Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, August 27, 2015

Kisha e Shen Athanasit nen dhembet e xhihadisteve -nje koment nga Kristaq Jorgji

 «Η καταστροφή ιερών τόπων και αντικειμένων λατρείας ελάμβανε χώρα, μέχρι πρότινος τουλάχιστον, στον ευρύτερο χώρο της Μέσης Ανατολής και της Β. Αφρικής από τους τζιχαντιστές. Σήμερα, είδαμε αυτό να γίνεται πράξη και στη γειτονική χώρα, την Αλβανία».
"Shkatermi i vendeve te shenjta dhe kulteve te faljes deri tani ndodhte ne Lindjen e mesme dhe ne Afrike nga Xhihadiste. Sot e pame kete gje te ndodhe ne nje vend fqinj ne Shqiperi.(Ministria e jashtme greke)


postuar nga Kristo Jorgji 
Kisha e Shën Athanasit në Dhërmi dhe qeni
Në vend të parathënjes.
Nuk doja ta nisja këtë shkrim me blasfemi, por duket e paevitueshme. Pasi tiranasit thonë, nëse nuk gaboj “Kur i vjen ngordhja qenit, shkon e pshurr tek dera e xhamisë”. Dhe sërisht të më falin, po kështu ka ndodhur edhe me ata që tentuan të bëjnë “hynere” të tilla me kishat, cilido qoftë ai dhe cilido që merr anën e tyre.
Pasi kisha është, edhe për mendimin tim që nuk jam fetar i thekur, me precedencë e shenjtë. Dhe kjo do të thotë, nëse respektojmë besimin fetar cilido qoftë ai, se askush nuk ka të drejtë ta përdhosë. Dhe konkluzioni që vjen nëse pranojmë këtë pohim, është se nëse ka të tillë që prekin edhe gjërat e shenjta qofshin këta kryeministra, deputete e ç’mbajne rreth e rrotull , ata mund të bëjnë gjithçka. .....
Nuk bën fajde edhe po ta prishësh, siç ndodhi. Sepse ngelet e shënjtë.

Përse vallë??
Nuk kam mundur të arrij në konkluzionin përse shtetit, kryeministrit, deputetit dhe at ate mjerë që janë në qeverisjen locale ui intereson të bëj të tilla situata që sa vjen e më shumë po i ngjan këmbës së kinezit që përshkuan Kadareja. Tanimë ka nisur “sherri” midis orthodoksëve dhe katolikëve, grekërve dhe shqiptarëve, qeverisë qendrore dhe lokale dhe popullit të Dhërmiut me rezultatin e thjeshtë: ulje në maksimum te kuotave të kësaj qeverisje nga ana e popullit besimtar të kësaj zone, që ka besimin në gjak dhe që i ka prekur nervin më të ndjeshëm.
Une arrij të kuptoj se qeveria mund të ketë plane, kuptoj që mund (dhe duhet në fund të fundit) të përpiqet për të mirën e qytetarëve të saj. Por nuk mund të kuptoj se si mund të veprojë pa i thënë këtë atyre duhet të perfitojnë nga këto plane, pra qytetarëve të Dhërmiut dhe besimtarëve ortodoksë, sikurse tërë qytetarëve të Shqipërisë dhe atyre që mund ta vizitojnë. E them këtë duke bërë një supozim në avantazh asaj. Por, nuk mund ta kuptoj kursesi se si mund të bëhet një ndërhyrje e tillë pa njoftuar dhe pa sqaruar popullsinë e kësaj treve. Pasi kam besimin e patundur se kjo do të pritej me dashamirësi dhe ashtu siç duhet edhe me kënaqësi. (Dhe do ta sqaroj me pas përse).
Por nuk besoj fare se është ky rasti. Dhe kjo pasi një grup njerëzish u sulën të “argumentonin” se sa i qëlluar mirë qe qëllimi dashamirës i saj. Dhe argumentat që sollën qenë aq larg thelbit, sa më kujtuan kohën e kaluar kur armiku qe i huaji.
Mandala dhe Misionarët
Po e nis me profesor Mandalen, pasi ai u fut në këtë debat si forcë e freskët në një betejë jo të re. Megjithëse nuk arrij ta kuptoj plotesisht  kur thotë “Kisha e Shën Thanasit, siç dokumentohet nga fotografitë e kohës, është një faltore e vjetër që ka qenë administruar gjithmonë e pa ndërprerje nga të krishterët katolikë të ritit lindor. Deri në vitin 1972 mbeti në këmbë, para se tërbimi ateist i regjimit komunist ta shkatërronte. Ajo kishë duhet rindërtuar medoemos, duke respektuar ligjet e shtetit, por edhe historinë, kulturën, besën dhe kujtimin e të parëve”.
Do te doja ta pyes fillimisht se nga e ka gjetur dokumentacionin që pohon se kisha e Shën Thanasit ka qënë gjithmonë e pandërprerje nën administrimin e katolikëve. Nuk besoj se e ka seriozisht kur thotë se e ka nxjerrë nga fotografitë? Nuk besoj se fotografitë e bëre gjatë misionit të Abatit të Grottaferratës Isidor Croce dhe shoqëruar në këtë mission në Himarë nga Janaq Neranxi bërë në 1938-39 janë bazë për këtë pohim të guximshëm?? Nëse ka dokumentacion tjetërpër të mbështetur këtë pohim të tillëdhe nëse e ka,atëhere do ti kërkoj falje publike.
Sikurse duhet sqaruar se togfjalëshi “gjithmonë dhe pandërprerje” më la një shije të keqe. Pasi, të më falë profesori, por unë nuk di prani të sektit bazilian, përveç një periudhe që shkon nga ardhja e misionarit të pare Neofit RODINO në korrik 1628 deri në ikjen e Giuseppe SCHIRO-it  në 1741. Nuk ka asnjë mundësi administrimi për 2 shekuj e gjysëm pa një prani fizike, e cila nuk është provuar gjëkund dhe e ftoj ta provojë.
Do të doja ti kujtoja edhe profesorit sikundër edhe të tjerëve të interesuar për debatin, se ka dokumenta. Ka një relacion të datës 15 dhjetor 1696 të Philoteo Zassit, një prej misionarët bazilainë, i cili në një pergjigje të një formulari të dërguar nga Propaganda Fide, shkruan në përgjigje të pikës 25 të formularit, citoj “Brënda në Himarë gjenden dhjetë kisha; brënda në Drimadhe tetë’ dhe në pikën 27 sqaron se “ … në Drimadhe tre kisha të Shën Mërisë, njëra nga të cilat është amë, Shën Dhimitri dy, Shën Spiridhoni, Shën Jan Evangjelisti, Shën Thanasi”.
Kisha e Shën Thanasit del se ka ekzistuar në 1696 dhe nuk ka asnjë shënim se është ndryshe nga kishat e tjera që mesa di unë janë dhe kanë qenë nën administrimin e kishës ortodokse. Sigurisht që do të pres me plot dëshirë dhe kureshtje çdo plotësim të dokumentacionit për të, nëse do të ketë. 
Përkundrazi ka një dokument të vitit 1922 e cila e rendit këtë kishë si pronë të kishës në Dhërmi. Ja ku është. Dhe tani do të prisja me kurreshtje reagimin e profesorit.

Por ajo më “shqetësoi’ dhe më nervozoi më tepër në këtë shkrim të Mandala-s qe pasazhi i mëposhtëm. Ai shkruan “Përfitoj nga ky rast për t’u bërë thirrje besimtarëve dhe autoriteteve kishtare të solidarizohen me popullin shqiptar të Himarës, të lënë mënjanë zënkat e pakuptimshme fetare e t’i japin uratën projektit të rindërtimit të Kishës së Shën Thanasit.”Më shqetësoi, pasi pata përshtypjen për një keqkuptim qoftë të perceptimit e tij mbi sjelljen e popullsisë e Himarës për misionarët sikurse edhe mbi psenë e tërë konflikti.
Ndaj do të doja të sillja në vëmendje të të interesuarve se së pari, popullsia e Himarës nuk ka as më voglin dyshim për mirënjohjen që kanë dhe duhet të kenë mbi misionarët bazilianë dhe punën e kryer nga ta në Himarë. E them pa rezerva. Pasi kam arsye ta them.
Së pari, pasi misionarët bazilianë nuk erdhën vetë. Nuk erdhën të paftuar në Himarë. Siç mund ta dijë profesori ka një korrespondence të disponueshme se Himariotët kanë qenë ata që kanë nisur këtë bashkëpunim me kishën Katolike përmes disa letrave të dërguar vetë Papës,  e para e të cilave mban datën 1577. Dhe sigurisht që dihet edhe përgjigja që i dërgon Papa Gregori XIII popullit të Himarës më 22 Dhjetor 1582. Sikurse dihej se ka pasur një mision eksplorues të Selisë së Shenjtë diku nga 158. Pra nuk mund të vihet në dyshim se askush nga misionarët nuk ka ardhur “i paftuar”.
Së dyti, misionarët, pavarësisht nga mjedisi i kohës kanë qenë të mirëpritur dhe mirëtrajtuar nga vëndasit.Një prej misionarëve Silvester Konstandin Vladi shkruan në 1660 se “Misionarët vlerësohen (nga vendasit sepse nxënë fëmijët e tyre”.  Një historian i tyre, Papadhopolus,  shkruan në 1847 për nismëtarin e misionarëve -Neofit Rodinoin-’ citoj, “ …. Qëllimi i parë i qëndrimit të tij ishte pasioni për të formuar rininë dhe të vinte në dispozicion librat e tij që të kontribuonte në përparimin e një krahine të izoluar dhe të varfër. Dhe ashtu siç i deshi e deshën Himariotët.  Dhemegjithëse vdiq, për veprat e shenjta emri i tij nderohet dhe trumbetohet kudo ”. Dhe për të mos e zgjatur me shumë po shkëpus nga letra e Himariotëve dërguar Selisë së Shenjtë për Ioan  Kamilin , një prej misionarëve të mëvonshëm,  më 22 Maj 1672 “…Nisja e tij ka na ka hidhëruar sepse gjatë gjithë kohës që ka qëndruar këtu, është sjellë me aq mirësi dhe virtyt sa që të tërë  e kemi mbajtur si At shpirtëror, Mësues, Predikues dhe Udhërrëfyes… Prandaj falenderojmë hirësitë tuaja..“ Dhe nga këto rreshta të pakta që sollëm si dëshmi nuk besoj se mund të ketë dyshim për nderimin që kanë ushqyer paraardhësit tanë Himariotë për misionarët bazilianë.
Po edhe pasardhesit e tyre nuk mund të kenë mendim ndryshe.Kjo është edhe arsyeja pse në Konferencën e tretë PanHimariote, mbajtur më 2011, u shkrua pa asnjë rezerve, citojNisur nga rëndësia e veprimtarisë së misionit në historinë e edukimit të kësaj treve sikundër edhe më gjerë, do të ish me vënd që autoritetet vëndore apo qëndrore të nisin përpjekjet serioze për evidentimin e vendeve ku mund të evidentohen për turistët dëshmitë e veprimtarisë së misionit. Ndoshta vënde të përshtatshme do të qenë muzetë, shkollat apo kishat ku ata kanë kryer veprimtarinë e tyre. Po ashtu do të propozonim për ngritjen e një kujtese për turistët për mësuesin Bazilian Nilo Katalano, i cili ka vdekur në Dhërmi në Maj 1694 dhe është varrosur në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, në rrugën që çon në manastirin e Panajisë. Kjo do të qe një veprim mirënjohje, ndonëse me vonesë, për nderimin për përkushtimin e këtyre misionarëve, që dhanë aq shumë për Himariotët. Kështu do të mund të quhemi se i jemi mirënjohës për kontributin e bërë nga ta, që të parët tanë arritën t’ja shprehin tre shekuj më parë dhe që ne duhet ta konsiderojmë për obligim si ndaj paraardhësve dhe vetë misionarëve të devotshëm.    Dhe të më falni, por unë nuk e di se si mund te jem më i qartë në sqarimin e pozicionimit të Himariotëve të djeshëm dhe të sotëm për misionin.
Së treti, pasi pavarësisht nga shizma e madhe brënda kishës së krishterë, sekti Bazilian ngelet një sekt që zbaton ritet e kishës lindore. Liturgjitë dhe tërë praktikat janë në greqisht, sikurse edhe mbishkrimet ne kisha përfshirë këtu Manatirine Grottaferratës. Mjafton të klikoni websajtin e Manastirit  ( http://www.abbaziagreca.it/) për të kuptuar se ç’do të thotë kjo. Pikërisht për këtë  zgjodhën që të kryenin misionin në Himarë dhe pikërisht edhe për këtë u mirëpritën dhe u nderuan nga Himariotët.
Por duhet të sqarojmë edhe diçka të rëndësishme.
Edhe nëse misioni i tyre mund (përsërit mund) të ketë patur qëllime konvertimi të popullsisë, është e padiskutueshme se ky qëllim nuk është arritur. Ndaj edhe ndonëse për një kohë të gjatë dhe duke bërë një punë padyshim të lavdërueshme në mësimin e katekizmit dhe civilizimin e trevës, misionarët e zellshëm dhe të devotshëm nuk arritën kurrë të konvertojnë Himarën në katolike. Madje siç tregojnë edhe vlerësimet e tyre, misioni i tyre në Himarë për këtë qëllim është cilësuar si i dështuar apo siç e citon Skiroi “misoni i pafat i Himarës” (it. infelice Missione di Cimarra). Në letrën e dërguar nga i njëjti misionar, Propaganda Fides lexuar në 07 Maj 1732, pra pak para se të mbyllet misioni, thuhet  qartë se “ndonëse banorët janë të Krishterë, megjithatë asnjë nga vikarët apostolikë nuk ka guxuar të shpallë (it. si e azzardato ad affermare) se janë katolikë të vërtetë dhe të sinqertë”. Silvester Vladi në relacionin e tij në 15 shtator 1660shkruan se “midis himariotëve nuk ekziston asnjë katolik”.   
Kaq për shprehjen e parë tek shkrimi i prof. Mandalas. Por ai vazhdon duke thënëNisma e lavdërueshme e autoriteteve të pushtetit lokal të Himarës dhe e qeverisë shqiptare për të nderuar varrin e Nilo Catalano-s dhe për të vënë në vend të vërtetën historike për fat të keq është ndeshur me një kundërshtim që shtrembëron historinë fetare të atij vendi”.
Nuk besoj se pas sqarimit të bërë më parë, z. Mandala, të ketë edhe dyshimin më të vogël se komuniteti Himariot do të mirëpresë çdo inisitiavë, për të nderuar Nilo Katalanon dhe përmes tij edhe tërë ata misionarë që dhanë atë ndihmesë për krahinën tonë. Por besoj se ai do të ngelet i zgjënjyer kur të mësoje se Himariotëve nuk i është thënë asnjëherë se ç’do të bëhet me atë kishë dhe si do bëhet, sikurse asnjëherë nuk është bërë asnjëherë publike, transparente asnjë prej këtyre “hipotezave”. Ndaj nëse di gjë, le të na e thotë edhe neve. Por nëse nuk di gjë, do të na falë dhe të mos kuturiset në fusha që nuk di të orientohet sikurse është mëse e qartë.Dhe kështu ai shndrohet asgjë më pak se sa në një apologjet të qeverisjes!!

Z. Shkreli dhe të tjerët.
Le ta them që në fillim se nuk kam bazë për të dyshuar se zoti këshilltar i kryeministrit është njeri i zoti në fushën e tij. Dhe do të uroja te ngelet i tillë. Por le të më falë fillimisht nëse duke u bazuar ne ato që ka shkruar nëpër gazeta, për të cilat nuk kam pare përgenjeshtrime, se nuk i plotëson asnjë nga kriteret për të bërë historinë e Dhërmiut dhe të Himarës. Ndaj le ti heqim kapelen për ato që di dhe ti kthejmë atë që duhet për historinë, siç thotë Majakovski.
Në prononcimet e tij, Shkreli,  http://shqiptarja.com/home/1/kisha-shkreligreqia-po-tenton-fshirjen-e-historis--shqiptare-311370.html thotë, citoj “  Çështja është që këtu nuk kemi të bëjmë me palë sepse palët në një mënyrë apo në një tjetër përfaqësojnë forca të një raporti të themi të barabartë, por këtu flitet për një moskokëçarje, mos njohje dhe injorancë të klerit vendas në rastin konkret të Dhërmiut për rëndësinë historike që paraqet një godinë e vogël, e cila ka shërbyer në shekuj si Kisha e Shën Thanasit, ku ndër të tjera është varrosur dhe pararilindasi Nil Katalano, njeriu i cili bashkë me misionarë të tjerë kanë hapur shkollat shqipe në rajonet e Dhërmiut.”  E meqë unë ndaj të njëjtën qëndrim me të dhe tërë të tjer për rëndësinë e misionarëve në Himarë -sikundër jam munduar të shpjegoj më sipër; meqë jam nga Dhërmiu ku është varrosur Katalanoja, kam guximin ti them se nuk ka patur vend të thotë se dhe ku e bazon këtë pohim. Pohim që duhet thënë se është tepër interesant, por ama as i ri dhe as i pranuar.
Kjo hipotezë – pra që në Himarë ka pasur shkolla shqipe të hapur nga misionarët, siç e thashë më lart nuk është e re.Dhe për të qënë krejt të sinqertë, unë jam munduar të gjej gjurmë për të mbështetur këtë pohim, ndonëse pa sukses, në rininë time. Pasi do të një vlerë e shtuar për Himarën  kozmopolite, me një histori të lavdishme të paktën 2,600 vjeçarë,  nga kam origjinën,  të ishte vendi ku është hapur shkolla shqipe në fillimet e saj. Sigurse nuk e vë fare në dyshim se shumica e Himariotëve do të qe dakord me mua!! 

Ndaj le ta shohim më afër këtë hipotezë. Është Dhimitër Shuteriqi, që e ka formuar për herë të parë përmes një artikulli“SHKRIMI I SHQIPES DHE SHKOLLA NË BREGDETIN HIMARIOT GJATË SHEKUJVE XVII-XVIII”në në dy pjesë në Qershor dhe Korrik 1956në gazetën Mësuesi. (Ata që janë nostalgjikë për formulimin e saj mund të ma kërkojnë dhe jua dërgoj më shumë dëshirë, sikurse mund ta gjenë në koleksionet e gazetës, ku e kam gjetur edhe unë). Dhe jam plotësisht koshient se kjo është temë shumë e rrahur dhe e dashur për tërë diletantët entuziastë, patriotët  e mejhaneve  dhe  pijetoreve, sharlatanët e gazetave  dhe politikanët “ekspertë”. Deri këto “lejohet” pasi jemi në nivelin e angullimave, pra pa zara. Po çështja bëhet serioze kur vjen tek godina e Kryeministrisë dhe banuesit e saj.
Le të sqarojmë se, për ti dhënë hakën të zotit, se Shuteriqi thotë në atë artikull, citoj Misionari arbëresh, Zef Sqiroi, që ndejti , me pak intervale , në Bregdet, në vitet 1716-1736, na thotë se duhet të vihet e t’u mësojë njerëzve “ të shkruajnë e të këndojnë, që të mësojnë Doktrinën e krishterë e ushtrimin e përditshëm” të fesë. Ai u mësonte jo vetëm djemve, po dhe vajzave,   jo vetëm të krishterëve, po dhe mysylmanëve, jo vetëm greqisht, po dhe latinisht e shqip”.  Dhe duke u nisur nga ky artikull, gjithkujt që i ka ngelur ora në vitin 1956, mund të thotë se ka një dëshmi për arsimimin në shqip në shkollat e Himarës nga misionarët Bazilianë.  Pa vënë aspak në dyshim se nuk ka dokumenta që të vërtetojnë se dikush ka dhënë apo mësuar në gjuhën shqipe. Shuteriqi vetëm se ka shprehur mendimin e tij të pafaktuar në një gazetë .
Por, për meritë të tij, duhet thënë seShuteriqi nuk është dijetar i shkollës së socializmit. Pasi ka arsyetuar për këtë hipotezë dhe pasi ka shqyrtuar edhe materiale të tjera, ripozicionohet në një botim të vitit 2005 - pas 39 vjetësh. Në librin e tij “Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800 (botim i III, viti 2005 nga Akademia Shkencave e Shqipërisë) flet për veprën e përkthimit të “Doktrinës së Krishterë”, e cila është e lidhet me misionin e murgjërve bazilianë.
Ja si thotë si në f. 186 “Mund që shqipërimi në Himarë bëhej nga greqishtja, meqë Rodini ishte grek dhe aty flitej greqisht”. Dhe në faqen e mëpasme (p.187) u jep fund dilemave se ç’shkollë ka qenë shkolla e parë në Himarë në 1928 (e ndoshta edhe në Shqipëri) kur thotë se “Rodinoi (flitet për Neofit Rodinoin, themeluesin e misionit të murgjëve bazilianë në Himarë KVJ) çeli atëherë një shkollë greqishte”.  Mbase duhet të nënvizoj edhe një herë ajo që thotë Shuteriqi pas 39 vjetesh - aty flitej greqisht e çeli një shkollë greqishte”.
Ngelem në pritje të fakteve që provojnë të kundërtën. “Me dashuri dhe qetësi”. Sikurse mund tu sjell edhe nje fakt tjetër që vjen nga relacioni i  të Giuseppe Schiroit  (1730-1735) botuar në revistën “Roma e L’Oriente” Shtator- Tetor 1913, citon në fund të faqes 222 të punimit , citim që mund të përkthehet zi “në këtë shkollë mësohej gjuha greke dhe latine, por me preferencë e para, sikurse është treguar në relacionin e parë të botuar”. (paraqitur në tekst-boksin e mëposhtëm për skrupolozët dhe dashuruesit e saktesisë).


Edhe fakti që shkollat e hapura nga misioni janë vetëm në fshatrat ende sot greqisht folëse (Palasa, Drimadhes dhe Himarë) mbetet një argument për tu përmëndur, sikurse është interesant fakti që shkolla e parë (ndonëse vetem pak hapur në 1628 ) u hap në Vuno, fshat shqip-folës.
Por le ta lëmë të hapur diskutimin dhe të  ngelemi në pritje të dëshmive nga Shkreli dhe të tjerët se ku janë bazuar kur pohojnë se Nilo Katalano apo priftërinj të tjerë kanë hapur shkollën shqipe.
Dhe kur thashë në fillim së Himariotët kanë mendim të lartë për misionarët nuk e thashë ashtu më tym apo sepse dua unë. Por sepse ata kanë lënë dëshmi të vlefshme të jetësës së asaj kohe në krahinën tonë. P.sh. mund të gjurmojmë se cili është mendimi i asaj kohe misionarëve për etnicitetin e banorëve të Himarës? Cili  është mendimi i tyre edhe për gjuhën e folur në tre fshatrat “bilinguale” të Himarës – pra Palasën, Dhërmiun, dhe vetë qendrën e rajonit - Himarës. Fakti që të tërë misionarët zgjedhur të flasin greqisht dhe një pjesë e tyre edhe shqip, të le të kuptosh se ata janë zgjedhur edhe për këtë karakteristikë - të dinë të komunikojnë edhe me ata që flasin greqisht edhe me ata që flasin shqip. Në se në fshatrat flitej vetëm shqip, pse duhet atëherë të dihet greqisht!!!
            Por le të kthehemi sërisht tek ata- misionarët. Fakti tjetër që ata kanë qëndruar për një kohë te gjatë, më shumë se çdo udhëtar tjetër, e bën më të rëndësishëm dëshmitë e tyre. Eshtë për tu evidentuar se shumë prej tyre janë përpjekur të predikojnë edhe shqip, që përbën një risi të rëndësishme, veçanërisht në fshatrat shqip-folesë. Siç thotë Shuteriqi për Skiroi “Ai u mësonte jo vetëm djemve, po dhe vajzave  jo vetëm të krishterëve, po dhe mysylmanëve, jo vetëm greqisht, po dhe latinisht e shqip”.
            Por nga ana tjetër Skiroi është tepër i qartë kur ve në dukje faktin e etnicitetit e banorëve të fshatrave të Himarës – Palasës, Dhërmiut (apo më saktë Drimades) dhe Himarës nga njëra anë dhe pjesës tjetër së krahinës - në tre relacione të shkruar për Propaganda Fiden për vitet 1721-1736. ( Natyrisht duke supozuar se termi “nazione” (it. Komb) ka ruajtur të njëjtën kuptim në vite!!!! )
Raporti i parë, shkruar më 1721, botuar nga Borxhia në 19423,  volumi 2, faqe133,  shkruan se , citoj “Fillimisht, kjo provincë që ka qenë e populluar nga të Krishterë, tanimë nuk ka veçse 14 fshatra (it. ville) ku lëvrohet ligji i Krishtit në ritin grek; dhe që janë Himara (në it. Cimarra), kryeqendra e provincës; Dhërmiu (it. Drimades) e Palasa (it. Balasa) me kombësi greke (it. di natione greci); Egliates, Vuno, Caloghiarates, Piluri, Pichierasi, Luculo, S. Basili, Gdezzona, Nivizza e Licunisi (dhënë të tëra në italisht sipas origjinalit të Nilo Borgias)me kombësi shqiptare”. Ky është afirmim më i hershëm i të folurit greqisht në këto tre fshatra.
Në relacionin e dytë të dërguar në 1729, faqe 114, Skiroi shkruan se:
skiro 1729
Fraza e parë mund te përkthehet si  nga 15 fshatra të Krishtera të lartpërmendura, tre janë të kombësisë Greke dhe të tjerat janë Shqiptare, këto të të fundit nuk përdorin fare gjuhën greke, ndërsa të parat përdorin veç grekes edhe gjuhën Shqiptare. Vëndi kryesor, nga i cili i vjen emri edhe krahinës është Qyteti i Himarës, që ka rreth 5,000 shpirtra, që së bashku me 14 fshatrat e tjera të Krishtere arrijnë në reth 30,000.
Kjo gjë konfirmohet edhe një herë në relacionin e tretë të Skiroit13, faqe 211, që mbulon periudhën1730-1735, ku raportohet se banorët e tre fshatrave (Palasa, Dhërmiu dhe Himara) janë grekë në dallim nga të tjerët, që janë shqiptarë.
skiro 1930
E përkthyer do të qe  Himara, Provincë malore e Epirit që shtrihet me dy pothuaj-krahë malesh midis Vlorës dhe Delvinës, mbi humnerat e të cila shtrihen shumë fshatra (it. terre), përmes qytetit peshkopal të Himarës që i jep krahinës emrin e saj; dhe përveç qytetit të vetë Himarës, dhe Dhërmiut (it. Drimadhes) dhe Palasës të banuar nga Grekë; të tjerët janë Shqiptarë”.
Impakti social i prishjes së Kishës së Shën Thanasit.
Tarleja në veprën e tij mbi Napolenin shkruan se një nga marshallët më trima të tij, kur nisi lufta guerile në Spanjë pati kurajon ti thoshte madhërisë së tij “Sire, nëse plakat zenë e na hedhin uturakët e natës mbi kokë, kjo luftë është e humbur”. Uroj që edhe kryeministrit ti ketë ngelur ndonjë“trim” rrotull tij që ti thotë të vertetën, apo të dëgjojë zërin e arsyes. Sepse është në nderin e tij si politikan të dëgjojë zërin e popullit të tij, është në nderin e tij si intelektual të ndjejë sensibilitetet e krahinës që mjaft halle ka, dhe është në nderin e tij si individ të mos harrojë edhe lidhjen që ka me fshatin e Dhërmiut dhe krahinën.  Edhe rregjimi ateist që tentoi shkatërrimin e kishave dhe besimit nuk arriti të degradohej aq shumë sa të shpallte luftë me plakat..
Uroj që Shkreli, si katolik me origjinë, ti shpjegojë Kryeministrit se edhe nëse fjalën ‘Grazhd’ të përdorur nga ai për kishën e Shën Thanasit e ka për ofendim, ne nga Dhërmiu si të Krishterë e dimë se edhe Jezu Krishti ka lindur në një grazhd! Ndaj nuk ofendohemi!
Se Kisha e Athanasit është kisha e të PaVdekshmit, për ata që nuk e dinë!!

........

No comments: