Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, November 09, 2006

Xhufi kunder dyshtetesise se homogjenve greke

Note: vazhdon diskutimi ne shtypin shqiptar per dyshtesine. Ashtu sic pritej vihet re nje vizion negativ qe i detyrohet ngarkeses nacionaliste teper te ndjeshme ne shtypin shqiptar. Lind pytja: ku qendron "tendeca" sipas Xhufit kur homogjenet greke konsiderohen dhe si shtetas greke duke u futur ne familjen europiane? Sipas Xhufit eshte rritur artificalisht numri i homogjeneve greke. Nderkaq perfaqesuesit e homogjenve greke ne Greqi jane te mendimit se numri i tyre eshte zvogeluar artificialisht nga pala shqiptare. Ku qendron e verteta? Jepni mendimin tuaj.

Në intervistën për “Shekullin”, Xhufi tha se mbështetja e qeverisë shqiptare për dhënien e nënshtetësisë minoritarëve grek, është formë komploti

Xhufi: Vendimi i Athinës kundër interesave te vendit

Anila Rama

Historiani dhe deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi, e konsideron tendencioz vendimin e marrë nga qeveria e Greqisë, për t’ju dhënë nënshtetësinë greke, minoritarëve grekë që jetojnë në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Xhufi theksoi se vendimi në fjalë, ka si qëllim të rrisë në mënyrë artificiale numrin e minoritarëve grekë, pasi Kartën e Omogjenitetit e kanë marrë edhe shumë qytetarë të tjerë, duke ndërruar emrin dhe fenë, me qëllim për të pasur përfitime në punësim dhe viza. Ish-zv/ministri i Jashtëm e konsideron si mungesë transparence që shkon deri në komplot, pëlqimin e dhënë nga qeveria jonë për këtë çështje që në muajin shtator.

Z. Xhufi si e vlerësoni vendimin e marrë nga qeveria greke për t’ju dhënë nënshtetësinë greke, asaj pjese të popullsisë shqiptare që gëzon Kartën e Omogjenitetit, që kryesisht janë banorë të minoritetit grek?

Janë dy gjëra që duhen trajtuar në këtë çështje. Është fare normale që shtetas shqiptarë që punojnë si emigrant në vend të ndryshme të marrin shtetësinë aty. P.sh., në Itali, pas 5 vitesh qëndrimi me dokumente të rregullta, kur paraqet dokumentet që ke paguar rregullisht taksat dhe nuk ke probleme me ligjin, e përfiton nënshtetësinë italiane. Kështu ndodh edhe në Gjermani apo Kanada. Por problemi që lind nga ky vendim, është se Greqia u akordon në mënyrë kolektive një grupi njerëzish që kanë Kartat e Omogjenitetit, që quhen ndryshe bashkatdhetarë me grekët e Greqisë. Karta e Omogjenitetit është dhënë në një masë shumë të madhe shtetasve shqiptarë, që, për arsye ekonomike, kanë emigruar në Greqi dhe kanë pranuar të ndryshojnë emrin dhe fenë. E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri me mjaft qytetarë të tjerë shqiptarë, të cilët për të marrë një vizë për të lëvizur drejt Greqisë, apo për të përfituar pension nga shteti grek, kanë pranuar kartat që u japin një identitet të rremë. Jemi në përplasje flagrante me Konventat Europiane, dhe e gjitha kjo, ka si qëllim rritjen në mënyrë artificiale të numrit të minoritetit grek në Shqipëri, duke e paraqitur sikur janë mbi 400 mijë, e jo 75 apo 80 mijë sa janë realisht. Është diçka e rrezikshme, se bie ndesh me interesat kombëtare, drejtohet kundër marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo çështje nuk duhet parë jashtë zhvillimeve aktuale në Ballkan, kur është duke u vendosur statusi përfundimtar i Kosovës. Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, ka pasur zëra nga shteti grek, që nëse Kosova do të fitojë pavarësinë, edhe Vorio-Epiri, duhet ta fitojë atë. Edhe pretendimi i ngritur nga Greqia për të bërë regjistrimin e popullsisë sipas kombësisë, është një tjetër tentativë që synon të nxjerrë një numër shumë më të madh emigrantësh. Qeveria shqiptare duhet ta marrë shumë seriozisht këtë çështje, se nuk është kaq e thjeshtë.

Në fakt, kryeministri Berisha deklaroi sot se, bëhet fjalë për t’ju dhënë nënshtetësinë emigrantëve shqiptare që kanë Karta Omogjeniteti e jetojnë në Greqi. Por, nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i Greqisë, pohoi dy ditë më parë zyrtarisht se ishte rënë dakord me palën shqiptare, që minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, të përfitojnë nënshtetësinë greke. Si e shpjegoni ju ketë përplasje?

Ka një mungesë transparence të plotë nga ana e qeverisë, deri në formë komploti. Qeveria dhe Kryeministri ynë, marrin vendime që janë kryekëput kundër interesave të vendit. Në të njëjtën mënyrë u veprua edhe me ngritjen e shkollës greke në Himarë. U mor vesh që ishte vendosur një gjë e tillë, vetëm kur u bë fakt i kryer. I tillë është edhe vendimi që është marrë në shtator, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Athinë, dhe ne si opinion publik, apo qoftë edhe Parlamenti nuk dimë asgjë.

Z. Xhufi, ju thatë që vendimi i qeverisë greke bie ndesh me Konventat Ndërkombëtare, më konkretisht me cilat konventa ka përplasje?

Konventat Ndërkombëtare mbrojnë të drejtat e minoriteteve e të pakicave, por në të njëjtën kohë ndalojnë ushtrimin e presionit e të dhunës nga qeveritë, për të përcaktuar në mënyrë arbitrare kombësitë, apo fenë. Në rastin konkret të Greqisë, vënia e kushteve se jepen viza, realizohet punësimi vetëm për personin që ndryshon fenë dhe emrin, është një formë dhune nga pikëpamja kombëtare dhe morale. Pra, nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe marrëdhëniet e reciprocitetit mes shteteve. Ne po presim që ta kemi të plotë vendimin e qeverisë greke, sepse komentet për përmbajtjen e tij janë bërë shumë komente.

A kemi një përplasje me Kushtetutën në këtë rast, pasi aty nuk sqarohet qartë lejimi i dyshtetësisë?

Kushtetuta jonë nuk e shpreh qartë këtë gjë. “De fakto” e kemi pranuar, ne kemi shumë qytetarë shqiptarë që kanë përfituar nënshtetësinë në vendet ku kanë punuar si emigrantë. Por, kjo çështje është tjetër gjë. Pas këtij vendimi të marrë nga shteti grek, që është një lëvizje e dyshimtë, për mendimin tim duhet bërë një rregullim ligjor.

Shekulli

1 comment:

Anonymous said...

Ne te vertete duhet te shqetesohet pala greke dhe jo shqiptare per dhenien e shtetesise greke shqiptareve te ashtuqujtur nga z. Xhufi "te kovertuar". Nje numur i konsiderushem homogjenesh qe sipas z. P. Xhufi nuk kane ndergjegje greke do te luanin rol te madh ne favor te qeverise shqiptare si lob faktikisht shqiptar duke ndikuar ne zgjedhjet parlamentare greke qe do te "pelqeheshin" dhe nga pala shqiptare. Keshtu po te jete gjykim real ai i z. Xhufi dhenia e shtetesise kesaj mase "te konvertuar" do te bente qe qeveria shqiptare te diktonte politiken greke ne te ardhmen nepermjet mekanizmit te zgjedhjeve ashtu sic akuzohet qe ben sot qeveria greke ne Shqiperi nepermjet emigranteve.

Nga Sofokliu