Thursday, September 28, 2006

A ka konflikt interesah ne Bashkine e Himares

LDKP trajnon kryebashkiakët për ligjin e konfliktit të interesave. Një vit pas nisjes së zbatimit të tij, ligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike" ende nuk është kuptuar qartë nga njësitë e qeverisjes vendore. Një vit pas nisjes së zbatimit të tij, ligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike" ende nuk është kuptuar qartë nga njësitë e qeverisjes vendore. Si rrjedhojë, ende bashkitë e Shqipërisë nuk kanë përgatitur rregulloret për parandalimin e konfliktit të interesave, të cilat duhet të ishin përfunduar dhe të ishin dorëzuar për miratim në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) disa muaj më parë. Këto mangësi janë verifikuar edhe në disa seminare të zhvilluar ditët e fundit në Sarandë, Shkodër, Pogradec në të cilat kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga 65 bashki të vendit, kryetarë, nënkryetarë e autoritete përgjegjëse.

Si një prej ligjeve më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, ai mbi "konfliktin e interesave" kërkon një angazhim maksimal dhe një kuptim sa më të drejtë të tij, procese të cilat kanë hasur në pengesa të ndryshme të natyrës juridike. Nga ana e saj, inspektorja e përgjithshme e ILDKP-së Fatmira Laska, e pranishme në seminaret e zhvilluara në Bashkinë e Sarandës dhe në atë të Shkodrës, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji përkatës në të gjitha institucionet publike, e veçanërisht në institucionet e pushtetit vendor.

Bashkitë e Sarandës, Shkodrës e Pogradecit janë përzgjedhur për zhvillimin e seminareve, pasi rregulloret e hartuara prej tyre, në zbatim të nenit 46 të ligjit nr.9367, dt.10.4.2005, janë në përputhje me ligjin dhe me udhëzimet e ILDKP. Në rregulloret e tyre ishin të përcaktuara qartë dhe në mënyrë të hollësishme kufizimet për kryetarët e Bashkive, nënkryetarët dhe zyrtarët e tjerë.

Rregullorja përfshinte ndalime edhe për drejtuesit dhe zyrtarët e institucioneve në varësi të Bashkive. Autoritetet Përgjegjëse për zbatimin e ligjit në këto bashki kanë zbatuar në mënyrë të saktë Udhëzimin nr.239, dt.2.2.2006 të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP, duke përfshirë në rregullore dispozita për detyrat e Autoritetit Përgjegjës dhe për mënyrën e administrimit të dokumentacionit nga ky autoritet.

Rregulloret e këtyre tre bashkive janë të çertifikuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe do të shërbejnë si rregullore‑tip edhe për bashkitë e tjera të vendit. Seminarët u zhvilluan nga ILDKP në bashkëpunim me dy programe të USAID. Drejtorët e tyre, Gerald Mayermen e Barry Reed, si edhe eksperti amerikan i USAID‑it në fushën e parandalimit të konfliktit të interesave, z. Michael Sears kanë ofruar eksperiencën e tyre gjatë diskutimeve për çështje konkrete të konfliktit të interesave rast pas rasti.

3 comments:

Anonymous said...

Natyrisht qe ka konflikt interesash. Po sjell nje shembull qe e kam provuar ne kurriz: topografi i gadaster, Panua ka dhe licencen per te bere topografimet e shtepive. Bashkia njeh firmen e tij vetem per leshimin e nje matjeje topografike, por matja topografike ne nje shtepi psh konsiderohet pune private per te cilin Panua merr honorrarin e tij prej 50 000 lekesh. Nuk eshte pagese per punen qe ben bashkia ndaj qytetarit por para te thata ne xhepin e Panos. Dhe duhet ta kryeje jashte orarit te punes (ndonse Panua e ben kete ne orarin e punes).
Pra bashkia i ka dhene monopolin e matjeve nje punonjsi te saj
Rekomandohet: 1. nuk duhet ti jepet monopli nje persni.
2. dhe aq me teper nuk duhet te jete punonjes i bashkise ai qe kryen matje ne rruge private

A nuk ka konflikt interesash ketu?

nga Sotiri

Anonymous said...

Sotiri, exei kai alla polla,o Panos einai to ligotero.Ego to psifisa epidhi einai tis omonies, dhilladhi apo ta dyo kaka protimo to mikrotero poy einai o Bollanos. Omos na imaste dhikaoi dhen ftei kai poli aftos. Afu me likio einai. Ti mporei na kanei ena me likio ti stigmi poy trijirnane atoma me panepistimio kai pio psila akoma. Apla ego exo ti gnomi oti xriazomaste ena anthropo poy na exei perisotero morfosi, na einai omos kai timios opos o Bollano, na einai kai pistos sta simferonta tis ximaras, pragma poy einai dhiskolla na ta syndhiazeis

Se xereto
O Qiricis

Anonymous said...

Kitakste pedia, as mi korejdhevomastan. Sti Himara dhen mporei na einai dhimarxos enas agramatos!!!
Telos panton dhen exei i Himara morfomenna pedia me panepistimio?

Stefaneli