Thursday, May 05, 2011

Dy Bollano ne nje dere -dy mendime te kunderta



sent by stefaneli@yahoo.gr, koment rreth
Libri i Priamo Bollano sipas Stefanelit
Priamo Bollano, nje figure e larte e hierarkise socialiste, por jo aq e larte sa do kishte mundesi po te ishte nga Kuci, apo Bolena. Megjithese nje specialist i zoti i socializmit konfirmuar me titullin me te cilin e lavderojne sot, ai kurre nuk arriti ne rangun e ministrit te qeverive socialiste, thjesht sepse ishte himarjot. Himara me 146 intelektuale ne 1945-aq sa e gjithie Shqiperia, pas 45 viteve kishte shume me teper te tille, por asnjehere nuk u promovuan ne rangje te larta. Pra kjo ka qene politika e E. Hoxhes ndaj Himares. Por megjithate z. Priamo nuk hoqi dore kurre nga socializmi dhe deri ketu nuk ka ndonje gje te keqe. As ne demokraci nuk i u shkul socializmi, ka qene ne keshillin bashkiak si perfaqesues i partise socialiste, asaj partie qe erdhi pas nje trashegimie lufte klasash terrorizuese per Himaren.
Cili eshte qendrimi i partise socialiste per Himaren?
a) Toka shperndahet sipas ligjit 7501.
b) himarjotet jane shqiptare te mirrefillte, dhe jo minoritet.
c) gjuha greqishte ne Himare nuk duhet lejuar (as shkolla).
d) te stimulohet ndryshimi demografik i popullsise nepermjet ndertimeve shumekateshe dhe ardhjes se banoreve te laberise ne Himare. (jo me kot akuzohet Vasil Bollano se ka refuzuar ndertimin e rruges Himare Kuc)
Pra rrjedhimisht edhe Priamo Bollano, si antar i saj partie (aktiv apo inaktiv) ka adaptuar kete konceptim per Himaren.
Por kjo nuk e ka penguar z. Priamo Bollano te aplikoje per te marre karten e homogjenit grek dhe me vone edhe te shtetesise greke krahas asaj shqiptare.
Aktualisht ne cdo vend ballkanik me nje minoritet te caktuar, inteligjenca eshte ne balle te atij minoriteti per tu mbrojtur nga tendenca homogjenuese e shtetit ndaj minoriteteve.
Dhe profesori i socializmit Bollano c'ben ne kete situate? Nga njera ane merr pension si homogjen grek (por edhe te mos merrte pension ka bere nje betim si homogjen grek), nga ana tjeter publikon libra kunder PDNJ dhe Omonias,( perfaqesuesit zyrtare te helenizmit ne Shqiperi) qe nuk promovon elementin himarjot ne qarqe perfaqesuese shteterore. Sikur partia socialiste qe ai mbeshtet e beri nje gje te tille! Nuk arrij te kuptoj se cili eshte kontributi i z. priamo Bollano si himarjot elinas per te ruajtuar dhe zhvilluar identitetin e tij? Apo cili eshte projekti qe propozon ai per Omoonian dhe PDNJ ne Himare?
Kur morri pjese z. Priamo Bollano si antar i Omonias dhe PDNJ, apo aplikoi per te marre pjese dhe nuk u degjua fjala e tij? Fatkeqesisht disa intelektuale himarjote vazhdojne te genjejne veten duke mbajtuar qendrim te "pavarur", "asnjanes " apo te moderuar.
Aktualisht z. Priamo Bollano eshte modeli intelektualit qe njeren kembe e ka tek partia sociliste qe e ka rritur, kurse tjetren e ka tek te mirat qe i sjell shtetesia greke.
Priamo Bollano duhet te deklarohet ne se eshte grek apo jo edhe ne Shqiperi sic e ka bere kete ne Greqi dhe ka marre shtetesine greke. Jane te nderuar te gjithe ata himarjote qe e ndjejne dhe deklarojne veten me kombesi shqiptare, por jo ata me dy fytyra. Kjo nuk nekupton qe te krijohet klime konflikti me shqiptaret. Te drejtat e himarjoteve nuk cenojne ato te shqiptareve, ato und te quhen antikombetare vetem nga nacional-komunistet.
Cili eshte qendrimi i PBDNj dhe Omonia:
1. Toka ti jepet himarjotit sipas trashegimise.
2. Gjuha greqishte te jete gjuhe zyrtare ne zonat me shumice greqishtfoles (ne bashki te filtet gjuha greke ne marredheniet zyrtare me himarjote greqisht-foles) certifikatat te shkruhen gjithashtu greqisht per ata qe e kerkojne, leternjoftimi te jete dygjuhesh per ata qe e kerkojne -cili eshte ai qe do thote se keto kerkesa elementare cenojne shqiptaret? -ato u shrbejne vetem atyre qe e kane greqishten gjuhe te tyre, per te tjeret normalisht sic e kerkojne)
3. Pjesemarrje e himarroteve ne te gjitha instancat shteterore ne analogji me popullsine dhe gjykata e polici lokale sic e ka pasur Himara.
Egzsiton nje dokument i rrembimeve te tokave gjate periudhes 2000-2003 i derguar nga bashkia (Vasil Bollano) kryeministrise dhe kontrollit te shtetit, periudha kur ishte ne keshill bashkiak edhe socialisti Priamo Bollano. Por jo vetem qe z. Priamo nuk e ngriti zerin kunder grabitjeve, por as e pasqyroi me dokumenta ne "studimin" e tij. Perkundrazi z. Priamo akuzon Kryetarin Vasil Bollanon se e paska shkaketuar ai kete kete gjendje dhe na lavderon LSI-stin Neraxi qe merrej me mashtrime doganore !!!. Mbase Priamo Bollano nuk ka grabitur ndonje m2 toke, por ai idelogjikisht eshte pjesetar i kesaj Bande grabitese e cila pergatitet per aktin final te grabitjes se himarjoteve.
Shoqata Enosi himarjoton ne Athine ka organizuar disa protesta ne ambasaden shqiptare per veprimin e segmenteve sheterore dhe gjykatave qe kane bere ne disfavor te himarjoteve ne Qafe te Leres, Dhrale, etj por cuditerisht z. Priamo Bollano nuk ka marre pjese ne asnje te tille e as ka shkruar ndonje gje te tille. As Gjicali nuk ka marre pjese, as Savo Prifti nuk ka marre pjese e as Dh.Lazari nuk ka marre pjese.
Shoqata bregdeti ka organizuar takime, i fundit kete behar, ku Vasil Bollano dhe Vangjel dule kane marre pjese rregullisht dhe kane mbeshtetur fuqishem planin e kesaj shoqate per kthimin e tokave pronareve te ligjshem. Vasil Bollano gjithmone eshte respetuar nga kjo shoqate per mbeshtetjen e fuqishme qe ai i ka dhene ceshtjes se tokave te himarjoteve. Ne asnje aktivitet te tille nuk eshte pare z. Priamo Bollano, as me pene e as me pjesemarrje fizike. As Gjicali nuk eshte pare, as Savo Prifti, e as Dhimiter Lazari.
Priamo Bollano nga sa serviret ne fragmentin e librit te tij akuzon Omonia se nuk ndihmoi per viza himarjotet. Sigurisht dhe kjo eshte nje genjeshter e rradhes. Rrapua i viteve 90 ka qene si i shtepise ne ambasaden greke deri ne abuzim me besimin e abasades greke ndaj ketij "perfaqesuesi" te elenizmit himarjot. Po se mos vajti z. Priamo Bollano te perfaqesoje himarjotet dhe ambasada greke e refuzoi! Ai e ksihte lepurin ne bark nga enveri dhe priste te beheshin gjerat e sigurta pra te vendoste se cdo bente. Tjeter eshte te kritikosh persona te caktuar per qendrim ndaj himarjoteve dhe tjeter te kritikosh nje politike duke u nisur nga pozitat e nacionalistit shqiptar . Politika e qeverise greke fillimisht ndaj Himares ka qene qe himarjotet te mos braktisin vendin e tyre te bekuar. Po gjithe himarjotet u pajisen me karte me te cilen ata ishin te ligjshem dhe jo lathrometanastes ne Greqi per te cilen ata kishin luftuar ne revolucionin e 1821. A ka pasur probleme? Sigurisht, por analiza qe i ben z. Priamo Bollano marredhenieve te shtetit gek me Himaren jane te nje diletanti shpirtvogel dhe jo te nje shencetari. Metodologjia socialiste e ngulitur ne genet e tij edhe kete rradhe nuk eshte premtuese per dicka serioze.
Intelektualet himarjote veret te pavarur jane ata qe e pranojne Himaren ashtu sic eshte dhe jo sic u kane projektuar ne mendje mesimet e xhaxhit Enver.Intelektuale te varur si puna e Savo Prifit apo "te tejvarur "si puna e Irakliut, ka ne Himare dhe jashte saj, ata jane produkt i nje ideologjie te caktuar qe u mboll si krisia ne sistemin monist.

Priamo Bollano "Te Njohim PBDNJ & Omonia"

Prof. Dr. Priamo Bollano shkruan ne librin " Himara me Venomet e saj - Nje histori per liri a vdekje" Tr. 2009, si me poshte:
Kapitulli i fundit; Shpresa e Zhgenjime; 2. Zhgenjime ne demokraci
* Korrupsioni dhe skandalet mafioze mbi pronat, u perhapen gjate ketyre viteve ne nje mase te papare.
Kapitulli i fundit; 3. Mashtrim, korrupsion e krim i papare
* Me tokat e Himares po behet mashtrim, vjedhje, pervetesim, manipulim, fallcifikim, po linden latifondiste te rinj, te cilet ne menyre me absurde u gdhine nje dite pronare te disa qindra hektareve toke, natyrisht te mbeshtetur mire nga "Fabrika " e prodhimit te dokumentave fallce ( dhe Bashkia k.gj ) Ajo qe po ndodh ne Himare eshte nje dosje krimi. (Thene nga N. Neranxi, cituar nga Prof. Priamo )
Kapitullit te fundit; 4. Qendrim me dy faqe
* Problem qe kerkon trajtim te kujdeseshem ne historine e Himares eshte qendrimi dhe pozicioni i Omonia-se dhe i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut - PBDNJ-ja, ndaj saj dhe ne pergjithesi ndaj himarioteve. Qe ne fillim duhet nenvizuar se ky qendrim ka qene e lekundur, dhe ka kaluar ne per " 100 dallge" Ate mund ta karakterizosh si qendrim mafioz , te dyanshem dhe pragramatist, qe i pershtatet fare mire shprehja popullore "fytyre me dy faqe.". . . . .
Per hire te se vertetes, duhet shenuar se qe me themelimin e saj Omonia dhe me vone PBDNJ-ja si subjekt politik dhe elektoral i saj, ndaj Himares dhe himarioteve mbajten nje qendrim mohues dhe perjashtues ne anetaresimin e tyre ne to. Dhe ky qendrim mbarti te himariotet, sic ishte e natyreshme, riskun e vet jo te vogel. Ai u pasqyrua ne shume drejtime. Nder te tjera edhe ne politiken e mosperfshirjes se emrave te himarioteve ne listat qe perpilonin dhe dergonin ata ne Ambasaden e Republikes se Greqise ne Tirane per aplikim per vizat e kalimit. . . . . . . . . . . ..
Morri fund kallvari i gjate mundimesh e shqetesimesh, mbeshtetur ne perpjekjet e vet himarioteve dhe perkrahjen e personelit te Konsullates greke. Keshtu edhe ceshtjen e aplikimit per viza himariotet munden ta zgjidhnin te vetem e me forcat e tyre, pa perkrahjen e ndihmen e Omonia-se dhe te PBDNJ-se. U vertetua ajo qe kish ngjare ne historine e lashte por edhe ne ate moderne, se himariotet veshtiresite dhe hallet kurdohere i zgjidhin pa perkrahjen e te tjereve. . . . .
Eshte fakt i pamohueshem se Omonia dhe PBDNJ-ja, kur e pane vehten ngushte, ne pozita te veshtira dhe se mund t'u dridheshin kembet nga humbja e posteve, ofiqeve dhe karrigeve qe u sillte deputetlleku etj i kthyen syte nga Himara dhe iu drejtuan himarioteve, duke bere edhe anetaresimin e tyre ne to, sepse " Pa qene ne qeveri PBDNJ-ja behet shkrumb e hi." . . . . . . .
Eshte e njohur, se ne fillim te pranveres te vitit 2007, fill pas zgjedhjeve vendore, ku fitoi si Kryetar Bashkie zoti Bollano, Kryetar edhe i Omonias, ne Jale u prishen 18 objekte private, shumica e te cileve ndertuar me leje, ose ishin prej vitesh ndertuar ne troje private, te vendosura jashte vijes bregdetare. Ne ate kohe, u deklarua se prishja behej ne emer te nje masterplani te Bankes Boterore per ndertim fshatrash turistike, por me vone nga fillimi i vitit 2009, Banka Boterore e pergenjeshtroi dhenjen e lejes prej saj per keto prishje. Ne fakt keto prishje u bene per interesat e klikave te caktuara poltike, me mbeshtetje te organeve shteterore qendrore dhe perkrahjen e pushtetit vendor. Ndryshe s'ka si shpjegohet qendrimi po thuajse ne heshtje i drejtuesve te Omonia-se dhe te Bashkise se Himares per keto prishje. . . . . . .
Meriton te vihet ne dukje, per hir te se vertetes, se ne krahun tjeter, deputeti i nje partie politike shqiptare dhe jo i Omonia-se, ne parlamentin shqiptar te legjislatures 2005-2009, por bir i ndenje dhe himariot i ndershem, Nikollaq Neranxi, permes fjalimeve, shkrimeve e botimeve te tjera, sic eshte analizuar edhe ne pjesen perkatese, ka denuar ashper dhe ka nxjer ne driten e diellit korupsionin e madh, krimet dhe vjedhjet qe jane bere e po kryhen, nga pushtetaret e rangjeve te ndryshme, me pronat e himarioteve.. . . .
PBDNJ-ja ka pasur edhe poste te tjera drejtuese si: zv/ministra, sekretar dhe drejtore te pergjithshem qendror, prefekt e funksionare te tjere te larte ne aparatin shteteror qendror dhe lokal. Por, eshte fakt kokeforte se asnjehere nje nga keto poste drejtuese nuk e ka pase fatin ta drejtoje nje kuader a specialist himariot. Keto poste Omonia dhe PBDNJ-ja kurdohere i kane rezervuar , sikurse edhe ate te deputetit, vetem per militantet e saj nga Gjirokastra, Saranda ose Korca.
Lind pyetja: Mos valle elektorati himariot nuk ka pase ne gjirin e vet militante te tille besnik dhe te devotshem ne kryerjen e ketyre funksioneve, sikurse i kane kryer ato koleget e tyre te Gjirokastres, te Sarandes ose te Korces? Pergjigja eshte vetem nje. Sigurisht qe Himara ka pas dhe ka me shumice te tille. . . . . . . . . .
Me tej akoma..gjate kremtimit te fitores se kandidatit te Omonia-se zotit Vasil Bollano, per Kryetar Bashkie ne Himare, ne zgjedhjet lokale te vitit 2003, disa himariote ne gezim e hare, ne kenge e siper, ne nje vend jo publik dhe pa cenuar e prekur lirine e dokujt, as edhe simbolet e shtetit shqiptar, ngriten edhe flamurin e Greqise ? ? ?
Ne esence, Omonia dhe PBDNJ-ja e sotme, me vepren e tyre, e kane shitur ceshtjen e Himares dhe te himarioteve. Per ta themelore eshte ruajtja me cdo kusht i posteve dhe i karigeve, qofte edhe duke mashtruar e genjyer elektoratin., duke bere koalicione bashkepunimi sa nga e djathta, po aq edhe nga e majta. Qendrime dhe veprime te tilla eshte ceshtje vetjake, personale vetem e tyre dhe aspak e himarioteve
Ne cdo rast, ne te drejten e tyre, himariotet ne rrjedhen e shekujve, kane qene te vetem, pa asnje mbeshtetje.direkte, vec asaj shpirterore. E ardhmja. me gjithe peripecite dhe zik zaket e jetes i takon drejtesise, u takon himarioteve te bashkuar rreth Himares , nen moton e te.pareve "Himara e himarioteve" ( dmth as Tirane as Greqi k gj )
Kapitulli i Peste
5. Impenjim me dinjitoz per Himaren, mire eshte ta lexoni ne liber.
Ne librarite e Himares, sidomos tek kinkaleria me e keqe, turp i Siplese, do te gjeni librin e Z. Priamo. Ta mare kushdo, ta marrin shkollat dhe le ta bejne mesim, jashte perallave te Tiranes. Lexoni me vemendje sidomos kapitujt e fundit se te gjithe jemi te genjyer, nga politika dhe nacionalizmi e sidomos nga PBDNJ e Omonia.
Vetem Jorgo Goro eshte i denje per Himaren nga kandidatet e pranuar.
Ne se familjet dinasti Papandreu e Berisha nuk do te ishin, te jeni te sigurt se Stefo Mato e Irakli Gjicali do te ishin edhe me te mire.

1 comment:

Ximariotis Ellinas. said...

Akoma eseis me ta palo komounia tous prodotes? Akou ekei sikosan tin ellinikh simaia leei, kai poia na sikonan bre axaristi!? Ti oraia oloi sas pernate tin syntaksi apo tin Ellada kai eiste oloi sas ellines polites, pou einai to kako re prodotes otan sikonoun tin elliniki simaia? Na paei protos o Priamos na paradosei tin elliniki taftotita kai meta eseis pou tonn ypostirizete, afton kai ton Gjergji Goro kai akouson akouson ton Irakli Gjicali, organo ton mistikon ypiresion tis albanias pou sfazoun ximareous. Balte re kai albanikes simaies sta balkonia sas, oxi mono sti Ximara alla kai stin Ellada, prodotes, komounia.