Xhemajli, Berhami, dhe… mirëse erdhe Piro Dhima!
Kur shoh Xhemajlin e Berhamin që luajnë për 
Napolin, më kap herë pas here asosacjoni se ata janë shqiptarë (e di, 
është idiotike, por më duhet të them se është dhe i gëzueshëm ky 
asosacjon), e në të njëjtën kohë, gjithë kohën, e kam fare të lehtë t’i 
nxjerr që të dy jashtë një sfondi a konteksti etnik a kombëtar, gjë që e
 bëj dhe me suedezo-boshnjakun Ibrahimoviç, gjermano-turkun Ozil, 
gjermano-tunizianin Khedira, etj. Madje, të shumtën e kohës, pavarësisht
 asosacjonit të mësipërm, Behrami e Xhemajli, më sillen si dy 
profesionistë, dhe kaq.
Gjasat janë që ata të kenë zgjedhur të luajnë për Zvicrën nën cytjen e
 ambicjeve prej profesionisti. Këtë të fundit e them, ngaqë kështu duket
 se është, e jo ngaqë kjo ka ndonjë rëndësi. Edhe sikur të ishte 
ndryshe, edhe sikur pra ata të kenë zgjedhur të luajnë me Zvicrën prej 
krenarisë që u jep fanela që veshin e hymni që këndojnë, askush nuk do 
kish të drejtë ta qortonte këtë zgjedhje. Vërtet, me ç’logjikë dikush 
mund t’ia japë vetes këtë të drejtë? Ajo është një zgjedhje e tyre, dhe 
pikë. Ata nuk janë të zgjedhur nga populli, nuk kanë një mandat 
përfaqësimi elektoral a kombëtar, e prandaj nuk u kanë asnjë borxh 
turmave që lëshojnë britma denigrimi apo kryqëzimi nga shkallët e 
stadiumit e nga “shkallët” e rrjeteve sociale. Sa mirë do ishte sikur 
këta të fundit të ishin kaq shpërthyes e të paduruar edhe me klasat 
politike në Tiranë e në Prishtinë që nuk kanë lënë gjë pa plaçkitur! 
Mirëpo nuk janë. Përkundrazi, nuk është fare çudi që të jenë po këta 
njerëz që mbushin sheshet e tubimeve politike e që lëshojnë britma 
miratimi e admirimi për sundimtarët e tyre të liq.
Dhe këtu do duhej ta mbyllja, por meqë jemi te kjo temë, po jua 
rikujtoj se dje mbërriti në Tiranë Piro Dhima, peshëngritës shqiptar, 
pastaj peshëngritës grek, pastaj kampion bote, dhe sot deputet i 
PASOK-ut. Më vjen t’i them: Mirëse erdhe Piro Dhima! Dhe këtë nuk e them
 veç për t’i bërë karshillëk “gardianëve” putativë të dinjitetit 
nacional. E them edhe ngaqë më vjen natyrshëm për ta thënë. E për ta 
rithënë: Mirëse erdhe Piro Dhima! 
Ambasadori i "klasit te pare" Bashkim Pitarka  
Interesi kombëtar dhe fqinjësia  e mirë 
Publikuar më 15.10.2013 | 11:51
      
    1
    
      Bashkim Pitarka-ish-ambasador 
"...Venizellosi dhe Papulias pas tij, qofshin të mirëseardhur në Shqipëri. Uroj të vijnë me mendime e plane konkrete të fqinjësisë së mirë. Por ajo përfshirja në delegacionin zyrtar grek e tradhtarit Pirro Dhima, sikur nuk më pëlqen fort e nuk më duket një akt i menduar për mirë. Kujdes nga "dhuratat" greke!"
      
"...Venizellosi dhe Papulias pas tij, qofshin të mirëseardhur në Shqipëri. Uroj të vijnë me mendime e plane konkrete të fqinjësisë së mirë. Por ajo përfshirja në delegacionin zyrtar grek e tradhtarit Pirro Dhima, sikur nuk më pëlqen fort e nuk më duket një akt i menduar për mirë. Kujdes nga "dhuratat" greke!"

 
