Thursday, December 29, 2011

Arben Puto-falsifikues i Historise-nga KOASH



Bej click per te zmadhuar tekstin

  1. Gazetari i Ngjalljes: Z. Arben Puto në librin e tij që ka dalë në qarkullim kohët e fundit, (“Lufta Italo-Greke, diktatorë dhe kuislingë”, Botimet Toena, 2011), midis tëtjerave në fq. 292-3 thotë: “Mbetet gjithnjë i paprekshëm parimi se autoqefalia e Kishës Shqiptare nuk pajtohet me vënien në krye të një kleriku të huaj... Për pasojë, në kushtet aktuale Kisha Ortodokse Shqiptare e ka humbur autoqefalinë. Kjo çështje ka tërhequr edhe vëmendjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, siç del nga kabllogramet e publikuara nga organizata Wikileaks”. Ambasadori Withers

ka shprehur rezerva për pjesëmarrjen e kishës në çështjen e zhvarrimeve dhe thotë:

“Kisha Ortodokse në këtë rast rezulton të jetë më shumë një zyrë e qeverisë së Athinës në

Shqipëri sesa një kishë autoqefale, sepse nuk ka ndonjë lidhje të funksioneve të kishës me

varrezat ushtarake të një shteti” dhe më tej:“Peshkopi Janullatos rezulton kështu të jetë një

zyrtar i Karamanlisit, me të cilin është konsultuar në lidhje me çështjen e varrezave”.

Kryepiskopi Anastas: Këtë frazë, ambasadori Withers nuk e ka thënë kurrë. Nuk ekziston

në tekstin në origjinal të kabllogramit me nr. kod. 06, Tirana 662 të datës 21 qershor 2006, të cilin e publikoi organizata “Wikileaks”. Duke i hedhur një sy kritik tekstit, që i referohet z. Arben Puto (Gazeta Shqip, 6 shtator 2011), konstatohet lehtë se teksti që parashtron z. Puto, në thonjëza, është bashkim i qëllimshëm i dy fjalive të shkëputura nga një koment fyes, bërë nga një gazetar. Përveç kësaj, ishte e pamundur për ambasadorin amerikan z. Withers të formulonte një mendim të tillë, sepse në vitin 2006 kur u shkrua ky kabllogram që referohet në libër, z. Withers nuk kishte ardhur ende në Shqipëri. Kabllogrami nënshkruhet nga amasadorja znj. Marcy Ries. Për më tepër që as nuk ekziston një frazë e tillë në origjinalin në anglisht të tekstit të publikuar nga Wikileaks. Historiani z. Puto, për të fyer ashpër Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin e saj, i bashkëngjit me keqdashje librit të tij dy fjali shpifëse të një gazetari shqiptar, i mbështjell me mantelin e Ambasadës Amerikane dhe i paraqet në thonjëza, si fjali dhe mendim të një ambasadori amerikan.

Sigurisht, një gjë e tillë nuk quhet “histori” por tjetërsim i historisë me qëllim diskreditues.

2. Gazetari: A mund të na sqaroni diçka përpikëpamjen e z. Puto se Kisha Orthodhokse e

Shqipërisë e ka humbur tani Autoqefalinë e saj?

Kryepiskopi: Është shumë e qartë, se për shkak të mungesës së dijeve teologjike e në veçanti të atyre nomokanonike, por edhe ngaqë nuk bën pjesë në Kishën Orthodhokse, autori në fjalë nuk e njeh faktin se Autoqefalia në Traditën Orthodhokse nuk varet nga shtetësia e Primatit të saj. Autoqefalia e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë njihet, pa as ngurrimin më të vogël, që nga viti 1992, nga të gjitha Kishat Orthodhokse pa përjashtim, në mbarë globin. Gjithashtu emri i Primatit të saj përmendet nga të gjithë Patriarkët dhe Kryepiskopët-Kryetarë të Kishave Autoqefale Orthodhokse në mbarë botën, çdo të diel e të kremte, kur këta meshojnë. Fakti se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është Autoqefale njihet edhe prej Kishave të krishtera dhe organizmave ndërkombëtarë ndër të krishterë.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, me Kryepiskopin konkret aktual është njohur si person juridik nga gjykatat shqiptare dhe ligji nr. 10057 i datës 22.1.2009. Të bën përshtypje fakti se këtë përpiqet ta injorojë një historian. Fatmirësisht qindra mijërat orthodhoksët e Shqipërisë e dinë shumë mirë se Kisha e tyre pas shpërbërjes së saj nga regjimi ateist, është përsëri Autoqefale që nga viti 1992, sipas Kanoneve të Shenjta.

3. Gazetari: Po për sa shkruan gazetari rreth marrëdhënieve tuaja me z. Karamanlis, cili

është komenti juaj?

Kryepiskopi: Episkopi Andon Merdani, emri i të cilit përmendet në kabllogramin që botoi “Wikileaks” e siguroi Sinodin e Shenjtë se fjalët e tij u shtrembëruan. Kërkoi falje që nuk i përgënjeshtroi menjëherë ato që i atribuohen se ka thënë në një takim personal pune me një nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kryepiskopatë në vitin 2006 (kur ishte ende prift). Ndërsa, sa i takon informacionit që vjen nga kabllogrami lidhur me

pyetjen tuaj, ku edhe mbështetet komenti gazetaresk, se gjoja më 7 qershor 2006 i bëra një vizitë z. Karamanlis dhe diskutuam për varrezat etj., deklaroj me përgjegjësi se kjo është gënjeshtër. Më 7 qershor të vitit 2006, ndodhesha në një udhëtim. Gjatë javëve që i kishin paraprirë zhurmës së madhe në lidhje me zhvarrimet, ndodhesha në London Derry të Irlandës, në mbledhjen e Komitetit Qendror të Konferencës së Kishave Evropiane, si zëvendëspresident i kësaj organizate.

Me këtë rast dua të them se me zotin Karamanlis jemi miq përpara se ai të bëhej kryeministër. Mos harroni faktin se përveç se Kryepiskop i Shqipërisë kam qenë për rreth 35 vjet profesor i Universitetit “Kapodistria” të Athinës, jam anëtar nderi i Akademisë së Athinës, President i Këshillit Botëror të Kishave, si rrjedhojë kemi edhe shumë çështje të tjera për të diskutuar me persona publikë në shumë vende, përfshirë Shqipërinë dhe Greqinë.

Fraza se Kryepiskopi Anastas është “një zyrtar i Karamanlisit”, jo vetëm që është e gënjeshtërt dhe keqdashëse, por edhe qesharake.

Dhe me të drejtë të habit fakti se si një profesor universiteti, në epilogun e librit të tij historik, përdor sajesa të tilla për të diskredituar Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin e saj.

4. Gazetari: Po rreth atyre që thuhen përvarrezat dhe pjesëmarrjen e Kishës në

zhvarrime, çfarë do të thoshit?

Kryepiskopi: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk është marrë kurrë me zhvarrime, për të cilat është bërë një zhurmë aq e madhe. Fraza se “Kisha Ortodokse rezulton kështu të jetë më shumë një zyrë e Qeverisë së Athinës në Shqipëri sesa një Kishë Ortodokse…” tregon padije dhe tendencë dashakeqe. Bisedimet dhe drafti i parë i Marrëveshjes midis dy Qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me varrezat e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, filluan në vitin 2002. Kjo ishte në vazhdim të “Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të Ndërsjellë” që nënshkruan të dy vendet në Tiranë (21.3.1996). Kisha jonë, për të lehtësuar të dyja qeveritë në realizimin e marrëveshjes që ato kishin vendosur të nënshkruanin, ofroi truallin e manastirit të Shën Nikollës, pranë Këlcyrës, jo për “mauzole”, por për varreza. Diçka e tillë shtë e zakonshme për shumë shekuj në Shqipëri, pra që varrezat orthodhokse të jenë të vendosura pranë kishave dhe manastireve.Pozita e Kishës Orthodhokse në lidhje me të vdekurit, të çfarëdolloj etniciteti qofshin, është diçka e njohur: respekt i plotë. Veçanërisht, për sa janë orthodhoksë, është një detyrim të kenë mbi varr një kryq dhe të lexohet një lutje e veçantë përkujtimore, që quhet “trisai”. Bëhet fjalë për një detyrim fetar shumëshekullor.

Teoritë shpifëse mbi synimet politike, mbi planet e errëta, mbi caktimin e kufijve etj., përdoren nga disa qarqe nacionaliste që u pëlqen të krijojnë zhurmë dhe të kultivojnë dyshimin e lig dhe armiqësinë midis popujve fqinjë. Dhe krejt e kundërta, përpjekja e Kishës

Orthodhokse - e konkretisht dhimbja dhe përpjekja ime personale - është kultivimi i mirëkuptimit reciprok, respekti i ndërsjellë si edhe arritja e bashkëpunimit të sinqertë për bashkekzistencën paqësore dhe përparimin e përbashkët të popujve fqinjë të Ballkanit brenda

kuadrit të Bashkimit Evropian.

1 comment:

Anonymous said...

www.HimaraToday.blogspot.com

Himara, yesterday, today and tomorrow ...
Χιμάρα, χθες, σήμερα και αύριο ....
Himara, dje, sot dhe neser....