Pas zbulimeve të zhurmshme që u krijuan rreth celulave ekstremiste islamike dhe pjesmarrjes të konsiderueshme të shqiptarëve krah për krah, me grupe ekstremiste të cilat përveç vrasjeve në luftën civile kryejnë dhe vrasje masive të të krishterëve, ShIK-istët, të rinj apo të vjetër, specialistë me eksperiencë në fushën e shpifjes (që prej kohës së Diktatorit) anti-ortodoksë të thekur, me deklaratat e tyre, i dhanë mundësinë një pseudo-prifti të flasë mbi çështje që as i përkasin, as nuk ka nivelin dhe shkollimin që të flasë, mbi çështje që ai duhet të ndiqet në rrugë gjyqësore me propabilitet të madh të dënohet për shpifje. (shiko këtu)
SHIK-u dhe Shik-istët kanë vite që kërkojnë që të shkatërrojnë Kishën tonë Ortodokse sepse është e vetmja, nga institucionet fetare, të cilën nuk e kontrollojnë në asnjë lloj mënyre (sepse nuk e kapin dot në asnjë gabim që t'i bëjnë presion dhe të punojë për ta). Ajo është e pavarur, nuk është e shitur tek askush. Shik-istët e kanë treguar këtë duke filluar nga çasti i fronëzimit të Kryepiskopit, ku u shtirrën si gjoja besimtarë dhe thërrisnin kundër tij. Më pas krijuan me Gazideden në krye dhe Vatrën (nacionalisto-fashistët) e Amerikës një sekt-kishë fantazmë, zabtuan një tempull e shngurruan me lekë një njeri të ulët, dhe e shpallën Kreu i Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare (term pa asnjë kuptim dhe bazë sepse Kisha Ortodokse nuk është kombëtare por ndërkombëtare dhe globale) dhe kjo kishë që zabtuan tashmë nuk i përket asnjë institucioni zyrtar fetar por një fantazie e cila bëhet realtitet nga shumë faktorë (media, qarqe të ndryshme, interesa etj) dhe përbën një veprim që duhet ndëshkuar. Shik-istët deri më sot vazhdojnë të marrin pjesë, me kamera të fshehta dhe mikrofona, në çdo meshë për të gjetur dhe faktuar ndonjë “faj” tek i cili të kapen dhe të shkatërrojnë kishën. Po meqë nuk gjejnë diçka, konsumohen në shpifje me qëllim presionin dhe frikësimin brenda konteksit të lojës psikologjike për popullin, që për të gjitha duhet të paguajë një “kurban” i urtë dhe i pafajshëm ashtu siç është komuniteti ortodoks. (Me “ujqërit” nuk guxojnë sepse i hanë ose i kontrollojnë, vetëm kur ja u kërkon “luani” i kapin)
Nuk dëshirojmë që të themi shumë gjëra, sepse gjatë kësaj periudhe një ortodoks ka kujdes për ato sa thotë dhe sidomos kryen sepse ndodhet në periudhë kreshme dhe pak para Pashke. Gjëra të cilat me sa duket ky zotëria që pretendon se është prift, nuk i di. Nuk di se të shpifësh është për ne mëkat, të ofendosh është mëkat, të gjykosh të tjerët edhe sikur të kesh të drejtë nuk është puna jote por e Zotit. Me siguri që nuk i di sepse nuk është prift ortodoks. Kjo duket dhe nga fakte të tjera. Shikoni se si vishet (foton) shikoni se si flet dhe se si vepron. Në asnjë mënyrë ky person nuk mund të quhet “Atë” sepse sipas rregullave të Kishës Ortodokse në të gjithë botën, nuk i përket asnjë Mitropolie apo Kryepiskopate si rrjedhim nuk ekziston si klerik i saj por veçse i ndonjë sekti që në mënyrë të paskrrupullt luan teatër sikur i pëkret asaj. Ai që e shnguroi është Mitropolit që nuk ekziston, i një Kishe që nuk ekziston që prej vitit 1967, sepse nuk ka më lidhje me Kishën Mëmë dmth Patriarkanën e Konstandinupojës. Kjo mjafton që të kuptojmë që ky person nuk ka asnjë të drejtë apo pushtet prej “ati” e për më tepër kur me këtë rol që luan në mënyrë të shëmtuar dhe pa talent, ofendon besimin dhe çdo besimtar.
Ky “ëngjëll” i kuq apo më mirë i zi na tregon që të gjithë sa marrin pjesë në Kishë na qënkan të shitur dhe si rrjedhim njerëz me nivel të ulët nga ana morale, shoqërore, kombëtare etj.
Këto fjalë përbëjnë kulmin e arrogancës. Kush të jep lejën more zotëri (që as të tillë nuk ja vlen të të quajmë se dhe kjo fjalë është e karrikuar me principe dhe moral që ty të mungon) të gjykosh dhe të ofendosh me mijëra besimtarë, shkencëtarë, teologë dijetarë etj të cilët janë anëtarë të Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe mbështetës të Kryepiskopit Anastas. Për më tepër kërkon që të tregosh veten si më i miri dhe më patrioti =nacionalist. ( Nacionalist do të thotë joortodoks dhe më patjetër nuk të bën më të mirë se të tjerët e sidomos në Shqipëri ku të gjithë sa kryejnë padrejtësi apo krime të ndryshme mbajnë flamur më të madh se të tjerët, kështu jo vetëm mbulojnë “mëkatet” e tyre por dhe e konsiderojnë se fakti se janë (pseudo) patriotë i lejon të bëjnë gjithçka dhe pa pasur ndjesi faji.Si merr pra kurajon dhe ke guximin të flasësh me kaq kompetencë për kaq shumënjerëz?. Të jetoje në vend tjetër tani do të kishe dhjetra padi për shpifje dhe plot kërkesa nga okulistë që të të shëronin verbërinë e dyfishtë. Mashtron gjithashtu dhe kur thua se ngrite flamurin shqiptar në Kostur dhe u keqtrajtove nga klerikë atje!!! Ti e di të vërtetën që së bashku me kunatin tënd u dëbove prej andej për vjedhjet që bëre ( nuk le kuvertë të kuqe apo të zezë e lara-lara pa vjedhur bashkë me rrobat nga ballkonet e shtëpive të Kosturit. Ndoshta duke u kacvjerrë për të vjedhur mos të rrahën dhe më pas tu krijuan iluzione) .
Kryepiskopi ynë i dashur si një udhëheqës shpirtëror ortodoks i vërtetë të justifikoi dhe të dha një mundësi të dytë në shkollën për klerikë që u krijua në Durrës. Por një fjalë thotë “Në fillim del shpirti pastaj huqi” dhe po ashtu e vërtetove këtë jo vetëm duke vjedhur shokët dhe mësuesit në shkollë por dhe duke i vjedhur besimtarëve një kishë që ju përket atyre, të cilën e mban akoma dhe sot në mënyrë të paligjshme.
Duke fantazuar dhe imagjinuar, si specialist i kësaj fushe, vazhdon dhe vendos në buzët e shenjta të Kryepiskopit, fjalë të cilat nuk i ka thënë dhe as nuk i imagjinon ti thotë, dhe flet për veprime që nuk i kalojnë as si hije ideje nga mendja e tij e mbushur me moral të krishterë ortodoks. Natyrisht ti këto nuk i kupton sepse me fjalë nuk mund të përshkruash tek dikush shijen e mjaltës. Sidomos kur llogjika e tij është kaq e konfuzuar dhe shpirti i shitur totalisht tek materia. Kjo duke qartë kur thua se ka vendosur nëpër themelet e kishave shishe me shkrime greke!!! O i mjerë, ai nuk ka nevojë ta bëjë këtë sepse gjithçka që i ka mbetur këtij vendi për tu krenuar si krijimi i pastur i kulturës së tij janë tempujt mijëravjeçarë të cilët janë të shkruar greqisht që prej periudhës bizantine. Ti dhe ne do të ikim dhe ato do të vazhdojnë të jenë. Pyesim veten vallë a të ka mbetur ndonjë pikë llogjike?
Të drejtohemi ty z Nikolla Marku. Me shpifje dhe trillime, gënjeshtra dhe fantazi, nuk mund të zhdukni të vërtetën që të gjithë e shohin rreth tyre ashtu si djelli. Errësira nuk mund të mund dritën. Veprat e Kryepiskopit, reflektojnë zemrën dhe besimin e tij dhe janë të tilla që vertetojnë se vetëm ai e do këtë vend me tëvërtetë dhe ndoshta më shumë se kushdo nga ata sa shtirren patriotë apo nacionalistë me petk fetar. Me siguri ka bërë shumë më tepër se ty, dhe se SHIK-istët e të gjitha kohërave të cilët kanë kaq shumë gjëra të ngarkuara nga historia në shpinën e tyre kundra këtij populli. Të dy së bashku ju duhen disa jetë që të ofroni qoftë dhe një prej atyre veprave që ka kryer Kryepiskopi. Por ndoshta këtu mashtrimet tuaja mund të mos dënohen por në qiell nuk mund të justifikohen. Nëse ishe klerik me të vërtetë do të mendoje se për çfo fjalë që nxjerrim nga goja do të gjykohemi, por me sa duket, e përsërisim, nuk ja as besimtar. Ke nisur gjithë këto vite një betejë e cila ngjason me dikë që përpiqet të kalojë detin me not duke duartrokitur me arrogancë dhe narkicizëm. Ndoshta ka disa që të mbështetin me shumë mënyra, por ata e bëjnë për interesin e tyre dhe kur të kenë mbaruar punë me ty as do të të llogaritë më njeri. Ndërsa populli i thjeshtë që mendon se t'i je një personalitet dhe i cili nuk është pjesë e Kishës Ortodokse por i besimeve të tjera, nuk të ka njohur akoma, nuk e di se as origjinë shqiptare nuk ke, prandaj dhe të dorëzuan prift duke paguar, tek sllavët të cilët ata sa të mbështetin i konsiderojnë arimq.
Shpresojmë që kjo krenari që të ka çuar në dyjëzim dhe në paranojë të të kalojë dhe Pashka që vjen të të ndriçojë dhe të të çlirojë . Ta dish shumë mirë se nuk ekziston ortodoks i vërtetë i cili do të lejojë që ti të jesh në krye të Kishës sonë. Zoti jep gjithmonë më të mirën për besimtarët dhe për përparimin e tyre shpirtëror, me siguri ti nuk je në asnjë formë më e mira.
Diçka të fundit.
KËRKOJMË NGA INSTITUCIONET PËRKATËSE TË SHTETIT SHQIPTAR QË NË BAZË TË LIGJIT ME TË CILIN U PËRBALLUAN IMAMËT EKSTREMISTË TË VEPROJË ME TË NJEJTËN MËNYRË ME FASHISTO-NACIONALISTIN NIKOLLA MARKU, I CILI KA ZAPTUAR PRONËN E KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE NDËRSA NUK ËSHTË KLERIK I SAJ DHE SHTREMBËRON, FYEN, KEQPËRDOR, PËRDHOS TË SHENJTAT DHE BESIMIN ORTODOKS GJITHASHTU SHPIF, GËNJEN DHE CËNON NDERSHMËRINË DHE NDJENJAT PATRIOTIKE TË BESIMTARËVE TË SAJ. KËRKOJMË NGA KRYEMINISTRI DHE NGA ZVENDËSKRYEMINISTRI QË ËSHTË KORÇAR TË MARRIN MASA PËR KTHIMIN E NJË PRONE TË ZABTUAR NË PRONARIN E SAJ SHPIRTËROR DHE ADMINISTRATIV TË LIGJSHËM
Pashkë të mbara e me ndriçim, një grup Ortodoksësh Korçarë.
Të gjitë ata sa bashkohen me mendimet e shprehura më lart, ta postojnë dhe ta shpërndajnë me të gjitha format e mundshme sepse shtypi i kontrolluar anti-ortodoks nuk e botoi.
No comments:
Post a Comment