Thursday, September 28, 2006

Pse Greqia në 2006 reagoi ndryshe nga vitit 1994 për pesë omonistët e dënuar?

Kastriot Myftaraj, nje fare ideologu i musilmanizmit ne Shqiperi paraqet nje artikull rreth gjyqit te 5 himarjoteve qe ai i quan omoniste. Lexojeni dhe zbavituni me analizen e tij. Shenojme se A. Baleta e ka cilësuar Myftarin si “vrasës me pagesë” per merine e mdhe ne shkrimet e tij.

Hegeli diku ka thënë se të gjitha ngjarjet e mëdha historike përsëriten dy herë. Marksi e plotësoi këtë sentencë duke e përcaktuar herën e parë si tragjedi dhe herën e dytë si komedi (farsë).Këtë sentencë e ilustron më së miri një ndodhi e vitit 1994 në Shqipëri dhe përsëritja e saj në vitin 2006. Siç dihet, në vitin 1994, pas një incidenti në kufirin shqiptaro-grek ku ekstremistë grekë msynë një kazermë ushtarake shqiptare, duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë, autoritetet shqiptare arrestuan pesë aktivistë të Omonia-s, organizatës së minoritetit grek, të cilët u dënuan me burg. Kjo shkaktoi një stuhi të vërtetë në marrëdhëniet greko-shqiptare, që u shkallëzua në një krizë ndërkombëtare, pasi në këtë çështrje u involvuan SHBA-t dhe Bashkimi Europian, me ardhjen e negociatorëve amerikanë dhe europianë në Tiranë dhe Athinë. Greqia e rriti në kulm presionin ndaj Shqipërisë, duke e fokusuar tek Presidenti Berisha dhe duke bërë akuza se qeveritarët muslimanë shqiptarë qenë duke e persekutuar për motive fetare minoritetin grek ortodoks në «Vorio-Epir». Atëhere opozita e majtë shqiptare mori anën e Greqisë, duke dhënë alarmin se në institucionet shqiptare po dominonin fundamnetalistët islamikë. Kriza greko-shqiptare, e filluar një vit para këtyre ngjarjeve, inicoi atë spirale që do të kulmohej me ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri. Kjo ishte tragjedia. Përsëritja e kësaj ngjarjeje si komedi (farsë) ndodhi këtë vit në 2006. Në 19 korrik 2006, Gjykata e Vlorës dha vendimin për dënimin me burg të pesë aktivistëve të Omonia-s, kundrejt të cilëve filloi procedimi penal në lidhje me incidentet që pasuan zgjedhjet vendore në Himarë, në vitin 2003. Derisa gjyqi në vitin 1994 u bë me një mbulim të madh medial dhe me shumë zhurmë, gjyqi në vitin 2006 u bë në mënyrë krejt klandestine. Publiku mori vesh për atë që ndodhi dy ditë pasi u dha vendimi. Është shumë kurioze se përse Omonia, PBDNJ, Athina nuk preferuan që të bëjnë zhurmë për këtë gjyq. Është e vërtetë se të pestë omonistët që u dënuan nuk qenë të pranishëm në proces, pasi ata gjenden prej kohësh në Greqi, por strukturat greke në Shqipëri dhe ambasada greke sigurisht që kanë qenë në dijeni të zhvillimit të gjyqit, pasi të pandehurit janë përfaqësuar në gjykim me avokatë, të cilët i kanë mbajtur në dijeni të interesuarit për çdo zhvillim. Pra, strukturat greke në Shqipëri dhe Athina kanë qenë në dijeni për procesin, në të gjitha fazat, që kur ai filloi, kanë qenë në dijeni për ngritjen e akuzave nga prokuroria, për dhënien e pretencës. E megjithatë ato nuk bënë zhurmë, as gjatë procesit, as në përfundim të tij. Ironia e madhe është se dy deputetët minoritarë grekë të PBDNJ, në Kuvend, Spiro Peçi dhe Leonard Solis, nuk votuan pro shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në fund të korrikut 2006, vetëm disa ditë pasi u dënuan pesë aktivistët e Omonia-s. Prokuroria, sipas ligjit, është një institucion i centralizuar, ku çdo gjë bëhet me urdhër të eprorit. Kjo do të thotë se Prokuroria e Vlorës sigurisht që është konsultuar me Sollakun kur ngriti akuzën dhe kërkoi dënimën e omonistëve, çka e bën Sollakun drejtpërdrejt përgjegjës për atë që ndodhi. KEdhe në rast se një prokuror në Vlorë u çmend dhe veproi pa lejen e Sollakut, Sollaku me ligj i ka të gjitha ingerencat për ta shkarkuar atë. Aspekti tjetër ironik dhe kurioz në këtë çështje është se Greqia, e cila në vitin 1994 bëri shumë zhurmë kundër Presidentit të asaj kohe Berisha, sikur ai qe përgjegjës për dënimin e pesë minoritarëve, tashmë, në një situatë të ngjashme, hesht kundrejt Presidentit Moisiu. Të gjitha ato atribute që në atë kohë i kishte Presidenti Berisha, në raport me Prokurorinë dhe gjyqësorin, sot i ka Presidenti Moisiu. Presidenti Moisiu ka praktikisht nën kontroll Prokurorit të Përgjithshëm, siç po tregojnë zhvillimet, kur pas shkarkimit të kryeprokurorit prej Kuvendit, fati i tij është në dorën e Presidentit. Me këtë Moisiu merr dhe përgjegjësinë për veprimet e Prokurorisë. Moisiu është kryetar i KLD, që emëron dhe shkarkon gjyqtarët, pra edhe gjyqtarin e Vlorës që dha vendimin për pesë omonistët. E megjithatë Athina, Omonia, PBDNJ nuk po bëjnë ndonjë presion ndaj Presidentit Moisiu, madje dy deputetë që përfaqësojnë minoritetin grek në Kuvend, Spiro Peçi dhe Leonard Solis, janë shprehur publikisht në anën e Presidentit Moisiu, me rastin e konfliktit të tij me mazhorancën parlamentare për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe KLD, saktësisht dy institucionet që mbulojnë ato segmente të shtetit që janë përgjegjëse për procedimin dhe dënimin e pesë omonistëve?! Ç’ është ky paradoks? Pse ky ndryshim i madh mes reagimit grek në 1994 dhe heshtjes në 2006? Ç’ kuptim ka e gjithë kjo? Një shpjegim mund të jetë se këtë herë Greqia nuk mund të ngrejë akuza për persekutim të grekëve kristianë ortodoksë nga an e muslimanëve në Shqipëri, pasi njerëzit që kanë nën kontroll drejtësinë në Shqipëri janë të fesë ortodokse, që prej Presidentit Moisiu, që është kryetar i KLD-së dhe që praktikisht ka në varësi Prokurorin e Përgjithshëm, tek Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjergj Sauli, nënkryetari i KLD, Ilir Panda. Greqisë, që të mbështesë paradigmën e saj të përherhsme, të persekutimit të grekëve ortodoksë nga muslimanët në Shqipëri, tashmë i duhet të thotë se ortodoksët Moisiu, Sollaku, Kondi, Sauli, Panda janë konvertuar në muslimanë. A të jetë këtu arsyeja e heshtjes greke? Pyetja është se përse drejtësia shqiptare e kontrolluar tashmë nga ortodoksët, me në krye Presidentin Moisiu dhe jo nga muslimanët, «persekuton» grekët ortodoksë në Shqipëri? Ajo çka kuptohet këtu është se procedimi penal dhe dënimi i të pestëve të Omonia-s në 2006 është një skenar grek i zbatuar nga Theodhori Sollaku dhe nënkryetari dhe praktikisht drejtuesi i vërtetë i KLD-së, Ilir Panda, në mënyrë që Greqia t’ i sigurojë Greqisë expedientë (mjete të pista) në luftën diplomatike kundër Shqipërisë. Sigurisht që Greqia dhe strukturat e minoritetit grek në Shqipëri nuk e akuzojnë dot Berishën dhe PD për çështjen e dënimit të të pestëve se do të bëhen qesharakë, pasi Berisha nuk i kontrollon më strukturat e drejtësisë që i proceduan dhe dënuan ata, madje Berisha është në konflikt të hapur me këto struktura (Prokurori e Përgjithshme, KLD) Por dihet që pavarësisht se prokuroria është një institucion i pavarur që nuk varet nga kryeministri, siç i pëlqen Sollakut të përsërisë vazhdimisht, megjithatë në rrafsh ndërkombëtar pasojat e bëmave të prokurorisë dhe gjykatave të një vendi i atribuohen qeverisë së këtij vendi, si subjekti që përfaqëson vendin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pavarësisht se qeveria “Berisha” do të thotë se prokuroria nuk varet prej saj kështu që ajo nuk është përgjegjëse për atë që po ndodh në rastin e dënimit të pesë omonistëve himariotë, megjithatë ajo (qeveria) do të vuajë në praktikë reagimin grek. Që kemi të bëjmë me një skenar grek kjo kuptohet nga fakti që opozita e majtë reagoi ndryshe nga viti 1994, kur kërkoi pushimin e cështjes penale ndaj pesë omonistëve. Nuk është një ironi e vogël që kryeministri Berisha të akuzohet, për veprime për të cilat përgjegjësinë e kanë funksionarë të lartë ortodoksë, se po i persekuton si musliman ortodoksët! Që dënimi i pesë omonistëve është një skenar anti-Berishë kjo kuptohet nga fakti që gjyqi u shty përtej afateve dhe vendimi nuk u dha sa kohë qe PS në pushtet, por u prit derisa në pushtet erdhi PD. Ky është skandali më i madh në këtë proces. Është e sigurt se, në rast se në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 do të kishte fituar përsëri PS, Prokuroria do ta kishte tërhequr akuzën dhe çështja penale në ngarkim të pesë omonistëve himariotë do të qe mbyllur. Por, zgjedhjet i fituan PD dhe Berisha, kështu që të pestët duheshin dënuar. U mor vesh, Greqia nuk e shikon dot Berishën në pushtet pa pesë omonistë të dënuar me burg dhe kur këtë gjë nuk e bën vetë Berisha, e bën Greqia me anë të njerëzve të saj në institucionet shqiptare. Se përse i duhet Greqisë e gjithë kjo është e qartë. Tash që çështja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve të qendrave ndërkombëtare të vendim-marrjes, Greqisë i intereson që, për t’ i nxjerrë vështirësi Shqipërisë, por edhe për të avancuar interesat greke në Shqipëri (në pikëpamjen e Greqisë grekët në Shqipëri duhet të fitojnë po ato të drejta si shqiptarët në Kosovë), të ndodhin incidente të tilla si ky me dënimin e të pestë omonistëve. Kjo më së paku i jep mundësi Greqisë që të potencojë idenë në kancelaritë ndërkombëtare se Himara është greke. Gjithsesi, mënyra se si u përsërit historia e të pestëve omonistë në 2006, tregon qartë se Greqia në 1994 e ka dashur një incident si dënimi i omonistëve dhe se ka bërë gjithçka për ta provokuar shtetin shqiptar deri në atë pikë sa ai të reagonte në atë mënyrë. Aspekti tjetër alarmues i kësaj historie është se një pjesë e institucioneve të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, titullarët e të cilëve nuk shquhen për ndjenjë të fortë nacionale shqiptare, madje asnjë prej të cilëve nuk është i kombësisë shqiptare, bëjnë një veprim në dukje «nacionalist», por në të vërtetë të llogaritur si goditje kundër shtetit shqiptar në përgjithësi.

Nga Kastriot Myftaraj

No comments: