Friday, December 03, 2010

Refleksione rreth demokracise ne Shqiperi (nga NY Center for Albanian studies))

post by [drkostaqeparoi@gmail.com]per NY Center for Albanian Studies & Research


Leksioni i gjashte
VI. A mund ta ndertoje demokracine Tirana me shumice popullsie Islamike ?

Pergjigje te prere me thike nuk ka dhe mos prisni nje gje te tille, por lexoni c'thone perendimoret per kete gje. C'mendojne orientalet nuk e di, vecse kam marre pervojen historike te tyre.

Shume veshtyre, te krijohet demokracia, per te mos thene kurre. Kjo eshte vertetuar ne praktiken e deri tanishme te vendeve te tjera islamike ne mbare boten. Asnje shtet Islamik nuk ka mundur deri me sot te ndertoje nje demokraci te lire liberale ku te zbatohen parimet nje shoqeri te lire.

Ne demokracine perndimore i zgjedhuri, shteti, qeveria, ndrohen, sepse zgjedhesit e heqin me vota dhe vendosin nje tjeter. Po ne Shqiperi pse nuk mund te realizohet kjo ? Sepse une jam Kalifi, zedhenesi i Allahut. Pamvaresisht nga emri, Enver, Ali, Edip, apo shajtani. Pse medoemos duan te rizgjidhen edhe 4, apo shume vjet te tjera, ose deri ne pafundesi ?

Une si person shoh interesin tim, jeten, pronen. Keshtu edhe tjetri, te gjithe. Per kete na duhet nje shtet qe ta na mbroje jeten dhe pronen, asgje me shume. Kushdo qofte ne krye, s'ka rendesi per ne, sepse drejtimi do te behet me ligje. Por ne Tirane ish udheheqesi perse kembengul qe te jete prape e prape ne pushtet ?

Me siguri fytira e tij behet e ndyre kur e shikon gjithmone. Ai ne se vepron sipas instikteve, eshte kthyer ne nje kafshe. Ne se ka pak mendje eshte perbindesh. A thua e ha meraku se mos zevendesi do te drejtoje me ligje dhe puna e tij do te duket zero ?
Keto mendje i gjen kudo ne lindjen Islamike, por asnje ne Perendimin Judeo-kristian.

Nje udheheqes i mire ne krye te dy vjeteve duhet t'ja dorezoje tjetrit detyren, jo pas 4 vjeteve. Ne Demokracine e pare te njerezimit, ne lashtesine helene, zgjedhjet beheshin nje here ne vit. Ne sistemin me drejtim Olikarqik, qe eshte edhe me i miri system ne historine mije vjecare te shoqerise, ndrimi behet cdo vit. Ne se kujton se je Kalifi, ose vete Muhameti, mos kerkon te rish gjithe jeten si lugat mbi kokat e nje ose dy brezave?


Perndimoret pyesin

1. Te Drejtat ne Islam a respektohen qe te quhet demokratik ?

Lirine e mendimit dhe lirine e besimit e percakton Kurani ne sura 2:256, ndonse ne praktike eshte ndryshe. Ne fakt, jeta dhe prona per cdo person myslim ose jo, nga Islami garantohet. Racizmi nuk njihet dhe Kurani flet per barazi, sura 49:13.
Ne vendet jo islame koncepti per te drejtat e njeriut eshte i ndryshem dhe trajtohet ndryshe nga vendet islamike. Krishti thote : Paqe, paqe dhe asnjehere nuk pranon luften, vdekjen. Muhameti predikon lufte ndaj jo myslimanit, vdekje armiqve dhe hipokriteve, feri do te jete shtepia e tyre, sura 9:73

Kush jeton ne shoqerine myslimane te drejtat i jane ngushtuar shume. Sipas Kuranit nuk eshte gjynah nqs nje mysliman vret nje jo mysliman.

Ne perdorimin e droges Talibani e ndan boten ne Myslimane dhe jo myslimane. Abdul Rashid udheheqes i policies anti droge ne Afganistan thothe : Ne mbjellim, perpunojme opium sepse eshte e lejushem te perdoret nga KAFIRS ( jo besimtaret ) ne Perendim dhe jo besimtaret ne Afganistan.

V. S. Naipaul mbajtes i cmimit Nobel ne Majlezi, thote se besimtaret nuk perdorin droge. Ata u a japin Izraeliteve per ti shkateruar se israelitet jane armiqte e Allahut.

Nqs nje Myslim kthehet ne Kristian ai denohet. Ne Arabine Sadite Shaira thote : "Largimi nga Islami eshte ofeze e madhe." Ne Egjipt ne shoqerine myslimane pak te hapur, kristianet jetojne nen kercenimin real. Ne korik 2000 Gayed Ishaq, 37 vjec denohet me 3 vjet burg ne Egjipt sepse ofendoi fene Islame. Ne Pakistan kush lexon librin e Sulejman Rushid denohet nga ligji.

2. Islami eshte fe per paqen ?
Ne shtetin Islam udheheqesi i shtetit duhet te jete mysliman. Gjate shekujve si kolni, arabet pak moren nga vlerat e Evropes, menyra e mendimi dhe e te jetuarit.

