Wednesday, December 06, 2006

Emigrantëve, nuk iu legalizohen ndërtimet pa leje

Disa E‑maile kanë ardhura në postën tonë elektronike nga emigrantë dhe krerë të njohur shoqatash të njohur në Greqi, me kërkesën për t'i publikuar në gazetën "Koha Jonë" e konsideruar më e afërta e këtij komuniteti, jashtë vendit, e vetmja shpresë e komunikimit dhe e ngacmimit sidomos për qeverisësit!

Në pak radhët e tyre ata shkruajnë: "Emigrantët në shumicë nuk kanë mundur të legalizojnë ndërtimet e paligjshme të ndërtuara në vendin e tyre, në bazë të ligjit të legalizimit. Pse? "Sepse në kohën kur ligji ishte në fuqi, ne emigrantët ishim të pafuqishëm të kryenin procedurën e legalizimeve. Kur ligji lejonte legalizimin e ndërtimeve pa leje në Shqipëri, ne ishim ilegalë në Greqi!

Atë kohë nuk mund të kapërcenim traun doganor për në vendin tonë". Njihet prej vitesh fenomeni i stopimit i emigrantëve shqiptar në vendin fqinj, për në vendin e tyre dhe akordimi i "lejeve me pikatore", "Liridalja e radhës", "Leje si ushtarët nga qeveria vendase, të thëna nga emigrantët dhe publikar shpesh nga shtypi i ditës.

Qoftë dhe për raste fatkeqësish, shumë emigrantë nuk kanë mundur të kapërcejnë traunë doganor, pa mundur të jenë prezentë as në ceremonitë mortore, të të afërme të tyre, e (s)'kanë munduar të mposhtin dhimbjen! Kush prej tyre ka "guxuar", ka mbetur matan "klonit" në pamundësi për t'iu bashkuar familjes së tij në emigracion, ose i ka kushtuar me kosto të rëndë "aventura"!

Në thelb kërkesa e emigrantëve shpreh këtë përjashtim nga mos legalizimi i ndërtimeve të tyre nga administrata greke dhe pa e marrë parasysh këtë "privim" nga qeveria shqiptare e "Shërbesave" arsyetojnë emigrantët.

"Përjashtimi" pa ligj emigrantëve, të cilët ndodhen familjarisht në Greqi, ka qënë jashtë vëmëndjes, pra ju ka u ka shpëtuar edhe këshilltarëve të shumtë të qeverisë, por dhe vet qeverisë, ku medoemos të formulonin ndonjë nen, ose mundësi se si do të përfitonon nga ky ligj edhe kjo pjesë e kombit!

Ligjhartuesit në formulimim e tij dhe ligj miratuesit nuk kanë paraparë në aksesorët e tij pikrisht edhe këtë pjesë, jo të vogël e thënë me zë si; kontrubuesit më të mëdhenj të vendin dhe e përkthyer në mospërfituesit më të mëdhenj!

Gracka
Tashmë ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje edhe pas një shtytje nga afati i ligjshëm, që iu dha një shans shtesë për qytetarët e kësaj kategorie, është i mbyllur, si dhe ka startuar faza e dytë e zbatimit të tij. Megjithëse i mbyllur sërish përpara dyerve të zyrave të legalizimeve ende ka njerëz pa i dorëzuar dokumentat e presin me shpresë se mund të hapet përsëri ndonjë dritë jeshile.

Duke shtytur afatin e ligjit, shteti quhet i përligjur, se e bëri detyrimin e tij maksimalisht, për qytetarët e tij! Një numër i madh i ndërtimeve të pa legalizuara, pra të pa dorëzuara dokumentimin e tyre brenda këtij afati ligjor, rezultojnë të jen të emigrantëve, të cilët shumica gjenden në Greqi, ku është dhe numri më i madh i tyre.

Një deklarim publik e bëri këto ditë kryetari i komunës Qendër, Vlorë, Feredun Xhindole. Kryekomunari e ceku këtë fakt, i cili ndoshta ka kaluar pa u dalluar nga organet kompetente, nga mediatika, dhe pa u rrokur këtë fakt nga këshilltarët ligjor, për të ngacmuar ndjeshmërinë e shtetarëve.

"Rezultojnë më shumë se 100 ndërtime pa leje, në komunën Qëndër, dhe këto që janë të pa deklaruara për legalizim, u përkasin emigrantëve, të cilët ndodhen familjarisht në emigracion‑tha Xhindole. Prapë emigrantët, emigrantë edhe në vendin e tyre, mospërfitues edhe ndaj këtij shansi ligjor! Nga ligji i legalizimeve shumë prej tyre nuk kanë mundur të përfitojnë dhe në këtë mënyrë, edhe ndërtimet e tyre mbeten të jashtëligjshme!

Apeli
Emigrantët shqiptarë, sidomos ata që ndodhen në Greqi, nuk e kanë përfituar, janë të privuar nga e drejta lëvzjes së lirë edhe për në vendin e tyre. Këtë stopim e njeh edhe qeveria shqiptare, dhe ç"do "harresë" e saj mbi këtë pjesë të kombit shumëfishon përgjegjësinë! Emigrantët në Greqi edhe pse kanë mbi 10 vjet qëndrim në këtë vend, nuk janë të pajisur me leje qëndrimi e pune, sipas standardeve europiane dhe pse i plotësojnë gjithë detyrimet ligjore.

Emigrantëve u janë akorduar "Leje me pikatore", "Liri dalje si ushtarët", në raste festash. Ata, në shumicë kanë qënë me "Ndalim qarkullimi" edhe kur ishte në fuqi ligji i legalizimeve! Për këtë shkak, shumica e tyre dhe shumica e ndërtimeve pa leje që u përkasin po emigrantëve, fakt të cilin e tha publikisht dhe kryekomunari, Xhindole.

Jo vetëm ai e konstaton që mbeten, kjo pjesë e kombit të përjashtuar nga ky përfitim ligjor. Nga ana e tyre emigrantët i apelojnë qeverisë të jap edhe atyre shansin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. "Liridalja e radhës" për emigrantët është akorduar nga shteti grek më: 15 Dhjetor deri më 31 Janar.

Por ky shans nuk u shërben aspak emigrantëve. Ata "kur kanë pasur thesin, u ka munguar mielli dhe kur kanë siguruar miellin u ka munguar thesi"! Apeli i tyre është mundësia për të kryer legalizimet brenda kësaj liridalje të radhës. Qoftë dhe si një "liridalje" nga shteti i tyre për qytetarët e vet.

Gazeta "Koha jone"

No comments: