Monday, December 18, 2006

Kisha nuk bën politikë

note: me se fundi nga te paktet artikuj qe u kudervihet "horrave nacionaliste"


Nga Isidor Koti
Kam lexuar me kërshëri këto ditë nëpër media një debat të nxehtë dhe gati të padobishëm nga gjithëfarëlloj artikullbërësish, ku është prekur përveç të tjerash, në raportet shqiptaro-greke edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Pikëpamjet e autorëve të ndryshëm dhe të paingranuar fare me realitetin e një institucioni shpirtëror, që nuk e njohin fare, e errësojnë deri në atë pikë këndvështrimi i tyre del i politizuar deri në delir. Nuk është rasti i parë dhe me siguri as i fundit.

Prek kohësh sulmet e përsëritura kanë ushqyer syrin dhe mendjen e shqiptarëve me shumë lloj historish ndaj politikës greke apo vobektësisë që tregon politika shqiptare ndaj këtij pseudo-ekspansioni.

Është për të ardhur shumë keq për përfshirjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në çështje për të cilat askush nuk paraqet, qoftë edhe një fakt bindës, duke sulmuar një institucion të tillë shpirtëror, i ngritur me aq mundime dhe sakrifica nga komuniteti ortodoks në Shqipëri me në krye Kryepeshkopin Anastas Janullatos.



Fatkeqësisht, lexuesit shqiptarë kanë njohur ca artikuj nga disa njerëz që e kanë bërë zanat luftën ndaj kreut të Kishës Ortodokse dhe bashkëpunëtorëve
të tij klerikë (99 % shqiptarë), por është për të ardhur shumë keq që në këtë luftë donkishoteske përfshihen edhe pena me peshë që vijnë nga ambjentet akademike, ku marrim dhe japim eksperienca evropiane me temp dhe synim progresiv.

Madje çuditërisht pa e njohur fare Kishën Ortodokse të Shqipërisë, një profesor universiteti për të cilin rezervoj respekt si koleg, e ka goditur ashpër këtë institucion themelor spiritual, duke e përzier atë në qarqet e
politikave shoviniste greke, madje duke e konsideruar si inisiatore që në fillimet e demokracisë shqiptare. Vërtet Kryepeshkopi aktual shqiptar është me origjinë greke, por me veprat e tij të dukshme, realisht ai është teguar më shumë shqiptar se ne shqiptarët e vërtetë që po përpiqemi të vendosim tek-tuk ndonjë gur në ngrehinën tonë.

Ai ka bërë me qindra ndërtesa gurore dhe njerëzore dhe nuk e di se ku e shikojnë këtë kategori të lokalizuar dhe të brishtë përfshirjen e Kryepeshkopit në qarqet politike greke apo shqiptare, kur ai ka aq shumë punë për të bërë për ndërtimin e Kishës, aq sa do të ishte marrëzi të shikoje një president të Këshillit Botëror të Kishave, siç është ai, të bëjë poltikë rruge.

Ai bën politikë, por politikë të mirëfilltë shpirtërore, për të ushqyer me frymën e Perëndisë grigjën shqiptare, e cila sot më shumë se kurrë ndjen nevojë për mesazhin e dashurisë dhe të shpresës që përcjell feja dhe besimi. Argumentat që përcillen shpesh janë këto: shkelja e statusit të Kishës Ortodokse.

E para e punës, në statusin e ri të Kishës Ortodokse përmendet qartë se në raste emergjente pranohen klerikë misionarë të huaj të shërbejnë në Shqipëri dhe fakti që Kryepeshkopi Anastas është ende në krye tregon qartë domosdoshmërinë e pranisë së tij, duke e justifikuar plotësisht
statusin. Kjo mund të duket e çuditshme për shumë syresh, por për vetë situatën dhe nevojat e shumta që ka Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kryepeshkopi përbën faktorin kryesor për zhvillimin e Kishës dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Kush mund ta marrë përsipër drejtimin e Kishës në këtë moment?

Askush, përveç ndonjë personi si Nikolla Marku që nuk përmbush asnjë kusht për të qenë prift, e jo më Kryepeshkop si në aspektin kanonik ashtu edhe për figurën e errët që ka krijuar në komunitetin ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi Anastas s’është I pazëvendësueshëm dhe një ditë ai nuk do të jetë më në krye të Kishës në Shqipëri, por vepra e tij në kaq pak kohë zor se do të arrihet nga ndonjë zëvendës tjetër. Këtë ka për ta treguar koha.

Një tjetër argument që është trajtuar shpesh ështe zgjedhja e Mitropolitit të Gjirokastrës, i cili realisht përfaqëson një figurë dinjitoze dhe shumë të dashur për komunitetin ortodoks në atë rajon. Ai shërben prej 15 vjetësh në Mitropolinë e Gjirokastrës dhe siç u shpreh nga SHBA, At Artur Lionili, ai është kleriku i duhur në krye të asaj grigje, sepse ai dhe mbarë komuniteti ortodoks shqiptar e njeh dhe e do. Këtë askush nuk e vë në dyshim, pavarësisht kombësisë së tij dhe faktit që një pjesë të mirë te jetës e ka kaluar në Egjipt si murg në Manastir.

Çështja nuk shtrohet vetëm për një ose dy njerëz por për një perspektivë të ndritur që kanë gritur ata. Nëse do njihej puna e këtyre misionarëve në gjithë këto vite, në vend të kritikave dhe fjalëve të pamenda që drejtohen ndaj tyre, me siguri që gjithëkush do të tërhiqej, sepse në personin e tyre nuk ekziston një politikan, por një njeri i Zotit. Në vend të fjalës “largohu” ia vlen të përsërisim shpeshherë fjalën “faleminderit”. fantazmagorisë dyshimi se ky territor nuk ka zot, dhe që të zotët e tij bëjnë ligjet dhe këto janë të detyrueshme për të gjithë.

A nuk quhet ky qëndrim dinjitet? Kësaj pyetje patjetër do t’i jepej një përgjigje dhe e thjesht madje: dinjiteti ekziston. A nuk është dinjiteti një kusht për t’u trajtuar si i barabartë? Ku ndihet pabarazia?...Pastaj, mos harrojmë se standardet e Evropës demokratike kërkojnë frymë komunikimi dhe paqeje dhe jo betejash mesjetare.

Një frymë të vërtetë të Perëndishme e ofron Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila në vitet e rimëkëmbjes ka treguar vlerat më të larta në shoqërinë shqiptare.

E Shtune 17 dhjetor 2006 (koha jone)

2 comments:

Anonymous said...

Apoteoza e Fortlum-manaxherise te Tij, Janullatos nuk paska te sosur. Kete do e bejne shenjt per se gjalli...pse? Sepse qenka llagar per te dhene mesim ne business school ne lenden "Si te manaxhojme nje buxhet te madh per te ndertuar ngrehina per KOASh-in e Shqiperise por jo Shqiptar".

eh more dele te Perendise! Kur do beheni njerez kete s'e di?

Anonymous said...

Nuk besoj se ju ngelet qejfi po t'iu drejtohem me nje emer fantazie. E bej kete, thjesht se e kam te vishtire te komunikoj me persona jo-ekzistent, edhe pse ky i joti, eshte nje "ze" qe identifokohet deri diku, me nje mase njerezisht relativisht jo te vogel, qe perbejne pseudo-inteligjencen, pseudo-mendimtaret dhe pseudo-atdhetaret shqiptare. Jam paksa i pavendosur midis tre emrave qe fantazia ime me sygjeroi ne lexim e siper te komentit tuaj. Jam i pavendosur midis emrave Faruk, Daut dhe Nexhip. Duke bere nje arsyetim abstrakt shume te thjeshte te tipit; Faruku me jep me teper pershtypjen e nje mesuesi te edukimit fizik te dale ne pension, Dauti eshte nje vije e mesme midis spiunit dhe matrapazit, ndersa Nexhipi me jep tamam pershtypjen e nje personi qe s'di te beje asgje po qe u shete mend te gjitheve. Keshtu qe ne rastin tuaj eshte me i pershtatshem Nexhip.
Duke ju kthyer komentit tuaj z. Nexhip, ju falenderojme thellesish per nderhyrjen tuaj, po ne peferojme te ngelemi dele te Perendise, per deri sa ju, nuk na iluminoni duke ilustruar me tej perkufizimin llogjik te te qenit "njerez" sipas jush.