Tuesday, December 07, 2010

Fushata Kundër hiresise se tij Janullatus –një Fushatë Kundër Integrimit të Shqipërisë


pirro10 marre nga http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=2905624
Nuk është për tu habitur kur sheh vazhdimisht në gazetat dhe disa intervista Televizive këto kohët e fundit një interesim të papritur dhe një fushatë kundër Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij Janullatos.
Përsonat që kanë folur vazhdimisht kundër Janullatusit(Anastas Janullatos, lindi më 4 nëntor të vitit 1929) në fakt po t’i shohësh me kujdes në shkrimet e tyre, e kanë drejtuar tehun e kritikës dhe mllefit jo vetëm kundër personit të panjollë morale dhe kundër një eruditi (kush ka patur rastin të flasë me të e ka konstatuar këtë aspect të mrekullueshëm) si Kryepeshkopi, por edhe kundër Ortodoksisë së krishterë shqiptare. Ky është helmi që duan të hedhin nëpërmjet komenteve të tyre dashakeqe- frika ndaj forcimit të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare e cila sipas statistikave të përafërta të vitit 2008 mund të ketë një numur prej afërsisht 700.000 njerëzish duke përfshsirë këtu dhe minoritetin grek; pra një komunitet i madh shqiptar që jeton prej qindra e mijra vitesh në trojet e veta, një komunitet që praktikisht nuk është ende i përfaqësuar në drejtimin e shtetit shqiptar të periudhës së post komunizmit. Është e vërtetë që qeveria demokratike e viteve 1992-1997 arriti për herë të parë një përfaqësim dinjitoz të të tre komuniteteve fetare përsa I përket drejtimit të shtetit shqiptar, por pas 1997 komuniteti ortodoks nuk është ende i përfaqësuar sa duhet në drejtimin e shtetit shqiptar.
Le të hidhemi tek faktet se përse luftohet Fortlumturia e tij Janullatos, përse mbahet nën presion komunieti ortodoks, përse ortodoksët shqiptarë quhen në disa qarqe radikaliste shqiptare e kosovare me përbuzje grekër, dhe përse disa individë që hiqen si miq të kishës autoqefale shqiptare, në të njëjtën kohë që shtrenogjnë dhe puthin dorën e Hirësisë së tij, sa dalin nga dera bëjnë të kundërtën?
i
Pak Histori.
Historia e Kishës Autoqefale Shqiptare është e re ashtu si dhe shteti shqiptar. Duke i përkitur një kishe me rite bisantine-ortodokse dhe që komunikimin kishëtar, letrar dhe predikues e kishte dhe e ka në gjuhën greke ashtu si dhe e gjithë perandoria byzantine edhe popullata shqiptare dhe shqiptar-folëse në atë kohë, dëgjonte predikimet në gjuhën greke sidomos gjatë kohës së pushtimit 450 vjeçar turk. Përpjekjet e para u bënë nga rilindasit shqiptarë për të patur dhe shqiptarët një kishë autoqefale e ritit greko-bizantin por që të psallt-ej shqip në kisha. Përpjekjet e para sipas English Wikipedia (Church of Albania, Orthodox wiki) janë bërë që më 1908 nga emigrantët shqiptarë në SHBA. Prifti i parë shqiptar që u kurorëzua dhe që bëri meshën në shqip ka qënë Fan Stilian Nolin në mars 1908, i cili ishte jo vetëm prift ortodoks por ishte dhe një nga udhëheqësit e lëvizjes nacionaliste shqiptare në luftë për pavarësinë ëe Shqipërisë i cili përktheu shumë psalme në gjuëhn shqipe në mënyrë që shqiptarët ortodoksë të kuptonin se çfarë thuhej në kishë. Në SHBA, u ngritën kishat e para shqiptarë që më 1912. Nga ana tjetër në SHBA, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F. Nolin peshkop të saj me ndihmën e një peshkopi rus.
Pas ngritjes së flamuritdhe pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 dhe pasi Shqipëria u pranua në lidhjen e kombëve pas luftës së parë botërore, Fan Stilian Noli u kurorëzua si Peshkopi i parë i Korçës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.
Më 19 shtator 1922 megjithë kundërshtimet e Patrikanës të Konstandinopojës (në Stamboll), u mblodh në Berat Këshilli i parë i Kishës, e cila e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare si Autoqefale, dhe gjuhën shqipe si gjuhë kryesore. Më 21 Nëntor 1923, Sinodi i Pare i themeluar në Berat shpalli F. Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shën Gjergjit në Korçë (http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Feja_n%...evat_shqiptare).
Megjithatë, Patrikana e Konstandinopojës ofroi njohjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë me disa kushte në vitin 1926, por qeveria shqiptare e A.Zogut e refuzoi.
Më 1929 u shpallën dy peshkopë: njëri ishte Peshkopi Visarion Xhuvani I cili u përkrah nga qeveria e atëhershme e A.Zogut. Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V. Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhuvanin.
Patrikana Ekumenike e Konstandinopojës e kundërshtoi këtë sinod.
Megjithëkëtë, duhet theksuar se V. Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithë-ortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929.
Problemi autoqefalise u be një nga temat kryesore edhe për mbretin Zog i cili dërgoi ministrin ortodoks Kota dy herë në Stamboll për të negociuar por edhe për të kërcënuar. Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë të Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K. Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishës Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varësia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi (Tomos), iu dorëzua K. Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kota.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës. Më 1937 u hap dhe një shkollë fetare seminariste në Korçë për bërjen e priftërinjve.
Duhet të kihet parasysh se Tomos-i (dekreti i Patrikanës së Konstandinopojës) nuk ka lidhje me Statutin e kishës, statut i cili u krijua dhe u zyrtarizua pas marrjes së dekretit.
Njëra nga pikat e statutit të ri (në vënd të pikës së statutit të 1929) ishte se Kryepeshkopi duhet të ishte nënshtetas shqiptar dhe jo vetëm me kombësi shqiptare, për arësy sepse kjo e fundit binte ndesh me liritë e të drejtat e njeriut.
Pas çlirimit, më 1949, Kryepeshkopi Kissi dhe shumë peshkopë të tjerë u shkarkuan nga autoritetet komuniste e cila vuri në shënjestrën kryesore gjithashtu dhe katolikët.
Nga viti 1946 deri në vitin 1949 Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 Gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpall Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë. Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.
Pas 1967 Kisha ortodokse u shkatërrua pothuajse plotësisht.
Pas rënies së komunizmitpersekutimi I kishës mori fund, por hierarkia e kishës ortodokse ishte shkatërruar plotësisht. Patriarku I Konstandinopojës emëroi si eksark (i dërguar) të Patrikanës- peshkopin Anastasios (Prof.Dr.Janullatos) të Androuzës.
Kështu, më 24 qershor të 1992 Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Ekumenike zgjodhi Peshkopin Anastasios Kryepeshkop të Tiranës, Durresit dhe të gjithë Shqipërisë. Ky Sinod emëroi dhe peshkopë të tjerë për dioqezat te ndryshme të Shqipërisë. Qeveria shqiptare pranoi Kryepeshkopin Anastas, por refuzoi peshkopet e huaj duke kërkuar që ata të zgjidhen nga nga shqiptarët etnikë. Tensionet midis hierarkisë kishtare ortodokse dhe qeverisë vazhduan edhe për shkak të minoritetit grek në Shqipëri.
Këto tensione pushuan më 1998, kur u emëruan tre peshkopët: peshkopi (arkimandriti) Xhon Pelushi në Korçë, Metr. Ignatios në Berat dhe Fr. Kozma Qirjo, peshkop të Apollonisë duke formuar kështu sinodin e shënjtë për Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Në vitin 200 peshkopi Kozma (në moshën 77 vjeç vdiq dhe nuk u zëvëndësua më), dhe Kryesekretar Jani Trebicka.
Më 6 nëntor 2006, u mblodh Sinodi i Shenjtë me 257 anëtarë, i cili aprovoi Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kyepeshkopi Anastasios Janullatos është me titull ‘Profesor Doktor’,dhe ka verprimtari shkencore, sociale, veprimtari ndër-kishtare, ndër-fetare, ndërkombëtare. Eshte kryetar I Keshillit Nderkombetar te kishave te botes.
Është nderuar me tituj të ndryshëm nga 20 vënde të ndryshme të botës dhe është Qytetar Nderi i Tiranës dhe i Korçës këtu në Shqipëri. Është autor I rreth 300 botimeve dhe veprave kërkimore, fetare, shkencore, dhe sociale.
ii
Forcimi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë nën drejtimin e Kryepeshkopit Janullatos (Anastasios).
Mund të thuhet pa frikë se:
-Është ringjalluar plotësisht feja e krishterë ortodokse dhe janë rreth 700.000 të krishterë ortodoksë, puntorë të urtë, që zbatojnë Ligjet e shtetit shqiptar dhe që falen në kishat e ndërtuara dhe të restauruara nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos.
- nëse nuk do të ishte një njeri me horizont kaq të gjërë e tolerant si Prof.Dr. Janullatos, nëse nuk do të ishte një person me vullnet të hekurt për të ngritur një kishë të shkaktërruar nga themelet si Prof. Dr. Janullatos,
-nëse nuk do të ishte një person me njohje të shumta e të gjithanëshme në të gjithë botën, --nëse nuk do të ishte një person si Prof.Dr. Janullatos që gëzon respekt në të gjithë komunitetin ortodoks shqiptar dhe jashtë vëndit në Europë sidomos ne Ballkan, Afrikë, SHBA,
- mund të them me siguri që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk do të ishte më e fortë, më solide, më e njohur, se asnjëherë tjetër qoftë në vëndin tonë qoftë jashtë shtetit,
-mund të them me siguri që nuk ka Kishë ortodokse në shtetet e tjera përreth dhe më larg, si në Gjeorgji, Rumani, Rusi, Greqi, Afrikë, Konstandinopojë, e gjetkë, që nuk flitet në gjuhën shqipe kur bëhet bekimi në ato Kisha të njohura nga Patrikana e Konstandinopojës: ‘Bekoje Zot Shqipërinë’.
Në drejtimin e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos që nga viti 1992, janë ndërtuar nga themelet 145 kisha të reja (të mëdha e të vogla), janë restauruar 60 kisha e manastire-monument kulture dhe janë rikonstruktuar mbi 158 kisha, dhe 425 ndërtesa. Keto arritje i ka vlerësuar maksimalisht Presidenti Sali Berisha.
Në drejtimin e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos shërbejnë 135 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë, të diplomuar në Akademinë Teologjike Orthodhokse "Ngjallja e Krishtit". Ndërkohë po kualifikohen më tej në universitete të njohura teologjike jashtë vendit dhe studentë të tjerë. Interesant është fakti se Prej vitit 1940 në Shqipëri shërbenin 440 priftërinj orthodhoks deri më 1967, e më 1990 nuk kishte asnjë prift. Mund të vërehet rrënimi I Kishës gjatë komunizmit.
Në drejtimin e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos, u krijuamë 2000 Instituti professional ‘Frymë Dashurie’ në Tiranë dhe u investua mbi 1 milion $.
Më Shtator 2010 u legalizua Universiteti i parë nën kujdesin e Kryepeshkopit Janullatos: Universiteti ‘Logos’ me tre Fakultete dhe me një të ardhme të shkëlqyer.
Në drejtimin e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos është hapur e funksionoinë në shqip: Radio ‘Ngjallja’, gazeta ‘Ngjallja, Revistat: ‘Gëzohu’, ‘Këmbanat’,’ Tempulli’, dhe ‘Kerkim’; Buletini ‘Fjala’, buletini në anglisht ‘News in Orthodoxy from Albania’,e plot tekste fetare të gjitha në shqip, etj.
Në drejtimin e Kryepeshkopit Anastasios Janullatos janë ndihmuar vazhdimisht financiarisht, ekonomikisht, e shpirtërisht, jo vetëm komuniteti ortodox shqiptar, por dhe shqiptarët e Kosovës më 1999 ku 33.000 kosovarë u ndihmuan me ushqime e veshmbathje për disa muaj rresht.
iii
Përse sulmohet Kryepeshkopi Anstasios Janullatos?
Qarqe të caktuara anti-të krishtera dhe anti-ortodokse kanë 20 vite që flasin apo hedhin dyshime mbi legjitimitetin e Kryepshkopit Janullatos në drejtim të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe jo pa qëllim. Hedhja e farës së dyshimit nuk ka të vëjë vetëm me Kryepeshkopin. Sulmet, hedhja e farës së dyshimit, fyerjet, sulmet anti- ortodokse kanë të bëjnë me këto qëllime:
-Qarqeve ekstremiste anti-ortodokse nuk duan që Komuniteti Ortodoks të forcohet kaq tepër dhe të jetë kaq integrues me vëndet e BE dhe SHBA, e sidomos me Greqinë.
-Individë keq-dashës e putha-dorë që lavdërojnë e lëpihen ditën por që kurdisin natën intriga kundër Kryepeshkopit dhe Ortodoksisë, janë të interesuar që të ketë një klimë jo miqësore dhe jo integruese me minoritetin grek, dhe Greqiinë sepse kanë gëlltitur ‘lugën e çorbës’ dhe janë të lidhur me interesa të tjera jashtë Shqipërisë me shtete që nuk janë anëtarë të BE eëer pasojë nuk duan që Shqipëria të integrohet shpejt në BE.
-Qarqe dhe individë anti-ortodoksë dhe anti-integrues kanë frikë forcimi I besimit të krishterë ortodoks pengon forcimin e ndonjë besimi tjetër megjithse e dinë fare mirë se liria fetare, laicizmi I shtetit shqiptar, tolerance fetare në Shqipëri, janë faktorë që ndihmojnë integrimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj në sytë e fqinjve dhe të BE.
-Qarqe dhe individë anti-ortodoksë dhe anti-integrues i ‘qajnë hallin’ Shqipërisë se mos I merr tokat Greqia por harorjnë se Shqipëria është në NATO, harrojnë se janë rreth 1 milion shqiptarë në Greqi, harrojnë se Athina është qyteti i dytë në Europë, që ka më shumë shqiptarë pas Tiranës, harrojnë se minoriteti grek është një nga minoritetet që ka dhënë kontribut të padiskutueshëm në çlirimin, ndërtimin, rënien e komunizmit dhe kalimin e butë të tranzicionit shqiptar.
-Qarqe dhe individë anti-ortodoksë dhe anti-integrues çirren dhe thonë se është prekur statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, duke bërë avokatin mbrojtës të një komuniteti që nuk është i tyre dhe harrojnë se komunitetet e tjera simotra janë ngritur dhe rindërtuar me ndihmën e të huajve njëlloj si ndihma që I është dhënë Ortodoksisë shqiptare. Asnjë ortodoks shqiptar nuk ka hedhur fije dyshimi për Kishën Katolike Shqiptare apo për Qëndrën Autefale Islamikë përsa I përket ndihmës që kanë marrë ato nga vëndet përkatëse për të rindërtuar objektet e kultit gjithashtu të shkatërruara nga komunizmi.
Është për të ardhur keq që këta individë të cilët nuk lënë television e radio apo gazeta që janë pajtuar e ndoshta marrin rrogë nga disa media të tilla për të sharë e ofenduar komunitetin ortodoks, sepse është njëlloj që të shash Kryepeshkopin është sit ë shash e ofendosh komunitetin.
Janë po këta njerëz që vonojnë dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastasios Janullatos për vite me rradhë, duke harruar se ligjet tona dhe te BE, duhet t’ja jepnin automatikisht nënshtetësinë sepse Kryepeshkopi i Nderuar është Qytetar Nderi i Metropolit Shqiptar- Tirana, dhe i Korçës.
Në Shqipëri nuk do të mund të ndërtohej me kaq shejtësi dhe nuk do të prosperonte Kisha Ortodokse dhe komuniteti ortodoks- i lashtë që kur ka ardhur Shën Pali në Durrës rreth viteve 60 er - nëse nuk do të ishte ky njeri kaq energjik, kaq erudit, dhe kaq këmbëngulës si Kryepeshkopi Anastasios Janullatos.
Ditët e fundit nën emrin e Profesorit të Nderuar Kristo Frashëri dhe duke e manipuluar me pamundësinë e tij, po këta individë shkruan për mungesën e ligjëshmërisë së Kryepeshkopit Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Argumentat e tyre ishin tre:
- nuk bërtitën të gjithë ‘pro’ ?!
-‘Tomos’-i paska një nen që thotë se ‘Kryepeshkopi duhet të ketë kombësi shqiptare’?! por harrojnë që ‘Tomos’-i është në fakt Deklaratë njohjeje dhe jo Statut e për pasojë s’ka nene.
- ‘Janullatosi është grek dhe nuk lejohet nga statuti që të merren peshkopë nga fqinjët’?!
Të tre këto argument janë pa baza nëse këta individë do të kishin një njohje sado të vogël për statutin e Kishave dhe të Kushtetutës shqiptare sepse së pari, siç e thashë dhe më sipër në statutin e vitit 1937 dhe të mëvonshmin me 2006 është vendosur që Kryepeshkopi të ketë nënshtetësi shqiptare, dhe kjo mesa duket është arsyea që nuk i jepet nënshtetësia shqiptare sot.
Së dyti statuti i rregullt është ai i vitit 1937 (sepse njihet nga Patrikana e Konstandinopojës), dhe statutet e përmirësuara pas vitit 1992 në të cilat u shtua ‘nënshtetësi’, dhe jo ‘kombësi’ sepse binte ndesh me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Së treti nuk është e thënë që të bërtitet 100% pro sepse nëse do të futeshin individë keqdashës (ashtu siç dhe ishin disa) nuk do të mund të zgjidhej as edhe një drejtues. Statuti I vitit 1937 e ka evaziv, po ashtu dhe Statutet e pas vitit 1992.
Lotët e krokodilit të lëshuar nga këta qarqe anti ortodokse dhe anti-integruese se:’ Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare po uzurpohet nga minoritarët dhe grekët’, janë të pa-baza duke patur parasysh se për tu zgjedhur peshkop dhe kryepeshkop duhet që personi të ketë shkollë të lartë fetare dhe të jetë dhespot beqar (celibacy), të dyja këto nuk i ka asnjë prift shqiptar dhe sot e kësaj ditë që po flasim.
Atëhere në një rast të tillë të pa precedent si në Shqipëri ku u rrënua Kisha Ortodokse nga komunizmi (por edhe se kjo kishë ishte Kisha më e re Ortodokse Autoqefale në Ballkan e krijuar pas vitit 1912) si duhej vepruar?
Në dëshirën e këtyre anti-shqiptarëve që derdhin lot krokodili gjoja për ‘mungesën e autoqefalisë shqiptare’ do të ishte më mirë të mos kishte kishë ortodokse shqiptare port ë kishte në Shqipëri vetëm turq e grekë. Por ja që rilindasit shqiptarë e krijuan me mund këtë Kishë të fortë e cila sot ka të ardhme dhe po jep kontributin e saj të madh qoftë në tolerancën e shkëlqyer fetare në Shqipëri qoftë në përpjekjet për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE së bashku me simotrën e saj katolike dhe miqtë islamikë shqiptarë.
Vetëm njerëz ateistë dhe cmirëzinj shohin tek fjalët e ndonjë politikani ish-komunist apo analisti të paguar, apo ndonjë prifti pa shkollë nëpër media aty këtu, - hedhjen dyshimeve të tilla, gjoja rrezikun nga Greqia, duke lavdëruar Ali Pashë Tepelenë-gjakatarin, apo duke nxitur armiqësi duke kujtuar të kaluarën e hidhur.
E këta njerëz harrojnë të ardhmen e Shqipërisë, integrimin e saj në BE, rolin e padiskutueshëm në integrim të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe të Kryepeshkopit të saj të njohur në gjithë botën, së bashku me institucionet e tjera fetare në përshpejtimin e integrimit të vëndit, heqjen e vizave, tolerancën fetare, edukimin e shkëlqyer të komunitetit të urtë ortodoks, komunitet I cili ka përqindjet më të ulta të kriminalitetit në vënd në krahasim me të tjerat, si dhe harrojnë që ky komunitet jo vetëm sulmohet nën emrin e Janullatosit të cilit nuk i jepet nënshtetësia porse edhe nuk është I përfaqësuar në drejtimin e shtetit shqiptar.
Le të shpresojmë që në të ardhmen këta njerëz të kuptojnë se koha e tyre për të përçarë vëndin, për të shpallur ateizmin, për të kujtuar se’duam babën’, - ka marrë fund.

Referenca
• De la Rocca “Religion and Nation in Albania”, 1989, Romë.
• Dh Qiriazi “Kristianity in Albania”, 2000.
• Mark Milan “Albanian life and Customs”, Kurti, Sirdani.
• “On the contribution of the catholics in Albania”, 2000.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Feja_n%...evat_shqiptare
• English Wikipedia (Church of Albania, Orthodox Wiki)
• (Kryepiskopi Anastas, THESARI I ORTODOKSISË 2000 Vjet Histori - Monumente - Art. Vol. II - Patriarkanat dhe Kishat Autoqefale).Orthodoxalbania.org
• Ortodoksia në Shqipëri
• ^ http://religiousfreedom.lib.virginia...a/rbodies.html
• ^ http://www.consolatoalbanesemilano.o...ania_oggi.html
• ^ http://www.religiousintelligence.co....?CountryID=103
• ^ http://www.reference.com/browse/nonreligious
• ^ http://www.adherents.com/largecom/com_atheist.html
• ^ Një direktor Serb flet për Shqiptarët dhe realitetin që Serbët injorojnë
• ^ Historia e Skënderbeut
• ^ Theofan Stilian Noli
• ^ Kisha Ortodokse në Amerikë - Arqidioqeza Shqiptare
• ^ Kisha Ortodokse në Shqipëri
• ^ Tirana Observer Report
• ^ Kisha Ortodokse Shqiptare
• ^ [Gëzim Alpion, Western Media and the European "Other": Images of Albania in the British Press in the New Millennium]
www.orthodoxalbania.org

No comments: