Saturday, November 11, 2006

Nje shaka pilouriote Aleksandër Çipa

note: Vecuam kete koment te analistit A. Cipa ne Koha jone ku ai e konsideron se sulmi kunder Kadarese ka lidhje me dhenien e pasaportave vorioepiroteve!!!!
Ske ci thua, nje shaka pilurjote....


nga Aleksandër Çipa
Personalisht e konsideroj një fushatë përbaltje, atë ç'ka po ngjet sot në lidhje me emrin e Ismail Kadaresë. Mirëpo është përbaltje, me baltën e ndenjur të shoqërisë sonë. E gjitha është një fushatë e cila nuk ka se si të mos vlerësohet për kontekstin në të cilën ngjet. Vlera kombëtare e Kadaresë, si e tillë, ka lidhje me gjithçka përfaqësuese për shoqërinë tone kombëtare.

Prej kësaj përbaltje, e cila qartë evidenton mungesën e skrupullit dhe përgjegjësisë qytetare dhe kombëtare, ne sipas mendjes sime, do të përfitojmë një nervozizëm gjeniu dhe atë që e quaj më të rëndësishme: kemi shtuar mundësinë për të patur shtesë të një kryevepre prej gjeniut të ngacmuar tejmase. Uroj të ngjasë vetëm kjo! Personalisht mendoj se ajo që po ngjet ka lidhje dhe motivohet vetëm prej konteksteve, ndër të cilat janë edhe këto:

1‑ Manipulimi i fushatës për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Përdorimi i saj për të ndëshkuar pameritueshëm oponentët potencialë të komunizmit dhe regjimit të tij.

2‑ Shtyrja e negociatave për përcaktimin e statusit të Pavarësisë së Kosovës.

3‑ Dekreti i qeverisë greke për dhënien e nënshtetësisë kategorisë së përcaktuar të homogjenëve grekë në Shqipëri

4‑ Ilariteti skandaloz që përcjell në jetën e vet publike shoqëria, ku mbretëron asimetria në ndarjen dhe përcaktimin e vlerave dhe të kritereve të zhvillimit dhe progresit. Të gjitha këto përbëjnë një sistem madhor kontekstesh. Kadareja ka qenë dhe mbetet padyshim një vizionar gjenial i së shkuarës dhe i rrënjëve kulturore të kombit, sikundër mbetet një vizionar i mirëorientuar për destinacionet shqiptare në kontinentin tekanjoz.

Vlerat dhe dimensioni i tejjetshëm i tij, me dije dhe padije, po sulmohen prej ditëzinjve jetëshkurtër. Gjithçka lidhet me synimin e dhunimit të imazhit për njeriun Kadare, i cili ka cenet dhe të metat si çdo individ i zakonshëm. Fushata i ka premisat për t'u zgjatur, por gjeniu ka vetëm fatin e qenies për gjithë racën tonë, të ardhurën dhe të paardhurën ende në jetë.

No comments: