Thursday, December 14, 2006

DREJT STANDARTEVE ME QEVERI TEKNIKE

Postuar nga autori Stavri Marko ("Sot"-14-12-2006)

- Shqipëria, është përfshirë në një krizë të thellë insitucionale, si rezultat i bojkotit që opozita shqiptare i bëri zgjedhjeve lokale të përcaktuara nga presidenti Moisiu më 20 janar të 2007-ës.Sipas deklaratave të deritanishme, asnjë forcë e të dyja spektreve politike, nuk heq dorë prej pretendimeve të veta duke thlluar me tej hendekun krize politike në Shqipëri. Përkundrejt kësaj gjëndjeje, e cila duhet konsideruar si më e rënda pas vitit 1997, faktori ndërkombëtar po “tregohet indiferentë” në sugjerimet që duhet të kishin zgjidhur krizën shumë kohë përpara se të arihej një disekuilibër i pashmangshëm i cili mund edhe të konsiderohet edhe në prag kaosi duke përfshirë të gjithë teritorin dhe gjënja mund t dalë edhe jashtë kontrollit. Duke parë shkaqet të cilët sollën këtë gjëndje, (historia na tregon se pushteti në Shqipëri është Ii vështirë të fitohet me anë të votës së lirë demokratike), ka ardhur koha që personazhet kryesorë të kësaj situate, duhet të binden për të siguruar një paketë standartesh demokratike, të cilat janë reflektuar në sistemin e mbarpshtë të thuajse të gjitha zgjedhjeve në Shqipërinë vitet e pluralizmit post dikkatures, ato të identitetit personal të votuesve e quajtur karta e identitetit, depolitizimin e organeve kushtetuese sic është KQZ (Shqipëria i vetmi vënd në botë që ka permanent një Komision Qëndror Zgjedhor, aq më tepër i përfaqësuar prej forcave të dizekuelibruara politike) i cili u mer taksapaguesve shqipëtarë qindra milionë lekë dhe ka qënë si institucioni më i përfolur për të mbajtur dretësinë e votës plebishitare, për të njohur institucionin e pranimit të zgjedhjeve të humbura, për të patur një infrastrukturë moderne të pavarur prej partitë politike, të rregullimit të Kodit Elektoral i cili me siguri do të shpejër në ndryshimin e Kushtetutës së vëndit. Pra me pak fjalë, ato standarte që kërkoheshin, nuk janë realizuar dhe cdo gjë është pritur që politika e brëndëshme e dykahshme, të priste nga faktori ndërkombëtar “indifferent”. Sot jemi në një moment i cili nënvleftësimin më të vogël për të pretenduar si “normalitet” për të shkuar në zgjedhje pa opozitën, mund të shkakëtojë të papritura të mëdha, për më tepër një kokërisje liderësh, anarshia na troket sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë. Këtu nuk dua të aludoj për trashëgiminë Berisha të keqadministrimit të pushtetit vitet e tij si President, por prirja për të diktuar me metoda staliniste dhe tiraniste aspak demokratike qoftë edhe me pretendimet e opozitës sic ishte bojkoti zyrtar dhe eskalimi i kërkesave të saj për standarte të larta në zgjedhje, për të cilën ajo vetë me siguri, ka të drejtën për ta patur dhe kërkuar si legjitime. Është akt i rëndë, kur mediat e huaja paralelizuan njëkohësisht prirjet brutale të shqiptarëve, duke krahasuar politikën separatiste të Tiranës me atë të Kosovës (Në Kosovë LDK u përfshi nga dhuna, ndërsa në Shqipëri bojkoti i opozitës dhe mos kryerja e standarteve të zgjedhjeve nga qeveria, u komentua si përvojë e hidhur historish për të rrëmbyer pushtetin me anë të dhunës), që njëkohësisht në prag të statusit të Kosovës, Tirana përfshihet nga një krizë jo e zakonshme për sistemet perëndimore, në një kohë që proceset integruese në Nato dhe BE, në këtë rast shërbejnë si shëmbëlltyrë e të keqes për të na mbyllur portat dhe për të na i hapur kur ti vëmë në vijë punët kush e di se kurrë!!! Parë në këtë taspekt, gjykoj se problemet e standarteve të zgjedhjeve duhen shikuar thellë, e cila kërkon kosncensus dhe kohë të mjaftueshme për të formatuar ato kërkesa dhe standarte demokratike. Mbi të gjitha, qeveria e tanishme e z. Berisha, nuk ka autoritetin për të ndërmarë nismat të cilat duhej të ishin bër gati për rregullimin e regjistrit civil edhe pse ajo është kërkuar vazhdimisht prej Brukselit. Një gjë e tillë do të kërkohet së bashku me ndryshimin e shumë cështjeve kushtetuese e cila paralelisht kërkon consensus të të gjithë spektrit politik jo vetëm për ndërmarë nismën pr edhe në procesin e zbatimit, që do të thotë: Një angazhim për ndryshime Kushtetuese kërkon një qeveri me bazë të gjerë, qoftë teknike qoftë stabiliteti apo dicka tjetër. Kësisoj ndryshimin e standarteve duhet ta kryejnë të gjithë bashke me vullnet politik dhe koha e cila duhet të viret në dispozicion të jetë afatgjate me qëllim që të gjitha standartet të realizohen në vendin dhe kohën e duhur. Mirëpo a do të pranojë z. Berisha një zgjidhje të tillë? Në se z. Berisha nuk mund të pranojë një zgjidhje kompromisi me opozitën për shtyrjen e zgjedhjeve dhe kompozimit të një qeverie teknike me pjesëmarjen edhe të opozitës, duke bërë lëshime drejt saj, vëndi rrezikon seriozisht të rrëshqasë drejt kaosit ndërsa me këtë rast edhe Presidenti i Republikës nuk mund të qëndrojë indiferent. E pakta ai mund të dorëhiqet përpara se kaosi të trokasë, që do të thotë përpara se vëndi të shkojë në zgjedhje pa opozitën, ose në të kundërt, opozitës i kanë ngelur sheshet e protestave massive. Në këtë rast një qeveri teknike (Berisha dështoi për kryerjen e standarteve dhe reformave zgjedhore) me detyrë historike për të “plotësuar standartet demokratike të zgjedhësve shqiptarë) do të ishte më fryt dhënëse, përpara se kokat e nxehta të politikës të na kthejnë sërish në 1997.

No comments: