Tuesday, August 01, 2006

Karosi fortifikimi 3000 vjecar

Prof Dr Muzafer Korkuti (Himara në shekuj,Tiranë 2004)

VENDBANIMET E FORTIFIKUARA PARAQYTETARE NE BREGDETIN E JONIT

Kalaja e Karosit i takon një faze më të avancuar të vendbanimeve prehistorike të Kaonisë. Ajo ndodhet mbi fshatin Qeparo i vjetër, në vendin e quajtur "gradishta" dhe është ngritur mbi një kodër të lartë shkëmbore 450 m që gjendet 3.5 km larg bregut të detit.5

Sistemi fortifikues i Karosit përbëhet nga tri radhë muresh dhe nga një mur parapritës.

Muri i jashtëm i rrethimit (CBAE) i gjatë 340 m, ka formën e një harku që ndjek konfiguracionin e terrenit me skaje që mbyllen në buzë të humnerës. Muri është ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë të paskalitur, të vendosur njëri mbi tjetrin me lidhje të thatë. Fasada e jashtme është bërë më me kujdes. Hapësira midis dy fasadave (faqeve) përshkohet nga një radhë gurësh në formën e një muri të brendshëm, i cili lidh dy faqet e i jep qëndrueshmëri murit. Gjerësia e murit është 3 m, kurse lartësia maksimale arrin 1.5 m. Në anën lindore të tij ndodhet një hyrje (A), që është e vetmja në tërë murin e jashtëm rrethues. Muri i dytë rethues (LM) me perimetër 225 m shtrihet pothuajse paralel me të parin dhe mbyll një sipërfaqe më të vogël. Në pikën L ka një hyrje të ngushtë. Muri i tretë rrethues në formën e një gjysmërrethi, në një gjatësi prej 40 m e rreze 13 m, mbyll majën e kodrës. Muri është i gjerë 2.5 - 3 m dhe i ndërtuar me të njëjtën teknikë si dy muret e tjera.

Në sistemin fortifikues të kalasë së Karosit bën pjesë edhe muri BNE i vendosur para hyrjes së murit të parë rrethues në gjatësi prej 12 m dhe gjerësi 3.00 m. Nga pozicioni e zgjidhja planimetrike ai duhet të ketë shërbyer për mbrojtjen e hyrjes. Muri tjetër BD, i cili është i ndërtuar me të njëjtën teknikë si edhe muret e tjera e është i gjatë 280 m, mendojmë se nuk ka të bëjë drejtpërsëdrejti me fuqizimin e sistemit fortifikues të Karosit, si mur parambrojtës, por është një zgjerim i territorit të banuar rrethues me një mur të vetëm.

Në kalanë e Karosit ende nuk janë bërë gërmime. Shumë pak fragmente enësh, që janë mbledhur mbi sipërfaqen shkëmbore, mendojme se i takojnë periudhës së hekurit të hershëm. Një informacion më të hollësishëm për këto gjetje e ka paraqitur

J. Koçi.6 (5 J.Koçi, Kalaja e Karosit, në: "Iliria" VI, 1976, f. 235 - 243; Fortifikimet parahistorike në bregdetin kaon, në: "Iliria" 1 - 2,1971, f. 39 - 48.

Kalaja e Karosit paraqet një vendbanim të fortifikuar me më shumë se një radhë muresh, që rrethojnë një sipërfaqe të madhe banimi. Muret teknikisht janë të njëllojtë me atë të kalasë së Badhrës, me dallimin se hapësira \ midis dy faqeve të murit përshkohet nga një mur i brendshëm. Hyrjet i ka të pakta e të ngushta. Mungojnë hyrjet me korridor. Ndoshta është kjo arsyeja që për të mbrojtur hyrjen kryesore në murin e parë rrethues është ndërtuar një mur parapritës. Edhe në Karos koncepti planimetrik bazohet në linjën e harkuar që formon muri në përshtatje edhe me terrenin.

Vendbanime të fortifikuara me disa radhë muresh ka edhe në Lleshan të Shqipërisë së Mesme e në Trajan të Shqipërisë juglindore/ me të cilat Karosi ka analogji të plotë. Karosi, ashtu edhe Trajani e Lleshani, me j sistemin e tyre mbrojtës me disa radhë muresh, d.m.th. më të fuqishëm se vendbanimet e tipit të Badhrës e të Trenit, i takojnë periudhës së hershme të hekurit.

6 Po aty.

7 M.Korkuti, A propos..., art. i përm., f. 91 - 104.

No comments: