Saturday, December 21, 2013

Letër E HAPUR nga Kristo Qesari

 letër E HAPUR


Drejtuar: Gjithë intelektualëve të bregdetit Jon Palasë - Himarë - Nivicë, që veten e tyre e ndiejnë vërtet intelektualë, dhe atyre që gjoja janë të inkuadruar në shoqata, por kur reagimi i tyre mungon, ato mund ti quash vetëm shoqata antihimariote!

Për dijeni: Kryeministrit, Zotit Edi Rama: Tokat pronarëve autoktonë, kjo detyrë e pushtetarëve!



Të nderuar intelektualë himariotë, nëse mund t’ju quaj të tillë, pasi me heshtien tuaj 23 vjeçare po çuditemi të gjithë (!), se me ç’po ndodh me Bregdetin Tonë Himariot, Palasë-Nivicë për 23 vjet të quajtura demokraci ka shumë për të thënë, por unë një himariot i thjeshtë nga Qeparoi i Himarës, për të më kuptuar të gjithë himariotët, me këtë letër dua që me ju intelektualët himariotë të trajtoj hapur problemin e tokës tonë të trashëguar, që si gjëja më themelore me shumë të drejtë sot po shqetëson të gjithë ne himariotët, se pas gjoja rrëzimit të komunizmit, ish komunistët e (pa)reformuar në demokratë që na u kthyen në politikanë e pushtetarë, komunizmit tek ne i dhanë një formë tjetër, i cili sot po jeton mënyrën më të shëmtuar të tij, kur akoma nuk po na kthejnë tokën tonë të trashëguar!

Ndoshta një letër të tillë mund t’ua kish drejtuar juve çdo himariot, por për 23 vjet një gjë e tillë ka munguar, ku duhet ta dini se unë kam vite që interesohem për fatin e tokave të të parëve të mi të lëna trashëgim prej tyre, por qeveritë e këqia në këta viteve nuk duan që ne himariotët të marrim tokat tona, sa Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, (një hallkë krejtësisht antikushtetuese e krijuar qëllimisht nga ish Kryeministri Sali Berisha, i cili për 23 vjet dominoi politikën shqiptare, kur si një udhëheqës i një force politike gjoja të djathtë, patjetër që ishte dhe fajtori kryesor për mos kthimin e pronës, ku jo fajet, por të paktën të kish ndrequr gabimet e diktaturës, por me botëkuptimin e tij bajraktar-islamik-komunist ai i thelloi akoma më shumë!), edhe kur kemi dokumenta autentikë, ²sekserëve të saj² u krijohet ²bindja²  se tokat ne himariotët gjoja i kemi të përfituara si rezultat i zbatimit të reformës agrare, thua se ajo reformë tokat na i solli nga Tirana, dhe na i fali ne himariotëve autoktonë si të ishim jashtëtokësorë! Por një ditë duke menduar krijova një listë ku doli se vetëm në fshatin tim Qeparo kanë mbaruar Universitetin mbi 200 qeparotas, dhe kur këtë numur e shumëzova me gjithë fshatrat e bregdetit ²TΟΝ˲ Himariot Palasë-Nivicë, doli se Himara ka mbi 3500 universitarë, dhe se kur kryen një shkollë të tillë dihet që të paktën gëzon të drejtën e gradës kapiten, që kështu del se Bregdeti ²YN˲, na paska një armatë të tërë me mbi 3500 kapedanë.

Gjithashtu dihet që Himara Jonë, i përket fisit Kaon e që ka një histori disa mijëravjeçare, ku mbi tokën tonë Himariote kanë jetuar, punuar, luftuar, derdhur djersë, lot e gjak, e vdekur me qindra breza, ku në sajë të tyre Himara Jonë jetoi krenare për shekuj me radhë, por nëse ne brezat e sotëm që jetojmë mbi tokën Mëmë Himariote nuk do ti dalim, ose me kohë duhet ti kishim dalë për Zot e të mbronim tokën tonë si e mbrojtën etërit tanë, pasi duket hapur se edhe pse kaluan 23 vjet gjoja demokraci, korrupsionin qeveritar, qeveritarët tanë qëllimisht nuk duan ta bëjnë ²zap², kur dihet se në shekuj mbi Himarën Tonë kaluan shumë sundime të jashtme, por më të këqia ato të brendshmet, të cilat edhe sot Himarën dhe ne himariotët na kanë ²halë në sytë e tyre², gjë që duket hapur tek mos kthimi i pronës, si dhe në emisione të ndryshme e në shtypin e përditshëm, kur bëjnë atë pyetjen helmuese, që për justifikim e veshin me  ²mantelin² e tyre nacionalist, kur thonë: ²E kujt është Himara²! Për këtë do ishit ju intelektualët të parët të bashkuar që me kohë do ua kishit bërë të qartë, që ta mësonin se Himara ka qenë, është dhe do jetë në shekuj e breza vetëm e himariotëve dhe askujt tjetër, pasi tokën Himariote të ndarë në shekuj, në kufij për çdo fshat, dhe brenda çdo fshati të ndara në toka të individit, familjes, entit fetar e në toka të përbashkëta, edhe gjatë sundimit të egër 500 vjeçar Turk ajo tokë mbeti e stërgjyshërve tanë, por edhe gjatë pushtimit Italian toka përsëri mbeti e gjyshërve tanë, ashtu si edhe gjatë pushtimit Gjerman toka përsëri mbeti e baballarëve tanë, por kur vendin e pushtoi diktatura komuniste, vetëm atëherë tokën e tyre të trashëguar prindërve tanë diktatura ua mohoi për gati 35 vjet me radhë.

Por, ne himariotët të lidhur në shekuj me Botën e Qytetëruar kishim plotësisht të drejtë që me rrëzimin e komunizmit shpresuam aq shumë, por duket se nga ²shiu komunist² ne ramë nën ²breshërin demokratik², pasi del shumë qartë se diktaturat e brendshme qenkan shumë më të rënda se dhe nga vetë pushtimet e huaja, për shkak se ish komunistët e (pa)reformuar, në vend që të na kthenin të gjitha të drejtat e mohuara, sot me çdo kusht dhe metoda të rafinuara, ata kërkojnë të na fshijnë nga memoria edhe tokën tonë të trashëguar, kur himariotët me ²venomet² e tyre të  ²hekurta² që i ruajtën në shekuj me zgjuarsi e trimëri, deri në autonomi, Himara ngjante me një Minishtet të Vogël, ku nuk kish, as perandorë, as mbretër, as princër, as bajraktarë, as pashallarë, as bejlerë, as agallarë e as sundimtarë, pasi Himarën e drejtonin me rrotacion bijtë e saj të zgjedhur në Kuvendin e tyre Himariot, ku midis tyre si vëllezër të vërtetë sundonte respekti dhe dashuria, dhe kishte të drejtat e barabarta për të gjithë himariotët, dhe jo si po ndodh sot! Me kaq kuptohet se Himara që në mesjetë kish ndërtuar, (thënë me fjalët e sotme!) një demokraci të qëndrueshme e tepër funksionale, kur ²prijësat² e këtij vendi ku na rra fati të jetojmë me ta, jo vetëm dje jo e jo, por as edhe sot në kohë moderne e demokratike, një jetë himariote si ajo as që nuk e ëndërojnë dot e as që nuk duket fare në fundin e errët të tunelit Shqiptar. A thua se fati i një vendi demokratik varet nga ajo se, e kujt është Himara Jonë!

Prandaj, u drejtohem juve intelektualëve himariotë, se nëse himariotët dje nuk ishin ²turmë², kjo u dedikohet historisë së artë të shkruar nga ata pak kapedanë himariotë të asaj kohe ²të penës e të dyfekut² të dalë nga vetë gjiri i fisit himariot e të shkolluar në Akademitë e ndryshme të Evropës, por kur Himara ka mbi 3500 universitarë, të mos ketë sot asnjë kapedan, që të dilte në krye të himariotëve, sic doli dikur kapedani himariot Spiro Spiromilo?! Natyrisht jo si e trajtojnë qëllimisht ²nacionalistat² tanë, ²mercenar grek² (!), pasi Spiro Spiromilo ishte një bir himariot, i zgjuar, trim, i drejtë dhe i dashur, ku bashkë me vëllezërit e tij himariotë gati një muaj para Ismail ²Bej² Vlorës, Himarës së tyre i dhanë pavarësinë! Mos duhet të ngrihet nga varri Spiro Spiromilo se sot Himarës i mungojnë burra të tillë për të mbrojtur tokën tonë himariote në tentativë për t’na e grabitë, kur para syve tuaj e syve tanë, o…, intelektualë himariotë, politikanët e pushtetarët tanë, si vodhën, grabitën e përvetësuan për 23 vjet me radhë në gjithë vendin, sot si ²ujqër, çakenj e dhelpëra², i janë sulë tokave tona himariote të trashëguara, dhe jo më me pushkë, mitraloza e topa, por me tre ligjet e tyre të këqij, të turpshëm, përçarës e djallëzorë?!:

1- Ligjin 7501 për tokën. 2- Ligjin për zonat turistike. 3- Ligjin për personat e «stimuluar», që pas tyre fshihen vetë pushtetarët, pa harruar këtu edhe policinë e shtetit që është përdorur kunder himariotëve pa u kursyer nga ish ²kryesorët² qeveritarë, Nano dhe Berisha!

Pra, ku ndodhet sot armata e 3500 kapedanëve himariotë (?!), pa përmendur ata himariotë me grada shkencore, që mund ti ²pagëzosh² me gradën e gjeneralit, e as ²nipërit² e shkolluar, pasi sot në kohë moderne ne himariotët nuk do kishim nevojë të bridhnim refugjatë e emigrantë rrugëve të Botës e nuk do kishim nevojë as për atë pensionin qesharak shtetëror, dhe as për ndihma sociale nga asnjë shtet, (dhe jo si thuhet se toka tek ne është e mallkuar!), por mbi tokën tonë të bekuar, ²perlën² tonë Himariote, si një premtim e dhuratë nga Zoti vetë, ne do bënim një jetë mëse normale, jo si sot në krim, grabitje, korrupsion, kaos e  anarshi, por në qetësi e paqe të plotë! Qetësi e Paqe që na e prishën e na e vranë, (kuptohet jo populli!) por ata që dje e sot u hoqën e na hiqen si ²prijësat tanë shpëtimtarë²!

Prandaj sa nuk është vonë të gjithë në këmbë për të mbrojtur Himarën nga grabitja e vjedhja e tokës e aq më keq nga shpërbërja e tjetërsimi i plotë, që sot po i kanoset Himarës TONË; ndryshe turpi do mbulojë ju intelektualët himariotë, ku duhet ta dini se në varret, ose më saktë në gropat ku do bini, vetë fëmijët tuaj do thonë, ²mallkuar qofshin², se kishim ca baballarë frikacakë e pa shikim të qartë, që nuk na lanë asgjë trashëgim, që vetëm ditën të na jepnin rrugët e botës si refugjatë, por përsëri në ato ²gropa² vetë prindërit tuaj nuk do u lenë të qetë për tokën e tyre që ua grabitën të tjerët, që për 23 vjet ju qëndruat indiferentë, kur një diktaturë e egër për gati 35 vjet në tokën e tyre i ktheu vetëm në skllevër, dhe nga ato që panë, hoqën e vuajtën, edhe sot varret e tyre akoma ²hidhen përpjetë²!

Shpresoj dhe besoj, se vetëm me kaq do zgjohet tek ju nëse ka mbetur qoftë dhe pak sedër e pak gjak himarioti! Prandaj pyes: Çfarë u ²pengoi² juve, kur të gjithë bashkë nuk u mblodhët të paktën vetëm një herë, nëse veten e quani intelektualë, që të sqaronit e të bënit të ndërgjegjshëm të gjithë himariotët e mashtruar, e aq më tepër të rinjtë, si dhe fëmijët tuaj (?!), (kuptohet jo rrugaçët e pandreqshëm, se të tillët Himara dje i bënte ²eksuri², ku dhe sot as ne nuk kemi nevojë për hajdutë të tillë, që për turpin tuaj e turpin tonë, dhe për faj të mbështetjes nga ²qeveritë² e këqia të këtyre viteve, rrugaçët kanë marrë fatet tona në duart e tyre, ku duke vjedhur, grabitur e shitur tokat tona, thonë se na drejtojnë, kur në fakt të gjithëve drejt vdekjes po na çojnë!). Të jetë e vërtetë që ne himariotët të kemi rrënë kaq poshtë e kaq shumë të jemi deformuar nga diktatura e egër që kaluam, kur të parët tanë kishin zakon që nuk vidhnin asnjë vesh rrush në hardhinë e tjetrit e sot himarioti të arrijë të grabitë tokën e vëllait, të himariotit dhe më keq tokën e Kishës, kur pranon që atë tokë, si dhe tokën e babait t’ia japë ²babai shtet² me ligjin e keq 7501?! Dhe pasi e shkelën me katërqindmilionë këmbët ai Ligj u bë akoma më i keq, pasi ishte pikërisht ai Ligj që trimëroi hajdutët për të grabitur tokat tona ku deshën e sa deshën pushtetarë e ²komisjonerë!², kur në Malësi Ligji 7501 nuk u vu fare në zbatim, me pretendimin absurd të ish Presidentit Sali Berisha, thënë në një takim ish Kryetarit të Shoqatës Bregdeti, të paharruarit Vangjel Lazëri se, ²askujt nuk mund ti shkonte ndërmend që malsori të arrinte të merrte tokën e malsorit tjetër², kur në fakt për fat të keq e pa të keq ata po i marrin jetën njëri tjetërit e jo më tokën, dhe sot gjakmarrja atje po bën kërdinë, dhe jo vetëm në të moshuar por dhe në fëmijë, dhe ish ²pushteti² i Berishës për gjendjen që krijoi dukej se ²ndjehej² shumë mirë, kur (një Ligj i tillë ²7501² duhej të zbatohej vetëm mbi tokat që sundimi turk si ndëshkim shpronësoi fshatra të tërë, si në Dropull, Vurg, etj., dhe tokën e grabitur për shërbimin e kryer ndaj atij sundimi sulltanët ua bënë dhuratë bajraktarëve, pashallarëve, bejlerëve dhe agallarëve shqiptarë, njëlloj si bënë sot bajraktarët e pashallarët tanë, njëri ish bajraktar në partinë demokratike dhe tjetëri ish pasha në partinë socialiste!) pra, grabitja e tokës me çdo lloj ligji nuk i falet asnjë himarioti, kur mbi atë tokë është derdhur mund, djersë, lot e gjak i himariotit tjetër?! Ja, për këtë kudo në Botë toka quhet e shenjtë, e trashëguar dhe e patjetërsuar, ndërsa si rast unikal, vetëm në Shqipëri ne pronarët dhe toka jonë quhemi të mallkuar! Ndodh kështu, se nëse dje në diktaturë kufijtë ishin të rrethuar me tela me gjemba, pushteti nuk mund të mbahej ndryshe veçse me dhunë, ndërsa sot kur kufijtë janë të hapur, pushteti i pamerituar dhe i grabitur për 23 vjet me radhë përsëri nuk mund të mbahet ndryshe, veçse me kaos e anarshi!

Edhe këtu do ishit ju intelektualët, që gjithë himariotëve do ua kishit bërë të qartë që patjetër të ndryshonin atë mendimin e frikshëm të ngulituar që nga diktatura se: ²Atë që të bën qeveria nuk ta bën as vetë Perëndia! ², kur një qeveri në kohë moderne, si qeveritë tona që trumbetojnë me të madhe se janë qeveri demokratike, duhet të bënin atë që thotë Zoti dhe jo atë që thotë e bën Djalli, qofshin vetë djalli të gjithë kryeministrat që kaluan, ²largqoftë² dhe Rama, kur thotë se ²pronarëve² që kanë 20 vjet që punojnë tokën, sa të vijë në pushtet do u japë çertifikatën, por kujtdo duhet t’ju kujtojmë se 20 vitet nuk mund të ²mundin² dhe errësojnë mijëra vitet që u punua mbi tokat tona! Gjithashtu duhet ta mësojnë edhe ²politikanët e rinj², të cilët po na dalin në skenën e zymtë të politikës Shqiptare si shpëtimtarë, kur për tokën e trashëguar nuk thonë as edhe një fjalë, ku kjo vërteton plotësisht se të gjithë janë KUSARË, të shpirtit, gjakut, djersës, qetësisë dhe tokës tonë të shenjtë të trashëguar në shekuj! Thjesht të asaj që quhet trashëgimia jonë!!!!! Τë kuptohemi drejt, pasi para trashëgimisë duhet të jemi të gjithë të shenjtë, të ndershëm dhe të drejtë, prandaj po bëj një llogari fare të thjeshtë, se përveç tokave që u takojnë trashëgimtarëve, që ishin të mbushura me ullij, vreshta, fiq, limona, portokalle, mandarina, e pemë të tjera frutore, që sot pjesa dërmuese e tyre janë shfarosë, (kjo një temë tjetër shumë e dhimbëshme!), nëse ne do ndanim tokën që dikur të parët tanë e lanë kullotë të përbashkët, çdo familje qeparotase do kish në pronësi të saj gati 5 hektarë tokë, tokë që pushtetarët duke e quajtur të shtetit, kanë ²mprehur thonjë e dhëmbë², ku po kujtoj vetëm atë ²buzën² e detit tek ²Hunda e Madhe², përbri ²trompolinos² së të rinjve. Pa më thoni, atij vendi kush ja prishi bukurinë veçse një gjyq fallco, që një pushtetar që nuk ka asnjë lidhje me Qeparonë, para vetë qeparotasve ai në Qeparo na u bë ²pronar² (?!), po ashtu dhe shumë të ²tjerë² nuk do kishin nevojë të ²privatizonin² pronat e të tjerëve ose të bënin gjyqe me dokumenta të fallsifikuara, kur ato prona asnjëherë nuk kanë qenë trashëgimi e tyre, pasi Himara Palasë-Nivicë  ka tokë për të gjithë, nëse çdo familje do merrte pjesën që i takon, por jo të grabitet e të vidhet fshati dhe pronari që kish pronë, dhe ai që nuk kish fare, sot tokën e grabitur të gëzojë. Jo, kjo nuk është demokraci, por është thjesht dhe vetëm barbari! Dhe, nëse Milo, Çuri, Koçi, Gjiknuri, Kokëdhima, dhe Rama e Ristani si nipër himariotë, njëri vunjotës e tjetëri qeparotas, si dhe Islami dhendër nivicjot do dilnin si deputetë e kapedanë të Himarës, dhe jo mercenarë, po ashtu dhe 3500 kapedanët e tjerë himariotë do ishin në këmbë, patjetër që Himara sot do kish një ²fytyrë² tjetër, ku çdo himariot do jetonte i qetë dhe i lirë në tokën e trashëguar në shekuj brenda fshatit të tij. Por, nuk do ishte mirë të revoltohen nga kshilla e akuza të tilla, pasi ato ndreqen shpejt dhe thjesht nëse gjithë deputetët, edhe nipër e dhëndurë nga bregdeti i ²Jonit² Himariot Palasë-Nivicë vullnetarisht heqin dorë nga përvetësimet, duke thënë hapur se, ne nuk pranojmë mandatin e deputetit dhe asnjë post pa shkuar prona tek i zoti, pasi vetëm kështu do jemi për jetë vëllezër siç ishin himariotët në shekuj, dhe se këtë duhet ta bëjnë të gjithë deputetët; ndryshe mandatin dhe ²imunitetin² ata e duan vetëm për të ligjëruar të gjitha grabitjet që bënë në këto vite, përfshirë këtu tokat dhe paratë tanë në firmat piramidale. Ja, për këtë Himara Jonë që politikanët e pushtetarët e çuan në këtë gjendje është vërtet për ²ulërrimë², pasi u ²ngopëm² me politikat e tyre, sidomos gjate fushatave elektorale ku me paratë tona bredhin gjithë vendin, duke ²shkelë² mbi kurrizin e një ²turme² në varfëri e tejskamje të plotë ku gënjejnë e mashtrojnë, ku si ²levën² kryesore deri më sot kanë përdorë tokën, deri dhe heqjen e vizave me Amerikën. Kurse unë ka kohë që ndruhem që votën t’ia jap edhe një himarioti të vërtetë që thotë hapur, se toka i takon të zotit, pasi kam bindjen time se, dhe Krishti po të ishte deputet i himariotëve e të ngrihej në Kuvendin Shqiptar e të thosh se, himariotët duhet të marrin tokat e tyre, patjetër që të 139 deputetët e tjerë do i thoshnin: Zotëri kush je ti që flet kështu (?!), dhe kur ai të deklaronte se unë jam Krishti, ata do i ulërrinin : Hëëë, ti je Krishti?! Atëherë ne po të gozhdojmë për herë të dytë!

Të nderuar intelektualë himariotë dhe ju të gjithë himariotët e tjerë të thjeshtë të gënjyer e të mashtruar, një himariot i thjeshtë u flet e u thotë : Ja këta janë politikanët e pushtetarët tanë, që sot duan të grabisin e të tjetërsojnë ne dhe Himarën, kur për 23 vjet nga 12 pikat që detyrë u vendosi Evropa asnjë pikë nuk plotësuan, dhe thoshnin se duan të na fusin në Evropë, kur në fakt vetë ata nuk e duan Evropën, se e dinë fare mirë se me hyrjen në Evropë të gjitha sa vodhën e grabitën në këta vite do ti ²vjellin² një herë e mirë.

Megjithatë, të jemi të sigurtë se Himara dhe ne himariotët do ta gjejmë vet-veten, dhe më në fund ne do fitojmë, jo vetëm tokën tonë, por të gjitha të drejtat e mohuara, dhe se do vijë një ditë që Himara përsëri do ngjajë me një Minishtet të Vogël, nga ku do marrë dritë jo vetëm vendi ku jetojmë, por do bëhet shembull edhe për gjithë Ballkanin, kur do shikojnë se si do jetojmë ne himariotët! Pra, dhe të shërbejë kjo letër për ti thënë ndal e dhënë fund grabitjes të tokave tona nga pushtetarët (mafia e tokave!), dhe kthimin pa kushte tek trashëgimtarët autoktonë himariotë, individ, familje, kishë, fshat, pasi shpëtimi Himarës duhet ti vijë patjetër nga vetë ne himariotët!

Faleminderit për komunikimin, ku patjetër duhet dhe pres bashkimin dhe reagimin që urgjent të mbrojmë Himarën Tonë, jo vetëm nga ju intelektualët, por nga gjithë himariotët kudo ku ndodhen sot në Himarë ose emigrantë rrugëve nëpër Botë, pasi Himara ka aq bij e bija ku patjetër që duhet ti vijmë në ndihmë kur Himarës Tonë sot i kërcënohet ekzistenca, ndryshe nuk vendoset demokracia!

    Në veçanti kërkoj një reagim të fortë nga bijat e bijtë himariotë që lindën e u ritën e sot jetojnë në shtetin më demokratik, në Amerikë!

Të gjithë himariotëve që ndiejnë të njëjtin shqetësim përshëndetje të sinqerta dhe vëllazërore. Nga Kristo Qesari. Tetor, 2013.



SHËNIM : Letra veç intelektualëve himariotë, do u dërgohet edhe gjithë himariotëve të kudondodhur, në Himarë dhe jashtë saj,

          Kryeministrit, Kryesië së Parlamentit, Partive Politike Parlamentare dhe disa institucioneve Shqiptare, por edhe disa Qeverive

          dhe institucioneve të rëndësishme Ndërkombëtare, si dhe disa Ambasadave të akredituara në Tiranë.



SHTESË: Himariotë të Bregdetit Palasë-Nivicë, këtë letër për të parën herë ja postova një intelektuali, i cili prej kohësh është i ingranuar për problemin e tokave në Himarë, (kur them Himarë gjithmonë kam parasysh atë Himarë që mbeti pas sundimit Turk Palasë-Nivicë...!), dhe me të drejtë ai më kujtonte, (që edhe unë e di shumë mirë) se ka shumë intelektualë që kanë punuar dhe punojnë në këtë drejtim, por e keqia është se rrjesht për 23 vjet rezultati është 0, (zero), pasi me qeverisjet e këqia të këtyre viteve, nuk kanë vlerë, as 10 dhe as 100 intelektualë, pasi ne jemi dëshmitarë, ku po sjell si shembull vetëm Nivicën, të cilët ata njerëz që kishin mbetur atje, (pasi pjesa dërmuese e nivicjotëve edhe sot ndodhen në emigracion) për të mbrojtur Kakomenë e tyre u ngritën pleq, plaka dhe fëmijë, ku ndoshta ishin edhe 200 veta, por Nanua dhe më vonë Bersisha dërgonin nga 500 policë, të Policisë së Shtetit të paguar nga taksat tona, vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat e tyre të pista, sa  sot mendojnë se nivicjotët i kanë nënështruar! Pra nuk duhet të ngrihen në këmbë vetëm 3500 intelektualët, (që unë besoj se Bregdeti ka akoma më shumë) por duhet të ngrihet e gjithë popullata nga Palasa deri në Nivicë që me të drejtë të mbrojmë tokën tonë të trashëguar, duke kërkuar vendosjen e kufijve të ASAJ Himare, kufijtë e çdo fshati, dhe pas kësaj çdo fshat të ngrejë komisjonet e tyre ku në përbërjen shumica duhet të jenë trashëgimtarë, dhe jo militantë Partish, dhe një Komisjon Qendror Zone, që për shpejtësi dhe lehtësim pune mund që të ndahet në dy pjesë, një në Himarë dhe një në Lukovë, ku Komisjonet e fshatërave do mbledhin gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga të interesuarit, dhe me specialistë topografë, në teren të bëhet matja e tokave. Pastaj, këtë dokumentacion e sistemon Komisjoni Qëndror, dhe direkt ja kalon Hipotekës e cila duhet që të jetë në Himarë, ndoshta si Nënprefekturë si ka qenë dikur. Kuptohet që për kundërshtimet që do lindin, dhe që njerëzit të mos rropaten, në Himarë duhet të ketë patjetër edhe një gjykatë Administrative.

Vlen të përmendet se ligji 7501 në fshatin tim Qeparo gjeti vetëm rreth 250 familje, që me atë ligj përfitonin tokë, por para vendosjes së diktaturës, kish familje që kishin emigruar jashtë në vende të ndryshme të Botës, ndërsa gjat diktaturës njerëz për të shpëtuar kokën u detyruan të aratisen, ku familjet e tyre u internuan dhe shumë prej tyre mbetën jashtë Himarës, po ashtu një pjesë e mirë e himariotëve dihet që emigruan brenda vendit për të punuar, gjoja për një jetë më të mirë, dhe saktë në vitin 1991 që duhej të zbatohej ligji 7501 për tokën, vetëm jashtë Qeparoit ndodheshin 315 familje që ai ligj u mohon dhe u grabit tokën e trashëguar!

Pra, a mund të thuhet se kjo ishte demokracia që sundimet e jashtëme dhe të brendëshme, Himarës me mohimin e Venomeve, demokracinë që kish ja shkatëruan?! Jo, kjo nuk është demokraci, pasi e drejta e jetës, e drejta e pronës, dhe e drejta e fjalës në demokraci janë të panegociueshme, që asnjë Parlament, asnjë Qeveri, dhe asnjë shoqëri nuk mund që ti mohojë, ti dhurojë, ose ti hedhë në short, pasi nuk jemi më në demokracinë popullore, ku gjoja shumica qëndronte mbi pakicën, pasi në një demokraci të vërtetë edhe shumica ka të drejtën e saj ashtu si e ka edhe pakica, qoftë edhe një njeri i vetëm! Faleminderit Kristo Qesari!

No comments: