Saturday, November 25, 2006

"Panorama" humb eksluzivitetin per botimin e listave te vizave

note: sipas ketij artikulli del se gazeta "Panorama" eshte e shqetesuar qe humbi eksluzivitetin e publikimit te vizave te ambasades greke. Me sa duket terheqja masive e kesaj gazete e kish burimin pikerisht tek ky publikim i vizave dhe tani ajo e e ndjen hummjen e e kesaj te drejte. Ambasada greke ashtu si dhe cdo lloj ambasade tjeter eshte llogjike qe te mos bashkepunojne me gazeta te cilat kane si mision te nxijne punen e tyre ne emer te "gjykimit objektiv e ngjarjeve"



Redi Gjuzi

Për rreth një vit e gjysmë, gazeta “Panorama” i ka ofruar lexuesve të saj çdo ditë të premte listën e aplikantëve për vizë që do të priten nga konsullata greke.

Prej dy javësh ky shërbim është ndërprerë, me urdhër të ambasadorit të ri të Greqisë në Tiranë. Duke njoftuar të gjithë lexuesit për mungesën e mëtejshme të këtij shërbimi në faqet e saj, gazeta kërkon të sqarojë të gjithë përplasjen etike me drejtuesin e ri të diplomacisë greke në Tiranë.
Rreth një vit e gjysmë më parë, autoritetet e ambasadës greke në Tiranë kërkuan bashkëpunimin e gazetës “Panorama” për publikimin pa pagesë të listës së aplikantëve që do të priteshin për të marrë vizë. Tirazhi i gazetës, më i madhi në vend, dhe shpërndarja e saj ndihmonin konsullatën që përmes këtij shërbimi të pakësonin radhët pafundme të aplikantëve. Në këmbim të ekskluzivitetit, gazeta e pranoi këtë marrëveshje. Publikimi i listave ka vijuar rregullisht dhe ka kënaqur të dyja palët deri në zëvendësimin e ambasadorit grek, Pantelis Carcabassis.
Kostandino Kokosis kishte një tjetër logjikë dhe etikë në komunikimin me mediat. Para afro 3 muajsh, atasheu i shtypit pranë ambasadës greke kërkoi një takim me pronarin e gazetës dhe kryeredaktorin e saj. Jashtë të gjitha kritereve dhe moralit mediatik, atasheu kërkoi në emër të ambasadorit që gazeta të shmangë botimin e lajmeve dhe ngjarjeve, të cilat sillnin probleme për diplomacinë greke në Tiranë. Bëhej fjalë për skandalin e varreve greke në Kosinë. Pronarit dhe kryeredaktorit iu tregua qartë se në rast se gazeta nuk do të censuronte këto lloj lajmesh, atëherë do t’i hiqej ekskluziviteti i publikimit të listave emërore të aplikantëve për viza. Normalisht, përgjigjja e kërkesës ishte negative. Asnjë media në botë nuk do të kishte guximin të shmangte pavarësinë e saj. Eshtë pikërisht ruajtja si e shenjtë e pavarësisë, ajo që e ka bërë gazetën “Panorama” më të lexuarën në vend. Çdo manipulim i saj do të ishte “vetëvrasëse” dhe jashtë moralit të gazetës. Se sa i rëndësishëm ishte morali për politikën e re të ambasadës u mor vesh disa ditë më vonë, kur shërbimi i njoftimit të aplikantëve për viza nuk ishte më ekskluzivitet i “Panorama”-s. Mohimi i kërkesës për fshehjen e lajmeve “antigreke” bëri që ambasadori të urdhëronte publikimin e listave edhe në një gazetë tjetër konkurrente të “Panorama”-s. Dhe ky ishte paralajmërimi i parë. Në ditët në vijim, përfaqësues të konsullatës dhe ambasadës greke kanë komunikuar me drejtuesit e gazetës në disa raste për të hequr, zbutur, ndryshuar lajme, të cilat preknin negativisht imazhin e Greqisë dhe diplomacisë së saj në Tiranë. Mohimet e kërkesave nga gazeta akumuluan një “inat”, i cili nuk u përmbajt më në rastin e fundit. Opinioni i analistit të pavarur Skënder Minxhozi, i botuar më datë 14 nëntor, me titull “Dyshtetësia, turp i heshtur”, e bindi përfundimisht ambasadën se gazeta “Panorama” nuk do të ndiqte politikën e autocensurës. Analiza e Minxhozit kishte si synim të tregonte se shqiptarët nuk duhet të heshtin ndaj vendimit të qeverisë greke për dyshtetësinë e minoritarëve. Për analistin, dhënia e dyshtetësisë ishte një ndërhyrje e Greqisë në raportet e popullsisë në Shqipëri. Një ditë pas publikimit të këtij shkrimi, drejtorit të gazetës iu kërkua një takim nga atasheu i shtypit, i cili i komunikoi se me urdhër të ambasadorit nuk mund ta merrnin më shërbimin e vizave. Drejtorit të Përgjithshëm të “Panorama”-s i është njoftuar zyrtarisht se “gazeta është penalizuar dhe është në karantinë”, vendim ky i marrë nga ambasadori.
Fjalori i përdorur për të justifikuar “hakmarrjen” e ambasadës është jashtë çdo norme diplomatike. Në karantinë izolohen zonat e infektuara. Gazeta nuk mund të censurojë asnjë lajm, analizë, opinion, edhe në rast se këto të fundit mund të mos i pëlqejnë dikujt. Sikundër nuk mund të ndihmojë asnjë diplomat të përmirësojë imazhin e tij, sepse kjo nuk është në dorë të gazetave, por të veprimeve të diplomatëve.

No comments: