Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!

Sunday, October 27, 2013

Si e sheh F. Klosi marreveshjen nderkombetare per detin-sipas stilit folklorik...

Shqiperia e ka ratifikuar marreveshjen nderkombetare mbi detin (ne baze te se ciles u lidh marreveshja Bakojani-Basha ) ne 23/07/2003

Introduction: Disa pasaktesira te Klosit sipas  stilit folklorik te trajtimit te marreveshjeve nderkombetare mbi detin (United Nations Convention on the Law of the Sea):
1. Greqia nuk ka kufij detare vetem me Shqiperine dhe Turqine  sic thote Klosi (92%+8%), ajo ka kufi detare me Italine, Egjiptin, Libine, Kipron
2. Greqia ka neneshkruar deri tani ndarjen e zonave eksluzive ekonomike ne baze te mareveshjes nderkombetare per detin me Italine, Egjiptin( aktualisht po perfundon nje marreveshje e tille kohet e fundit), Kipron. (Nga ana e saj Qipro ka marreveshje me Israelin qe ne 2010,  me Libanin ne 2007 dhe Egjiptin ne 2003, kjo e fundit eshte rikonfirmuar kohet e fundit) 
3. Greqia ka zhvilluar bisedime me Shqiperine ne baze te marreveshjes nderkombetare te detit. Neneshkrimi i saj me Shqiperine do perbente nje hap me shume ne izolimin e Turqise si vend qe nuk respekton marreveshjet nderkombetare pamvaresisht ambicjes se saj per tu bere pjese e EU, prandaj gjashte muaj pas neneshkrimit te saj, nen nxitjen e Turqise qe kish interes te mos neneshkruhej nje marreveshje e tille, PS e coi ceshtjen ne gjykaten kushtetuese (tani po merr fryetet e saj-ndihme ekonomike te Turqise me shperblin dhenien e aerodromit te Kucoves Turqise)
4. Venizello tha qe per Shqiperine ka dy opsione: a. Te mbeshtet ne marreveshjen nderkombetare mbi detin
b. Te mohoje egzistencen e kesaj marreveshjeje nderkombetare sic eshte rasti i Turqise.
Sipas Klosit Greqia le te fimose marreveshjen me Turqine, e pastaj le ta firmose me Shqiperine. Ne kete rast nuk eshte Venizello qe i kushtezon Shqiperise ndonje gje, eshte ne doren e Shqiperise per te vendosur ndjekjen e endres se saj Europiane, si rezultat i pranimit te legjislacionit nderkombetar apo refuzimit te asaj endere, duke ndejkur endren otomane. Marreveshja nderkombetare mbi detin eshe ratifikuar nga Europa e Bashkuar (EU) ne 1998 dhe si rrjedhim eshte pjese e legjislacionit te saj (EU) .
Por ndryshe nga Turqia e cila nuk e neneshkruar marreveshjen nderkombetare mbi detin, Shqiperia e ka ratifikuar ne parim ate marreveshje (23/07/2003), ja pse reagimet e Klosit jane reagime folklorike. Kur dikush kerkon te behet antar i nje bashkesie, me se pari duhet te eleminoje konfliket me pjestaret e asaj bashkesie. E njejta gje vlen edhe per te ashtuquajturen Maqedoni qe Klosi e perdor si argument kundra Greqise ndonse, pavaresisht se eshte fizikant, duhet ta dije se nuk ka asnje lidhje midis te ashtuquajtures Maqedoni me ate njeh historia si Maqedoni

 Harta e meposhtme pasqyron propozimin arbitrar te Turqise per ndarjen e zonave eksluzive detare
http://www.foreignaffairs.gr/images-tables/file04-09042012.jpg
TIRANE- Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi në një intervistë telefonike me gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se këmbëngulja e qeverisë greke për të qëndruar e pandryshuar marrëveshja për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare tregon se ka një pisllëk të madh. Klosi ka folur dhe për përgjimet që i janë bërë nga shërbimi sekret politikës e trupit diplomatik duke thënë se janë përtej kuadratit ligjor e se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa duhet reformë e thellë.
 
Jemi tek siguria kombëtare, disa ditë më parë numri dy i qeverisë greke Venizellos ka deklaruar se kërkon respektimin pa ndryshime të marrëveshjes së detit, nënshkruar nga Basha-Bakojani që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që mbështetje për në BE të vijojë. Komenti juaj?

Një deklaratë e tillë, që ka në bazë qëndrimin se marrëveshja e nënshkruar dhe e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare duhet të mos ndryshojë, tregon se ajo marrëveshje ka mbrojtur interesat antishqiptare të Greqisë dhe aspak interesat e shtetit shqiptar. Ajo mund të them është se kjo është vërtetë rënduese si për palën shqiptare që mori pjesë në këto negociata dhe ishte palë në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 ashtu dhe për palën greke që ishte imponuese për këtë cënim të interesit dhe integritetit të një vendi tjetër dhe aq më tepër të një vendi fqinj me të cilin kërkon bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë.

Por Greqia këmbëngul për mosndryshim të marrëveshjes...?
Përderisa ngulin këmbë aq shumë që të mos ndryshohet marrëveshja e nënshkruar kohë më parë për kufirin detar, megjithëse ka një vendim të Gykatës Kushtetueses që e ka rrëzuar një gjë të tillë,  tregon se ka një pisllëk të madh në këtë marrëveshje dhe kjo duhet të na bëjë të kujdesshëm në të ardhmen.

Pse gjithë kjo ngutje nga ana e Greqisë...?
Greqia ka afër 92 përqind të kufirin të saj detar të papërcaktuar ende me fqinjët. Ta rregullojë njëherë kufirin detar me Turqinë, shtet fqinj me të cilin ka afër 92 përqind të kufirit detar dhe pastaj të vijë tek Shqipëria për të rregulluar kufirin detar, ku me ne ka vetëm 8 deri në 10 përqind të kufirit detar në tërësi.

Greqia po shfrytëzon rastin në këtë moment, po bën me Shqipërinë atë që ka bërë me Maqedoninë për disa vite duke e bllokuar për emrin si kusht për mbështetjen për anëtarësim në BE. Greqia po shfrytëzon dëshirën tonë për integrim në BE dhe bën gjëra të tilla, duke vënë kushte për mbështetjen për statusin. Për mua të gjitha këto veprime nuk janë të ndershme.
 
TURQIA

“Greqia ka afër 92% të kufirin të saj detar të papërcaktuar ende me fqinjët. Ta rregullojë njëherë kufirin detar me Turqinë, shtet fqinj me të cilin ka afër 92 përqind të kufirit detar dhe pastaj të vijë tek Shqipëria për të rregulluar kufirin detar, ku me ne ka vetëm 8 deri në 10 përqind të kufirit detar në tërësi”.

Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
- See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/klosi-greqia-kembengul-per-kufirin-ketu-ka-pisllek-184105.html#sthash.L8sXNdcH.dpuf

Politike Nga JAKIN MARENA
27 Tetor 2013 - 07:20
Klosi: Greqia këmbëngul
për kufirin, këtu ka pisllëk

Akuzat në drejtim të ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami se ka përgjuar opozitën dhe trupin diplomatik përmes SHIU-t por dhe familjeve të të vrarëve nga Dajti vijojnë. Komenti juaj...?

Shërbimi Sekret i Ushtrisë nuk ka pse të përgjojë qytetarët, politikën dhe diplomatët e huaj brenda vendit, pasi nuk është pjesë e punës së tij, sipas ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës. Aq më tepër që Shërbimi Sekret i Ushtrisë është i përcaktuar për detyra të tjera, dhe për më tepër i kuadruar nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe veprimtaria brenda këtij kuadri.

Por në favor të këtij shërbimi inteligjet janë vënë pajisje përgjimi, të blera shumë shtrenjtë...?
Prandaj unë them që është e pamotivueshme ligjërisht blerja dhe përdorimi i atyre aparaturave përgjimi, dhe për më tepër pajisjeve të shtrenjta të panevojshme për shërbimin sekret të ushtrisë, që nuk bëjnë pjesë në axhendën e punës së tij. Çfarëdo pune të ketë bërë Shërbimi Sekret i Ushtrisë, përgjim politikanësh, ambasadorësh dhe njerëzve të tjerë me ato pajisje do të jetë jo ligjore dhe aspak korrekte. Për familjet e viktimave të vrara, siç përmendet ju atë të familjeve të të vrarëve nga Dritan Dajti, është policia kriminale ajo që merret me to, pasi me krimin merret policia kriminale dhe jo Shërbimi Sekret Ushtarak.

Duke parë se ka pasur akuza konkrete, mendoni se dikush duhet të vihet para drejtësisë...?
Unë e di që po bëhet një organizim në këtë fushë, dhe do të kryhet një reformë e thellë dhe në këtë sektor. Mendoj se ka nevojë për një sërë reformash në mënyrë që të ngrihet në një stad më të avancuar shërbimi inteligjent, për të marrë përsipër kryerjen me efikasitet detyrën sipas ligjit e Kushtetutës, pa ndërhyrë në sektorë të tjerë ku nuk i takon. Përsa i përket shekljes së ligjit, unë mendoj se për çdo shkelje ligji duhet të mbahet përgjegjësi dhe abuzuesit të dalin para ligjit, pasi nuk duhet të përsëriten më veprime të tilla që cënojnë ligjin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë, sikurse ka ndodhur më parë.

No comments: