ALBANOFOBIA E BERISHËS DHE ISLAMOFOBIA E ERDOGANIT
ILIR YZEIRI
(Grupi i Shangait). (Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/26/cqendron-pas-termit-albanofobi/#ixzz2M1Q1f6dd).
Unë dua të shtoj se edhe Hashim Thaçi, para disa kohësh, e kërcënoi
Europën pak a shumë me të njëjtën gjuhë si Berisha pse burokratët e
Europës, sipas tij, nuk po hapnin ende dritën jeshile për heqjen e
vizave. Unë mendoj se analiza e Lubonjës është e drejtë dhe nëse i shton
asaj edhe qëndrimin e Thaçit, të duket se je përballë një situate si
ajo në të cilën ndodhet Turqia. Shqipëria dhe Kosova, sipas opinionit
europian, nuk po i përmbushin standardet për t’u përafruar me BE-në.
Shkaqet mund të jenë disa, por më të dukshmet janë korrupsioni galopant,
krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira. Përgjegjës
kryesorë për këtë situatë janë dy persona: Berisha në Tiranë dhe Thaçi
në Kosovë. Ndërkaq, miku i tyre më i madh dhe modeli që ata kanë
zgjedhur që të imitojnë është kryeministri turk Erdogan.
Mirëpo ky
kryeministër po akuzohet deri edhe për lojë me “Al Kaedën”. Gazeta “La
Republica” boton para disa ditësh një shënim redaksional me titull “Se la Turchia gioca con AlQaeda” (http://feluche.blogautore.repubblica.it/2013/02/24/se-la-turchia-gioca-con-al-qaeda/) në
të cilin zbulohen disa anë jo të qarta, madje të errëta të politikës
turke dhe të rolit që po luan ajo pas asaj që quhet “Pranvera arabe”.
Kjo anë jo e qartë, thuhet në këtë analizë, u shfaq së fundi në një
incident politik më shumë se diplomatik. Ambasadori i Ankarasë në Çad
kritikoi luftën e Francës kundër “Al Kaedës” në Mali, duke thënë në
esencë se nuk është e vërtetë që është terrorizëm gjithë ajo që
perëndimorëve ju duket si e tillë. Sipas “Ansa”-s, ambasadori Ahmet
Kavas, një profesor i teologjisë islamike, i afërt me ministrin e
Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, pas ndërhyrjes ushtarake të Francës në
Mali ka shkruar në “Twitter” se “‘Al Kaeda’ është e ndryshme nga
terrorizmi”. Turqia, thuhet në këtë shkrim, ka shprehur pakënaqësinë
ndaj SHBA-së pse këto të fundit kanë futur në listën e zezë të
terrorizmit “Frontin al-Nusra”, grupin integralist të afërt me “Al
Kaedën” që sot është në linjën e parë të luftës kundër regjimit të
Asadit në Siri. Kavas iu kundërvihet operacioneve të udhëhequra nga
Franca dhe shkruan: Fjala terror është franceze dhe nuk mund të jetë
vepër e myslimanëve. Pas kësaj ambasadori, shkruan “Ansa”, nuk është
thërritur, por nuk ka postuar më në “Twitter”.
Ndërsa vetë ministri i
Jashtëm turk Davutoglu ka thënë: “Xhihadi nuk shenjon terrorizëm:
bashkëshoqërimi i dy koncepteve ka ardhur prej neologjizmës së bërë nga
SHBA dhe lobit pro-izraelit”. Gazeta “Hyrriet” boton një shkrim të
analistit turk Semih Idiz që thotë se duke u përpjekur të luajë me
zjarrin, Turqia do të digjet vetë. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe Sali
Berisha me Hashim Thaçin. Madje ky i fundit ka nisur që edhe tekstet e
historisë t’i redaktojë me Ministrinë e Jashtme turke. Ndaj albanofobia e
Berishës nuk është lajthitje e një të marri, por është llogaritur mirë
në zyrat e Erdoganit. Berisha dhe Thaçi po i bëjnë presion Europës dhe
po e trembin atë duke i treguar rrugën për në Anadoll. Por a do të
përfundojmë të gjithë në Anadoll apo në Europë…
No comments:
Post a Comment