Doktrina e Islamit eshte ne konflikt me kerkesat aktuale te sotme. Cdo Imam ose Mullah qe e ndalon pijen dhe eshte kunder Perendimit kerkon me cdo kusht qe djalin e tij ta coje ne Universitetet Perndimore.

Ernest Reman qe thelloi studimin per krahasimin e feve 100 vjet me pare thote : Islami eshte gjenerator i despotizmi shpirteror. Robert Spenon e koncepton Kuranin si nje liber perfekt kunder intelektualizmit duke thene se : Fanatizmi dhe injoranca i ka rrenjet ne mbeshtetetjen qe ju ben Kurani.

Popujt e pushtuar gjate shekujve, nqs nuk pranonin fene Islame trajtoheshin si klase e dyte. Islamin e ka shoqeruar prapambetje, urejtja dhe ne te gjithe perimetrin e fqinjesise kane bere luftra sepse fqinjet kane pase fe te ndryshme me Hindus ne Hindi, komunistet dhe budistet ne Kine, hebrenjte ne Jeruzalem, kristianet ne shume shtete dhe paganet ne Afrike.

3. Islami a mund te krijoje shtet demokratik ?
Feja Islame eshte me e perhapura ne bote. Shtetet e moderuara ndalohen qe politiken ta kombinojne me fene. Islamit si rruga e jetes, shume shtete te tjera arabe i qendrojne strikt. Ata argumentojne ne kete menyre: Eshte Allahu dhe jo njeriu qe udheheq. Allahu eshte burim lgjitim edhe per politiken. Sipas ligjeve te Allahut do te zhvillohet shoqeria.

Harohet se Muhameti i nxori keto ligje per zhvillimin e shoqerise 1400 vjet para ku kushtet ishin shume te ndryshme, nje mjerim, varferi, pa organizim, pa shtet e ligje. Tani shume prej tyre nuk u ndihet vlera.

Turqia si Republike Islamike me demokraci e ka demoracine te cunguar. Jordani, Egjipt, Marok, kane jo shume modernizim ne udheheqje, qe shpesh kthehen ne fashiste, diktatore, si ne Libi, Siri e Sadami dikur ne Irak.

Islamiste radikale ne udheheqje jan akoma ne Iran, Sudan, Egjipt. Republikat e ish Bashkimit Sovjetik nga autokraci kaluan ne autokracine Islame-sekulariste. Ne Azerbaxhan, myslimanet Shiite, nen ndikimin e Iranit jane ngrite kunder shtetit ateisto-laik. Me 1966 lideri islamik u arestua. Kirkizia eshte shtet islamik laik.

53 shtete jane ne lufte per demokraci, por shtetet arabe nuk kane institucionet te meren me problemet e drejtimit, te organizimit te shtetit. Atoriteti fetar dhe shteti jane bashke.


4. Mund te behet Islami laik ?
Shtei Islamik mund te behet Lik, si Egjipti ku Muhamet Abduh kufizoi martesa me shume gra dhe nxori ligje per ndarjet e nje cifti. Ne USA ka mbi 1200 xhami me 7 milione myslimane. V. S. Napol thote se duhet edukim dhe eksperience. Kristjanizmi u thjeshtua, u pershtat shtetit modern, gje qe Islami as qe e ka provuar. Kurani dhe Bibla i kane bazat te ndryshme.

Turqia ndertoi shtetin e pare laik. Qemal Ataturku i tregoi shoqerise myslimane se shteti eshte ne gjendje te drejtoje shoqerine edhe ne vendet islame, pa ndihmen e ligjeve te nxjere nga Kurani. Shteti u be ne baze te races dhe te fese, ku shume greke e armene iken. Kalifati u suprimua, u vune ligje jo ne baze te Sharia. Te gjitha praktikat e Tuqise do te sherbejne si shembell. Nga vazhduesit e Islamit pati rezistence si Rexhep Tayp Erdogan, Xhemaledin Kaplan etj.

Shteti i Iranit ka histori speciale. Fillimisht ndoqi modelin Turk. Po me 1979 Khomini e ktheu prape shtetin ne rrugen e Islamit qe hoqi muziken, pijet, veshjet. Khomeni u interesua shume per anene shpirterore te popullit por aspak per ekonomine. Tani Irani eshte Republike Islamike, fetare.

Ne Pakistan disa here Shaira eshte heqe dhe vene. Me 1977 u vendos prape dhe tan quhet Republike Islamike. Ne Sudan qysh me 1983 ligjet fetare te Kuranit jane ne fuqi.

5. Mund te lulezoje shkenca dhe kultura ne Islamizem ?
Kur Helenet pagane ishin ne kulmin e lavdise se qyteterimit botror te lashtesise, Islami nuk egzistonte. Kur lindi Islami Kultura Heleno-Romake ishte fute ne vitet e ereta te histirise se saj. 100 vjet pas vdekjes se Profetit Islami u perhap ne gjithe Arabine. Kalifi i Madh Harun al Rashid 786-809, e riti akoma Perandorine Islamike me qender ne Bagdat, qe konkurante Bizantinin.

Arqitektura e ndertimit te xhamive u zhvillua shume. U ndertuan spitale, farmaci nga Abdullah al Mamun 813-833. Aba Bakral Razi shkroi encklopedine mjekesore me 900 dhe tekste mesimi mjekesore.

U hapen Universitete ku avancuan shume mjekesia, matematika, fizika, astronomia, geografia, arqitektura, arti, literature dhe historia.
Matematika dhe algjebra u zhviluan shume. Emri i algjebres vjen nga Al-jabr. Numurat arabe dhe koncepti i zeros u perhapen nga arabet ne gjithe boten islamike e jo islamike.

Instrumenta te sofistikuar si astrolabi dhe gjithe paisjet e navigacionit te evropianeve qe zbuluan boten, ishin arabe. Por sot vihet re se shkencat aziatike jane shume mbrapa ku horizonti, mundesite dhe shume te tjera kufzohen nga ligjt e Sharias.

U shkrojt libri "Nje mije e nje net nga Shehrazdi. Rubairat e Umar al Khajamit, Konferenca e Zogjve e Sufi Feridit, Xhelaladin Rumiu 1207-1273 etj i dhane zhvillim kultures arabe.

Pati shume poete te tjere, u bene perkthime te Aristotelit, Platonit dhe filozofeve te tjere helene ne nje kohe qe Evropa i kish lene ne harese. U perkthye e gjithe medicina greke nga Ahrum me 683 ne Aleksandri. Filozofet myslimane u ndikuan shume nga Aristoteli i perkthyer komplet nga Akademia e Aleksandrise ne arabisht.

6. Eshte Islami tolerant per jo myslimanet ?
Perandoria Romane ne gjithe teritorin e saj i ka mbrojte hebrejte. Ne luften e dyte boterore kur shkoi ne Marok komandanti i ushtrise gjermane u takua me Mbretin dhe i kerkoi te dorezonte hebrejte. Nuk pranoi duke thene se nuk ka asnje hebre ne Marok, ne kohen qe ishin 250 mije.

Ne te gjitha shtetet synet berese, ku banori mysliman nuk mund te vecohej nga nje hebre te gjithe hebrejte shpetuan. Nuk vritej asnje person pa e verifikuar me kete medote te perbashket islamo-judeo. Ne vendet kristiane ata dalloheshin lehte prandaj edhe u vrane.

Vete Muhameti nuk i ka keqtrajtuar kristianet ne Arabi. Praktika sot eshte ndryshe. Bota ndahet ne Myslimane dhe jo myslimane. Vete Profeti thote ; Vdekje per ate qe le fene.

Ligjet e Islamit i mbrojne minoritet. Historia ka shume shembuj per tolerim dhe jo tolerim. Dikur tolerimi ka qene me i madh. Historia tregon nje fakt per tolerancen. Kur Kalif Omari me 634 hyri ne Jeruzalem, ju garantoi lirine qe te falen ku te duan, sipas besimeve te tyre, gjithe qytetit. Ai shpesh ka lejuar qe minoritetete jo myslimane te ngrejne gjykatat e tyre te bazuara jo ne Sharia.

Sudanezet denuan me burg Hasan K.al Faki me 1998 se u be nga mysliman ne kristian dhe me 31 Maj 2001 u lirua nga protestat boterore. Muhamet Sallam me 1989 u denua ne Egjipt se u be kristian.


7. Perse ne ushqime & veshje Islami vendos kufizime ?
Dieten, kreshmen, Ramazanin e ka Judaizmi, Kristianizmi dhe Islami. Por Myslimaneve ju ndalohet te haje mish deri dhe te pine pije alkolike. Profeti thote se : Trupi juaj ka me shume te drejte se ju, dhe ushqimi duhet vetem nga ai qe te ben mire. Allahu ju ka dhene shendetin, gjene me te mire. Ne Amerike bejne pytetje, A eshte me te vertete Mishi Koshar per hebrejte dhe mishi hallall per myslimanet me i garantuar qe vertetohet edhe shkencerisht ?
Dihet se mishi i derit eshte jo i mire per vendet e nxehta si Arabia dhe eshte me i miri per vendet e ftohta si Siberia e Alaska.
Veshja e vecante e nje myslimi ... ???



8. ISLAMI & PERENDIMI
Ne Evrope kur lindi Kristianizmi egzistonin bazat e kultures Heleno-Romake. Perandoria Bizantine jo vetem e pranoi kristianizmin por shtetin e beri te pa ndare nga feja. Myslimanet nuk kane patur hegjemoni, u mungonte civilizimi.

Kur Perandoria Otomane drejtoi ushtrite kunder Evropes u pa se ishte dicka artificiale. Qe te mundje Evropen duhej vete Turqia te kishte trensformuar veten ne gjendjen sociale, ekonomike, edukative, gje qe i mungonin te gjitha. Evropes ju desh mbi 300 vjet per ti aritur keto.

Evropa kaloi dalngadale nga vend shoqeror agrar ne shoqeri industriale. Ky proces beri te mundur lindjen e demokracise dhe nje strukture sociale me shtet jo fetar. Pas 1600 zhvillimi i Evropes ishte i gjithanshem. Industrializmi, klasa puntore, cuan ne pluralizmin, te drejtat e njeriut. Ndarja e shtetit nga feja ishte jo vetem ide e bukur por nje politike shkencore, nje gje e domosdoshme, e diktuar nga nevoja e modernizimit te shtetit. Qe te ishte eficent dhe produktiv nja komb modern duhej organizim pa fene, ne baza demokratike. E kunderta nuk ka zhvillim, gjendja do ngelej agrare.

Kolonizimi i vendeve te tjera i dha gjithashtu zhvillim te madh ekonomise Evropiane. Qytetet u riten shume. Ne kete kohe gjendja ne boten arabe ishte akoma gati primitive. Koloni, varferi, fe, xhamira shume, shkolla pak. Ndryshimi i madh i Perendimit e vuri ne levizje. Qe te merte pjese ne kete zhvillim duhej te ndante edhe ajo shtetin nga feja, qe qe e veshtire. Sa me i edukuar te behet nje popull aqe me racional dhe tolerant behet ai.

Shoqeria moderne e kishte gjete demokracine si te pershtatshme, si ne Evrape e USA. Por per kete demokraci kushtet u pregatiten duke kaluar qindra vjet.

Feja kristiane kurre nuk e vu politiken ne qender te saj. Bile Krishti deklaroi se Mbreteria e tij nuk do te jete per kete bote. Per shekuj hebrejte e Evropes nuk e bene politiken e Evropes problem te Judaizmit. Por politika ne Islam asnjehere nuk qendroi e dores se dyte.

Politika ne fene Islame eshte tani me rendesi supreme, per krijimin e nje shteti Islamik. Por kjo ka qene e veshtire. Duhet lufte, perpjekje ( Jihad ) per t'ja aritur kesaj. Dikur te dy sektet Suni dhe Shiite, pranonin nje fare ndarje. Por tani nje shtet eshte ideali Islamik, ku Kurani te jete ligji ne jeten politike. Nuk eshte e vertete se per myslimanet eshte veshtire te krijojene shtet sekular- laik, por ndarja eshte e ndryshme ne boten arabe.

Arafati sa ishte ne pushtet justifikonte ekstremistet myslimanene qe kryenin ndaj civileve. Inkurajonte violencen si nje vegel te politikes. Myslimanet e moderuar qendrojne te heshtur, ndihen te persekutuar.1

Filozofi John Locke 1632-1704, deklaroi se per fene kristiane eshte me mire ndarja me shtetin. Teologet myslimane ndarjen e quajne si sulm kunder fese Islame dhe basimtaret myslimane. Ataturku mbylli gjithe medresete ( ndoshta ketu u bazua Amerika qe deklaroi se Medresete jane shkollat ku rinia merr elementet e para te terorizmit ) dhe burrat e grate i detyroi te vishen si ne Evrope.

Muhamet Ali ne Egjipt kundershtoi influencen e Ulames. Naser u be militant anti Islamik dhe shperndau organizaten "Vellezerit Myslimane " duke i burgosur, internuar e vrare. Reza Shah Palevi ne Iran ligjet e Kuranit Sharia i zevendesoi me ligje civile 1921-1941. Ai ndaloi diten e Hashureve si kujtim te Husein, si dhe vajtjen ne Haj.

Veshjet islamike i ndaloi dhe ushtaret moren urdher ti hiqnin me bajoneta shamite nga koka e grave neper rruge. Ne nje proteste paqesore kunder heqjes se shamive nga grate, ushtaret happen zjar dhe u vrane mbi 100 veta.
Gjithashtu Muhamet Raza Sheh 1944-1979 ne nje proteste te studenteve per heqjen e Medreseve u vrane nga ushtaret. Por ky regjim laik, nuk kishte asgje demokratike, sepse SAVAK, policia secrete denonte pa gjyq, torturonte.

Ne pergjithesi Islami dhe praktikat e kesaj feje pak kuptohen dhe ne kete menyre ka shume zera ne Perendim dhe Amerike qe japin gjendje jo shume reale, ose bejne komente jo fort te goditura. Pershembell gazetari Bill O'reilly shkruan : "Fondamentalisti Islamik eshte armik i te Drejtave te Njeriut. Bota shte ne rrezik, per kete u godit edhe USA me 11 shtator. Ne disa shtete islamike gruaja trajtohet si qeni dhe njerezit e feve te tjera jane ne rezik ndeshkimi."

9. Nacionalizmi ishte krijuar ne Evrope dhe shtetet njeri pas tjetrit u ngriten ne bazen e nacionalizmit, homogjene, me te njejtin identitet. Ne vendet arabe, shpirti nacional nuk egzistonte. Ata ishin qytetare te Perandorise Osmane dhe antare te Dar-el-Islam. Kishte shtete si Sudani ku jugu eshte kristian dhe veriu mysliman. Ne Liban egsistonin tre komunitete fetare, sunit, shiit dhe maronitet kristiane. Ne Siri, Egjipt, Irak nacionalizmi kuptohet nga elita dhe jo masa konservative. Ne Iran ishin shiitet me kulturen e vjeter persiane para islamike.

Demokracia kishte edhe probleme te tjera. Ne Evrope demokracia formulohet si "qeveri e populli, nga populli, per popullin, " ne Islam eshte Allahu dhe jo populli qe nxjer qeveri te ligjsheme. Eshte veshtire per vendet myslimane qe te nxjerin perfaqesues per ne qveri sic vepron Evropa. Megjithate ideali demokratik ne praktike zbatohet. Kur iranianet hoqen Mexhlisin, asamblene, kur bene kushtetute me 1906, Rusia ndihmoi Shahun ta rezonte. Me von amerikanet me Riza Shehun dhe britaniket penguan demokratizimin sepse Muhamet Reza Shehu qe mbeshteten ishte diktator.

10. Fondamentalizmi Islam shoqerohet me force thote Perendimi, ndersa fondamentalistet ne Judaizem, ne Kristianizem, Budizem dhe Konfucizem s'kane perse e perdorin forcen perderisa nuk ju intereson problemet e shtetit dhe te politeikes.

Fondamentalizmi nuk eshte nje levizje e thjeshte. Cdo forme e fonamentalizmit ne menyra te ndryshme ka simbolet dhe tifozet e saj, por manifestohen ne menyra te ndryshme. Fondamentalizmi nuk zhvillohet menjehere si pergjigje e modernizimit evrapian, por shume qete.

Fillimisht njesite fetare perpiqen te reformojne traditen e tyre dhe efektet e bashkesise me kulturen moderne. Por kur kjo metode nuk jep rezultate disa kalojne ne ekstrem dhe keshtu lind fondamentlizmi. Nga te tre fete monotheiste, me nje Perendi, Islami eshte ne fakt i fundit qe zhvilloi fondamentaliste, sidomos ne vitet 1960 - 1970 qe kultura moderne kerkoi rruge. Pas ketyre viteve fondmantalizmi kristian dhe Judaist ishte i qete sepse ka kohe qe e ka perqafuar modernen.

Fondamentalistet ne cdo fe kane disa karakterisika. Jane plotesisht te pa pajtueshm me eksperimentet moderne. Jane kundra gjendjes sekulare dmth laike dhe ateizmit. Fondamentalistet Islamike jane agresive, ata shikojne pas, te kaluaren, vitet e Arta, para se te perqafojne modernen. Por ato nuk kthehen me, sese me dashje ose jo behen shoqerues te kohes moderne, me emanicipim, liberalizim.

Me kot behen kritike te demokracise e sekularizmit. Gruan, tregues emancipimi te shoqerise se civilizuar, fondamentalistet e trajtojne si ne bujkroberi, per bujqesi, shtepi, nen vello. Ne kete menyre duket sikur eshte nen hien e kohes moderne. Nderojne anen e eret te medalionit, qe per ta eshte ane me diell.

Fondamentalistet egziston si lidhje simbolike me suralizmin detyrues. Per cdo gjendje liberale ata behen ekstremiste. Ne Tenese, USA me 1925 fondamentalistst protestane kerkuan heqjen e mesimit neper shkolla te teorise se Darvinit per evolucionin.

Nga shtepi private dhe shtetrore ideologjia e tyre u be reaksionare dhe u terhoqen. Shteti laik don kulture jo fetare, edukim jo fetar. Ne kete menyre me kalimin e viteve fond. Protestane bene leshime. Ndodh ndonje rast qe fond.. ne rrugen e liberalizmit ben me teper se Izraeli apo Perendimi.

Ka edhe raste qe ne ndonje zone si Israelite ne Jeruzalem dhe New York kthehen ne ultra ortodokse. Te gjithe fondamentalisteve ju duket sikur luftojne per te mbijetuar, prandaj disa kalojne lehte edhe ne terorizem. Por shumica nuk ushtron akte violence, thjesht kerkojne te kthehen te feja e dikurshme ne rruge ligjore.

Rruga per te aritur qellimin politik tek ata eshte forca. Nuk eshte mire te mendohet se Islami mund ti nxjere problem ndonje fanatik. Myslimanet jane ne harmoni me fondamentalistet e besimit te tyre ne bote ne lidhje me shtetin laik. Ka kristiane ne Greqi we nuk pranojne ndarjen nga shteti dhe kerkojne qe ne pasaporte te vendoset besimi qe ka secili. Ne gjuhen arabe fondamentalisteve u therasin Usuliyyah.
Ne Iran Ahmadinejad thote : "ne duhet te kthehemi te vlerat e Islamit dhe ato duhet te behen baze per zhvillimin e vendit." Ayatollah Ali Khamenei u terheq verejtje te moderuarve qe te mos i largohen Islamit, " te qendroni besnike vlerave te revolucionit."2

Bill O'reilly thote per lexuesit Newyorkeze se fondamentalistet islamike jane kercenim mbare boteror. Liria e besimit i perjashton medidat brutale te udhehequra nga kode barbare.3

President Bush ne sesionin e Nato ne Stamboll ju kujtoi botes Islamike se "disa nxisin urejtjen, masakrimin, teori konspirative e propaganda me fjale qe rinia myslimane nuk duhet ti degjoje vecse te vertetat, shpresat, e jo genjeshtra e zemerim."

11. Perendimi formoi kryqezatat kristiane me1100-1200 ku e dyta masakroi 30 mije cifute dhe myslimane ne Jeruzalem. Pe 5 muaj rrjesht vazhdoi masakra ne kete qytet qe per 5 shekuj nen ligjet e Kuranit jetuan si vllezer te tre fete e ndryshme, judaizmi, kristianizmi dhe islami. Kjo ishte eksperienca e pare e takimit te myslimaneve me perendimin.

Me 1187 Saladini rimori Jeruzalemin dhe per nje shekull aty pati qetesi. Kristianet nuk duhet te harojne kryqezatat, por nuk duhet as te injorojne Dar-al Islam qe kerkon te drejtoje boten.

Qe nga kryqezatat Perendimi e sheh Islamin si armik te civilizimit dhe Evropa i ka pare izraelitet jo me sy te mire. Ne Perendim ka egzistuar ideja se myslimanet jane fanatike qe nuk bejne tolerim ne besimin.

Fondamentalistet vazhdimisht kolonizimin e Azise e kane quajtur Al-Salibiyyah = kryqezate. Ne kete kohe fuqia boterore Islame u kthye ne nje bllok te varur. Ne gjithe boten pati ndikim Perendimi ne fe, modernizim, liberalizem, sekularizem. Lufta e fond.. kompeson drejtesine ?

Feja kultivon vlera humane. Shteti ateist nga ndonjehere mund te jete shume agresiv, violent, percaktues. President Klinton ne Iran ndihmoi ne postin kryesor konservatorin Mujtahid, Abdolkrim Sorush qe i dha tre identitete Iranit. Pri-Islamike, Islamike dhe Perndimore. Ai thote se Islami duhet te zhvilloje Fiqh e tij, te pershtatet industrializmit modern botror. Te studjoje shkencat moderne, por ti mbaje edhe traditat e Shiismit.

Dijetaret e Sunit thone se armiqesia e Perendimit ndaj Islamit vjen nga injoranca, si dhe nga eksperienca jone e keqe ne kristianizmin. Ata pranojne se me Perendimin nuk duhet ndare.

Prof. I. Myslimani refuzon dualitetin trup-shpirt, intelektual-shpirteror, burre-grua, morale dhe ekonomike, lindje-Perendim. Myslimanet e duan modernen por jo si e paraqet USA, Anglia. Ata admirojne te bukuren, teknologjine Perndimore, magjepsen me ndikimin e pushtetit pa gjak-derdhje por nuk shohin drite, zemer, anen shpirterore. Ata duan te mbajne moralin tradicional fetar dhe ne te njejten kohe te kooperojne me aspaktet me te mira te Civilizimit Perndimor.

Dikush beson ne modernizimin. Profeti Muhamet pranon rrugen e mesme ne jeten fetare. Perendimi duhet te mesohet me te drejten e myslimaneve qe te bejne jeten shpirterore fatare, te kooperojne idealin islamik me politiken e tyre. Ne jete per cdo gje ka me shume se nje rruge.

Njeriu ka mundesi qe te rruaje te drejten e secilit, duke rruajtur te drejten per te zgjedhe se c'rruge don, fetare, ateiste, apo sekulare. Ne Perendim eshte me mire qe myslimanet te qendrojne ne fene e tyre. Myslimanet pranoi te jetojne ne Islam, duke u mesuar edhe me moralin e kristianeve.

Por shume njeres ne Perendim kane humbur jeten shpirterore ne jete. Feja ka ndihmuar ne kultivimin e vlerave humane tek njerezimi. Islami mban nje komb ne drejtesi sociale, barazi, tolerance dhe nuk don ti hedhe poshte ato duke ja besuar institucioneve politike. Lufta e islamit eshte qe te ngulite dhe te mbaje keto ndjenja qe per Perendimin nuk kane shume rendesi. Keto te shohe Perendimi dhe jo rastet ekstreme te forces.

Papa Benedict XVI, e njeh mire teologjine e besimeve fetare. Ai nuk shikon tek fete konservative te bejne ndonje hap drejt moderimit, tolerimit dhe afrimit. Sa ishte pa u bere Pape kishte deklaruar haptazi se Turqia si nje vend mysliman nuk ka vend ne Evropen Kristiane. Tani qe eshte Pape shume mendojne se edhe shtetet pararoje te Islamizmit evropian, Shqiperi, Kosove e Bosnje, e kane shume te veshtyre te futen ne Evropen e bashkur, po per kete arsye.

Ne shtator te 2006 ai citoi nje pjese te thene nga Perandori Bizant Manuel Paleologos II, te nxjera nga dokumenta Mesjetare te thena ne lidhje me luften e shenjte Jihadi. "Tregomeni mua tani se cfare solli Muhamet te Re, pervecse te keqia dhe anti njerezore, qe i perhapi duke i predikuar si fe, me anen e shpates." Mbas zemerimit te ekstremisteve myslimane qe kryen edhe vrasje ( sister Leonella, italiane, ne Somali e vrane ne pune po ate dite).4
Thuhet sot ne mediat evropiane se bota myslimane don te vazhdoje ekspansionin e saj ndaj kristianizmit dhe vlerave njerezore nepermjet Shqiperise, Bosnjes e Maqedonise.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins per Advanced International Studies, Francis Fukuyama5 ne librin e tij " The End of History and the Last Man" thote : Perendimi ka fituar. Bota do te kete nje sistem demokratik liberal me treg te lire. Shoqeria Myslimane ketij sistemi qe shoqerohet me modernizim do ti beje rezistence. Vendet Islame e duan modernizimin, por jo me demokraci.

Per kete bota eshte ndare ne 1. - moderne, me demokraci liberale dhe ne 2. - ne boten qe kerkon te mbaje sistemet e vjetra, te cilat rezikohen nga modernizimi ose kultura e Civilizimit Perndomor. Feja Kristiane sipas amerikaneve flet per te miren e te gjitheve, ndersa feja myslimane flet vetem per veten.

Ne Perendim nuk te denojne per ato qe flet, shkruan, diskuton, ose deklaron ne media, internet, ose ne publik. Ne Egjipt me 22 shkurt 2007 u denua nje vit burg nje djale sepse kishte bere ne internet Blogun e tij duke u shprehur se : Nuk dua me te jetoj si ne shpelle, pa muzike, internet e televizor. I jati u shpreh qe te eksekutohet mqs ka thyer rregullat e Islamit. 6

Duhet te theksojme se Profesori nuk permend ndonje te mete te sistemit me demokraci te theksuar liberale, te cilat nje vend i varfer ose klasat e varfera i ndjejne.

12. Gruaja ne Islam
Islami e shikon gruan, beqare ose te martuar, si nje individ me te drejte qe te disponoje pasurine dhe te ardhurat e saj. Martesa eshte e drejte e saj dhe mund te mbaje mbiemrin e prinderve. Veshja duhet te jete sipas zakoneve lokale ku banon.

Muhameti si lajmetar i Zotit thote se nje besimtar perfekt eshte kur respekton te shoqen. Martesa ne Islam nuk eshte e shenjte si ne kristianizem, por e lire qe secili nga partneret vendos kushtet. Divorci nuk eshte i shpeshte, dhe as i ndaluar. Sipas Islamit asnje femer nuk duhet detyruar kunder deshires se saj, megjithse sugjerimi i prinderve eshte i nevojshem. Profeti nenen e quan person te nderuar., (Sura ?).7

Nje raport i Kombeve te bashkuara tregon se ne Sudam vazhdojne denimet sipas ligjeve te Kuranit gje qe shkelin te drejtat e njeriut. Ne Egjipt militanti klerik Ali Yahye donte te rezonte piramiden duke e argumentuar se e ka bazen ne adhurimet para islamike dhe jo ne Islamin. Ne Algjeri nuk mund te hipe ne autobus femra pa shami ne koke. Ne Arabine Saudite femren edhe turiste qofte, e qellojne me gure po qe se del pa ferexhe.

Ne myslimanet e Hindise deri me 1650 egzistonte zakoni sipas se ciles po te vdiste burri, gruaja duhet te digjte veten e gjalle para funeralit. ( Sati )
Muhameti me grate ne shtepine e tij ne Medina sillej krejtesisht ndryshe ne c'ka shkruan Kurani.

Ne Palestine, Egjipt, Algjeri, Afganistan, grate pranuan te mbanin shami te holla te zeza te tejduksheme dhe prape u denuan. Ne Marok, Fatima Mernisi ne studimet e saj e nxjer Kuranin dinjitoz dhe per barazi. Ajo meson ne Universitet te Perendimit, por mqs eshte femer nga Maroku s'kane respeckt per te.

Ne publik shume gra levizin si hie, por brenda mureve te shtepise dhe dyerve te mbyllura ato jane krejt ndryshe. Nje grua evropiane kur mbrin ne Kajro ose Arabi e ndjen veten ne nje bote burrash. Te duash te besh shoqeri me femra vendase ishte e pamundur.

Ato do te pranonin grate ose motrat tona t'ju mesojne se si te jetojne jeten e tyre ? Kjo do te ishte jo ne pajtim te te drejtave te njeriut. Ne fakt si kuptohen te drejtat humane te njeriut ne vende me kulture, fe dhe politike te ndryshme?
Ne koferencen internacionale per te drejtat humane, te mbajtur ne Gjermani, Irani ngriti problemin e veshjes. Kuba, Kina dhe Indonezia e mbeshteten kete kulture relativiste. Ideologjia e te drejtave humane ne vende me fe te ndryshme, histiri e politike te ndryshme kane te drejten ta zgjedhin vete.

Nje e drejte humane eshte ashtu si kuptohet ne vende te ndryshme. Universalizmi i konceptit per te drejtat e njeriut nuk behet me dekret. Nga kjo vjen dhe menyrat e ndryshme te sjelljes ndaj grave.

Nqs 90 milion femijeve te vegjel ju kane bere synet, ( would the world have acted to prevent it by now ? you bet). Ne disa vende me popullsi te bardhe dhe me ngjyra, te bardhet kane kontrolin mbi te zinjte. Ata mund te godasin nqs nuk binden, i privojne nga e drejta te jetojne bashke, te dalin me veshje si te duan, te gjejne pune shtetrore, te punojne pa leje qe te bardhet ti kene ne kontroll ( dikur ).

Arabia Saudite gjysme e popullsise e privon nga te drejtat baze. Poligamine qe Kurani e pranon, nuk mund ti ndalohet me urdher vecse me ligj. Torturat dhe dhunimet shtepiake, persekutimi, njhet me ligj ne disa shtete islamike dhe me 2002 u njoh edhe USA. Por ajo kur burri kontrollon apo komandon, i ka vete celsat e deres se shtepise dhe makines.

13. Respektohet femra ne Islam ?
Ne fakt me diskutime te kesaj natyre nuk meret njeri, se kudo ka perjashtime ne praktike. Psh. sipas BBS News 30 mars 200 thuhet se ne Daka, Bangladesh, myslimanet kane vene ne nje shtepi tabelen : Hundrets of sex workers, dhe brenda jane 100 vajza myslimane vendase.

Tek S. Bukhari vol. 4 ; libri 56, nr 2858 lexojme thenien e Profetit Muhamet. E keqia eshte ne tre gjera: Tek kali, gruaja, shtpia. Burri ka tjeter status ndaj grus Sura 2:228. Burri ka autoritet ndaj gruas sepse Allahu e beri njerin superior ndaj tjetrit dhe ai jep jeten e tij per mbrojtjen e saj. Gruaja eshte per burrin, prandaj shkoni tek ajo kur te doni Sura 2 : 223. Ne Kuran tek Sura 2 : 282 thuhet: Burri vleresohet sa per dy gra..

14. Gruaja ne Hadith
Gruaja ne shtepi, nuk duhet t'ja refuzoje burrit te saj seksin ne cdo kohe diten e naten. 8 Burrat jane per te luftuar, grate per te rehatuar burrat, per te rite femijet dhe per te mbajte shtepine. Per pune nuk ishin sepse ne fakt nuk kish. Jete shoqerore nuk benin se njerezit jetonin ne tribu. Ato nuk votonin, se votime nuk kishte.

Fytyra duhej mbuluar se burrat isntiktivisht eksitohen nga lakuriqsia e femrave, gje qe nuk ishte e mire ne nje vend pa ligje, pa polic e burgje.
Kjo menyre veshjeje ishte mase e mire per nivelin e shoqrise qe ishte.
Hakmarje per ceshtje femrash nuk egzistonte. Ligji i nderit dhe turpit nuk egzistonte, si rrjedhim edhe ndergjegjia nuk te vret, nqs puth nje fytyre zbuluar ne mes te rruges. Ne nje shtet islamik me kushtetute e ligje, shume gjera edhe mund te ndryshojne per mire.


Ne boten arabe prinderit dhe sidomos nena nuk cohen neper azile ose shtepi pleqsh. Respekti per prinderit vashdon si per femijet deri sa te rrojne duke i mbajtur ne shtepi dhe kujdesur per ta, sura 17:23-4. Kurse civilizimi Perndimor dmth kristianizmi tregon me pak respekt per prinderit, duke i cuar larg shtepise.

Familja ne Islam vazhdon te jete me kompakte, me e bashkuar, dhe udheheqja e babait, autoriteti i prinderve eshte me i mire se ne jeten e Perendimit ne Krisht, te civilizuar.

15. Shqiptaret dikur ishin ne nivelin e arabeve nga niveli i varferise, nga niveli i civilizimit dhe persa i perket ligjshmerise qe drejtonte shoqerine. Ata pane tek besimi Islam shume thenie e rregulla qe ju interesonin, per zhvillim. Mbi te gjitha me pranimin e fese se huaj turko-arabe ata beheshin nenshtetas turq dhe si te tille kishin shume privilegje ekonomike (megjithese u futen ne roberi me dashje ), ndien kenaqesi, bile edhe sot krenohen.

Pra nuk e tradhetuan besimin kristian, nuk u vune ne sherbim te pushtuesit, nuk i bene temena turqve, por thjesht ndryshuan menyren e jeteses. Kjo menyre e re jetese, solli ndryshime ne fjalor, ne zakone, ne veshje, ne psikologji dhe emrat e te pareve as qe donin ti permendnin e ti kujtonin.

I lere dhe i ritur me pushtuesin ne krye, jeten ne roberi nuk e quajten te tille dhe sot ky mentalitet eshte pothuajse tek te gjithe myslimanet ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi. Bile cdo gje orientale, qe ne pergjithesi nuk jane te mira per nje shoqeri te lire e moderne te Civilizimit Perndimor, ata e quajne te mire.

Psikologjia e roberise qe fituan, me perqafimin e Islamit do te ndikoje per keq edhe per shume vjet akoma, ne drejtim te krijimit te shoqerise se lire, te pershtatjes me psikologjine evropiane, te menyres se jetes me tolerim, falje, pa e preke tjetrin ne punen e tij private, te krijimit te nje demokracie te lire.

Dr. Kosta Gjoka
Pjese nga studimi i kryer sipas kerkeses se Georgetown University, Washington.


Fund libri II
1 Hillel Newman, The Christian Science Monitor, 8 mars 2004
2 Nazila Fathi, New York Times, 6/3/2008
3 Kete material e gjeni tek Bill O'reilly ne E-mail info@creators.com
4 Papa Benedict kerkoi ndjese, meqenese nuk ishin mendimet dhe opinionet e tij per ato qe citoi.Mare nga New York Times 6 mars 2008 dhe amNY.com, 18 shtator 2006.
5 Francis Fukuyama, " Radical Islam can'd beat democracy and capitalism" artikull ne gazeten The Guardian, Thursday October 11, 2001
6 Cato's Letter, Message on Liberty, Fall 2007, Volume 5, Number 4, USA
7 Materiali eshte mare nga American Muslim Council, dhene ne librin "Muslim Business Directory," IX, Yellow Pages, New York, faqe 51.
8 S. Bukhari

No comments: