Friday, May 23, 2014

Spartak Braho i komisionit te ligjeve nuk njeh konventat per minoritetet

Ndarja e re administrative; në të gjitha variantet minoritetet përfaqësohen me njësi më vete

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamenatr për Reformën Territoriale ka patur disa diskutime për mënyrën sesi është parashikuar ndarja për zonat ku banojnë minoritarët. “Pse u bë ndarje e veçantë për komunat e minoritetit. Ata janë me kombësi greke e shtetas shqiptarë. Përse duhet të veçohen”, ka puetur deputeti i LSI-së Spartak Braho. Përgjigja e ministrit Bledi Çuçi ka qenë pa shumë përmbajtje. “U mor parasysh se bërthama me të cilat krijohen këto komuna janë komuna që kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë minoritete etnike“, ka thënë ai. Është një përkufizim që I përmbahet krirtereve të miratuara nga vetë komisioni, por nuk është se thotë ndonjë gjë për aspektin funksional. Pra pse duhet vallë që të mendohet se krijimi I komunave kompakte etnikisht do të sjellë rregullim më cilësor të shërbimeve? Ndoshta është më mirë që të pranohet se vendimi për këtë lloj qasjeje është thjesht dhe vetëm politik.
http://www.reformaterritoriale.al/kryesore/hartat

No comments: