Wednesday, December 28, 2011

Keshilli "Inteligjent" i Bashkise Himare ben gallate

Nje mesazh nga Himara


PER INAT TE SIME VJEHRE

Sa te cuditshem per boten, dhe sa normale konsiderohet nga ana jone berja kondra deri ne budallallek!? E aq me vulgare eshte kjo cfaqe kur dirigjohet nga njerez medioker, pa vlera intelektuale e qe nuk kane asnje krenari per vendin e tyre.

Degjojme qe Keshilli Bashkiak ka mare vendim te ngrihet permendorja e Jul Qesarit ne teritorin e Bashkise Himare.!!!

Qe Jul Qesari eshte nje nga personazhet me te spikatura te historise se Romes, na e kane mesuar qe ne klasat e para. Ishte njeriu I cili ate qe donte, do ta arinte me cdo mjet, njeriu me inteligjencen e vecante per ate kohe dhe kohen e sotme. Jul Qesari ishte nga te paktet figura te historise te cilet ishin ne gjendje te dirigjonin tre pune njekohesisht. Por qe qellimi final I tij ishte vendosja e diktatures ne Romen e lashte.

Se si futet ky personazh mer vlera ne historine e Shqipeise ne pergjithesi, e te Himares ne vecanti, kete e dine vetem ata te cilet mendojne se u pjell mendja flori, kur vendosin te ngrene bustin e Jul Qeasarit. Ketij diktatori te cilin e vrane shoket etij me te ngushte. Diktatura dhe Republika ne historine e njerezimit kane qene gjate gjithe kohes ne lufte te pa pajtueshme.

Sipas ketyre mendjeve pjellore bustet e Jul Qesarit duhet te ishin ne gjith Afriken e Veriut, Spanje, Apenine (ku hodhi zaret) e ne cdo rrugice te Romes etj.

Per nje vizitor te kulturuar do te ishte teper interesante te mesonte qe Jul Qesari (te cilit ne krahine I ruhet akoma mbiemri, ndofta koincidence, ndofta jo) ka marshuar kunder armikut te tij neper teritorin e Himares. Dhe kaq. Nje pllake shpjeguese e kesaj historise do vinte nje tulle ne godinen turistike te cilen duam te ngreme.

Por kjo per mendimin tim eshte e dyta. E para eshte te vleresojme historine tone. Jo te servilosemi shumkujt I cili ndofta ska histori apo nuk e njeh ate. Me historine e Himares mburemi ne dhe e gjithe historiografia. Pra me pak vemendje le te ngreme lapidaret e paraardhsve tane, le te mbushet krahina me pllaka shpjeguese per vizitoret e te marin fund kondrat ndaj njeri tjetrit. “ Per inat te sime vjehre…” nuk na con asgjekundi.

Drejtuesit, pushtetar apo politik kane mjaft per te mesur nga historia e Himares. Le te civilizohen nepermjet historise se Himares e te mos bien pre e pasionit dhe mediokrietit.

E po qe se nuk u del koha, krahina ka mjaft figura te njohura shkencore tek te cilet mund te mbeshteten.

Le te tregojme qe edhe ne pasardhesit e te pareve tane, jemi te qyteteruar. Me pare duam vehten dhe pastaj adhurojme boten, sado qe ta meritoj.

Ajo e cila me bie ne sy per keq eshte qe komuniteti Himariot ka shume probleme per te zgjidhur. Shoqeata e cila e propozon kete bust pse nuk ndihet per pronat e Himares, per ambjentin, per mungesen e studimeve, qe si rezultat po demtohet e ardhmja e turizmit nga ndertimet e pa sistem e pa leje?

Le tu kujtoj Cajupin per nje moment: “Mjaft punove per te tjeret o fatkeq….”

1 comment:

Stavros Markos said...

Gia sou,, regullojeni pak ne fund,,, nuk ka propozuar Komuniteti Himariot, por Shoqata e Intelektualeve te Himares...e nje fare Irakli Gjicali, qe sot eshte nenkryetar i bashkise.

Respekte Stavro