post By Jorgji Hanxhari
Nga prof. dr. Priamo BOLLANO
Shkas për këtë shkrim u bë një
fletore e vjetër me shënime të ndryshme, mbuluar nga pluhuri i thellësisë së
viteve, gjetur rastësisht në arkivin familjar të Spiro Thanas Bollanos. Në të
me një shkrim të thjeshtë greqisht dhe të mirëlexueshëm u transmetohen brezave
himariotë përveç të tjerave 5 vargje të rapsodit të mirënjohur Themistokli
(Misto) Zoto për ngjarjet e Himarës pas zgjedhjeve të para të Pasluftës për në
Asamblenë Kushtetuese të 2 dhjetorit 1945. Siç dihet tashmë, populli i Himarës,
grusht bashkuar rreth Dhimojerondisë së vet si një trup i vetëm, u bëri
zgjedhjeve një abstenimin të plotë. Ai në mënyrë demokratike i tha “jo”
regjimit totalitar monist që po instalohej në Shqipëri: Himara me aktin e saj
historik dhe heroik, abstenimin gati tërësor në votime, u bë objekt diskutimesh
e shqetësimesh nëpër zyrat partiake, shtetërore dhe të policisë së fshehtë në
Shqipëri. Nuk vonoi dhe shumë shpejt njëri pas tjetrit, krerë
e përfaqësues të lartë të
regjimit komunist, aparatçikë, sigurimsa, por dhe spiunë të shumë flamurëve
shpejtuan ardhjen e tyre në Himarë. Kudo organizonin mbledhje të shumta e të
stërzgjatura, deri në mesin e natës, me popullin dhe pas diskutimeve të gjata
dhe me nervozizmin e papërmbajtur që i karakterizonte kërcënonin dhe u
shtrëngonin dhëmbët
himariotëve. Jo më shumë se ditën
e dytë pas zgjedhjeve në Himarë vjen Bedri Spahiu, përfaqësues i lartë, në atë
periudhë, i hierarkisë monopartiake dhe mbajtës i postit të prokurorit të
përgjithshëm të shtetit, për të debatuar me popullin. Në këtë takim i pari e
mori fjalën Ilias Athanasios Bollanos, pas tij Zaharia Rapo e në vazhdim mjaftë
himariotë të tjerë.
Në fjalën e tyre himariotët të
qetë dhe në mënyrë të kulturuar, vinin në dukje, se me bojkotimin e zgjedhjeve
populli i Himarës tregoi qëndrimin e vet prej demokrati, se zgjedhjet e 2
dhjetorit, për mënyrën e organizimit të tyre, nuk mund të quheshin se ishin
demokratike dhe as shprehnin vullnetin e lirë të popullit, sepse s’mund të jenë
të tilla kur nuk diskutohej dhe nuk merrej paraprakisht mendimi i votuesve për
kandidatin e propozuar, se qëndrimi abstenues i himariotëve ishte shprehje e
vullnetit të tyre të lirë e të padiktuar, shprehje e demokracisë së vërtetë.
Është në logjikën e gjërave, se
nga këto përgjigje përfaqësuesit e regjimit, siç ishte e kuptueshme, ngelnin të
pakënaqur dhe pa qenë në gjendje të përmbanin veten, i binin tavolinës me
grushte, shanin dhe kërcënonin me lloj-lloj mënyrash popullin himariot. Dhe,
siç pritej, në fillim të vitit 1946 nuk vonoi të vihej në jetë skema e ashpër e
hakmarrjes së diktaturës moniste. Ajo përshinte masa të rrepta represive, si:
kallvarin e gjatë të burgosjeve dhe të vrasjeve, të zhdukjeve fizike dhe të
internimeve, të sekuestrimeve dhe të plaçkitjeve, të shumë himarioteve dhe
familjeve të tyre; mbylljen e shkollave që deri atëherë funksionin në gjuhën
greke e deri në zhveshjen, më vonë, nga posedimi i pronës private dhe ushtrimi
i iniciativës së lirë e masa të tjera që kufizonin të drejtat dhe liritë
demokratike të himariotëve, sikurse edhe të mbarë popullit shqiptarë.
1- Ilias Athanasios Bollanos
lindi në vitin 1906, në një familje të thjeshtë emigrantësh himariotë në
Gramatiko, fshat i Bashkisë së Maratonës, krahinë e Atikës Lindore në Greqi.
Ishte fëmijë e tretë nga radha e familjes së Athanas Panajot Bollanos dhe e
Alaksandra Jeorji Dhima, e njohur në Himarë me emrin Kani (Kanda), me
prejardhje nga një familje himariote me tradita të theksuara patriotike. Në
gusht-shtator të vitit 1924, nënë Kania, në kohën e vjeljes së rrushit, së bashku
me gratë e tjera trime himariote, tregoi akte të larta guximi e trimërie në
orvatjen e përleshje me xhandarmërinë e Prefekturës së Vlorës, në kohën e
Qeverisë së Nolit, për heqjen e venomeve himariote dhe vendosjen e taksave
mesjetare,. gjatë së cilës edhe u plagosë në përleshje trupë me trupë me ta.
Në vjeshtën e vitit 1942, i
sëmurë kthehet në Himarë. Megjithatë, në saje të brumosjes dhe të formimit të
tij me pikëpamjet demokratike të filozofëve të lashtë helen dhe me teoritë neoliberale
dhe merkantiliste të klasikëve të ekonomisë politike borgjeze, bazuar në pronën
private, në iniciativën e lirë dhe në ekonominë e tregut, përhapur shumë në
vitet ’30 të shekullit të kaluar, në kuadrin e krizës së madhe ekonomike të
viteve 1929-1933, Ilia Athanasios Bollano nuk e ndërpreu pjesëmarrjen e tij në
diskutimin e problemeve të rëndësishme të kohës.
Sipas ligjit nr. 24 datë 28 tetor
1945 zgjedhjet nga partia në pushtet konsideroheshin “të lira, demokratike e pluraliste”.
Por në realitet, Partia Komuniste, vepronte ndryshe. Që përpara zgjedhjeve ajo
filloi të zhvillonte një fushatë antidemokratike, terrori dhe kërcënimesh ndaj
popullatës dhe kundërshtarëve të vet politik. Në një situatë të tillë, është e
natyrshme, që në vjeshtën e vitit 1945, kryepleqësia e fshatit, pas debatesh të
gjata, përpunoi fshehtazi dhe në konspiracionin më të madh,platformën rreth
qëndrimit që do të mbanin himatriotët në zgjedhjet e para të Pasluftës.
Sipas tregimit të bashkëkohësve,
rol dhe ndihmesë të veçantë në përpunimin e kësaj strategjie, falë përgatitjes
dhe formimit të tij, dha ndër të tjera edhe Ilias Bollanos. Ajo në vija të
përgjithshme parashikonte: Pavarësisht se nga regjimi monist në fuqi zgjedhjet
konsideroheshin e proklamoheshin “demokratike, të lira, universale, direkte e
të fshehta” por duke qenë se nga njëra anë shpallja dhe miratimi i kandidatit
për deputet, që do të përfaqësonte Krahinën e Himarës në Asamblenë Kushtetuese,
u bë direkt nga lart, nga Kryesia e Frontit Nacional Çlirimtar të Prefekturës
së Vlorës, pa marrë mendimin paraprak dhe pa bërë një diskutimi me sovranin –
votuesin e drejtpërdrejt himariotin e thjeshtë të cilin ai do të përfaqësonte
dhe, nga ana tjetër, duke qenë se që nga viti 1921 kur Himara u përfshi administrativisht
në shtetin shqiptar, Krahina ishte përfaqësuar me deputetë kurdoherë me
origjinë vetëm nga Vunoi, ndërsa fshatrat e tjerë të Krahinës nuk kishin pasur
asnjëherë mundësi që ndonjë nga bijtë e tyre të zgjidhej deputetë, qëndrimi i
prerë i himariotëve do të ishte votimi kundër kandidatit të propozuar nga
Fronti Demokratik.
Ky qëndrim fillestar i publikuar
dhe i konsumuar duke u çuar në mbarë vatrat himariote, u ndryshua një ditë para
zgjedhjeve të 2 dhjetorit, d.m.th. më 1 dhjetor 1945. Kryepleqësia e Krahinës,
në fshehtësinë më të madhe, siguroi informata të plota dhe shumë me vlerë, se
partia moniste, forca e vetme politike në pushtet, me kutitë e votimit do të luante
lojën e moszhvillimit të zgjedhjeve “të lira, demokratike dhe të kontrolluara
nga bota”, siç i shpallte demagogjia komuniste. Kjo sepse, njëra kuti, ajo e
opozitës, d.m.th. jo ajo e Frontit Nacional Çlirimtar, në të cilën do të
hidheshin nga votuesit himariotë kokrrat me ngjyrë të veçantë prej gome, që
përfaqësonin fletën e sotme të votimit, nuk ishte veshur me kadife, siç
parashikonte ligja, për të amortizuar tingullin, që shkaktohej gjatë hedhjes së
votës në kutinë e votimit dhe takimit të saj me shtresën prej metali të
vendosur në fund të saj. Në këtë mënyrë, tingulli do të dëgjohej nga anëtarët e
komisionit të votimit të përbërë
nga komunistë dhe pjesëtarë të policisë së fshehtë shqiptare, nën maskën e
Seksionit të Mbrojtjes së Popullit, gjë që do të dekonspironte karakterin
sekret të zgjedhjeve, duke u dhënë mundësi partisë moniste në pushtet të dinte
kush votoi kundër kandidatëve të Fontit – komunistëve dhe emrin e
kundërshtarëve politikë. Prandaj, për efekt sigurie, qëndrimi fillestar i
votimit kundër kandidatit të Frontit ndryshoi, dhe u vendos që himariotët të
mos marrin pjesë në votime, d.m.th. të bëjnë bojkotimin e plotë të zgjedhjeve.
Qëndrim i ri i himariotëve ndaj
zgjedhjeve të para të Pasluftës për Asamblenë Kushtetuese, darkën dhe natën e 1
dhjetorit , në mënyrë të rrufeshme dhe në konspiracion të madh, u çua përmes
kaçatorrëve dhe të rinjve, që loznin rolin e informatorit te çdo himariot,
shtëpi më shtëpi të tij. Dhe përfundimi ishte mahnitës. Pavarësisht terrorit,
dhunës dhe presioneve të organeve partiake dhe sidomos të punonjësve të
policisë së fshehtë shqiptare, të kryera nën ombrellën e forcave të Seksionit
të Mbrojtjes së Popullit, po thuajse 90 për qind e votuesve himariotë nuk morën
pjesë në votime.
Fitorja ishte e madhe. Populli i
Himarës, njerëzit e thjeshtë të saj, të bindur në vendimin e kryepleqësisë së
fshatit, e dhanë verdiktin e tyre. Bojkotimi i zgjedhjeve tronditi nga themelet
regjimin partiak monist. Përmes bojkotimit të votimeve, këtij akti të thellë emokratik,
populli himariot i tha i pari një “JO” të fortë regjimit diktatorial dhe monist
të Hoxhës. Ajo ishte shprehje e vullnetit të mbarë himariotëve, siç thotë
latini: “Vοx Populi, Vox Dei”, ose greq.” Φωνή Λαού, Οργή Θεού” Për nga
rëndësia dhe përmasat që përcillte, abstenim i himariotëve në votimet e 2 dhjetorit
l945, ishte i tillë që mund të
krahasohej me qëndrimin e
demokratëve dhe iluministëve europian e spanjollë, që në mesin e viteve ’30 të
shekullit të .kaluar i kishin thënë regjimit të Frankos: Jo! Fashizmi këndej
nuk do të kaloj!
Bojkoti himariot i zgjedhjeve të
dhjetorit 1945, përbën një akt të rëndësishëm historik të popullit të Krahinës
kundër regjimit monist që instalohej në Shqipëri. Përveç të tjerave, ai tregon
se ç’mund të bëjë një popull kurrë nuk është i fragmentuar, por në të kundërtën
është i bashkuar dhe lufton për një kauzë të drejtë, për zbatimin e lirive dhe
të drejtave
demokratike. Ai mban edhe vulën e
mendimit, të veprimit dhe të frymëzimin të Ilias Athanasios Bollanos, që së
bashku me martirët e tjerë të kësaj periudhe: Andrea Ilia Dhima, Kristo Koka,
Irakli Gjoni, Niko Kaçelano, Spiro Goro, Dhimitër Andruci, Dhimo Dhimojani
(Pano), Niko Kutulla, Kiço Llazari, Miltiadhi Pano, Pano Kokaveshi (Jani) e të
tjerë e projektuan, e përcollën popullit himariot dhe e realizuan atë.
3.-Historia i shërben njohjes së shkuarës për t’i shërbyer së
ardhmes. Sigurisht, çdo periudhe historike shtron para brezave kërkesa të
caktuara Realitetet historike nuk janë pjellë e fantazisë, por vijnë nga
thellësitë e shekujve dhe mbajnë vulën e ngjarjeve e të ndodhive të vërtetuara.
Himara ne rrjedhën e historisë së saj ruajti vetëdijen e vet historike, doket,
zakonet, besimin, gjuhën, kulturën, identitetin e vet, sepse ishte e bashkuar,
kishte një organizim të vetëm, kishte një zë unik- vendimin e dhimojerondisë së
saj, të kapedanatit dhe të kuvendit mbarëhimariotë. Dhe një zë i bashkuar
merret parasysh e dëgjohet seriozisht, ndërsa zëra të copëtuar e fragmentar,
siç janë himariotët sot të përfshirë në shumë parti, sado qofshin ato, nuk i
dëgjon as u vë veshin askush.
Në Himarë, si në gjithë
Shqipërinë, sistemi i centralizuar monist, përmes organizimit të kooperativave
bujqësore, të tipit leninist të artelit bujqësor, ua mohoi himariotëve pronën
private dhe produktet e krijuara nga puna e investuar në të. Me ardhjen e
demokracisë rilindën shpresat për marrjen e pronave nga ana e himariotëve,
sipas posedimit dhe përkatësisë para vendosjes së monizmit. Por regjimi
demokratik në vend që të zbatonte një ligj bazuar në të drejtën e trashëgimisë
së tokës nga individi, siç e parasheh edhe Kushtetuta e Shqipërisë, në të
kundërtën zbatoi një ligj që më shumë i përshtatet një
sistemi autokratik të tipit kriptokominist, duke shkelur
hapur te drejtat dhe liritë e njeriut, siç është ligja 7501.Ky ligj i
rekomanduar për t’u zbatuar edhe në Bregdetin Jonian nuk merr parasysh veçoritë
e krijimit të pronës mbi tokën në Himarë, që është arritur përmes investimit të
një punë të madhe njerëzore por edhe të një kapitali jo të vogël, për ta
shndërruar shkëmbin dhe gurin në
mjet për ekzistencë. Ndërkohë në Himarë dhe në gjithë bregdetin jonian asnjë
investim themelor shtetëror për krijimin e pronave nuk është kryer, siç u bënë
ato për hapjen e tokave të reja dhe tharjen e kënetave e të moçaleve, në Myzeqe
e gjetkë.
Në mënyrë të sintetizuar këtë
takim rapsodi popullor, imarioti Themistokli Zoto, e ka përjetësuar në vargjet
që vijojnë:Το βραδέα η ώρα μια Mbasdreke, në orën një, Ήρθε ο Μπεντρής Σπαχίας
Erdhi Bedri SpahiaΚαι ρωτάει τα παιδία Dhe pyeti djemtë. Τον απάντησε ο Ηλίας
Iu përgjigj Ilia Κι από πίσω ο Ζαχαρίας Dhe më pas Zaharia
No comments:
Post a Comment