Monday, December 25, 2006

Ministri i Brendshëm i Xhonturqve, Telat pasha tha:

unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorine Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t'ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër!". Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë! I bindur dhe i ndershëm. Dhe kishte pasur të drejtë....

(Tirana Observer, Kujtime te Eqerem bej Vlores, 1908 )

No comments: