Sunday, October 28, 2012

Πετροπόλεμος και ανθελληνικά συνθήματα απο αλβανοι εξτρεμιστες- ενοχές από το κακό παρελθόν αλβανων συνεργατων του Μυσολινι

Festa e Greqisë, përplasje në Këlcyrë, tentohet bllokimi i autobusëve me grek

3
Tensione në Këlcyrë. Aktivistë të PDIU-së, Aleancës Kuq e Zi dhe Lëvizjes Vetëvendosja kanë protestuar mesditën e sotme kundër kremtimeve të Festës së Çlirimit të Greqisë në vendin tonë.
Aktivistët janë grumbulluar në Këlcyrë ku pritej mbërritja e katër autobusëve me familjarë të ushtarëve grek, të varrosur në Kosinë. Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë  që në tokën shqiptare të festohet nga shteti helen, ushtria e së cilit erdhi si pushtuese në vendin tonë.
Pas marrjes së njoftimit për organizimin e protestës, në Këlcyrë janë grumbulluar forca të shumta policie. Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se është qëlluar me gurë makina e ambasadorit grek, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime. Forca të shumta policie kanë ndaluar protestuesit shqiptarë që t’i afrohen varrezave ku pala greke zhvillon homazhet.
28 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

No comments: