Sunday, November 19, 2006

Nje harrese evogel

Nga Stavri Marko

Ne pritëm në ankth. Pritëm se si superkomisioneri i Brukseit do të na jepte këshilla që ne t'i vëmë në praktikë, në këtë botë portokalle që të gjithë po ëndërrojmë, Evropën. S'kemi çfarw t'u bëjmë prindërve dhe gjyshërve tanë. Asokohe ishte tjetër, ëndërronin ndoshta fashizmin si begatinë, pastaj komunizmin dhe pastaj socializmin dhe më tej internacionalizmin. Por ne i themi Jo. Nuk është ashtu, por kështu, domethënë e qartë e prekshme dhe humane.


Tiranën e shkeli zëvëndëskryekomisioneri evropian, Fratini. Juristi i njohur i Brukselit, por dhe poligloti italian, ishte i prerë dhe i qartë. "Bëni reformat dhe pastaj t'ju pranojmë në familjen tonë". Çfarw kërkonte Fratini dhe çfarw i interesonte kulisave të vegjël të Tiranës? Asgjë më shumë. Politikanët tanë

nuk duhet të gënjejnë në radhë të parë, pastaj të ndërtojnë insitucionet ose të mos i prekin ato. Pastaj t'u përgjigjej një varg "ankesash të Tiranës: për viza dhe padrejtësitw qw u bëhen qytetarëve shqiptarë në Evropë". Fratini dha përgjigje siç i themi ne, një për një.

Media
Por ajo që nuk më shqitet nga mendja është se Fratini tha shumë gjëra dhe në popull, por media që na shërben ne, nuk tha asgjë. Ajo që kërkohej me këmbëngulje nga pala e jonë, "popull" (nënkupto dirigjentët politiko‑mediatikw) ishte se çfarë qëndrimi duhet të mbante Brukseli për prokurorin, gjyqësorin, çertifikatat, opozitën, reformat etj dhe nuk u pasqyrua se çfarw kërkonte i dërguari special i Brukselit në Tiranë.

Për ta thënë më shqip, Fratini tha se: "Nëse Tirana kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, pra, më shumë viza për në Bashkimin Evropian, atëherë duhet të poltësoni kushtet si pasaportë biometrike si dhe kartën e identitetit". Këtë frazë të dytë, duket se përkthyesi nuk e lançoi tek gazetarët në konferencën e shtypit ndërmjet Fratinit dhe Berishës. Mediat elektronike këtë fakt nuk e kapën dhe të nesërmen shumë pak, gazetat e kishin fokusuar në aperturë.

Por Fratini iu përgjigj pasandaj pyetjes edhe të një gazetari shqiptar për një dosje tw ndodhur në tavolinën e tij të punës, e cila pasi mori përgjigjen nuk u pasqyrua në shtyp, ose fare pak. Kur po shkruaja këto rreshta, thashë se mos duhet të vetëcensurohem dhe për siguri u interesova për konferencën e shtypit Berisha‑Fratini në video. Por ku ishte faji i Fratinit, për kartat e identitetit, pasaportat biometrike, Kosovën apo Çamërinë?

E Dieel:19/11/2006 (Koha Jone)

No comments: