Tuesday, December 19, 2006

STANDARTI I DYSHTETĖSISĖ DHE ENIGMA E TIRANĖS

Nga Stavri Marko
(postuar per blogger nga autori)

Ja ku u rikthyem pėrsėri nė temėn e dyshtetėsisė. Kėtė herė nuk mė duhet tė analizoj pikėpamjet anakroniste tė disa pseudo intelektualėve anonimė tė cilėt mbushėn
median shqiptare nė mungesė tė argumentave tė debatit, tė cilat shpesh janė eklipsuar nė ofesa dhe deri nė mungesėn e etikės sė lirisė sė fjalės pėr tė cilėn themi se kemi aritur gjėnė mė tė shenjtė tė kėtyre viteve tė fundit. Nė se themi pėr fjalėn e lirė, duhet tė respektosh alternativėn nė demokraci, nė se themi pėr bashkėjetesė duhet tė respektosh traditėn mes kulturave dhe nė se themi pėr prosperitet dhe integritet, duhet tė bėjmė detyrat qė na takon prej kerkesave tė kohės.

Shkak pėr tė rihapur kėtė cėshtje nuk ėshtė vetėm agresiviteti I mendimit pseudo nacionalist, por tezat e hedhura prej disa politikanėve tė lartė dhe mė konkretisht ish Presidenti Rexhep Meidani dhe ish kryeministri Aleksandėr Meksi nė dy komente tė tyre lidhur me kėtė temė. Duke analizuar Presidentin Meidani, mė lė tė kuptoj se politikani aktiv nė media, hedh tezėn e dyshtetėsisė pėr shqiptarėt nė diasporė,
duke aluduar me kėtė rast pėr dyshtetėsinė e grekėve, pse qeveria duhet ta pranojė kėtė presion???".
Pra "nė se grekėt e dhanė dyshtetėsinė pėr homogjenėt grekė tė shqipėrisė (por edhe per emigrante shqiptarė), atėherė politika jonė e jashtme duhet tė rishikojė dyshtetėsinė shqiptare tė diasporės" thotė Meidani (Gazeta "Shekulli").

Nė tė njėjtėn linjė qėndron edhe ish Kryeministri Aleksandėr Meksi I cili vec kėsaj shton se: "jo vetėm dyshtetėsia shqiptare por edhe njė moratorium mirėkuptimi mes Londrės dhe Tiranės duhet tė vendoset mes tyre pasi shqiptarė tė regjistruar si
refugjatė kosovarė gjatė vitit 1999 nė Britaninė e Madhe, po kthehen nė masė nė atdhe"!!! Por nga ana tjetėr Meksi I kėrkon qeverisė qė: "tė rishikojė regjistrin themeltar tė gjėndjes civile qė ėshtė dyzuar me emra grekė, por pėr kėtė kategori nuk pranon njė moratorium me Athinėn, por vecse me Londrėn!!!
(Gazeta "Shqip")

Pėr ti shtuar kėtu edhe njė fakt mjaft kuptimlotė, njė student nė tiranė gazetar nė njė tė pėrditshme shqiptare, hedh idenė se "Tirana duhet tė rishikojė dyshtetėsinė pėr qytetarėt shqiptarė nga Kosova, pasi ata qėndrojnė nė Shqipėri me leje qėndrimi tė rinovueshme dhe kjo nuk ėshtė e drejtė sipas tij". Ndėrkaq disa ditėpėrpara, Kryeministri I Kosovės Agim Ceku hyn nė teritorin e Rusisė me pasaport diplomatike
shqiptare. Mediat thanė se Moska nuk njohu as pasaporten e UNMIK as edhe kroaten tė cilėn dispononte Ceku por vetėm shqiptaren, duke e vendosur delegacionin shqiptar nė njė hotel!!!

Me kėtė rast mė duhet tė bėj njė pyetje: Pse Tirana ka lėshuar njė document identifikimi jashtė rregullave dhe ligjeve tė kushtetutės shqiptare, duke favorizuar ne menyre klandestine individe deri edhe "kryeministra" ndėrkohė qė atė mund ta jepte
nė masė pėr tė gjithė shqiptarėt e Kosovės? A duhet ta kenė atė pasaportė edhe dhjetra mijėra kosovarė dhe maqedonas shqiptarė tė cilėt as taksa nuk paguajnė nė
teritorin e shqipėrisė me mjetet e tyre motorike, por nė tė kundėrt, qėndrojnė me leje qėndrimi????
A ka mė "de facto" tė thuash se kush ėshtė ndryshimi I lidhjes Kosovė - Shqipėri kur kufijtė, thuajse janė tė hapur dhe unifikimi thuajse ėshtė kryer nė masėn mė ekstreme (Shqipria e Madhe ose Natyrale) duke paisur me pasaportė kombėtare shqiptare kryeministrin e njė vėndi nėn administrimin e OKB sic ėshtė Kosova (pėr momentin pa asnnjė status tė pavarur) pavarėsisht se I takon kombėsisė shqiptare?

Atėherė ngelet vetėm "de jure" dhėnja e dyshtetėsisė edhe pėr shqiptarėt e diasporės, pėr tu unifikuar Tiranė Prishtinė, pėr tė cilėn jam I bindur se pasaportėn shqiptare e kanė marė dorazi me qindra shqiptarė nga Kosova, intelektualė, bizmesmenė,
gazetarė, politikanė dhe tė tjera kategori, ndonjėri edhe me debate tė mėdha nė media sic ishte rasti I Baton Haxhiut. Ėshtė mė se e vėrtetė qė UNMIK nuk njihet si kartė identifikimi pėr shumė vėnde dhe pėr tė lėvizur lirshėm, dhe kjo kategori zakonisht pėrdor pasaportė shqiptare.
Por studentin kosovar, kėrkon dyshtetėsinė prej Tiranes dhe jo standarte tė tjera diskriminuese qė pėrdorin klanet e Tiranes pėr diasporėn e saj. Kėtu ndoshta Meksi, Meidani apo dhe vetė Godo kanė tė drejtė, por, tjetėr dėshira dhe tjetėr tė vendoset, pasi Grupi I Kontaktit me sa duket nuk e lejon njė gjė tė tillė tė ndodh.

U fol shumė pėr dyshtetėsinė greke tė homogjenėve, madje kishte nga ata qė e quajtėn turp ose tradhėti por pėr pjesėn qė citova mė lart, vetėm heshtėn, ndoshta kėtu duhet tė fillonte turpi. Me duhet tė shtoj se Greqia, ndėrmori njė nismė historike pėr
diasporėn javėn qė shkoi nė Selanik. Vetė kryeministri Karamanlis hodhi idenė se "deri mė 2012 Greqia duhet tė shkojė 20 milionė popullsi dhe pėr tė cilėn u duhet kontributi I miliona grekėve nė diasporėn prej 140 vėndeve tė planetit". Madje parashikimet shkuan deri atje sa edhe parlamenti qė do tė votohej tė kishte nga diaspora pėrfaqėsuesit e vetė dhe qė tė mos tė quhej parlamenti I Athinės por hellenizmit. Nė kėtė rast cili ėshtė ndryshimi mes Tiranės dhe Athinės, mos vallė duhet tė themi se "grekėt janė gjithmonė dinakė dhe mendojnė pėr prosperitetin e shtetit tė tyre? Pse Tirana tė bėjė diferencime (ajo mund edhe tė bėjė nė fshehtėsi
por njė rast I tillė I mėsipėrm bėri bujė nė median ndėrkombėtare) nė njė kohė qė duhet tė shpalosė hapur strategjinė e saj tė dhėnjes sė nėnshtetėesisė bashkėkombasve tė vetė nė hapėsirėn e diapsorės dhe rajonit.

No comments: