Tribuna on line
Andrea Tato, talenti që rrezikon t’i largohet futbollit shqiptar
Futbolli shqiptar gjithnjë e më tepër është duke humbur rrugës talentet e tij më të mira. Është e gjatë lista e lojtarëve që kanë lënë ngjyrat e përfaqësueses kuqezi për të luajtur për një përfaqësuese tjetër evropiane.
Që nga më të njohurit Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Xherdan Shaqiri, që kanë zgjedhur Zvicrën, tek “finlandezi” Përparim Hetemaj, dhe më pas tek dy talentet Sotir Nini dhe Gjergji (Panajot) Kone, të cilët zgjodhën Greqinë në vend të ngjyrave kuqe zi, megjithëse u formuan si futbollistë pikërisht në vendlindje.
Madje puna me zbulimin e talenteve ishte kritika më e madhe që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u bëri trajnerëve të moshave të cilët i shkarkoi disa ditë më pas.
Por, një tjetër talent shqiptar i futbollit rrezikon të “rrëmbehet” nga shteti fqinj i Greqisë. Bëhet fjalë për lojtarin Andrea Tato, i cili është 21 vjeç dhe aktualisht shihet si një talent i madh i kampinatit grek. Ai është zgjedhur në javën e 10-të dhe të 12-të të kampionatit grek si lojtari i ri më i mirë. Ndërsa është vënë në shenjestër të drejtuesve të federatës greke për ta grumbulluar në kombëtaren A.
Sipas mediave greke, mesfushori i Atromitos së Athinës është kthyer në yllin e ri mbas shkëlqimit të Ninit, i cili ashtu si dhe Tato ishte nga Himara.
Federata greke kërkon ta grumbullojë himariotin me përfaqësuesen greke duke i hequr mundësinë për të luajtur me Shqipërinë, ashtu siç ka ndodhur me disa lojtarë të tjerë si, Migjen Basha, i cili pasi është aktivizuar me moshat e Zvicrës, pa patur pasaportë shqiptare, nuk mund të veshë më fanelën kuqezi.
E Hene, 24 Janar 2011

No comments:
Post a Comment