Nuk ka reagime rreth këtyre deklaratave të Kryeministrit Berisha |
Kryeministri Berisha ishte i pari dëshmitar i thirrur nga komisioni hetimor parlamentar ngritur javën e kaluar me anëtarë vetëm nga maxhoranca, që po po heton ngjarjet tragjike të 21 janarit në Tiranë.
Gjatë gjithë dëshmisë, kryefjala e kreut të qeverisë ishte se 21 janari ishte një puç i organizuar nga opozita dhe zyrtare të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Kulmi ishte kur zoti Berisha bëri të ditur se kishte të dhëna se egzistonte një plan i frymëzuar nga kreu i shtetit Bamir Topi dhe kryeprokurorja Ina Rama për eleminimin e tij.
Nuk ka reagime rreth këtyre deklaratave të zoti Berisha, por pak ore përpara dëshmisë së kryeministrit, presidenti Topi lëshoi një mesazh ku kërkohej të ndëshkoheshin rëndë shkelësit e ligjit që sollën ngjarjen e 21 janarit, ndërsa u bëri thirrje forcave politike të gjenin sa më parë kompromisin politik.
Deklaratat e kryeministrit Berisha ndaj gjithë figurave kryesore të shtetit dhe opozitës shqiptare, pritet të sjellin reagime të mëtejshme.
Presidenti Topi është thirrur për të dëshmuar nga komisioni parlamentar që po heton ngjarjen, por ende nuk dihet nëse ai do të paraqitet.
No comments:
Post a Comment