Wednesday, December 20, 2006

Nje ese per Himaren me rastin e krishtlindjeve

note: mipos einai kapos paratravigmeni afti i perifania?

Te rezistojme, te rezistojme, te rezistojme!

Eshte kjo nje thirrje shume e njohur ne Italine e vitit 1917. Nje nga ato thirrje qe tashme ka vendin e vet ne histori. Eshte rinovuar jo pak here deri ne ditet e sotme. Kam shume deshire ta rinovoj edhe une sot, ne kete prag krishtlindjesh, ne kete feste shpresedhenese per mbare kristjanizmin. Kam deshire ta rinovoj per te gjithe ne Himarjotet kudo qe ndodhemi e jetojme dhe per te gjithe ata qe midis nesh nuk jane me. Ai qe per here te pare tha kete fraze, u shpreh se zeri i te vdekurve do jete vullneti i te gjalleve. Dhe pikerisht ata qe nga gjiri yne iken, na e trasheguan te paprekur endrren e tyre, endrren tone, endrren e kujtdo qe i rjedh ne trup gjak Himarjoti. Eshte detyra jone morale qe te bejme c'te mundim per ta cuar perpara. Eshte detyra jone te mos thyhemi. Eshte detyra jone te qendrojme Himarjote. Eshte detyra jone te rezistojme, te rezistojme, te rezistojme! Gjysherit tane na lane nje enderr. Te perpiqemi tu leme femijeve tane nje realitet. Te jesh Himarjot nuk eshte e lehte. Te jesh Himarjot nuk eshte thjesht nje mbiemer ne gjendjen civile, nuk eshte nje adrese ne Himare, nuk eshte vetem te kalosh pushimet ne Spile e Llaman. Te jesh Himarjot, nuk eshte dicka qe dikush ta fal. Te jesh Himarjot eshte dicka qe duhet arritur, duhet justifikuar, duhet mbrojtur.

Te rezistojme, te rezistojme, te rezistojme!!!
Te rezistojme nga kush nuk na do, nga kush na do nryshe, te rezistojme nga ata qe ne syte tane shohin verberisht armikun, te rezistojme nga kush na ka zili, nga kush na do te thyer, nga miqte jo miq, nga armiqte „miredashes", nga te shiturit, nga te bleret, nga kush nuk na do Himarjote. Te rezistojme per ata qe nuk munden te rezistonin, per ne dhe per ata qe do vijne.

Shpesh ndihemi vetem, te abandonuar, te braktisur ne fatin tone. Shpesh kjo nuk eshte vetem nje ndjenje. Kush loz me ne, duhet ta kuptoje se ne jemi gjithnje me te medhenj se loja e tyre, se loja e tyre nje dite mbaron dhe ndersa emri i tyre shkruhet ne faqet e zeza te historise, madheshtia jone mbetet altari i helenizmit te paster, ta pakorruptuar, kurre te kompromentuar dhe gjithnje te ndjere thellesisht ne shpirt.

Per te gjithe Himarjotet e vertete, per te gjithe ata Himarjote qe sot jane te lumtur, per te gjithe ata qe sot vuajne, per te gjithe ata qe pak kohe u ka mbetur te jene mes nesh, per te gjithe ata qe ne jete tani po vijne: TE REZISTOJME, TE REZISTOJME, TE REZISTOJME!!!

Εντβιν Κυρίτσηs
(Edvin@fastwebnet.it)

No comments: