nga brenda. Pervec asaj jane te perfshire edhe eksponente me influence brenda OMONIAS. Per kete gje duhet te kete nje mbledhje te madhe mbarehimarjote per tu dale te keqes para dhe per te bashkekoordinuar veprimet kundra mafies shteterore dhe per te mbrojtur forte interesat e Himarjoteve. Sikurse e tregon historia, Himaren mund ta mbrojne vetem Himarjotet dhe as greku e as shqiptari.

Anonymous said...

Kush me njeh jam Petraq S. me origjin nga Qeparoi, jetoj ne Tirane taksixhiu me i vjeter, ish futbollist. Shqetesimi i kesaj faqe, eshte nga me kritiket e situates. Himariotet duhet te flasin pa dorashka. Ja pse i jap plotesisht te drejte kesaj revolte.
kam udhetuar per ne Athine me taksine time, me porosi te nje klienti me origjine nga Kosova dhe jeton ne amerike, qe zoteron nje pjese te madhe te nje hoteli ne Tirane. miku, erdhi ne Athine, u takua me nje fare Jani ne mos gabohem me mbiemer te shkrimtarit Petro marko. "Po vdesin per buke, me tha" do tu marim tokat dhe do ti provokojme duke ndertuar edhe nje xhami. ja vlen apo jo, tu ulim hunden himarioteve,,me tha. Personi qe po i blej token, eshte kryetar i fshatit te Dhermiut ketu ne Athine, ndersa vellai i tij, eshte kryetar i omonias ne Dhermi, prandaj dhe kemi besim se gjerat do shkojne mire". Ti je nga Qeparoi, je yni me thoshte, je shqiptar, kurse une se deshja veten. 'U kemi thene qe te na marin edhe lejen ne emer te tyre, pastaj do tu marim edhe ndonje pjese toke tjeter. Hipotekem e kemi ne, parate ne, policine ne, edhe bashkine do e marin ata lejen dhe cdo gje eshte jona. Ata vete kane nder mende te qendrojne ne Athine, thoshte miku nga Kosova amerika.
Vellezer Himariote, i therrisni mendjes se po nuk u kthye toka tek i zoti, do te marin cte duan hajdutet. Tani nuk me takon mua te them gjera te tjera se arevolta e shkruar siper i ka thene te gjitha.

Anonymous said...

"Keto jane skena te njohura po qe ne zonen e Himares kane mbetur te deshtuara. Asnje leje ndertimi nuk leshohet nga bashkia pa u vertetuar plotesisht dokumentacioni.........."

Kete llogjike e mbeshtes te ketij zotnie qe ben shtesen e mesiperme, por me sa me kane thene, ne Dhermi nuk ka mbetur meter kuadrat ne mal dhe jo ne buze detit. Bollano ka ne dore ate qe thoni, te mbaje pezull situaten derisa toka te shkoje tek i zoti, mundesisht trashegimtaret e vitit 1942.

Enea

Anonymous said...

Μπράβο κύριοι του blog, τώρα είναι η ώρα να πούμε όλα τα ανοιχτά. Σας παρακαλώ, να μεταφράσει την ελληνική αντίσταση, η οποία ανήγγειλε, για να μάθουν ακόμα και στα ελληνικά, τι γίνεται στην Χειμάρρα, των ιδιοτήτων και της γης μας.
Στέφανος

Anonymous said...

e cuditshme me blogun, ne orikum, dukatasit moren peng bashkine dhe kryetarin e bashkise per pronat, ne himare ka heshtje dhe vetem heshtjeee prej dy vjetesh.

Anonymous said...

E KEQJA ESHTE SE HIMARIOTET QEKUR MOREN NGA NJE PASAPORTE GREKE, E KONSIDEROJNE TANI HIMAREN SI ATDHEUN E DYTE, DUKE SHITUR GJITHSHKA DHE JETUAR NE GREQI. SIGURISHT DHE KRIZA GREKE KA BERE QE MAFIOZET SHQIPTARE TE DROGES, TE PESHKOJNE ATA FSHATARE QE KANE PRONA TE MEDHA NE BREGDET DHE JO VETEM ATY POR SARANDE, KSAMIL, LUKOVE ETJ. GJITHESESI CMOJ DEBATIN HIMARIOT, PASI NE SHQIPTARET TA THEMI DREJT I KEMI ZILI HIMARIOTET PER KRENARINE QE KANE, QOFTE KJO EDHE HELLENE. POR CESHTJA E TOKES ESHTE GJITHMONE E PATOLERUESHME.

FALEMINDERIT NARDI

Anonymous said...

"e cuditshme me blogun, ne orikum, dukatasit moren peng bashkine dhe kryetarin e bashkise per pronat, ne himare ka heshtje dhe vetem heshtjeee prej dy vjetesh."....

Pse thua heshtje, thuaj qe kur erdhi Bollano per te treten here ne Bashki, ceshtja e tokes nuk ka konsideraten dhe seriozitetin e duhur.

Tomi

Anonymous said...

Sepse qekur ka ardhur Bollano ne krye te bashkise se Himares, nuk eshte mundur te vidhet qofte edhe nje pellembe toke ne Himare. Dhe kjo eshte nje nga pikat me te forta qe ai ka ne himariotet, pasi eshte bere bariere e pakapercyeshme per tjetersimin e pronesise dhe ndertimeve pa leje. Pyesni Koço Kokedhimen se ai e di mire çdo te thote t4e ndertosh pa leje dhe te kesh para Bollanon.

Anonymous said...

" Sepse qekur ka ardhur Bollano ne krye te bashkise se Himares, nuk eshte mundur te vidhet qofte edhe nje pellembe toke ne Himare. Dhe kjo eshte nje nga pikat me te forta qe ai ka ne himariotet, pasi eshte bere bariere e pakapercyeshme per tjetersimin e pronesise dhe ndertimeve pa leje. Pyesni Koço Kokedhimen se ai e di mire çdo te thote t4e ndertosh pa leje dhe te kesh para Bollanon."...............

me duket se i ka ikur koha ketyre gjerave. aktualisht jetojme ne nje kohe tjeter, ankimuesi te thote qe eshte shitur gjithe Dhermiu dhe vete Bollano per tu shfajesuar ose per te mbuluar mu.. me shu...re thote se jane vete dhermiotet qe shesin, por me fal, a ka informacion nga banoret se ne cfar situate eshte katandisur ky fshat, pse skerkon tetime nderkombetare dhe kthimin e tokes pa ligjin 7501 ashtu sic kane vendosur gjithe himariotet, atehere kuresesi toka nuk do shitej fshehurazi sepse eshte pjese e trashegimtareve dhe jo grupi njerezish madje te lidhur me vete kryetarin e bashkise, per te bere ndonje pisllek ne dhermi duke filluar nga kryeplaku dhee vetee kryetari i omonias.

Anonymous said...

o Jani Marko, δεν είναι πρόεδρος της αδελφότητας εδώ στην Αθήνα? ο ίδιος, από το πρωί μέχρι το βράδυ, παίζει στοιχήματα και υποκύπτει στο χρέος από όλες τις πλευρές. Αλίμονο σε όλους μας, αυτό που μας έχει απομείνει για να μας εκπροσωπούν την αξιοπιστία και την παράδοση

Anonymous said...

Bollano duhet te kerkoka heqjen e ligjit 7501??!! Po pse nga kryetari i bashkise varet ekzistenca apo jo e ligjit 7501??!! Bollano eshte ne krye te te gjithe atyre himarioteve qe nuk e duan kete ligj, po kryetari i bashkise nuk ben ligje, maksimumi mund te mbaje qendrim ndaj tyre, po kaq. Vetem nje injorant ose kush mendon se flet me injorante mund te pretendoje zgjidhje nga kryetari i bashkise. Siç e shkruajta edhe me lart, asnje pellembe toke nuk eshte vjedhur qe kur ka ardhur Bollano. Ai ka ditur te shfrytezoje mire mangesite e kuadrit ligjor(qe eshte nje gjullurdi e papare), pikerisht per te bllokuar parregullsite dhe dallaveret e ketij lloji, madje duke qene strikt edhe me vete himariotet ne kete aspekt. Po me mire nje shterngim bythe sot per himariotet se sa te shikosh çibanet e huaj qe te mbijne si gjiton. Sa per ate qe pretendon se Dhermiu qenka shitur, duhet te na jape ndonje fakt mbni keto shitje dhe jo hipoteza apo perpjekje se perpjekjet qe behen per te mare toke ne Himare i dime te gjithe, po kush ia ka dale deri tani? kete te na thote kush di gje, po kam pershtypjen se ose po flet frika(e drejte dhe kjo) ose flet keqinformimi.

Anonymous said...

Po zotni, miku me lart te mori shembullin e Dukatit, ndersa vullneti per kthimin e tokave ne Himare, ka humbur nga Bashkia e Himares. Ketij institucioni, i intereson qe 7501 te jete ende ne fuqi, per te perdorur voten ndaj fshatareve te gjithe krahines per interesa te ndyra elektorale, dhe kete me se miri po e shfrytezon z. Bollano. Na kerkon Fakte. PO po te tregojme.

Ne Dhermi, konkretisht ne Perivolo, qytetari A. Koka, i shiti me nje kontrate individuale teresisht te gabuar sic po punojne te gjithe mafiozet ne kete zone e thene me lart, disa shkodraneve, dhe keta te fundit i dhane parapagim 20 mije evro. pasi bene konmtraten me mearifete ne hipoteka, moren pronesine dhe debuan te zotin e shtepise, dhe ndertuan ne nje kohe rekord 5 apartamente me nga 4 kate.
Ky esht rasti me skandaloz i fundit, nderkohe qe priten me qindra te tjere.

Anonymous said...

Bollano ska nevoje per propagande elektorale se per te votojne 99,99% e himarioteve. Propagande te ndyre elektorale po ben ti duke kerkuar ti japesh kryetarit te bashkise nje atribut qe nuk e ka, ate te ligjvenesit. Ne Dukat kryetari i bashkise i genjeu fshataret e vet ndaj edhe ata i kerkojne llogari, ndersa Bollano nuk ka genjyer per asgje deri me tani. Per me teper himariotet qe jane njerez me shkolle e kulture dhe e dine se çka ne dore kryetari i bashkise dhe çfare nuk ka.
Pertej kesaj, nese nje pronar toke do ta shese pronen e vet, kjo eshte nje gje qe mbetet ne ndergjegjen e gjithsecilit. Ndoshta ju jeni mesuar qe kryetari i bashkise ju mban edhe regjistrin se sa here shkoni ne hale, po ne himariotet i dime mire kufijte e te zgjedhurve tane dhe ndergjegjes tone.
Dukatasit me kot i krekosen kryetarit te bashkise se ai ska asgje ne dore per ndryshimin e ligjit. Atij mund ti hakerohen nese ka dhene leje ndertimi ne prona te vjedhura, gje qe Bollano nuk e ka bere kurre. Pra atq qe Bollano ka pasur ne dore per te mbrojtur pronesine e himarioteve, i ka bere te gjitha dhe himariotet e dine mire. Te tjerat jane llafe.

Anonymous said...

UNE BASHKOHEM SI QEPAROTAS PER SHQETESIMET,SIGURISHT DICKA KEMI BERE TE GJITHE BASHKE, EDHE BOLLANON E KEMI MBESHTETUR POR KA ENDE SHUME PER TE BERE DHE MOS TE MEREMI TE THEMI, "ESHTE DESHIRE E GJITHE SECILIT TE SHESE". PIKERISHT KY JUSTIFIKIM NUK DUHET TE PERBEJE AGENDEN E PUNES SE KRYETARIT TONE. POR JEMI SHUME TE SHQETESUAR SEPSE ESHTE SHITUR NE MASE ME 7501 TOKA DHE SI PASOJE E KRIZES GREKE, MIRE THONE ATA QE SHKRUAJNE ME LART, I SHESIN DHE NUK I JAPIN VELLAIT, MADJE ME KETE LIGJ QE NDALON TJETERSIMIN E TOKES PASI ESHTE NE PERDORIM. KAQ BASHKE ME BOLLANON KRYE, NUK MUND TA NDALOJME KETE HEMORAGJI? PO VJNE DJEM DHE DUHET TE NDERTOJNE OSE KANE NDERTUAR, SIGURISHT EDHE PRESIN LEJEN, POR BASHKIA KA NJE KOMISION TE TOKES, KA KRYEPLEQ, KA KESHILL, KA FORCEN E SAJ AUTONOME E CILA KA PERRGJEGJESINE E MBARVAJTJES, VLLAZERIMIT DHE KRIJIMIT TE NJE EKONOMIE TE SHENDOSHE TE HIMARES, DHE JO TE BEJME ARMIKUN, O ME MUA O KUNDER. KY ESHTE NJE SHQETESIM QE PO TRASHET SHUME. PARAFOLESI QE KAM SHUME RESPEKT SE DUKET QE SHKRUAN NGA BASHKIA, DUHET TE KETE PARASYSH E HIMARA DHE ZERI KONUNITAR I SAJ BRENDA DHE JASHTE, KA FORCE QE TE NDERTOJE EDHE LIGJE AUTONOME, NE SE NUK I PELQEN 7501, ATEHERE TA PROPOZOJME PER TA HEQUR PARLAMENTIT, GJE QE SE KEMI BERE, NE TE KUNDERT JEMI VETE BRENDA.
FALEMINDERIT DHE DEBATIN MOS E MBYLLNI SE KESHTU ECET PERPACAR.
PERIKLIU

Anonymous said...

Z.Perikli une nuk shkruaj nga bashkia po nga matane adriatikut dhe jam nje prej atyre te rinjve himariote qe pres lejen e ndertimit ne token time prej muajsh.
Jam plotesisht dakort me kendveshtrimin tend te problemit po nuk pajtohem me ata qe çdo problematike duan tia veshin kryetarit te bashkise. Ata qe sillen keshtu, tregojne se nuk e pellcet fare per problemin tone po duan si e si te na shikojne ne konflikt. Te gjithe ne himariotet e dime qe Vasili ka qene nje barriere e pakapercyeshme per dallaveret e mafies shqiptare dhe do vazhdoje te jete barriere.
Fatkeqesisht, ligji 7501 nuk eshte si thua ti qe jep toke ne perdorim. Ne perdorim ua jepte NB ndersa kooperativave ne pronesi me te drejte regjistrimi(token e klasifikuar si bujqesore)dhe himara ka qene kooperative jo NB.
Tani te kthehemi tek faji kolektiv dhe personal i yni. Une mendoj se faji kolektiv eshte gjithnje shume i kufizuar ne kete problematike. Jam dakort me nismat qe propozon ti, po keto mbeten te pa mbeshtetura ne asnje ligj. Po e zeme qe baza ligjore ekziston dhe bashkia del me nje mocion(nuk e di nese eshte fjala e duhur)per ti kerkuar qeverise ndryshimin e ligjit; sipas teje nuk qenka bere asnjehere kjo gje? sa shoqata pronaresh kane dale me mocione te tilla? sa i ka pjerdhur politika keto nisma? ti e ben ne mendjen tende lidhjen politike-mafje? keta kastile i kane bere keto ligje.
ndersa faji personal i gjithsecilit mbetet me nje peshe goxha te madhe ne problemin ne fjale. Personalisht i kam rezistuar shitjes se tokes time dhe shume ofertave qe me jane bere me joshje e me dhune. jam familjar si gjithe te tjeret dhe me problemet e shumicesh, po preferoj te vazhdoj te terheq karron ne emigracion se sa te shes token e te pareve te mi. perendia me mbafte me kete mendje qe kam qe tua trashegoj token femijeve te mi himariote, po kete mendje nuk mund tua imponoj atyre qe problemet i kane ngulur me shpatulla pas murit ose qe per inatet personale flene me mullixhiun. prania e kesaj shtrese ne popullsine e himares eshte nje kosto qe do te na duhet ta paguajme ne nje fare menyre, siç kemi paguar pranine e spiuneve ne kohen e komunizmit.

shendet.

Anonymous said...

Une jam dakort me te dy parafolesit. Po ti leme himariotizmat, jo keshtu edhe jo ashtu, per me teper na duken disi dhespotike. Duhet pranuar se jemi ne nje situate kritike, duke mos dashur te shikojme interesin personal. Leja duhet te jete sa me e lehte per himariotet dhe pranoj me bindjen time se edhe Bollano dicka ka bere per te ndaluar grabitjet, por te ushtroje me funksoinin e tij absolut, tek fshataret ne se ka te dhena per falsifikime dhe shitje, ne fund te fundit ate kemi COBAN te zgjedhur atje, te gjithe jane te ikur, gjysma ne greqi, ca ne itali ca ne shqiperi dhe ca te tjere ne usa. Por me ben pershtypje se duhet ta lexosh kreun e kesaj faqe, i cili thote se shume himariote qe kane 7501, po blihen nga mafia e tokave dhe sigurisht rruga qe kane ndjekur eshte lkryekeput e jashteligjshme. Me shume respekt per himariotin nga adriatiku, do te doja ta pyesja: Ke provuar te ruash prej 20 vjetesh vellane ose xhahane per te te mos shitur token 7501 ne fshat deri sa te rregullohet kjo padrejtesi dhe nga ana tjeter kur mer vesh nje gje te tilleperfytyrohesh per maskarallekun ku eshte futur kjo situate. kete themi qe jane shtuasr si fara e keqe personat qe kryesisht jane ne emigracion qe kane ligjin 7501 dhe qe po i shesin madje me notere ne greqi.

Sofo