Arrestohet gazetari që publikoi listën e grekëve me llogari të fshehta bankare në Zvicër
        
Kostas Bakcevanis, gazetar 
investigativ grek, ka publikuar sonte në twitter një shënim, ku thuhet 
se jashtë shtëpisë së tij shiheshin nja 15-20 policë. Më pas u mor vesh 
se ai ish ndaluar mbi bazën e një urdhër arresti. Shkaku? Ka dhunuar 
privacy-në e 2059 njerëzve të rëndësishëm  të Greqisë së këtyre kohëve. 
Në terma më konkretë, tek këta të fundit bëjnë pjesë ish ministra, 
këshilltarë politikanësh, deri dhe këshilltari i kryeministrit të sotëm 
Samara, gazetarë, sipërmarrës, intelektualë publikë, etj. Emrat e 
këtyre janë pjesë e listës së publikuar prej gazetarit Vaksevanis (në 
foto) në revistën Hot Doc, në titullin “njerëzit që kanë llogari të 
fshehta bankare në Zvicër” e nën dyshimin e “atyre që kanë bërë evasion 
fiskal”.
Kjo është një listë që është përpiluar dy vjet më parë nga Christine 
Lagarde, e cila atëmot ishte Ministre e Financave e Francës dhe sot 
shefja e FMN-së. Për dy vjet me radhë, autoritetet greke, të cilave u 
është dorëzuar kjo listë, nuk kanë lëvizur as gishtin për të vepruar, 
për të hetuar, për të ndriçuar situatën. I vetmi veprim është ky i 
sotmi, dmth arrestimi i gazetarit që e ka publikuar atë listë. Këtë lajm
 e jep në një formë skandali e përditshmja italiane La Repubblica, por 
nuk është e vetmja. 
Të gjithë po çuditen me sistemin grek të drejtësisë,
 që nuk ka dënuar asnjërin prej atyre që falsifikuan shifrat e financave
 greke, gjë që shënoi fillimin e krizës së borxheve publike në Europë, e
 që me një guxim të çuditshëm vë në pranga një gazetar me akuzën se ka 
bërë publike një listë njerëzish me pushtet të pasuruar më metoda të 
dyshimta.
Re.Pu.
No comments:
Post a Comment