Friday, April 15, 2011

Arkivi: 2007 c'thane Bollano, Llazari, Prifti (7-prill 2007 bloger Himara)




Ne foto 1 (majtas Dh.llazari, djathtas Savo Prifti, ish kryetar i keshllit bashkiak)

Ne foto nr2: hoteli i Dh Llazarit i stolisur me flamuj.

Zgjedhjet mbaruan. Shumë tension, shumë zhurmë e megjithatë ne jemi po ata që ishim para zgjedhjeve të cilat nuk na bënë as më të lumtur as më të pasur. Por duke shikuar me nje sy kritik rrjedhën e ngjarjeve mund të themi disa gjëra. U ndeshën dy koncepte zhvillimi të Himarës: a) ai qeveritari i përfaqësuar nga Llazari i cili premtoi liberalizim të menjëhershëm të ndërtimeve mbas zgjedhjeve duke theksuar “sipas ligjit” për të maskuar masakrën e re që po planizohet në trojet e Hmarës dhe b) ai i z. Bollano i cili ka vënë si kusht ndërtimet në bazë të një plani urban afat gjatë dhe ruajtjen e traditave kulturore dhe arkiktektonike të zonës në interes të himarjotëve.


Partia në fuqi (PD) kish zgjedhur për zbatimin e projektit të saj z. Lazari me ndihmën direkte të këshilltarit të kryeministrit z. Petraq Milo. Duke ndjekur ndaj bashkisë një politikë bllokuese ndaj investimeve në infrastrukturën e Himrës së pari qeveria e kishte krijuar bazën ku do të sulmohej pa aftësia e Bollanos: s’ka investime pra ka pa aftësi. Por balancimi i mungesës së fondeve së qeverisë shqiptare nëpërmjet donacioneve të huaja, kryesisht të qeverisë greke, e zbehte këtë armë të Llazarit cili për të sulmuar Bollanon këtu u kap pas “mungesës së zbardhjes” së fondeve.

Pra një vazhdim i akuzve të shpeshta të z. Savo Prifti, (ish kryetar i këshillit bashkiak) për moszbardhje të fondeve të ardhura dhe sidomos për shkollën private “omiros” dhe ujesjëllësin në Dhërmi. Por qe një sulm i menduar nga premisa të gabuara. Po ti thuhej kryetarit Bollano, të lumtë që gjatë periudhës tënde u mundësua hapja e shkollës private ku zhvillohen edhe mësime në gjuhën greke, ndoshta Llazari do te merrte disa pikë.

Llazari zgjodhi rrugën të heshtë për këtë pikë kaq nevralgjike për Himarën, dmth arsimimn në gjuhën greke, ndryshe nga z. S. Prifti që heshti vetëm kur erdhi kontrolli i shtetit dhe konstatoi se shkolla e restauruar është pronë e kishës me vendim gjykate, dhe kisha nuk ka nevojë të marrë lejën e Savo Priftit për të restauruar pasurinë e saj. As ujësjellësi i Dhërmiut nuk ja mbushi syrin Z. Lazari, pa le ndërtimi i tendave dhe disa investimeve të tjera të vogla, sepse sipas tij “nuk ka zbardhje të fondeve”. Ndërkaq pala investitore greke u shpreh nëpermjet ish ministrit, deputetit Krisohoidhi “që puna e Bollanos ishte shumë e suksesëshme në drejtim të interesit publik”.

Pra ata që dhanë para për të investuar për Himarën, dmth pala greke, nuk kanë probleme zbardhjeje. Ose siç thuhet “i zoti e jep, tellalli se jep”. Por Bollano ka bërë një zbardhje tjetër: ai ka denoncuar në publik dhe organe shtetërore ndarjen garabitqare të tokave bujqesore edhe sipas ligjit 7501. Llazari as që arriti të dallojë këtë veprim aq kurajoz në interes të himarjotëve, pa le të angazhohej për të vazhduar punën e nisur nga Bollano për pronat. Kështu rruga e zgjedhur nga Llazari për të errësuar arritjet e Bollanos dhe mosvazhduar punën e tij rezultoi e dështuar. Por çfarë premtoi llazari? Liberalizim të ndërtimeve! Ndërsa Bollano ka insistuar të bëhen ndërtime vetëm kur prona është e vërtetuar se i takon atij që ndërton dhe kur plani urbanistik e lejon këtë gjë.

Pra Llazari pa e kuptuar ka rënë në prehërin e trusteve të ndërtimit pas të cilave fshihen klane mafioze me persona nga segmente qeveritare që si parim kanë fitimin personal, duke mos marrë parasysh interesat e himarjotëve, klane të cilët raportohen edhe nga institucione anti-mafia europiane. Llazari premtoi se do te bëjë që festivalet të zhvillohen në Palermo. Pra do te firmosë projektin e përgatitur nga qevera për t’ja dhënë firmës “Rogner” Palermon, projekt që Bollano nuk e ka firmosur. Me këtë shprehje Llazari zbuloi majën e aisbergut, masterplanit që do t’ja japë Himarën shoqërive shumëkombëshe, pamvarësisht nga pronarët legjtimë.

Llazari premtoi që do ti vëllazërojë himarjotët duke u bazuar tek ligji 7501. Ky vëllazërim ka pak gjasa të ngjajë. Përkndrazi është ky ligj që formalisht i ka dhënë përparësi në të drëjtën e pronës disa prëj pjesëtarëvë të një familjeje uke u a mohar këtë të drejtë të pjestarëve tëtjerë a krijuar shere dhe mëri. Konferenca panhimarjotee 2005 kërkoi në vendimet e saj abrogimin e ligjit 7501, Lazari refuzon të njohë këtë vendim së bashku me kshillëtarin e kabinetit kryeministror z. Petraq Milo. Nga ana tjetër partia në pushtet krijoi disa efekte spektakolare në favor të kandidatit të saj z.Llazari me shtrimin e rrugës dhe vendosjen e një transformatori në Qeparo duke synuar te krijojë psikozën se qeveria do të japë para për investime po të votojmë kandidatin e saj ndërsa duhej të jipte llogari për mbështetjen selektive të bashkive “të saja” në kundërshtim me ligjin. Por këto manovra nuk pinë ujë dhe pikërisht në Qeparo ku Lazari e kish mbështetur fitoren, megjithë manipulimet e komisionerëve, ai humbi edhe aty. Himarjotët treguan edhe njëherë se të kesh përkrahjen politike të një qeverie nuk dmth asgjë për ta. Vendosja e flamurit shqiptar në “hotelin” e ndërtuar nga Llazari, ndonse është godinë jo qeveritare, është në kuadrin e këtij konceptimi: “unë kam ndihmën e qeverisë”. Luajtja e kartës “shqiptare” të tij në fakt dha rezultate të ndryshme nga ajo që priste ai.

Ndërsa Bollano kur e pyetën, u deklarua për ruajtjen e traditave greke në Himarë, Llazari ngre flamuj shqiptarë, të cilët faktikisht nuk rrezikohen në një territor shqiptar. Përkundrazi rrezikohen interesat e himarjotëve përballë këtij kërcënimi, po të kujtojmë se djemtë himarjotë janë dënuar nga gjykata shqiptare për mbajtjen e flamujve grekë. Kështu fushata elektorale mediatike në favor të Llazarit “shqiptar”, që në fakt e flet shqipen si gjuhë të dytë, në dallim nga e folmja e pastër shqipe e Bollanos, arriti edhe një herë të bashkojë nga njera anë himarjotët rreth PBDNJ dhe Bollanos dhe gjthë të tjerët kundër himarjotëve. Por e drejta për të votuar kryebashkiakun e himarjotëve u takon vetëm atyre! Qoshin në Himarë apo emigracion. Himarjotët me 21 autobuzat që erdhën për te votuar treguan se nuk kanë ndërmend ta braktisin truallin e tyre.

No comments: