Monday, March 18, 2013

Ekspansioni ekonomik drejt Himares-strategjia qe ofrohet per shqiptarezimin e saj -Gjuhetari Vehbiu i largohet profesionit dhe ofron analize sociologjike


Quotations nga A. Vehbiu dhe vleresime 
" ..por duke u zotuar gjerësisht për ta nxjerrë krahinën e Bregut nga izolimi gjeografik dhe social, ku e kish lënë historia gjatë shekujve të Perandorisë Osmane dhe më pas, politika totalitare."-Himara nuk ka qene kurre e izoluar, po te perjashtojme periudhen e izolimit total monist, madje dhe atehere televizioni grek ishte ai qe shihej ne Himare.Vendi qe lidhet me det nuk mund te izolohet kurre. Vasil Malo pikerisht nga deti e gjeti rrugen e lirise ashtu si dhe himarjote te tjere. Ne 1945 Himara kishte 147 kuadro me arsim te larte, dmth me shume se sa kishte e gjithe Shqiperia. Fjala izolim nuk ka kuptim kur i referohemi  Kurveleshit apo pjeses tjeter te Shqiperise, te cilat ishin  te prapambetura ne krahesim me Himaren. Himara ashtu si dhe Deropulli kane qene porta drejt qyteterimit perendimor.   

"...se ai (P. Xhufi)  i qëmton pak argumentet dhe sjell vetëm ato që i interesojnë (por të gjithë e bëjmë këtë, kush më shumë e kush më pak)"- Pellumb Xhufi del manipulues i historise-vezhgim i sakte i Vehbiut

" Në intervistën e vet, Kokëdhima flet për “projektin 200-vjeçar grek për aneksimin e Himarës”; dhe me siguri flet për një temë të cilën e njeh mirë; mirëpo ekzistenca e një projekti të tillë, edhe sikur të vërtetohet, nuk mjafton për ta shpjeguar greqizimin e zonës së Himarës, i cili ka ndodhur vetvetiu, ose spontanisht; për shkak të rrethanave politike dhe ekonomike në të cilat është gjendur një pjesë e popullsisë së bregut;"
Ne te vertete duhet te flitet per shqiptarizimin e Himares, vete baza ushtarake e Palermos u ngrit per te krijuar nje qyteze me familje shqiptare oficeresh, por femijet e tyre rezultuan qe mesuan greqisht. Faktikisht Himara ka qene nen zoterimin e shtetit shqiptar i cili ne menyre konstante, me dhune e propagande dhe masa ekonomike  ka punuar per shqiptarizimin e saj. Kurse shteti grek nuk ka pasur ndonjehere fuqi  te tille dhe instrumente shteterore ne Himare. Madje qeverite shqiptare u ndaluan himarjoteve mesimin e gjuhes se tyre amtare ne shkolle. Gjithashtu nxitja e emigrimit masiv te Himarjoteve ne 31 dhjetor te 1991 me lajmetar dhe vezhgim drejtperdrejt te sigurimit shqiptar  ishte nje strategji e qarte per crrenjosjen e Himarjoteve nga trojet e tyre, duke llogarritur se ata nuk do ktheheshin me ne Himare ashtu si dhe arvanitasit dikur. Kurse diskutimi qe ka hapur Kokedhima eshte tregues i sipermarrjes se tij shume vjecare jo me shume per shqipetarizimin e Himares sesa kthimin e saj totalisht ne sundimin e trustit te tij. Ndertimi i pallateve shume kateshe ne Himare pa asnje kriter urbanistik ne nje siperfaqe mjaft te ngushte, ku nuk kane ku derdhen as ujerat e zeza eshte nje nga skandalet urbanistike te tij  (me synim politik ngulimin e shqiptareve nga zona te tjera dhe permbysjen e raporteve demografike dhe njekohesisht pasurim ekonomik te trustit te tij. ). 

"dhe se grekësia e sotme e atij fshati dhe e pak fshatrave përreth janë pasojë e një greqizimi që ka ndodhur relativisht vonë" ;Ne te vertete mund te thuhet e kunderta qe shqiptarizimi i i atyre fshatrave ka ndodhur relativisht vone

"..nëse atje flitet greqisht në rrugë dhe në familje, aq sa shumë prej banorëve e kanë greqishten gjuhën e nënës" -Gjuha mesohet ne familje dhe mandej flitet ne rruge dhe jo e anasjellta dhe nuk jane "shume familje himarjote qe flasin greqisht" por totalisht familjet himarjote flasin greqisht. 

" Në terma praktikë, kjo do të thotë ndërtimi i shpejtë i një infrastrukture transportesh moderne, gjithëpërfshirëse dhe kapilare, për ta sjellë Labërinë, Kurveleshin dhe krejt hinterlandin e Vlorës, Tepelenës dhe Gjirokastrës buzë Jonit:" - Kjo eshte keshilla me e vlefshme qe i jep Vehbiu politikes nacionaliste  shqiptare per te crrenjosur identitetin e Himares te cilen e zbatojne praktikisht gjithe qeverite shqiptare dhe investitoret qe favorizon ajo.

TËRHEQJE LITARI

HimaraPati disa ndërhyrje në mediat, javën që shkoi, për çështjen e identitetit të Himarës, për të cilat besoj u bë shkas një intervistë e drejtorit të Shekullit, Koço Kokëdhimës, pas së cilës u shqiptuan Ndriçim Kulla (i prezantuar si Ndihmës i Presidentit) dhe i rregullti Pëllumb Xhufi; në mos gabohem, edhe i rregullti tjetër, Rahmi Memushaj.
Të gjitha këto ndërhyrje rreken të tregojnë se Himara është shqiptare, nëpërmjet argumentit se Himara ka qenë shqiptare; Xhufi është në terrenin e tij këtu, dhe ato që thotë i ka të mbështetura, edhe pse po i jap vetes të drejtën të dyshoj se ai i qëmton pak argumentet dhe sjell vetëm ato që i interesojnë (por të gjithë e bëjmë këtë, kush më shumë e kush më pak).
Unë gjithashtu besoj se karakteri më parë arbëror dhe më tej shqiptar i Himarës mund të mbrohen mirë; dhe se grekësia e sotme e atij fshati dhe e pak fshatrave përreth janë pasojë e një greqizimi që ka ndodhur relativisht vonë; por çfarë e sjell Himarën në vëmendje të opinionit publik sot nuk është historia e saj unike, as se çfarë ka qenë Himara në Mesjetë, por identiteti i saj sot dhe dyzimet e këtij identiteti. Për këtë arsye, sjellja e argumenteve historike në debat nuk vlen shumë.

Në intervistën e vet, Kokëdhima flet për “projektin 200-vjeçar grek për aneksimin e Himarës”; dhe me siguri flet për një temë të cilën e njeh mirë; mirëpo ekzistenca e një projekti të tillë, edhe sikur të vërtetohet, nuk mjafton për ta shpjeguar greqizimin e zonës së Himarës, i cili ka ndodhur vetvetiu, ose spontanisht; për shkak të rrethanave politike dhe ekonomike në të cilat është gjendur një pjesë e popullsisë së bregut; dhe jo si pasojë e ndonjë plani ose komploti të vendit fqinjë. Nëse qeveritë greke, ose qarqe të caktuara në vendin fqinj, e kanë shfrytëzuar këtë greqizim për qëllimet e tyre ekspansioniste, kjo është pastaj çështje tjetër.
Nga ana tjetër, në zonën e Bregut sot po greqizohen edhe zona ku më parë nuk është folur greqisht, sikurse Qeparoi, për të cilin flet Kokëdhima; dhe duhet të jesh vërtet tuhaf që, problemet e mprehta që nxjerr greqizimi i djeshëm dhe i sotëm i Bregut dhe i Jugut të Shqipërisë, t’u qasesh ekskluzivisht me argumente të historisë mesjetare, të cilat vlerën e tyre e kanë brenda debateve historiografike.
As ndihmojnë formulime të tipit: Himara ka qenë dhe është shqiptare!, të cilat kanë diçka ushtarake në tonalitetin e tyre, e cila i zhvlerëson automatikisht. Doemos, Himara është brenda territorit shtetit shqiptar, shtet sovran; dhe ndaj Himarës zbatohen ligjet e republikës së Shqipërisë, njëlloj si kudo gjetiu në Shqipëri. Nga ana tjetër, nëse atje flitet greqisht në rrugë dhe në familje, aq sa shumë prej banorëve e kanë greqishten gjuhën e nënës, atëherë Himara nuk mund të jetë shqiptare siç është Mashkullora ose Preza ose Balldreni; dhe këtë sa më shpejt ta pranojmë, aq më mirë.
Pavarësisht se ç’ka qenë Himara në Mesjetë, sot identiteti i atyre fshatrave të zonës që flasin greqisht është një rrethprerje e identitetit etnik shqiptar dhe grek; situatë që nuk i bën gjë himariotët minoritet etnik si dropullitët (bie fjala), por as i lë të njëjtë me banorët vendës të Tragjasit ose të Kurbneshit.
Historianët mund të flasin sa të duan për zanafillën etnike të banorëve të Bregut; por problemi i identitetit etnik të kësaj popullsie është sociologjik, dhe sociologëve dhe antropologëve u takon ta zgjidhin, duke punuar drejtpërdrejt në terren.
Pastaj, nëse duam vërtet të ndikojmë në zgjidhjen e problemit, për “ta mbajtur” Himarën në shqiptari, kjo nuk bëhet kurrsesi duke u shpjeguar palëve ngjarje dhe shqiptime të katër shekujve më parë; as duke denoncuar komplotet e fqinjëve – por duke u zotuar gjerësisht për ta nxjerrë krahinën e Bregut nga izolimi gjeografik dhe social, ku e kish lënë historia gjatë shekujve të Perandorisë Osmane dhe më pas, politika totalitare.
Për shkak të specifikës gjeografike, komuniteti i zonës së Bregut nuk mund të jetojë dot më vete; ka nevojë të hapet dhe t’i referohet një komuniteti tjetër, në marrëdhënie me të cilin të krijojë edhe identitetin e vet. Meqë fshatrat e zonës vështrojnë nga deti, atëherë vetvetiu kjo hapje do të bëhet ndaj detit – dhe në det është Greqia, duke filluar që nga Korfuzi përballë. Ajo çfarë mund të bëjë Tirana sot, dhe që duhet ta bëjë, nuk është që të bllokojë prirjet e natyrshme të Bregut për të parë drejt Jonit grek (kjo nuk është punë që bëhet; madje as Enver Hoxha s’e bëri dot); por të shfrytëzojë faktin që kjo pjesë e brigjeve të Jonit është “jona”, ose e shqiptarëve; për t’ua mundësuar edhe shqiptarëve të tjerë, qytetarë të Republikës, aksesin e drejtpërdrejtë në bregdet.
Në terma praktikë, kjo do të thotë ndërtimi i shpejtë i një infrastrukture transportesh moderne, gjithëpërfshirëse dhe kapilare, për ta sjellë Labërinë, Kurveleshin dhe krejt hinterlandin e Vlorës, Tepelenës dhe Gjirokastrës buzë Jonit: pra, jo me flamuj kuqezi, pasthirrma tifozësh dhe demagogji politikanësh; por me autostrada, kamionë mallrash, industri të lehtë, turizëm, porte tregtare, përzierje të popullsisë (emigracion të brendshëm), zhvillim ekonomik dhe kabotazh.
E keqja e këndvështrimit historicist që sundon sot në opinionin publik te ne (dhe kushedi edhe në Greqi) është se e mban debatin peng të një fiksioni, ose të një miti, nëse duam ta quajmë kështu; ose të bindjes, së gënjeshtërt, se prejardhja historike e një komuniteti mund të luajë ndonjë rol vendimtar në identitetin e tij sot; dhe të shpërfilljes, herë të qëllimshme dhe herë nga padija, të mundësisë madje të gjasës se identitetet, individuale dhe komunitare, janë edhe produkt i rrethanave ekonomike, politike dhe kulturore; dhe se jo çdo zhvillim spontan dhe në shkallë të gjerë është produkt komploti ose fataliteti historik.

No comments: