Friday, December 15, 2006

NEWS: nga "fronti " musilmane e te krishtere ne Shqiperi

note: Ne adrese te contact@himara.eu ka ardhur kjo leter:

Po vazhdon revanshi i ekstremisteve musilmane shqiptare kunder popullsise orthodokse ne Shqiperi. Njeriu qe mban here pas here flamurin e kesaj fushate ka emrin Skender Shkupi i cili ka qene ambasador i Shqiperise ne Turqi. Eshte e cuditeshme qe ambasadoret kane role te gjetjes se pikave te perbashketa te popoujve, por ambasadori ne fjale ben te kunderten. Ai gabimisht ka ushtruar karieren e ambasadorit. Me e shumti do te mund te prisnim si ambasador ne Turqi te ishte nje ekspert i marredhenieve me Turqine, e jo me Greqine. Por nga gjithe artikujt e tij nuk me ka rene rasti te lexoj ndonje artikull te tij per meredheniet me Turqine. Perkundrazi mania e tij eshte te merret me Greqine, me kishen orthodokse, me kryepeshkopin Anastasios, me greket qe banojne prej mijevjecaresh ne trojet e tyre ne Epir. Artikujt e tij ne pergjithesi jane emocionale dhe jo argumentues, te trajtuara ne skemen e patriotizmit komunist. Ai nuk arrin te shohe se rreth nje milion shqiptare jane ne Greqi. Kurse i vetmi grek ne Shqiperi qe prej 15 vjetesh, kryepeshkopi na u dashka ndjekur nga Shqiperia!!!.
I vetmi grek qe ne mos me shume te pakten e duan 300 mije greke te tjere qe banojne ne trojet e tyre ne Shqiperi. A ka bere vaki qe dikush te nxjerre nga shtepia e komshiut nje person se pse nuk i pelqen atij? E po te nisemi nga stereotiept nacionaliste shqiptare, Kryepeshkopi eshte nga nje zone qe pretendohet prej tyre se eshte shqiptare!!! Pra qeveria shqiptare duhet ti jape shtetesine shqiptare kryepeshopit Anastasios, ashtu sic kane marre me mijera shqiptare shtetesine e vendeve ku banojne ne Amerike, Gjermani, Zvizer, Itali, dhe sic po pregatiten ta marrin ne Greqi mijera te tjere qe te mund ti mbyllet goja "horrave nacionaliste". Kurse per aftesine e tij si primat i kishes, nuk u takon hordhive ekstremiste musilmane te tipit Shkupi qe te japin mendim. Atehere me plotesisht te drejte z. Panajot Barkae i klasifikon te tille tipa si horra nacinaliste (qe autori S. Shkupi e konfirmon me artikullin e tij se ben pjese ne kete kategori.)
Pra aroganti eshte personifikuar ne portretin e z S. Shkupi. Sipas tij Greqia e sotme nuk trashegon vlerat universale te kultures klasike greke. Z. Shkupi do qe mire te beje nje vizite ne nje ekspozoite libri ne Greqi dhe te shohe se cvend ze kjo kulture universale. I gjori, kujton se duke perdorur termin "bizantin" ka mundur te gjeje shprehjen me ofenduese per greket!... Bizantinizmi eshte nje pjese e historise se Greqise dhe te pakten nje nacionalist shqiptar i kallepit te Shkupit duhet ta dije se edhe Shqiperia ishte pjese e kesaj perandorie dhe i ka dhene asaj disa perandore.

Pellaji Qentro



Ju lutemi lexuesve te na postojne artikullin e z. Barka per te gjykuar pergjigjen e z. Shkupi dhe komentin e siperm te znj.Pellaji


Tej kufijve të arrogancës



Nga Skënder Shkupi
15-12-2006

Qytetërimi i Greqisë Antike, ka qenë për brezin tim një nga faqet më të dashura e më interesante të njohjes. Plejada e artistëve, shkrimtarëve, filozofëve, dijetarëve, oratorëve e shtetarëve të mëdhenj të atij vendi të vogël, na linte thuajse gojëhapur. Ne admironim atë kulturë të lashtë dhe ndihmesën kolosale të atij vendi, në arritjet e qytetërimit botëror. Në këtë këndvështrim është e papërfytyrueshme që të huajt, duke përfshirë pa dyshim edhe shqiptarët, të kenë ndonjë motiv antipatie apo përçmimi për atë vend apo për atë popull të vogël.

Greqia e sotme, ndonëse tepër e ndryshme nga ajo e lashta, përsëri ruan në truallin e saj shumë vlera të mëdha historike, arkitektonike dhe kulturore të lashtësisë. Kushdo që kalon nëpër territorin e sotëm të Greqisë, ndien më shumë aromën e antikitetit se erën e sotme. Ndërkohë, vetë grekët perceptojnë më shumë një të kaluar më të afërt, siç është ajo e Perandorisë Bizantine, sesa lavdinë e shekujve të para-Epokës së Re. Grekët e ditëve tona mendojnë se ata përfaqësojnë mbetjen e shtetit të madh të Konstandinopojës. Dhe shpesh, pa e kuptuar, ata bëhen qesharakë duke folur e vepruar si një “fuqi e madhe” e cila tashmë duhet të ketë në patronazh të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kuptohet, që hapi i parë për realizimin e “perandorisë së re” është kthimi në një shtet vasal i fqinjëve Veriperëndimorë, që përfaqësojnë edhe terrenin më të lehtë potencial për t’u dominuar.

Pak ditë më parë, në një gazetë në Tiranë, u botua një shkrim i z. Panajot Barka me titullin “Shqipëria, Greqia dhe “horrat” nacionalistë”. Në atë shkrim, me një ton tejet arrogant për një politikan që luan rolin e viktimës, bëhen përpjekje për të analizuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke me syrin e një ithtari të Samuel Huntington-it, autorit të famshëm të librit “Përplasja e qytetërimeve”. Veçse mënyra e ekstrapolimit të z.Barka, të ballafaqimit të madh të supozuar ndërmjet Krishterimit dhe Islamizmit, që pretendon se ka zbuluar autori i lartpërmendur, duke e vendosur në kornizat e sherrit shqiptaro-grek, i ngjan shpalljes që bëjnë kalamajtë e dy rrugicave fqinje, para se të nisin një ndeshje futbolli: “Ne jemi Italia, kurse ju jeni Franca”.

Sipas z. Barka, ne shqiptarët popullojmë një shtet-relikë të Perandorisë Osmane, kurse grekët janë përfaqësuesit e denjë të shumë të ndriturës Perandori e Bizantit. Ndodh që dëshira për të qenë sa më modern në trajtimin e problemeve tejet të vjetra të antagonizmave nacionaliste në Ballkan, mund ta bëjë një politikan ta verë veten në pozitat e një gaztori province. Për të qenë i kohës, nuk mjafton referimi ndaj teorive të shumta që gëlojnë sot në glob, për njërin apo tjetrin problem të mprehtë, aq më pak kur referimi është qesharak, siç mund të shihet në rastin e konfliktit shqiptaro-grek, por ajo që është e rëndësishme, përmbajtja e parashtrimeve të dhëna duhet t’i përgjigjet frymës dhe mentalitetit të kohës sonë. Z.Barka mbetet thjeshtë te deklarata fort serioze e kalamajve të dy rrugicave fqinje, që cekëm pak më sipër.

Argumentet që sjell z. Barka, për një tërheqje relative nga fusha e përplasjes historike të shqiptarëve me Perandorinë Osmane në fund të shekullit XIX dhe në fillim të XX-ës, nuk qëndrojnë. Një tërheqje e tillë ka ekzistuar, por arsyeja që servir ky bizantin i vogël, është krejt tjetër dhe lehtësisht e kuptueshme.

Shqiptarët ndodheshin në mes dy rreziqesh: Përpara kishin një tigër që po jepte shpirt, Perandorinë Osmane, ndërsa rreth e rrotull ca ujqër të rinj e me oreks të madh, që prisnin me padurim “të hakmerreshin” me Portën e Lartë, duke përlarë copa sa më të mëdha të territorit shqiptar. Ç’duhet të bënin gjyshërit tanë, të bashkoheshin me grabitësit e rinj kundër grabitësve të vjetër, që në fund të fundit nuk kishin arritur t’i asimilojnë, ndërkohë që me këta të rinjtë nuk bëhej shaka? Apo të ndiqnin një politikë të kujdesshme, për të ruajtur tërësinë tokësore të vendit? Sigurisht, varianti i dytë ishte i vetmi i dobishëm për ta. Prandaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit kërkoi një autonomi të të katër vilajeteve shqiptare, në kuadrin e Perandorisë Osmane dhe shkrirjen e tyre në një vilajet të vetëm që do të bënte të mundur kristalizimin e një shteti të ardhshëm, gjersa të krijoheshin kushtet e përshtatshme të shpalljes së pavarësisë së plotë të vendit. Ndërkohë, kur këto kushte po piqeshin, ishin shqiptarët e Kosovës që u ngritën në kryengritjet e mëdha të viteve 1910, 1911 dhe 1912 kundër Portës, kryengritje që shpejtuan aleancën e vendeve përreth dhe Luftën e Parë Ballkanike, që solli shembjen në Gadishullin e Ballkanit, të Perandorisë gati 600-vjeçare të Turqisë Osmane.

Nga ana tjetër nuk duhet harruar, që ballkanasit e krishterë të shteteve fqinje kishin një përkrahje kolosale nga e gjithë Evropa e asaj kohe, duke filluar nga Britania e Madhe e Franca, e duke mbaruar në Rusinë e Carëve. Ndërsa ne ishim krejt vetëm, vetëm përballë turqve dhe gjeneralit të tyre gjakësor, Shefqet Turgut Pasha, që pat bërë masakra të mëdha në Kosovën myslimane, si hakmarrje ndaj revoltave anti-osmane, vetëm përballë ballkanasve që nuk donin të pranonin as ekzistencën e një kombi shqiptar, vetëm përballë një Evrope tërësisht indiferente e gati armiqësore ndaj një populli, që vizatohej nga fqinjët grekë e serbë, si një kope majmunësh.

Kjo është histori e shkruar e zezë mbi të bardhë dhe akrobacitë me teoritë çapraze të Huntington –it, nuk mund ta deformojnë apo ta tjetërsojnë atë.

Z. Barka na akuzon ne, vetëm se mbrojmë idenë që në marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të ekzistojë një reciprocitet i plotë, si “horra” nacionalistë. Kjo nuk është thjesht arrogancë. Ky është cinizëm dhe paturpësi e padëgjuar. Më habit guximi i këtij njeriu. Por më tepër, më habit toleranca e pakuptimtë e botuesve të gazetës “Shqip” që nuk dallojnë kufirin ndërmjet fjalës së lirë dhe propagandës së hapur antikombëtare, dhe denigruese ndaj popullit e vendit tënd. A mund të përfytyrojë një shqiptar i zakonshëm që një bashkëkombës i tij me banim në Athinë, të shkruajë në “Ta Nea”, “Kathimerini” apo “Elefteros Tipos” një shkrim në faqen e parë, ku të cilësojë të gjithë ata që bërtasin për Vorio-Epirin, si një “kope maskarenjsh shovinistë”? Vetë krahasimi nuk është krejt i plotë, sepse në shkrimet e tyre “horrat” nacionalistë të Shqipërisë kanë kërkuar vetëm kthimin në trojet e tyre të çamëve të zbuar, njohjen dhe zhdëmtimin e pasurive të grabitura të tyre dhe pranimin e asaj popullsie, si pjesë me të drejta të plota të popullit të Greqisë. “Horrat” nuk kërkojnë rektifikimin e kufijve ndërsa “të përndershmit shovinistë” e duan me afsh atë ndryshim kufijsh. Atëherë, cili do ta meritonte në këtë rast cilësimin “horr”?

Është interesant fakti, që në këtë ballafaqim me z. Barka dhe idetë e tij delirante, ne “horrat” jemi shumë të ndryshëm nga sa na përfytyron zoti Panajot. Ne nuk urrejmë askënd, as grekët e sotëm, e aq më pak ata të djeshmit. Ne vazhdojmë të ushqejmë po atë simpati që kemi pasur dikur për Greqinë e lashtë dhe për hir të saj, respektojmë edhe Greqinë e sotme. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh me z. Barka. Ai mezi arrin ta fshehë përçmimin e tij për vendin ku jeton, e për popullin që i ka dhënë atij mundësinë që ta sulmojë publikisht me aq paturpësi dhe cinizëm. Ai e di fort mirë, që në Shqipëri nuk ka kurrfarë propagande nacionaliste e aq më pak indoktrinim të institucionalizuar antigrek. Por, interesa afatgjata e bëjnë të krijojë një realitet fals, për të përligjur veprime të mëvonshme të mëmëdheut të tij të origjinës. Ai kërcënon, sepse e ndjen që shqiptarët që ka përballë e që i kanë punët e shtetit në dorë, nuk kanë këllqe. Me stilin e Benito Musolinit, ai thekson: “Por duhet parë rreziku që parashtron teza se, pas kultivimit të urrejtjes ndëretnike, vjen armiqësia dhe pas saj armët...”.

Si shumica e grekëve të fesë apo të politikës, edhe z. Barka gjoja rastësisht njëson të krishterët e Jugut me grekët e mirëfilltë. Në një pasazh ku dëshmohet qartas e kundërta e akuzave të tij për islamizmin e shqiptarëve, ai çuditërisht pohon: “Në Gjirokastër, më 1993-94, intelektualët gjirokastritë e dëbuan myftiun e qytetit që u kërkoi myslimanëve të ndaheshin nga bashkëshortët e krishterë”. Kjo është një dëshmi e gjallë, sesa pak ndikon në vetëdijen e shqiptarëve përkatësia fetare. Në të vërtetë ky pohim, që mbase i ka rrëshqitur z.Barka, bëhet gjoja për të argumentuar se Myftiu i Gjirokastrës ishte porositur nga qeveria shqiptare, që të organizonte një fushatë antigreke. Pra, divorcet e burrave dhe grave myslimane me bashkëshortë të krishterë, kërkoheshin për të zhvilluar një betejë kundër të krishterëve të atij qyteti të lashtë shqiptar, pasi “të gjithë gjirokastritët ortodoksë qenkan grekë”.

Pozat ankimtare që merr z. Barka, janë gjeste të llogaritura mirë. Ato të kujtojnë ca veprime të kobshme të paraardhësve të tij, të periudhës para e gjatë L1B. Në atë kohë iu dërguan forumeve ndërkombëtare duar të prera fëmijësh shqiptarë, si “prova” të masakrave që gjoja kishin bërë shqiptarët kundër grekëve, ndërkohë që në Hormovë shkoheshin në thikë 300 burra, sepse nuk ishin të krishterë. Minoritarët e Dropullit nuk paskan të drejta dhe ata u diskriminokan! Z.Barka na servir leksione të zbutjes dhe evropianizimit të shqiptarëve, të cilët duhet të kenë si shembull emancipimi Greqinë e sotme. Nëse Shqipëria do të imitonte fqinjin e Jugut, duhet të ndiqte pak a shumë një rrugë të tillë: Të zbonte brenda 24 orësh fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin Anastas, të organizonte reparte speciale për të vrarë e prerë, e për t’i përzënë dhunshëm të gjithë banorët greqishtfolës të zonës Gjirokastër-Delvinë-Sarandë, të mbyllte menjëherë të gjitha shkollat ku mësohet greqishtja, të organizonte simpoziume dhe mitingje politike për të aneksuar Thesprotinë Shqiptare në RSH dhe kuptohet (kjo duhej bërë qysh në fillim) të pushonte Ministrin Koço Barka nga posti i tij. ...

Këta janë fqinjët tanë. E megjithatë, ne nuk dimë ose nuk duam të urrejmë. Ne jo vetëm nuk mendojmë për hakmarrje, por me shembullin tonë të tolerancës e të humanizmit, gjithmonë i jemi shmangur përgjithësimeve ksenofobe. Por a mjafton kjo? Rasti i shkrimit të z.Barka, dëshmon se diçka duhet korrigjuar në të gjithë këtë gamë fisnikërie shqiptare ,që kurrë nuk është evidentuar nga fqinjët tanë e, kuptohet, kurrë nuk është vlerësuar prej tyre.

Platforma Shkupi:

...Të zbonte brenda 24 orësh fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin Anastas, të organizonte reparte speciale për të vrarë e prerë, e për t’i përzënë dhunshëm të gjithë banorët greqishtfolës të zonës Gjirokastër-Delvinë-Sarandë, të mbyllte menjëherë të gjitha shkollat ku mësohet greqishtja, të organizonte simpoziume dhe mitingje politike për të aneksuar Thesprotinë Shqiptare në RSH dhe kuptohet (kjo duhej bërë qysh në fillim) të pushonte Ministrin Koço Barka nga posti i tij. ...

No comments: