"Pse shqiptaret nuk shkojne mire me greqine, sic pohon Kadare, mos valle sepse vetem njemilon shqiptare jane ne greqi dhe duhet shtuar numri i tyre?
Ne te vertete eshte ne mendjen e inteligjences musilmane shqiptare kjo "nuk shkojme mire"., te cilen atae promovojne ne cdo cast. Mijera emigrante jetojne me se miri ne Greqi dhe mijer te tjere duan te vijne aty edhe tani. Po te qe ashtu, nuk do kishte kembe shqiptari ne Greqi
Ideja për të shkruar diçka për Eskilin, ka ardhur fare thjesht: me rastin e botimit të veprës së tij komplete në shqip më 1985, pranoj të bëj parathënien. Pastaj truri vihet në lëvizje dhe gjithçka merr rrugë. Ky është ati i tragjedisë, pra një themelues i madh. Ky është autor i "Prometheut", sfidantit të tiranisë. Përshkues i komploteve dhe vrasjeve në pallat. I përshtatshëm si rrallëkush për botën tonë komuniste, e sidomos për Shqipërinë tonë. E, veç kësaj, siç e thashë më lart, ky është zemëruar me shtetin, me teatrin, me spektatorët, shkurt, me gjysmën e popullit, një gjendje e njohur për shumë shkrimtarë të ish-Lindjes.

Një tjetër motiv që erdhi e u shtua më pas ishte njëfarë prove në të cilën desha të vë ndërgjegjen time prej shkrimtari: a do të isha në gjendje të shprehja adhurimin tim të thellë për një autor grek, pra për një ballkanas, për një fqinj? Juve mund t'ju duket e çuditshme disi kjo pyetje, sepse ju nuk jeni fqinjë me Greqinë. Kurse ne, jo vetëm jemi fqinjë, por s'jemi aspak fqinjë të mirë. Shkurt, që të flas pa doreza, Shqipëria me Greqinë fatkeqësisht nuk shkojnë aq mirë sa ç'do të duhej. E sidomos për dy fqinjë që janë nga dymijë vjet të tillë. Dhe kjo ka vite, madje shekuj.
Kemi qenë nën një fatkeqësi të përbashkët osmane, dhe prapë shkonim jo mirë. U bëmë shtete të lira, gjithmonë vazhdon e njëjta gjë. Tani jemi të dy në NATO, gjithmonë ashtu. Janë bërë qindra studime, doktorata, deklarata se kemi marrëdhënie të mira, se popujt janë të mirë, se na bashkon kjo e na bashkon ajo, e unë prapë po ju them se s'ka ndryshuar gjë. Ju mund të pyesni pse? E unë po ju them s'e di. Madje jam i bindur se në thelb, askush nuk e di, as grekët, as shqiptarët s'e dinë.
Herë pas here ka periudha qetësie, të gjithë mendojnë, e po, lavdi Zotit, kaloi më në fund nervozizmi, keqkuptimi për X çështje apo Y incident. Por s'është ashtu. Për acarimin më të parë kthehen prapë të gjitha: fyerjet e kota, nervat, xhelozia e ndërsjellë. U bënë shqiptarët të na mësojnë ne, grekëve. U bënë grekët të na shesin mend ne, shqiptarëve.
E shkrova pra sprovën për Eskilin dhe mendoja se, me siguri, grekët do thoshin: doli shkrimtari shqiptar të na zbërthejë neve Eskilin! Kurse shqiptarët mund të thoshin: po ky, i yni, ç'pati që lajthiti e u mahnit pas teatrit grek?
Për habinë time të madhe, ndodhi e kundërta. Libri im u botua e u ribotua në Greqi dhe shtypi e priti shumë mirë. Akoma më i gëzueshëm ishte për mua fakti që askush në Shqipëri nuk prishi buzët për këtë adhurim ndaj kulturës greke. Pra gjërat nuk janë aq pa shpresë sa ç'mund të duken në këtë gadishullin tonë.
No comments:
Post a Comment