Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Saturday, September 30, 2006

Roli i Greqisë në Evropën Juglindore

Shkruar nga Administrator Ministrja e Jashtme e Greqisë

Në fjalën që mbajti dy ditë më parë në qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare këtu në Uashington u përqendrua në zhvillimet në rajonin e Evropës Juglindore dhe në paraqitjen e qendrimit të qeverisë greke në mbështetje të integrimit gjithë-evropian dhe anëtarësimit te vendeve fqinje të saj në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyanins, tha ndërmjet të tjerash se të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar do të shkonin kot nëqoftë se nuk do të vendosej stabiliteti politik në rajonin e Ballkanit. “Sfida kryesore që ne kemi përballë si kumunitet ndërkombëtar lidhet me fatin e Kosovës.
Fatkeqësisht, megjithë negociatat e zhvilluara për muaj me radhë nuk është bërë asnjë përparim konkret deri tani, pasi serbët duket se janë gati të pranojnë çdo marrëveshje me përjashtim të pavarësisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk pranojnë asgjë më pak se sa pavarësia”, tha zonja Bakojanis.
Politika e qeverisë greke, theksoi zonja Bakoyannis, është se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të sakrifikojë një zgjidhje të qendrueshme afatgjatë, për hir të plotësimit të afateve të caktuara arbitrarisht. Marrëdhënit ndërkombëtare, tha ajo, janë dinamike dhe jo statike, prandaj është me rëndësi parësore që nëse palët e angazhuara kanë nevojë për më tepër kohë për të arritur rezultat më të mira të mundëshme, ajo duhet t’u jepet atyre.
Me më shumë rëndësi, tha ministrja e Jashme e Greqisë, është që kumuniteti ndërkombërat t’i përgatisë Kosovën dhe Serbinë për periudhën pas statusit. Lidhur ne Serbinë, zonja Bakoyannis tha se “historia na ka mësuar se as poshtërimi i një vendi dhe as fitorja absolute nuk janë garanci për paqe dhe stabilitet afat gjatë.
“Ky mësim është veçanërisht i përshtatshëm në rastin e Serbisë, një nga vendet më të rëndësishme të Evropës juglindore. Në fakt, asnjë ekuilibër ballkanik nuk mund ta injorojë Serbinë dhe ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për të dekurajuar zërat nacionaliste ekstreme. Mësimet e Republikës së Vajmarit janë sot më aktuale se kurrë”.Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyanins, tha se drejtimi i përgjithëm politik i qeverisë greke është mbështetur në një parim shumë të thjeshtë, se për për paqen në gjithë Evropën dhe për begatinë e kontinentit, integrimi evropian nuk mund të jetë fragmentar.
Evropa e re që po lind, tha ajo, do të ishte më e pasur, më e fuqishme dhe më me influencë, në qoftë se do të përfshinte edhe Evropën Juglindore.

No comments: